A do të ketë post Vetting?

June 12, 2018 12:26

A do të ketë post Vetting?

Nga Bedri Islami

Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi dje, pas një peripecie të gjatë, që ish kryeprokurori i përgjithshëm , Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut . Ishte një vendim gjysëm i pritur, duke marrë parasysh se mjeshtëria e tërheqjes në momentin e duhur, e njeriut që amnistoi 21 janarin, jo vetëm si ngjarje, por edhe si krim i shumëfishtë; që mbylli Gërdecin dhe paralizoi rishikimin e mëtejshëm të tij; që asnjëherë nuk u ndal te krimi politik e financiar, me përjashtim të letargjisë së deklaratave për qametin e muajit shtator; që u bë shumë shpejt pjesë e oligarkisë financiare, jo vetëm manovroi në hapësirat e krijuara nga ligji i miratuar përmes shamatës dhe lëshimeve, por krijoi kështu edhe precedentin e alibisë për gjithçka ka bërë.

Kërkesa e Llallës për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë erdhi pas dy ngjarjeve përcaktuese në fatin e tij si njeri i ligjit: pas largimit të tij nga posti, çka nuk e kishte pritur dhe i ishin dhënë disa premtime gjysmake, dhe, kryesorja, pasi në dritë dolën shumë nga lëvizjet e tij financiare. I larguar tani, sipas ligjit, për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, ai, me përfitimet e deritashme, të ditura dhe më shumë të paditura, ka siguruar jetesën e disa brezave dhe nuk i ha fort meraku se, kur të jetë i moshuar, nuk do të jetë më gjykatës apo prokuror. Ai tani ka profesionin e fermerit, të cilin herë pas here e shndërron në atë të sekserit në prona të palujtueshme, dhe këtë, me siguri, nuk do të mund të ia pengojë asnjë lloj Vettingu.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nga dhjetori i vitit 2012, kur u shpërblye me postin e shefit të prokurorisë dhe deri në dhjetor 2017, kur e larguan nga ai post,  transformoi një investim prej 16.3 milionë lekësh, jashtë çdo kontrolli financiar,  në një kapital me vlerë 1 milion eurosh, kjo është pjesa e dukshme, që mund të jetë maja e aisbergut, përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje ( e drejtë e shefit të prokurorisë?!!!), një biznesmen kafeje-fitues tenderi në Prokurori, kjo ka qenë prova e parë e besimit,  dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash, ndërkohë që pretendon se çdo pronë e tij është e ligjshme.

Për një Kryeprokuror të Përgjithshëm, i cili rolin e tij si latifondist apo sekser e ka kryer  “shkëlqyeshëm”, duke e rritur disa qindra herë pasurinë e tij, pa lëvizur as gishtin, për më tepër duke hyrë në marëdhënie financiare edhe me njerëz të dënuar, deri për vrasje, është e kuptueshme se si e ka kryer detyrën e tij, marramendshëm keq.

Llalla, në të vërtetë është statura e një njeriu të drejtësisë si nuk duhet të jetë. Largimi i tij u bë i domosdoshëm, edhe sikur në vend të tij të kishte vajtur një kushdo tjetër. Shumë nga abuzimet e mëdha, të sotme, janë lidhur edhe me detyrën e tij të mëparshme, si drejtues i një institucioni që kishte për detyrë kontrollin e pasurive dhe, si duket, shpërblimi i tij si shefi i prokurorisë, kishte lidhje pikërisht me këtë besnikëri heshtje.

Është nënpunësi i lartë i një shteti, ndaj të cilit, për herë të parë administrata e lartë amerikane vendos embargon politike, duke ia ndaluar familjarisht hyrjen në SHBA, duke e shpallur përson të padëshiruar dhe megjithëse ai vjen nga një familje me lidhje të hershme me Amerikën, sidomos përmes babait të tij, ish nxënës i Fullcit dhe i dënuar si i tillë, dhe ku mbi 20 pjesëtarë të fisit të tij janë nënshtetas amerikanë, ai do të shpallet “delja e zezë” e drejtësisë shqiptare, çka nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Tani, ky njeri, sido që të jetë, nuk do i nënshtrohet Vettingut. Një vendim i djeshëm e amnistoi atë. Po kush do të bëjë amnistinë e veprimeve të tij? Do të mbetet me kaq?

Llalla është një ndër rastet. Një ndër ato shembuj që, edhe pse janë në majën e piramidës së drejtësisë, nuk mund të ishin përgjithësues, nëse do të ishin të vetmit. Do të ishte një mollë e prishur në majë të shportës. Mjerisht, nuk është kështu.

Pothuajse 40 për qind e atyre që kanë kaluar nëpër shoshën  e deritashme të Vettingut, kanë mbetur në rrjetën e saj. Dhe nuk janë sido kudo, por disa prej tyre, deri në majën e shkallares së drejtësisë. Edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila tani është jashtë çdo funksioni.

Pa dashur të përfytyrojmë se si mund të jetë më tej, edhe kjo që është shfaqur deri tani, shembujt që janë bërë publik për pasuri përrallore të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ende nuk kanë kaluar Vettingun, dëshmojnë se kjo gjendje, kështu si është paraqitur, paska qenë edhe më e trishtë dhe më pikëlluese se sa mund të ia ketë marrë mendja shumë kujt. Ende janë të pasqaruara deri në fund rastet e Rovena Gashit, dorës së djathtë të Llalës në prokurorinë e Përgjithshme, apo bashkëshortit të saj, Gina, të cilët, po ashtu kishin ndërtuar në pak vite një perandori biznesi.

E megjithatë, kjo nuk është e gjithë tablloja. Sa më thellë të shtrihet Vettingu, aq më shumë gjëra do të bëhen të njohura, deri sa njerëzit të mos kenë më asnjë dyshim se çfarë ka ndodhur dhe që më në fund, të mos jetë lajm fakti që një prokuror a gjyqtar të jetë milioner, siç edhe në fakt janë.

Vettingu solli rezultatet e para. Disa janë tani për tani jashtë sistemit ku do të synojnë të futen përsëri me çdo kusht. Megjithëse me pasuri “dhuratë” qindra mijëra dollarësh nga të afërmit, motra apo vllezër, me banesa të ditura e të paditura, jashtë çdo mundësie reale për pronësinë e tyre, të larguarit e tashëm, kudo që janë tani e kudo që do të ndodhen nesër, do të përbëjnë një staturë të përbashkët kundërshtimi, jo vetëm ndaj reformës në drejtësi, luftë e shpallur kjo, por edhe kundër thellimit të Vettingut.

Sepse pyetja e parë që bën njeriu i zakonshëm kur mëson se janë hequr nga sistemi i drejtësisë për mos justifikimin e pasurisë është se çfarë do të ndodhë më tej. Si do të jetë vazhdimi? A është i mjaftueshëm vetëm largimi i tyre apo duhet ecur më tej se kaq?

Më shkurt: a do të ketë post Vetting?

Çfarë do të bëhet, ta zëmë me pronat e pajustifikuara? Do të mbeten ata ende në pronësinë e të larguarve, pra në fakt pronë e të korruptuarve, pasi pronat nuk bëhen me “urdhër të peshkut” dhe nuk janë as “dhuratë qiellore”, apo, si do të jetë normale shteti do të bëjë konfiskimin e tyre?

Të larguarit nga Vettingu do të jenë ende zotër të pasurisë së tyre, të vënë përmes mashtrimit, apo kjo do të ketë një fund tjetër që mund të jetë mësim edhe për shumë të tjerë?

Çfarë do të bëhet, ta zëmë me pasuritë e Llallës, nëse do të ketë një përfundim logjik se ato nuk janë vënë ndershmërisht, por duke përfituar nga posti i tyre zyrtar? Çfarë do të ndodhë me pronat e Rovena Gashit, apartamentet e shumta dhe hapësirat tregtare, nëse saktësohet se kjo pronë e shumëfishtë nuk është frut i ndershmërisë, por i zhvatjes?

Nëse një gjyqtar largohet nga detyra, pasi nuk saktëson dot se pasuria e tij është e ligjshme, edhe kur sjell “vërtetime” nga motra a vëllai për qindra mijëra dollarë, çfarë do të ndodhë më tej? Do të vazhdojë e njëjta histori, kur ndëshkimi mbetet në fillim të rrugës; apo, si është e natyrshme, këto prona të pamerituara, do të kenë një përfundim tjetër?

Rasti i ditës së djeshme të zotit Llalla, kur përmes hapësirës ligjore i shpëton Vettingut, por fëmijët e tij do të jenë përsëri njerëzit e luksit të shfrenuar, do të përsëritet edhe në herë të tjera.

Dhe këto janë pasuritë që dihen. Se sa kanë kushtuar udhëtimet luksoze, blerjet e pazakonta, garderobat super, përtalljet me moshatarët e një jete të zakonshme, si kanë ndikuar ato në një psikologji të re, përmes së cilës vjedhja njihet si meritë dhe ndershmëria si faj, të gjitha këto kërkojnë që Vettingu të mos jetë më një mekanizëm i thjeshtë: kalon apo nuk kalon, por një strukturë përcaktuese për të ardhmen e drejtësisë shqiptare.

 

June 12, 2018 12:26
Komento

10 Komente

  1. H June 12, 12:59

    I vetmi vetting per drejtesine shqiptare ; Gijotina tek sheshi skenderbe.

    Reply to this comment
  2. Ekonomist June 12, 13:25

    Per te patur post-Vetting duhet te kete se pari Vetting. Nuk ndertohet kati i dyte ne nje shtepi pa bere katin e pare.
    Dhe Vetting nuk ka akoma. Ai qe te filloje duhet t’ja nise me ato koncesionet hajdute te qeverise Rama per te cilet dha urdher FMN qe te nderpriten menjehere si abuzive. Vetting per koncesionet, aty ku vjedhja eshte disa qindra milione Euro. Aty ku eshte interesi real i kesaj ekonomie te shkallmuar keqas nga kjo qeveri krejt e deshtuar ne gjithe parametrat ekonomike (megjith rrenat e atij mesuesit te anglishtes Hametaj dhe eprorit tij piktor)

    Reply to this comment
    • Blerim Qela (Rrogozhine) June 12, 15:04

      Ekonomist paske sindromin ‘ARVIZU” dhe jeni infektuar nga mikrobi i tij qe barazon KRIMET E SALIBISHES me kundravajtjet e edirames
      .
      Nga mali i krimeve te Sali Devilit kemi zgjdhur vetem nje molekule nga saga e perbideshme te tij

      Kondrabanda e naftës Berisha-Millosheviç, ja si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996

      PD dhe pushteti “Berisha” ka si aktivitet historik antishqiptar trafikun e karburanteve dhe armëve me Serbinë

      Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.
      Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD
      Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.
      Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”
      Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburante. Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK. Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
      Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?

      Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dal;je formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë. por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.
      Incidenti në Qafë-Thanë, SHIK urdhëroi lirimin e autoboteve
      Ishte 12 mars 1995, kur një autokolonë me 11 autobote me karburante kontrabandë u paraqit të hynte në pikën e Kalimit në Qafë-Thanë. Policia e turnit e cila nuk kishte asnjë informacion për këtë ngarkesë pa “letra” por me “kod” të SHIK e të qeverisë “Berisha”, e ndaloi dhe nuk e lejoi autokolonën të kalonte në territorin shqiptar. Brenda 1 ore në pikën e Qafë-Thanës mbërriti një helikopter me “ekspertë” të SHIK, të cilët sollën një shkresë të vulosur e firmosur nga Bashkim Gazidede dhe nga kryepolici Agim Shehu, që urdhëronte futjen e tyre në Shqipëri pa asnjë kontroll. Ata që i bllokuan ishin Komandanti i Divizionit të Policisë doganore Korçë, Arben Doçi dhe shefi i shërbimit Hasan Durmishi (ish-kryetar i policisë financiare Pogradec, ndaj të cilave u mbajt qëndrim i ashpër e pezullues nga puna “me urdhër nga lartë”. Pas incidentit të ndodhur, pikën e kontrollit kufitar e doganor të Qafë-Thanës, Kapshticës e Kakavijës, qysh pas bllokimit të autoboteve me naftë kontrabandë, i morën nën kontroll e drejtim “grupe speciale” prej nga 12 vetësh oficerë e agjentë të SHIK, të cilët u instaluan me “banim” e shërbim në zonat ku ishin pikat doganore e kufitare. Ata ishin organikë e SHIK të Tiranës.
      Azem Hajdari denoncoi trafikun e “Shqiponja-PD” në favor të Millosheviçit
      Por firma kontrabandiste e trafikuese “Shqiponja-PD” e cila ishte bërë furnitorja e vetme e pushtetit gjakatar të Millosheviçit me karburante, armë e municione, kishte dhe “llogarinë” e saj financiare. Ajo ishte një burim i madh fitimi prej kontrabandës e trafiqeve, miliardat e të cilave përfundonin në xhepat e stafit drejtues të PD, me “gjeneral” të firmës Sali Berishën i cili komandonte dhe urdhëronte gjithçka, sipas udhëzimeve e porosive që merrte nga Millosheviçi, nga mafia ruse, bullgare, rumune, serbe e greke. Ishte momenti kur Serbia e blinte “pikën e karburantit” më shtrenjtë si “pika e gjakut”, për shkak të mungesës së saj prej bllokazhit që i kishin vendosur gjithë vendet me urdhër dhe marrëveshje të SHBA, NATO e OKB. Fitimet përrallore Fitimet e mëdha që po rridhnin nga tregtia e karburanteve, krijuan jo pak turbullira edhe brenda radhëve të PD. Ish- deputeti Azem Hajdari, akuzoi publikisht drejtuesit e lart të PD, të qeveris dhe të shtetit se nëpërmjet firmës “Shqiponja-PD”, po bënin kontrabandë karburantesh dhe se kishin shkelur embargon e OKB ndaj ish- Jugosllavisë. Në betejën e përplasjeve brenda PD, ndikoi jo pak edhe lufta për të dominuar tregun e karburanteve, që po prodhonte fitime të kolosale, ndërmjet klaneve të ministrave, politikanëve e deputetëve të PD. Kjo luftë mes klanesh që kishte zbritur në “terrenin” e interesave të fitimeve financiare dhe që fijet kontrolloheshin prej Sali Berishës, Tritan Shehut, Genc Rulit e Ritvan Bodes, u acarua aq shumë, sa në vitin 1995 nisi përplasja e madhe. Një nga ata që doli jashtë loje prej kësaj kontrabande prej klaneve mafioze e trafikuese brenda PD ishte Genc Ruli, i cili u sulmua prej Berishës dhe klanit të tij, me akuzën e “drurit të arrës”, akuzë e cila kishte bazë reale. Firma trafikuese “Shqiponja-PD” kishte mjaft avantazhe në treg, duke u bërë në një farë mënyre e pakonkurrueshme nga operatorët e tjerë të import-eksporteve të karburanteve e armëve në Shqipëri e rajon, por edhe nga ata operatorë të rinj, që kishin lidhje të forta me pushtetin mafioz e kriminal “Berisha”, kupola e të cilit menaxhohej prej SHIK të Bashkim Gazidedes. Për dy vjet, nga viti 93 deri në vitin 95, firma “Shqiponja-PD”, zyrtarisht mësohet se ka fituar rreth 700 mijë dollarë amerikanë. Por në fakt, sipas volumit të kontrabandës, mendohet se fitimi prej karburanteve të shitur në Serbi, mendohet se kalonin shumën 12 milion dollarë, vlera këto që përfundonin në xhepat e pushtetit që përballë shqiptarëve, kishte hedhur parullën elektorale e programore demagogjike: “Me ne fitojnë të gjithë”. Asnjëherë, nuk pati një “libër bilanci” kjo firmë, madje edhe kur u mbyll në vitin 1996, rezultoi me buxhet 18 dollarë gjendje. Firma “Shqiponja-PD” u mbyll në fund të vitit ‘96, kohë kur kishte rënë interesi i ish-Jugosllavisë së Millosheviçit, për importe karburantesh nga Shqipëria, si pasojë dhe e heqjes së embargos. Mbyllja e firmës “Shqiponja-PD” me heqjen e embargos ndaj Serbisë, dëshmoi qartë e përfundimisht se kjo firmë e krijuar prej Sali Berishës, kishte si mision vetëm kontrabandën e naftës, por edhe të armëve e municioneve, të cilat Sali Berisha i vazhdoi edhe në pushtetin e viteve 2005-2013 nëpërmjet ministrisë mafies së trafiqeve të instaluar brenda Ministrisë së Mbrojtjes me firmën “Meico”
      , por edhe me firma private
      të cilat shkaktuan
      edhe tragjedinë e Gërdecit
      , ku menaxhere ishte
      familja mafioze
      kryeministrore “Berisha”.

      Reply to this comment
      • per Qel Rogozhinen me respekt June 12, 17:51

        Je jashte temes komplet. Me Fajin e ka Saliu mund te ushqehen akoma ne Rogozhine por jo ne gjithe Shqiperine.

        Reply to this comment
      • shqiptar June 14, 10:47

        Ka pasur vërtetë në vitet 90-të kontrabande nafte e armësh në drejtim të Malit të Zi apo Serbisë. Por nëse i hyn hetimit , na del se nuk ishte presidenti Berisha që bëri ate kontrabandë sepse po të ishte kështu, SHBA e BE do ti vinte sanksione Shqipërisë për shkeljen e embargos.
        Ajo që tashmë ështe provuar me qeverisjen e Ramës, është se ata trafikantë që u pasuruan me kontrabandat e ndyra, Rama i bëri deputetë e funksionarë të lartë qeveritarë apo partiakë. Është idiotësia më e madhe që të akuzosh Berishën se i paskej trafikuar Serbisë naftë e armë, sepse familja e tij ndodhet mu në kufirin midis Shqipërisë e ish Jugosllavisë e mbi çfarë baze llogjike Berisha i paska ndihmuar serbët që të vrasin familjarët e bashkëfshatarët e tij ?
        Berisha është i vetmi lider i Shqipërisë që nuk ka shkelur asnjëhere në Beograd, ndonëse ka qenë president e kryeministër 8 vite.
        Mjafton kjo gënjeshtër e trashë, për të shumëzuar me zero gjithë akuzat e tjera të shpifura alla Mero Baze për Berishën e “familjen” e tij.

        Reply to this comment
  3. Katovica June 13, 10:12

    Po shkollen e mesme, ja gjeten Tikut se ku e ka mbaruar?!!!! O komisjonere plehra vetingu!!!!

    Reply to this comment
  4. info analitike June 13, 10:20

    Jo po a do te kete Vetting me poste. Hahaha o Bedri po u bere gazi i botes o derebardhe, a ke cipe o njeri apo jo? Ore a kupton ti qe Fusha, familjar i prokurorit Fusha, po merr 9000 m2 ne qender ne shkelje te ligjeve vetem per te mbrojtur prapapanicen e lali Erit e ti derdellit per vetting. Keta duhen futur ne burg te gjithe perfshire juve qe u fshihni zullumet sepse jeni bashkepunetore ne keto vjedhje duke mos i denoncuar mediatikisht por duke i mbrojtur.

    Reply to this comment
    • Intelektual i pa emer! June 13, 14:36

      O “info analitike”! Ne ka njeri qe po behet “gazi i botes” eshte Basha-Berisha dhe ti o njeri pa mend! Te jetosh me “fantazmen sali” eshte mungese inteligjence ne mos vete ndjenja e te qenit Vicidolas! Nuk ecen Shqiperia pa u larguar Sali-Meta!

      Reply to this comment
      • info analitike June 13, 21:15

        Ashtu eshte”fajin e ka Saliu”. Perse u bekan gazi i botes ata kur Rama po i mbron e po u shton pasurine? Ore jeni ne vete ju apo u ka infektuar Bedriu me perrallat e tija?!

        Reply to this comment
  5. info analitike June 13, 21:23

    Ashtu eshte”fajin e ka Saliu”. Perse u bekan gazi i botes ata kur Rama po i mbron e po u shton pasurine? Ore jeni ne vete ju apo u ka infektuar Bedriu me perrallat e tija?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*