A do të ndodhë kështu edhe me politikanët e korruptuar shqiptarë?

April 11, 2018 08:25

A do të ndodhë kështu edhe me politikanët e korruptuar shqiptarë?

Sebastian Ghita, 40 vjeç, i njohur si “Enfant terrible” në dhjetorin e vitit 2016 u largua nga Bukureshti, pak orë përpara se të dilte urdhërarresti për të.

Ditën e arratisë ai kishte marrë pjesë në një festë krishtlindjesh të Shërbimit të Brendshëm Informativ Rumun, SRI, bashkë me politikanë të nivelit të lartë e njerëz të drejtësisë e policisë.

Kundër Ghitas zhvillohen hetime për korrupsion, larje parash dhe shantazh.

Pas largimit, autoritetet rumune e kërkuan atë me urdhërarresti ndërkombëtar. Në prill të vitit të kaluar Sebastian Ghitta u arrestua në Beograd. Me një emër të tjetër dhe pasaportë sllovene dukej se ai ndjehej i sigurtë në kryeqytetin serb.

Pas gjashtë javësh paraburgim, autoritetet serbe e liruan atë kundrejt një garancie prej 200.000 eurosh. Serbia dhe Rumania nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Para ekstradimit të mundshëm, drejtësia serbe do të vendosë njëherë për hyrjen ilegale në Serbi, një procedurë që duket se do të marrë shumë kohë.

Pasuria e ish-deputetit llogaritet në 100 milionë euro. Pjesa më e madhe e fituar nga pajisja e institucioneve shtetërore me teknologji kompjuterike.

Karriera e 23 vjeçari filloi në provincë, në qytetin jugor rumun, Ploiesti, po me probleme me drejtësinë për pazare të dyshimta. Më pas ai vazhdoi e u ngjit në karriernë e oligarkut kombëtar.

Ngjitja erdhi përmes afrimit me partinë socialdemokrate, PSD. Miqësia me kreun e PSD-së dhe kryeministrin e mëvonshëm, Victor Ponta i siguroi atij kontrata të majme të teknologjisë kompjuterike.

Prokuroria rumune shpreh dyshime se Ghitta në pranverën e vitit 2012 ka financuar daljen publike të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në një miting zgjedhor të PSD-së në Bukuresht.

Si shpërblim ai zuri një vend të mirë në listën partiake për të siguruar karrierën politike edhe në parlamentin rumun. Si deputet ai gëzonte imunitetin parlamentar. Një imunitet, për të cilin Ghitta ka pasur shumë nevojë, po të kujtosh disa procese të hapura kundër tij.

Sipas drejtësisë rumune proceset kundër tij për shkak të hyrjes edhe në parlament duhet të rihapeshin nga një instancë më e lartë. Por megjithë problemet me drejtësinë, Ghitta zgjidhet në vitin 2012 sekretar i komisionit parlamentar të kontrollit për shërbimet informative.

Në dhjetor 2016 Ghita nuk arrin dot të zgjidhet deputet. Autoriteti antikorrupsion DANN kishte zbuluar parregullsi. Një firmë e kontrolluar nga Ghitta kishte siguruar një porosi milionëshe për sigurimin e kufijve serbë.

Kreu i qeverisë së Beogradit ishte presidenti i sotëm, Aleksandar Vuçiç. Po ai president që para pak javësh mikun e tij dhe ish-kryeministrin rumun, Ponta e bëri konsulent personal duke i dhuruar edhe shtetësinë serbe.

Po ashtu si Ghita edhe Ponta është i përfshirë në disa afera korruptive. Ende Ponta qëndron në Rumani, një vend nga ku nuk janë larguar vetëm politikanë të nivelit të lartë nga frika e drejtësisë. Edhe ish-ministrja Elena Udrea është arratisur në Kosta Rika.

Një detaj interesant: Bashkë me të edhe një ish-prokurore rumune ka gjetur vend në Kosta-Rika.

Radu Mazare, ish-kryebashkiaku i qytetit port në Detin e Zi, Konstanta, i dënuar për korrupsion dhe larje parash është tërhequr si „investitor” në Madagaskar.

Të gjithë këta persona që janë larguar pa frymë nga Rumania kanë një të përbashkët: Ata kanë pasur akses në fondet publike.

Por të kthehemi tek rasti i Ghitas. Përmes televizionit të tij ai bombardon me “zbulime” dhe sulmon rregullisht institucionet që hetojnë kundër tij nga ekzili beogradas. Vëzhguesit nuk e përjashtojnë një zhvillim të ri: Ghitta mund të jetë një eksperiment për Pontan.

Nëse drejtësia beogradase mund të mbrojë Ghittan nga drejtësia rumune, mund të ishte e lehtë edhe për Pontan të presë një vendim të mundshëm të drejtësisë nga ana tjetër e Danubit.

n.s. / dita

April 11, 2018 08:25
Komento

5 Komente

  1. nuk ka ngel hajdut e kriminel pa e quajtur veten patriot April 11, 08:45

    ketu nuk ka per te ndodhur asgje,nothing,nada,sepse ketu jane qe te gjithe te korruptuar nga i pari deri tek i fundit politikan,gjykates e prokuror.
    ketu vete po erdhen nga jashte qe ta pastrojne kete vend mire,por po pritem nga rama,saliu,e dhalla e thartuar qe u zevendesua me nje te mefshet qe nuk i can dot shoket e vet te majmur ne pasuri.
    ketu duhet te vringellijn prangat qe nga sali berisha qe pervec vjedhjes familjare ehde per percarjen e popullit per thirrjet e tij xhihadiste,per rrumpallen 28 vjecare ne te gjitha fushat e sektoret.
    ketu duhet hedhur prangat qe nga ilir meta e monika cizmja e cdo antar i lsi qe nuk kane lene rruge e ujesjelles pa vjedhur,e deri tek cdo zyrtar qe ka qene ne pushtet ne keto 28 vjet,e deri tek keta te sotmit.
    nga ka dale gjithe kjo pasuri marramendese e ketyre politikaneve qe akuzojne dhe mbrojne njeri tjetrin.
    thone se shpresa vdes e fundit ,por ketu tek ne shpresen e vrau sali berisha me pasusit e tij ne keto vite.

    Reply to this comment
  2. SEKUESTRO April 11, 09:00

    ne spo fusim dot ne burg nje like me monen qe ashiqare jane hajdute si edhe berishen, me gjithe ramen e kompanin e prokuroreve e gjyqtareve ……………….

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 11, 09:11

    KY MAFIOZ RUMUN QENKA KOPJE E EDI RAMES

    Vetem se Edi Rama eshte me i pasur se ky mafio, OSBE-ja deklaroi se ka 200 meleon dollaro pasuri ne bankat e SHBA , jo me kot ambasadori Lu dhe kokekuqja Vllahutini e kane llastuar Edvinin aq shume sa e mbushi Parlamentin me kriminele dhe mbuloi Shqypnine me droge,

    por,

    Pyetja me thelbesore eshte:

    Kur do te shkoje Edi Rama tek miku i tij Vucic ne Beograd qe te shpetoje koken enveriste?

    Reply to this comment
  4. Shen Kozmai April 11, 12:22

    I pari qe duhet te shikoje mjediset e burgut eshte Like Floriri. Edhe Mona pas tij. Nese ka drejtesi kjo pune duhet te fillooje sa me pare.

    Reply to this comment
  5. Adih April 11, 14:26

    Intelektuali @….. Pergjigje per ju .
    Keta tanet : Rama ,Berisha Likja me Monen e Basha ,bashke me ministrat e tyre ,nuk e kane te sigurte Beogradin ,ose Mosken . Keta e kane te sigurte azilin ne KORENE e VERIUT tek KIMI: Te rine rehat se KIMI do ja u beje letrat .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*