A do të shkarkohet Trump? Zgjedhjet e mesmandatit, vendimtare

August 24, 2018 18:29

A do të shkarkohet Trump? Zgjedhjet e mesmandatit, vendimtare

 

Prej dy ditësh po lakohet gjithmonë e më shumë mundësia e ngritjes së akuzave ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, me qëllim shkarkimin e tij nga Kongresi.

Edhe pse duken të pakta mundësitë që shumica republikane të fillojë një proces të tillë, “Zëri i Amerikës” thotë se situata mund të ndryshojë, nëse demokratët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit.

Vet Trump po përpiqet ta paraprijë situatën me nisjen e një fushate kundër përpjekjeve të tilla, e këtë e dëshmoi qartë një ditë më parë, kur tha në “Fox News” se po të ngrihen akuza për shkarkimin e tij, tregu i aksioneve do të falimentojë.

Mundësia e shkarkimit është përmendur shumë gjatë dy ditëve të fundit, pasi ish-drejtori i fushatës së Trumpit, Paul Manafort u gjet fajtor për 8 akuza, nga një juri federale në shtetin e Virginias; ndërsa ish-avokati i presidentit, Michael Cohen u vetëdeklarua fajtor për shkelje të rregullave të fushatës me paratë e dhëna dy grave, që thonë se kanë pasur marrëdhënie intime me manjatin republikan.

Disa ekspertë të politikës sugjerojnë se, pranimi i shkeljes së rregullave për financimin e fushatave elektorale dhe implikimi që Cohen i bëri Trump-it mund të shërbejnë si bazë për ngritjen e akuzave, që çojnë drejt shkarkimit të presidentit. Të tjerë, sidoqoftë janë skeptikë.

Për momentin, një skenar i tillë duket i pagjasë, duke qenë se shumicën në Kongres e kanë republikanët, por nëse demokratët sigurojnë mazhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, në muajin nëntor, atëherë procesi kundër presidentit nuk është çudi të fillojë vërtet.

l.h/ dita

August 24, 2018 18:29
Komento

4 Komente

  1. Arben August 24, 20:32

    ore billi e “shtriu kabllin” si president, duke perfituar nga

    presidentlleku e nuk u shkarkua.

    ky u dashka shkarkuar, sepse paska “shtrire kabllin”

    ne rini te vet.

    po ndodhi kjo, amerika ka ikur per lesh, vota e popullit

    ka vlere 0.

    Reply to this comment
  2. Usa August 25, 04:00

    Per leshin e sateme flet

    Reply to this comment
  3. votren August 25, 10:41

    Dhe po te filloj procedura e shkarkimit mire do jete.Eshte presidenti me i papershtatshem qe Amerika ka pas ndonjehere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*