A do të largohet Icardi nga Interi?

November 5, 2019 15:55

A do të largohet Icardi nga Interi?

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se është duke bërë gjithçka për të qëndruar në “Parkun e Princave”.

Icardi gjatë afatit veror është huazuar nga gjiganti francez me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm për 60 milionë euro.

26-vjeçari ka thënë se i pëlqen klubi pasi është një ndër më të mirët në botë, transmeton KosovaPress.

“Do të shohim në fund të sezonit nëse do të qëndroj. Dua të bëj gjëra të mira, të luaj për një klubi si PSG ka shumë rëndësi, pasi është një ndër klubet më të mira në botë. Është hap i mirë në karrierën time. Do të bëj gjithçka për të qëndruar”, deklaroi ai.

Futbollisti argjentinas ka thënë se ishte drejtori sportiv Leonardo, që e ka bindur për t’u transferuar në Paris.

“Më thirri për t’i ndihmuar klubit, ishte shumë i rëndësishëm në zgjedhjen time. Më tha se mund të rikthehem si lojtar i rëndësishëm pasi gjërat ishin komplikuar në Milan. Kisha oferta tjera, por ishte mirë të vija në Paris”, përfundoi ai.

 

l.h/ dita

November 5, 2019 15:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*