A do të jetë ndonjëherë Kryeministër

December 16, 2017 13:01

A do të jetë ndonjëherë Kryeministër

 

Nga Bedri Islami

Një pyetje e shtruar shumë para kohe, por si shkak për të bërë anatominë e shkurtër politike të një njeriu që nga e panjohura e madhe, sa mirë sikur të ishte vetëm kështu, kaloi drejt posteve të rëndësishme qeverisëse në të cilat, ndërsa nuk la pas asgjë për të përmendur për të mirë, la pas vetes një humbëtirë të gjithanshme, me një dëmtesë të pazakonshme në jetën ekonomike e financiare të vendit, në jetën politike dhe në vetë shtetin.

I panjohuri i ardhur nga zyrat e të huajve në Kosovë, ku nuk dihej ende se kush e kishte gjetur e që më pas, do të vinte këtu përmes bekimit të një serbo-boshnjaku, Fazlliç, nuk mund të paraqiste asnjë kredencial tjetër, veç shtatit të gjatë, pamjes së bukur dhe miqësisë me vajzën e liderit të opozitës që shumë shpejt, sa po të bëhej kryeministër, postin më të begatshëm, do ia besonte atij. I besuar tri herë, duke përdhosur tri herë postet e tij, përmes vjedhjeve, vrasjeve dhe tradhtisë së kombit, ai të gjitha do i përcillte përmes një buzëqeshje karakteristike të personazheve të Dikensit.

“Njeriu që qesh” ishte thirrur si vajtojcat e dikurshme.

Çuditërisht, ky njeri, pa asnjë mendim të tij politik dhe pa asnjë thërrime vizioni, pa asnjë të shkuar,  u bë njeriu i së ardhmes në PD-në e dhuruar dhe nga e cila, pasi skicoi fundin politik, (të jetë vetëm kaq!) të Olldashit, fundosi edhe një plejadë, që thënë të drejtën, me ndonjë përjashtim, nuk më janë dhimbsur.

Njeriu i panjohur, kamerieri i dikurshëm i Rinasit, i emëruar apo i dërguar, këtë askush nuk e di, poseduesi i një pasaporte amerikane, për të cilën askurrë nuk e tregoi se si kishte arritur tek ai, i dyshuari i dosjeve të atyre që kishin bërë luftën në Kosovë,  ndihmësi i hetuesve apo vetë hetuesi i çështjeve përvëluese të pas luftës, njëri nga ata prej të cilëve do të dilte e plotë dosja e Millosheviçit, edhe me ato që ishin thënë në korridoret e në bisedat e lira; njëri ndër krijuesit e legjendës famëkeqe të Shtëpisë së Verdhë, ku, si duket, nuk kishte qenë vetëm përkthyesi, por edhe kallauzi  që sapo kishte dëgjuar se diku aty ishin mjekuar të plagosur nga lufta e kishte përcjellë prapësht lajmin; tani do të ishte figura kryesore e opozitës, që, të paktën në një rast, tregoi se edhe brenda vathës së tij, ajo që shitet kushton më shtrenjtë se vlera që është fluide. Për të parën herë ai i dërgoi listat e kandidatëve për deputetë të PD si në serialet turke, një pjesë sot e një tjetër nesër…sipas ligjit të kërkesë–ofertës.

Të gjitha këto dihen. Ashtu si dihet se çdo lider i opozitës synon të vijë sa më shpejt në pushtet, të qeverisë. E drejtë e ligjshme, por jo kur tentohet të arrihet me çdo mjet të paligjshëm e për më tepër, aq antikombëtar.

Nëse dikush, më herët, ka pasur dyshimin se pas Bashës qëndron një njeri që është i gatshëm të shesë kombin e tij, apo se veprimet e tij në Kosovë kanë qenë sporadike e të justifikuara nga detyra, tani, që gjërat po rrjedhin ndryshe, mund të jetë i bindur se “njeriu që qesh”, i cili, sipas Topallit, “të gënjen edhe kur të thotë se sa është ora”, nuk ka ardhur rastësisht në atë post dhe se miqësia e tij me Fazlliçin e “kalitja” në kudhrën e hetuesisë janë saktësisht të përllogaritura.

Asnjëherë tjetër, nga askush, edhe kur liderë si Nano kanë qenë të burgosur apo si Rama, të vjedhur masivisht, nuk kanë bërë kështu kundër vendit të tyre, nuk kanë pasur këtë tërbim, deri në shtazëri ndaj një shteti ku bëjnë pjesë dhe ku rastësisht kanë lindur. Ka disa muaj, por sidomos pas 25 qershorit, kur dështimi ishte aq i turpshëm, që Basha dhe një grup rreth tij, shumica të pavlerë brenda vendit, por të fryrë jashtë tij, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të dërguar imazhin e një Shqipërie tjetër, krejt tjetër, e cila, edhe pse është larg asaj që njerëzit duan, nuk është ajo e Bashës.

Një sulm aspak befasues ka shpërthyer kundër çdo njeriu, institucioni dhe organizmi që, sado pak, ka interes të mbarë ndaj vendit, që synon të shpejtojë integrimin e tij, dhe që, në një formë a në një tjetër, duke harruar se grupimi politik është më i pakët se sa vlera e një shteti, merr përsipër të bëjë diçka në të mbarë.

Basha, si askush tjetër, në çdo qelizë institucionale ku ka pasur mundësi ka nisur kasnecët e tij dhe kjo nuk është bërë e nuk po bëhet falas, se ashtu ia do qejfi atyre që marrin përsipër të nxijnë këtë vend. Pagesa të mëdha, nga të cilat vetëm disa dihen e deri tani janë bërë të njohura, janë nisur drejt këtyre grupimeve për një mision të vetëm, nxirjen e një vendi që e dërmoi në 25 qershor dhe që , edhe tani, nuk e merr veten nga kjo dërrmë.

Jo vetëm firmat e ngarkuara, por edhe të hollat miliona dollarësh, janë deri tani të pagjurmë se nga janë nisur e nga kanë vajtur. Verifikimet e deritashme në shtetin amerikan dëshmojnë vetëm për disa firma fantazmë që nisin paratë e pëdëistëve, do të thotë të Bashës, por jo origjinën e tyre. Nëse një ditë do të ketë të dhëna të qarta se këto kanë dalur nga parajsat fiskale kjo nuk do të jetë çudi, ashtu si nuk do të jetë e papritur se fillesa e tyre është pikërisht në lidhjet  Bashës me Fazlliçin, të njëjta me lidhjet që kishte dikur Berisha, në fillimet e tij, me lobin dhe strukturat e larta serbe. Humbjet e liderëve të opozitës së sotme në parajsat fiskale qipriote  nuk e kanë pakuar pasurinë e vjedhur prej tyre, por rrugën atyre ua tregoi Fazlliçi dhe njerëzit e tij, për të patur gjithnjë brenda vetes një pjesë e atij grupimi që, edhe kur e ndjen se po mbytet, kërkon të mbysë edhe vendin e tij. Sipas parimit të njohur berishian, “pas meje, të bëhet qameti”.

Nuk është vetëm etja për pushtet ajo që e shtyn një njeri të politikës, aq më tepër një shef opozite, drejt karriges kryeministrore. Në këtë rast, është shumë më tepër se kaq. beteja për kryeprokurorin është vetëm njëra prej tyre; shfaqja e oligarkisë financiare që mund të shkërmoqet nuk është e gjitha. Detyrime më të mëdha qëndrojnë pas gjithë këtyre përpjekjeve të parreshtura për të hedhur gjithçka në greminë, për të shfaqur para botës një shtet që, megjithëse ka dhjetëra probleme të mëdha, shumë nga të cilat të lënë prej atyre që ikën, përsëri nuk është ai që përpiqen të shfaqin.

Në takimet e fundit të Bashës me statura të njohura të politikës së mendimit të djathtë evropian , disa nga të cilat kanë trajtuar ndryshe nga ai shtetin shqiptar, është folur me tërbim të pazakontë, janë sajuar fakte dhe ngjarje sipas “qytetarit digjital” dhe është krijuar një tabllo sinoptike sipas stilit të hoxhizmit. Pas takimit të fundit me Bashën ka prej tyre që kanë ngritur çudinë dhe kanë dyshuar nëse ky njeri mban vërtet një pasaportë shqiptare. Gjuha e tij ky qenë e njëjtë me atë të diplomacisë serbe, e nganjëherë deri edhe në detaje. Si duket, pas përkthimit në gjuhën shqipe.

Është një e vërtetë e pamohueshme: në të gjithë atë që ka bërë në jetën e tij politike, pas humbjes së parë të madhe, në qershorin e vitit 2013 dhe, si nuk ishte menduar, ardhjes së tij në drejtimin e PD-së me bekimin e të parit të fisit të tij politik, Berishës, ka qenë synimi për të ardhur në krye të qeverisë sa më parë të jetë e mundur.

Është njëra nga pamundësitë e mëdha dhe për më tepër e ditur.

Që të jemi të saktë deri në fund, të paktën me bindjen tonë, qeveria Rama nuk është ajo që është pritur dhe nuk ka sjellë atë që njerëzit kanë menduar. Ka njerëz të devotshëm ndaj saj që janë të zhgënjyer dhe që do të kishin dashur të ishte në shumëçka ndryshe. Është lehtësisht e përfytyrueshme dëshpërimin e zhgënjimin e shumë njerëzve me politikën e mosndëshkimit të së keqes, lejimin e saj e, në jo pak raste, vazhdimin në një formë tjetër.

Arritja spektakolare e Ramës nuk ishte meritë vetëm e tij. Ai bëri lojën më të mirë të mundshme politike, duke i kthyer krahët asaj që nuk ishte bërë dhe duke sjellë në skenën butaforike kundërshtarët e tij. Vasilin,që në mendimin e shumëkujt ishte vetëm një i deleguar i zakonshëm, dhe Bashën, që nuk ia vlente. E kishin provuar tri herë ministër, një herë kryebashkiak, e kishin provuar të qeshur e të paqeshur, nuk ia vlente.

Basha kërkon të rrëzojë një qeveri që nuk është më e mira e mundshme, jo se do të mund të sjellë një tjetër. Ai e di këtë. E di faktin se askush nuk mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti, edhe nëse lëshon nga zinxhirët të gjithë nokët e tij. E di se asnjë shtetar i huaj, me mend në kokë, nuk mund të heqë një njeri të autoritetshëm, që jo pak herë edhe ABUZON me këtë autoritet dhe të vendosë një manekin të politikës. Një njeri që kur nuk i ecë i tija, si ato fëmijët plangprishës, thërret kushërinjtë dhe i bërtasin të tjerëve, si këto thirrjet e fundit kundër Ambasadorit Lu e zonjës Vllahutin, që, si duket, e kanë vendosur kufirin mes tyre, shteteve që përfaqësojnë dhe një grupi horrash në politikë.

Basha i di të gjitha këto. Por atij i duhet një Shqipëri me imazhin e saj të copëtuar, të lodhur, të stërkequr, në mënyrë që një politikë tjetër, ajo serbe, të mund të ketë duart e lira në Kosovë, të sjellë edhe një herë ëndrrën e saj për Kosovën si një Jeruzalem serb.

Mos u habisni me këtë konkluzion.

E kam thënë edhe herë të tjera: mes elitës politike në PD dhe politikës serbe ndaj Shqipërisë qëndron një enë komunikative, që ende nuk është shterur.

Që ena të vazhdojë funksionin e saj duhet që ndodhë kjo që po ndodh. Është një detyrë nga e cila ai, Basha, nuk mund të shmanget.

Haraçet e borxhet e vjetra paguhen një ditë!

December 16, 2017 13:01
Komento

26 Komente

  1. info analitike December 16, 14:00

    O Bedriu i partise, mos i qaj hallin Lulit se ai merret vesh me se miri me Edin dhe i rregullojne punet e tyre por qaji hallin shqiptareve qe i kane rene per hise manjake e psikopate ne pushtet. Qe harace te borxhet e vjetra jo gjithmone paguhen madje kriminelet dhe demtuesit vazhdojne te adhurohen ketu ti shpreh shembullin me te mire.

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 16, 14:19

    BASHA PER KRYEMINISTER?

    Kete vetem Bedri Islami mund ta mendoje,

    sepse:

    Nese Luluja e Saliut do te behet Kryeminister nuk do t’i mbetet fare kohe per te fjetur

    sepse:

    LULZIM BASHA ESHTE NJE GJUMASH I LINDUR

    dhe:

    Kete ves e pane te gjithe shqyptaret kur Saliu e hodhi Lulin e tij ne karriken e Kryebashiakut te Tiranes.

    Nga ana tjeter:

    BASHA ESHTE SHUME KOMOD SI KRYETAR OPOZITE

    prandaj:

    PSE DUHET BEDRI ISLAMI TE SHKRUAJE DACIBAO TE GJATE ALLOGJIKE PER FANATIKET E TIJ?

    Reply to this comment
    • Vezhguesi December 16, 21:06

      TA ZE ME SE PAS DO KOHE DO FITOJE PD ja E SERBISE, A E LEJOJNE LIGJET SHQIPTARE QE NE KRYETE SHTATIT, KRYEMINISTER, MINISTER I JASHTEM, KRYETAR KUVENDI APO KREU I SHISHIT JEJETE NJI NENSHTETAS I HUAJ SIC ESHTE KY BIRBO QE BASHKE ME MALOKUN E VICIDOLIT I FALI GREKUT QINDRA HEKTAR TERRITOR SHQIPTAR.

      Reply to this comment
  3. Gezimi December 16, 14:23

    Deri sot jemi qeverisur nga Kryeministra qe pa perjashtim kane dale nga kazani i Dhjetorit 90 te Ramiz Alise.
    Lulzim Basha do jete i pari Kryeminister jashte atij kazani dhe do nxjerre Shqiperine nga qerthulli ku e mbajne ish-ushtaret e Ramiz Alise si Kryeministra der sot.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 16, 16:41

      O Gezo djali,

      PO PER CFARE KAZANI TE RAMIZIT BEN FJALE MORE MAVRI?

      sepse:

      Kazani i Sigurimit te Shteti te Enverit ku ishte gatuar edhe Lulzim Basha si kamarier ne Rinas ishte me i madh dhe kishte me autoritet se kazani i dhjetorit te Ramizit, kur cofi edhe Partia e Punes.

      Reply to this comment
      • Gezimi December 16, 19:57

        Thashe mendimin tim, perpiqu ta kuptosh kaq gje. Mua nuk me duket se Lulzim Basha vjen nga Kazanet e Sigurimit. Para 27 vitesh ai ka qene adoleshent.

        Reply to this comment
        • intelektuali December 16, 23:49

          Familja e Lulzim Bashes eshte nga Drenica e Kosoves dhe eshte debuar nga partizanet e Titos si spiune te gjermanit. Kur kane ardhur ne Shqypni kane vazhduar avazin e vjeter dhe jane vene ne sherbim te Sigurimit te Enverit qe i perdorte adoleshentet me shume se te tjeret per spiunimet dhe zbulimin e ARMIKUT TE JASHTEM.

          ndryshe:

          Kush tjeter mund punonte ne Rinas ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?

          Reply to this comment
  4. Ku merzen capi me zile.. December 16, 14:25

    E pse jo?

    Edhe DELET u besojne qorrazi BARINJVE (mishngrenes), se kujtojne se i mbrojne vertet prej ujkut.

    A kishte shpetimtar me te mire per popullin se DIKTATORI yne i dashur dhe i paharuar? Jo! Atehere…?

    Reply to this comment
  5. Kris 1 December 16, 16:04

    Po kush e mendonte qe nje antisocialist kanibal do te behej kryetar i Ps apo Like Floriri president.Per ne ka rendesi kush do te jete ambasadori i ardheshem i SHBA.Qeveria eshte zyre gazmore taksash.Luli Berisha e Lul Rama jane dy vagone te lokomotives se Vucidollit

    Reply to this comment
  6. Alban December 16, 16:07

    PERGEZIME BEDRI ISLAMI

    Nje analize e shkelqyer per nje nga figurat me te erreta e me antishqiitare te politikes abtishqiptare te Sali Berishes !

    Reply to this comment
  7. Alban Dega December 16, 16:08

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT

    FAKTE JO OPINIONE

    JO VETEM TI LULEZIM BASHA JE NJE
    P… MASHKULL

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande… e Mafia…” ne korprorate krimi te organizuar…

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Koroparata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    IPopulli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj. Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “bande gangsteresh” e Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Kusari e krim i organizuar ne cdo hap e gje !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali..
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Edhe Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte pefituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 500 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,
    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,

    “Shtepia e Verdhe” dhe faqja e zeze
    Lulezim Bashicit !

    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sal Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!
    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!

    Para e pasuri hajnie !

    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une … e Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… mashkull!

    Reply to this comment
  8. HARRAM QUMESHTI NENES...BEDRI December 16, 16:32

    I Nderuar Bedri !
    .
    Jam nje ish fans I juaji I dikurshem dhe pekrahes I madh I Rames ne 2013 por ndoshta jam shqiptari me I zhgenjyer nga ju te dy

    -HARRAM QUMESHTI I NENES
    .

    -HARRAM VOTAT PLEBISHITARE
    .
    .Eshte kriminale qe Bedri Islami me Edi Ramushet dhe karabushet pas tij kane frike te thone te verteten..
    .
    Cfare ke shkruar ne kete carcaf
    e nxjerr Lul Bashen
    .
    TRADHETAR
    VRASES
    SPIUN
    MEGAHAJDUT
    DEVIL & DEBIL
    .
    Pra pyetja eshte kjo
    A kane sy dhe veshe
    USA-NATO-BE-TRAMP-MERKEL
    qe ne shqiperi eshte nje dyshe monstruoze qe po e shkerdhen ate vend nga te kater anet nen zgerdhimjen es donald Luve ?
    .
    Po mire o Bedri
    nqs se thua se Fazllici ne 2006 ishte ne kasafortat e sigurise te shtetit shqiptar dhe qeveria serberishes raportonte para tij mega –sekrete shteterore….Pse o dhjaks nuk thua nje fjale per Tom Rixhit dhe Wisnerat & Podestat qe ishin pas tij..

    Ka dy rruge:
    ose te arrestohet bedri isalmi qe po demton “yllin ne ngjitje te arvizuse” me shpifje kriminale..
    .
    Ose te themi qe dyshja bash-berishe ka lidhje me serbine & greqine nepermjet lobeve te tyre ne Washington & bruksel qe keto te fundit nisur nga qellime gjeostrategjike..midis shqiperise dhe serberishes kane zgjedhur kete te fundit..qe eshte me shume se nje pushtim klasik
    .
    Nqs se e merr seriozisht Play Boy-in Lule Basha kjo tregon degradimin jo vetem te shkruesve por dhe te lexuesve & komentuesve…KU KETO TE FUNDIT TE KANE LENE SHENDENE
    .
    Nqs se me 2 PRILLIN 1991 u gradua Saliserbi si “mekembes mbreti “ 1991-2011 pra 20 vjet sundim criminal nen masken e shkaterrimint te komunizmit imagjinar…pas 21 janarit 2011 shohim nje “rritje te frikeshme” te zevendesit Berishes qe I palavdishmi Arvizu e etiketoi YLL NE NGJITJE.
    Nuk mjaftoi kjo por tifozlliku I tepruar qe po I ben LUJA-LULIT..dhe deri te puthaj qe I dhuron zonja Nuland ketij krimineli…duhet te kuptoni se “garantet tone nderkombetare” kane piketur kete kriminel I k/m ne 2017….dhe Lobi teper I fuqishem grek ne Amerike I dha viston ketij MEGA TRADHETARI TE DETIT JON
    Je perpjekur te thuash dicka ,..ke nje maraz te madh qe ky perbindesh i Vicidolit e ka nenshtruar perfundimisht ate vend por nuk arrin ta thuash ate qe do.Pra me nje fjale ka arritur te vrase qytetare te pafajshem dhe shurron mbi viktimat dhe jetimet e tyre.Ky eshte kanibalizem..por ne kete drejtim Sali & lul Monstra jane kriminel por jo fajtore.Per momentin fajtore jane dy Persona: Donald Lu dhe Edi Rama I pari si nje hipokrit unlimited dhe I dyti si impotent qe po kryen nje tradheti te pabesueshme.
    Ne nje cerek shekulli qe ka kaluar statura e kesaj qenie monstruoze eshte rritur aq shume sa po tremb dhe vete shtetare te rendesishem te fuqive te medha.Fakti qe keto po sakrifikojne ambasadore amerikane ,po sakrifikojne emblema si FBI apo NY-Times tregon se ky felliqsire ka gjetur menyra per ti korruptuar me shuma marramendese.Vrasja mafjoze e Trebickes ,prurja e nje eksperti te paguar dhe rasti I paisjes me vize amerikane te gjeneral Luan Hoxhes pasi eshte ishte kercenuar me jete nga DjallI Berishes,Sypeshkaqeni flet vete dhe nuk do koment.
    Kush e pruri kete monster ?
    Kete e thote sakte Fred Abrahams: Qeverite amerikane prune berishen ne pushtet ne vitet 90’ dhe e toleruan per super krimet e tij gjoja se hodhi komunizmin…Kaq mjafton qe zoti Bedri te mos kete frike te thote te verteten.Pra ku gabuan amerikanet ne Shqiperi nga 1991 dhe ne vazhdim me saliserbin e tyre…
    ***
    Eshte mekat..eshte krim qe sot analiste shqipfoles ne vend te germojne per lidhjet e Salisatanit ne dy dekadat e fundit “bombardojne” akoma opininin me vrasjet e Enverit ne vitet 40-50 kur dhe bota ne ato vite ka beret e tilla veprime biles me shume qe nuk eshte vendi per argument.
    Nje shkrim teper interesan I Shaqir Vukajt ne gazeten Dita ne 16 maj 2015 thote se per rrezimine causheskut ishin marre vesh Gorbacovi me Bush Senjorin: Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut…Per kete qellim disa vite me pare u derguan agjetura nga Usa-Rusia-jugosllavia-anglia e deri te Izraeli qe pregatiten terrenin dhe dihet cfare ndodhi.
    Po te ne pse nuk hapen ?!
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.

    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.
    .
    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur nga lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…
    eshte koha qe amerika dhe europa te dorzojne koken e frankeshtein monster ..PERBINDESHIN BERISHE…
    ***
    Pra I nderuar Bedri
    Sulmi I “ madh gazmor ”qe po beni Salulqenit nuk eshte I justifikuar pasi ai eshte nje actor I keq qe e ka luajtur me nje egersi primitive rolin qe ka patur pra eshte actor kurse ju duhet te merreni me regjizoret e kam fjalen per gjeo-strateget amerikane te cilet ne vitin 1990-1991 nuk duhet te futnin Shqiperine ne Cunamin e tyre per “permbysjen” e qeverive ne vendet e bllokut lindor pasi ne ishim larguar de fakto ne 1960.
    Marrja pjese e ambasdorit amerikano-beogradas Rajerson ne votimet e 22 marsit 1992 shenoi kalimin e natij vendi ne nje Republike ambasadoriale dhe vazhdon dhe sot nen “menaxhimin” e Donald Luse qe duket hapur se eshte emruar nga lobi saliqenit ne Washington dhe dihet kush jane.
    .

    Pra thjesht Sali serbi livadhis se zyrtaret amerikane kryesore qe merren me shqiperine jane fans ate berishes ose me sakte ai eshte Kuisling I tyre dhe kjo eshte e frikeshme
    ***
    Cfare duhet bere ?
    E pakta si fillim mjafton te thuhet e verteta e llahtareshme:
    Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar si asnje komb ne historine e njerzimit se kemi “pushtuar” veten me ndihmen e miqve.
    Te rregullosh masakrat ne politike dhe ekonomi nga vandalet berishiste duhen vite ..dhjetvjecare por te rimekembim dinjitetin eshte e thjeshte..te nderpresim luften komike kunder berishes dhe ti kerkojme llogari dy fajtoreve Donald Lu & Edi Rama per ato qe folem me lart.
    Nuk eshte e tepet te themi se dergimi I 1000 muxhahidineve qe u zbulua nga ardhja e John Kerrit dhe reagimi Zero I shoqerise shqiptare per kete gafe te panevojeshme tregon se ato qe prune berishen ne pushtet ne 1991 jane akoma te fuqishem.
    Si duhet bere ?
    Dihet qe John Kerry ne vitet 70’ si luftetar I Vietnamit ne menyre madheshtore ju kundervu qeverise amerikane duke kerkuar pa kushte Largimin nga kjo lufte dhe habiti jo vetem Ameriken por dhe boten per guximin e tij ..biles ne shenje revolte I hodhi dekoratat e luftes te oborri I shtepise bardhe
    Nje I tille duhet dhe sot ne Shqiperi..Duhet nje Xhon Kerry junior qe ti drejtohet qeverise amerikane ne menyre te sakte:

    Boll te nderur miq amerikane:

    Komedia me SALULET tuaj ka mbaruar.Durimi I shqiptareve ka kaluar cdo limit njerzor.Merrni masa na I hiqni qafe me po me ato menyra qe e prute ne pushtet me invazionin e 2 prillit 1991…

    Ne rastin me te keq nqs ka qene I federuar ne ndonje sherbim inteligjent jepini ndonje azil ne ndonje ishull te Karaibeve dhe lidhini pension per sherbimet e tij…Edhe nese nuk keni para per “pensionin e luftes” te tij drejtohunishqiptareve qe do japin miliona nga xhepi vec ta heqim qafe…
    .

    Biles aq shume para do mblidhen sa nje pjese jepjani bakshish Rajersonit,Elezbiberajt dhe Frank Winsnerit ECT qe jane SALULI e vertete

    Reply to this comment
  9. intelektuali December 16, 16:41

    O Gezo djali,

    PO PER CFARE KAZANI TE RAMIZIT BEN FJALE MORE MAVRI?

    sepse:

    Kazani i Sigurimit te Shteti te Enverit ku ishte gatuar edhe Lulzim Basha si kamarier ne Rinas ishte me i madh dhe kishte me autoritet se kazani i dhjetorit te Ramizit, kur cofi edhe Partia e Punes.

    Reply to this comment
  10. Tajari December 16, 16:51

    Kundershtaret e kesaj analize vetem shqipetare nuk jane……çfare ngelen te jene…??????? Koqe

    Reply to this comment
  11. perkthyesi December 16, 17:48

    Ky eshte nje dembel klasik dhe politikan krejtesisht deshtak. Nga pertacia, ky mund te krahasohet fare mire me ish ministrin e LSI, Edmond Haxhinasto. Mundesia e ardhjes se tij ne pushtet, e aq me pak kryeminister, eshte thuajse ZERO!

    Reply to this comment
  12. BLACK SWAN December 16, 17:55

    o shoku Bedri , po kur u be kryeminister dhe Edvini me gjethe fiku qe flinte poshte ures se Senes dhe nje shkolle mezi e mori nga biografia e Kristaqit, pse mos te behet dhe Luli ?
    aman mar shok sa inat qe keni per karriget , po kur reciton dhe ate avazin e popullit, populli qe i ndershkoi , po po , ne emer te popullit po ndershkohen te gjithe ;
    aman mar shok se ju na gajaset me “krijmtarine” tuaj….

    Dita , aman merrni dhe shokun Dega ,aman lereni te shkruaje ndonje artikull , se na eshte ber si Mmmmmm…eta pas kepuce me keto hartimet socialiste:P

    Reply to this comment
  13. edi December 16, 18:57

    kur miu te gjuaj macokun ,
    dhe sumtrakalicja ta hedh m.tin lart n’drejtim t’allahit (ne pozicionin me at’sum perpjet )
    e ky, me goj hapur te pres ti bjer brenda gojes ,
    si me qen deshira e profetit (uallah uekber) ai vullnet ,
    ateher ka me ken krymutisti vertete .

    deri tash ka thy shume “krimba” me ate sume pederi ,
    ka ardh koha ,me thy gjarprit ,qe po pret te rraset n’at vrym o shkerdhat gjak shkerdhatash

    Reply to this comment
  14. Adih December 16, 19:48

    Pse lodhesh kot ,Zoti Bedri ,Vetem me nje fjali, duhet ta kishje bitisur kete shkrim . Ke perfaqson PD e Bashes ?. Cfare programi ka ?

    Me pike e presje tamam si e ketij banditi komunist tjeter .Rama.

    Do me vinte mire , tme kundershtoje Z BEDRI.??!

    Reply to this comment
  15. HARRAM BEDRI, HARRAM... December 16, 21:24

    Dhe c’ma ke vene ate titull shkerdhate qe te hap zorret e barkut, o Bedri? E sajove vete, apo ta rekomanduan?

    Sidoqofte, kesaj here ma ke qendisur shkrimin. Te lumte ajo mendje dhe pena top t’u befte !

    Kaq mjafton, se tani do rilexoj edhe nje here me kujdes MANIFESTIN e “namikut” qe ma ka koken si… Boston.

    Reply to this comment
  16. NjeQytetarOptimist December 17, 04:42

    Me fal qe s’ta lexova shume c’fare ke shkruajtur por vetem pyetja e titullit me terhoqi vemendjen dhe disa rreshta.. Po c’fare kryeministri do behet ai mor aman ?!?! Qe te behesh kryeminister I mire duhet te qeverrisesh me sukses sic ben Veliaj ne me permasa locale. Ky ishte bosh mor mik ne pemasa locale, si mund te behet ky kryeminister me permasa me te gjera ?!?! Ky ka bere gallat ne ish qeverrine e dhuruar dhe pastaj hajdut. Nga hajdut kaloi u be pacient e pastaj gjumash si kryebashkiak me vote te vjedhur. Ky eshte DISASTER..

    Reply to this comment
  17. Eduarti December 17, 09:09

    Bedri Islami e di patjeter se ketu u bene Kryeministra Majko dhe Meta pa firmosur kurre gjekundi me pare ne ndonje pune.
    Pastaj kur u be Kryeminister nje cope piktor deshtak si Ed Rama qe e njeh se paku Tirana se c’fare budalle eshte, kjo tregon se ketu ne Shqiperi Kryeminister mund te behet kushdo.
    Pa le pastaj, Saimir Tahiri e ka ulur steken fare pertoke per Minister. Mjafton edhe te jesh ne rrjete mafioze.

    Reply to this comment
  18. lejlek December 17, 11:57

    Te marten gazetat do te shkruajne “Nga nje pas i Kryemadhit Luli ben autogol”
    Dhe kjo do te jete me e mira per partine e shpreses se shqiptareve qe ai mori si dhurate per disa vite.

    Reply to this comment
  19. Dhimbia e madhe Popull December 17, 15:51

    Harram Qumeshi NENE….HALLALL penes suaj formuluar ate koment PROGRAM SHPETIMI -i MJERE-shqiperise .
    merni Komentet POZITIVE,per mbrodhesine e shqiperise e realizoni kerkesat e tyre; nis nga shkektaret kryesore…
    Dhimbia e madhe Popull

    Reply to this comment
  20. MH December 17, 16:03

    Mbasi te kryej stazhin e Vettingut ka “mundesi” te jete kryeminister.

    Reply to this comment
  21. Guri Naimit D December 17, 19:57

    Thekri pa buke…
    (Komentuesve qe na veleriten)

    C’dua tiu them,aspak nyk druaj,
    Edhe nga larg ne vend te huaj,
    -Brockulla mengjes e darke
    Si bretkoca ne batak”

    Mos mendoni asnje cike;
    Se ne e hame si kikirike,
    C’na servini si gelltisim
    Sikur llokume te ishi.

    Ju rren mendia o kopuke,
    Sic zgjatet thekri pa buke.

    Te majte e te djathe cjane
    Kur s;mendojne per fukarane,
    Peshqesh ne dere na i lane…
    Kush na i solli keta shejtane…!
    S’mendojne per fukarane.

    Ndaj o popull mblidhi mente
    Jo!- te tille me ne KUVEND.

    Guri Naimit D

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim