A do të ketë më akte normative KQZ?

Nga ALBANA SHTYLLA May 18, 2013 10:28

A do të ketë më akte normative KQZ?

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Kodin Zgjedhor, është organi qendror për administrimin e zgjedhjeve, si edhe për përcaktimin e rregullave lidhur me to. Sipas parimit të ligjshmërisë, në bazë dhe për zbatimin e ligjit, KQZ miraton akte të cilat rregullojnë çështje dhe aspekte të veçanta të procesit zgjedhor, të cilat mund të kenë karakter normativ apo individual.

Në mbledhjen e djeshme KQZ miratoi Aktin “Për hedhjen e shortit për caktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e 23 qershorit 2013”.

Çfarë konstatohet në këtë akt të miratuar tashmë nga KQZ, me votat e 4 anëtarëve të saj?

Në bazën ligjore të këtij akti janë vendosur paragrafët 3 dhe 4 të nenit 98, të cilët parashikojnë detyrimin për hedhjen e shortit lidhur me renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, por në dispozitivin e tij, pra në pjesën vendimmarrëse, parashikohen në mënyrë të qartë dhe të detajuar rregullat në bazë të të cilave do të hidhet shorti.

Kështu referuar bazës ligjore dhe titullit të përdorur në këtë akt, vendimi i KQZ në dispozitivin e tij duhet të pasqyronte rezultatin e shortit, dhe jo rregullat në baze të të cilave ai duhet të hidhet. Një formatim i tillë i aktit është ndjekur nga KQZ edhe për vendime të tjera që janë marrë prej saj,  si vendimet për hedhjen e shortit për mandatet e anëtarëve të KQZ, apo për hedhjen e shortit për  anëtarin e shtatë të KZAZ-ve.  Ndërkohë në vendime të tjera të KQZ, aty ku janë përcaktuar rregulla për hedhjen e shortit, edhe titulli i tij ka pasqyruar brendinë dhe dispozitivin e tij, pra “Miratimin e rregullave për hedhjen e shortit….”. Si të tillë do të përmendja vendimin nr.21, të datës 29.01.2013 “Për miratimin e rregullave për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarit të KQZ  qe do të relatojnë kërkesa ankimore.

Pra, mbi sa më sipër vlerësoj se titulli dhe baza ligjore e aktit është tërësisht e shkëputur, madje pa asnjë lidhje me dispozitivin e saj.

Bazuar në atë çfarë ka vendosur KQZ me këtë vendim, akti i miratuar është ai i parashikuar në pikën 5 të nenit 98, pra ajo ka miratuar rregullat e hedhjes së shortit, të cilat po sipas këtij neni miratohen me akt normativ të saj. Për të shmangur miratimin me akt normativ të këtij rregulli KQZ, ka “gjetur” shprehjen “….për zgjedhjet e 23 qershorit 2013”, duke fshehur në këtë mënyrë karakterin e përhershëm të këtij akti, vetëm në titull, por nuk ka mundur ta bëjë atë në përmbajtjen dhe dispozitivin e tij.

Së pari lidhur me këtë “gjetje”, KQZ sipas ligjit ka detyrimin për të zbatuar Kodin Zgjedhor, dhe të përcaktojë rregulla me akte sipas kërkesave dhe parashikimeve të tij. Së dyti, KQZ nuk mund të zgjedhë nëse për një çështje, pavarësisht se Kodi përcakton rregullimin e saj me akt normativ me karakter të përhershëm, me dëshirën e saj, të bëj rregullime me një akt të ndryshëm nga ai që ka parashikuar ligji.

Parashikimi në Kod, që për disa çështje të ketë akte normative të KQZ, mendoj se nuk është bërë pa qellim nga ligjvënësi. Në këtë përcaktim besoj se janë mbajtur në konsideratë përveç elementeve që mban akti normativ, edhe vetë problematika që ka çështja e cila rregullohet, konsensusi i gjerë që nevojitet për shkak të rëndësisë, ndjeshmërisë që mbart ajo, por edhe nevoja për të krijuar besim në një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë tek të gjitha subjektet zgjedhore.

Një vendimmarrje me deformime të tilla, për çështje që Kodi përcakton shprehimisht detyrimin për t’u rregulluar me akt normativ, do të bënte nul konceptin e aktit normativ që duhet të nxjerrë KQZ.”

 Albana Shtylla, ish-anëtare e KQZ

 

kqz 1kqz 2kqz3

 

Nga ALBANA SHTYLLA May 18, 2013 10:28
Komento

3 Komente

  1. ante May 18, 11:01

    Kjo pyetje retorike eshte topke si pyetja bezdisese e meposhtenme :

    Ne ecje e siper ti ke rene pertoke nga nje pusete e vjedhur dhe kalimtari i castit te pyet:

    -U rrezove ?!

    C’t’i thuash ?!…

    Reply to this comment
  2. FAT MAN May 18, 13:38

    KQZ e pa ligjeshme, detashment i PD. Sa te jete ne krye Sulltani Sali, per kete KQZ farse nuk do te kete Akte Normativ. Diplomatet, se bashku me mbikeqyresit nderkombetar te zgjedhjeve, rrine e veshtrojne, kete shperfyterim dhe deformim te zgjedhjeve, si ne vendet diktatoriale dhe dikur ish vendet e bllokut komunist. Per ne Shqipetaret paska qene e shkruajtur, qe te kemi gjithmone mbi krye DIKTATORE.

    Reply to this comment
  3. rrushi rrushi May 21, 07:12

    te gjithe ne kqz jane malokare gomer e gomarica

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim