A do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë? Si përgjigjet presidenti Thaçi

June 5, 2020 08:09

A do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë? Si përgjigjet presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur dje në emisionin Opinion në lidhje me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë tani që Kosova ka qeverinë e re.

Sipas Presidentit Thaçi procesi i dialogut mes dy shteteve do të intensifikohet në javët në vazhdim dhe procesi do të ketë pjesëmarrje aktive të SHBA. Ai nuk dha një datë se kur mund të ketë një marrëveshje por tha se është “optimist”

“Mendoj që në javët e ardhshme do të kemi një intensifikim të këtij procesi një angazhim nga ShBA për të arritur një marrëveshje që sjell njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj që janë të vendosura të mbyllin problemet në Ballkanin perëndimor. Roli i ShBA për Ballkanin perëndimor nuk lidhet me administratën në ShBA. Unë shpresoj ma shpejt se mendojnë pesimistët por unë jam optimist.”, tha Thaçi.

Sa i përket çështjes së idesë së shkëmbimit të territoreve Thaçi tha se Serbia do të njohë Kosovën në sovranitetin territorial të saj të sotëm.

“Marrëveshja mbyll armiqësitë hap perspektivën atlantike për Kosovën dhe që sjell njohjen reciproke. Kosova ka bërë mjaftë sakrifica, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kështu që Kosova nuk ka çfarë me pagu. Mund të konkludoj se pa një marrëveshje pa mbylljen e konfliktit nuk do të ecë përpara as Kosova e as Serbia.  Në fund Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar sovranitetin territorial të sotëm të Kosovës.”- deklaroi Thaçi

o.j/dita

June 5, 2020 08:09
Komento

6 Komente

  1. Po po po.. June 5, 08:29

    PA komente.?… Si eshte e mundur

    Reply to this comment
  2. Agim Anastasi June 5, 10:59

    Atehere perse bere gjithe kete lufte per largimin e Kurtit ! ? Perse ambasadori Amerikan jo i deshiruar ne Gjermani, kerkoi si Ti largimin e Kurtit ? Si mundet te mendosh se nuk kemi te bejme me administraten Amerikane, kur Trump eshte problemi i gjithe planetit. Çfare i premtoi ai Putinit. Si mendojne Gjermanet. Perse kaq shume i qane zemra presidentit ne ikje, i cili nuk e di ku bie Kosova.

    Reply to this comment
  3. Igor June 5, 11:23

    Sa te paguan Serbija qe e genjen popullin ,kur edhe gomaret e din qe Serbija kur zdota njohi Kosoven si shtet,pse ata e kan litarin ne dore me Amerikanet dhe Ruset kurs Kosova ska asgje ku vetem jeton me ndihma evropa dhe Amerika jan lodhur me Kosoven dhe jan bere pishman qe e kan njohur Kosoven dhe ne fund doti japin Kosoves nji statute autonomi dhe mos kerkoni ma shum.

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic June 5, 19:31

      Hajde komentues hajde.! Sa shkurt i ke ren kesaj ceshtje.!
      Po status kishte dhe u be gjith ajo lufte.Po perse SHBA eshte kaqe idiote qe u behka pishman c`far ka bere.?
      Kaqe gje nuk e kup[ton qe intersat Amerikan jen tek shqiptaret dhe jo te ke serbet.!
      Keshtu qe po gabon IGOR.!
      SHBA do ta ndihmojn Kosoven !

      Reply to this comment
  4. mirel June 5, 18:06

    Shikoni lojerat e fjaleve te ketyre tradhetareve:

    “Marrëveshja mbyll armiqësitë hap perspektivën atlantike për Kosovën dhe që sjell njohjen reciproke. Kosova ka bërë mjaftë sakrifica, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kështu që Kosova nuk ka çfarë me pagu. Mund të konkludoj se pa një marrëveshje pa mbylljen e konfliktit nuk do të ecë përpara as Kosova e as Serbia. Në fund Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar sovranitetin territorial të sotëm të Kosovës.”- deklaroi Thaçi
    Dmth, ne fillim Kosova nuk ka cfare te paguaje. Te jep idene se mareveshje territoresh nuk te kete.
    Me tej ai vazhdon se duhet te kete mareveshje te mbylljes se konfliktit, te cilen nuk e specifikon.
    Cdo te thote kjo mareveshje e mbylljes se konfliktit Thaco?
    A eshte Kosova ne konflikt me Serbine, apo Serbia ne konflikt me pavaresine e Kosoves?

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic June 5, 19:32

    Hajde komentues hajde.! Sa shkurt i ke ren kesaj ceshtje.!
    Po status kishte dhe u be gjith ajo lufte.Po perse SHBA eshte kaqe idiote qe u behka pishman c`far ka bere.?
    Kaqe gje nuk e kup[ton qe intersat Amerikan jen tek shqiptaret dhe jo te ke serbet.!
    Keshtu qe po gabon IGOR.!
    SHBA do ta ndihmojn Kosoven !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim