A do të mundet Tottenhami që të shpëtojë Premier League-n?

December 15, 2017 14:17

A do të mundet Tottenhami që të shpëtojë Premier League-n?

Premier League shpreson që Tottenhami të shpëtojë sezonin në Angli.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, londinezët vizitojnë të shtunën stadiumin e Manchester City-t për t’i vendosur shkopinj nën rrota makinës perfekte të Pep Guardiolës, që do të prezantohet në fushë me rekordin historik të 15 fitoreve rresht.

“Citizens” janë thjesht të papërmbajtshëm, por nëse ka një ekip që për stil loje i përngjan dhe mund ta frenojë ai është Tottenham.

“Qytetarët” morën një tjetër fitore bindëse në mesjavë kundër Swansea-s (4-0), duke vendosur një rekord të ri në Premier League për numrin e fitoreve radhazi (15).

Skuadra e Pep Guardiola ka marrë 49 pikë nga 51 që ka pasur në dispozicion në 17 javët e para të kampionatit, nisja më e mirë që një ekip ka bërë në historinë e kampionatit anglez.

I pyetur nëse skuadra mund të ndihej e vetëkënaqur nga këto arritje, ai ka thënë: “Kjo nuk ka për të ndodhur. Ne kërkojmë shumë nga lojtarët tanë. Mund të humbasim, mund të luajmë keq, por nuk kemi qenë kurrë të vetëkënaqur në të kaluarën, siç nuk jemi tani dhe siç nuk do të jemi në të ardhmen”.

Në këtë sfidë ata do të presin në “Etihad Stadium” një Tittenham të ringjallur.

Shifra dhe fakte

– Londinezët kanë fituar dy ndeshje radhazi, por nuk kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

– 11 nga 20 skuadrat e Premier League kanë një lojtar në ekip me 5 ose më shumë gola të shënuar në këtë sezon. City ka gjashtë të tillë, që tregon akoma më shumë forcën e kësaj skuadre. Ata kanë realizuar pak më shumë se 3 gola për ndeshje deri tani.

– Në dhjetë përballjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave janë realizuar 39 gola (3,9 për ndeshje), ndërsa arbitrat kanë qenë të zënë në dhënien e 47 kartonëve të verdhë (4.7 për ndeshje) dhe dy të kuq.

– Sergio Aguero është rreziku numër 1 për “Spurs”. Ai ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë dy asiste në 11 ndeshje të luajtur kundër londinezëve.

December 15, 2017 14:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin