A do të shkrihet OFL? Ministri i Brendshëm e pranon: Ligji antimafia nuk ka funksionuar, afati i vlefshmërisë do të shtyhet. Mund të funksionojë në të ardhmen

November 25, 2020 09:28

A do të shkrihet OFL? Ministri i Brendshëm e pranon: Ligji antimafia nuk ka funksionuar, afati i vlefshmërisë do të shtyhet. Mund të funksionojë në të ardhmen

Edhe pse kanë munguar rezultatet e dikshme në sekuestrimin e pasurive të dyshuara, të personave të lidhura me krïminin, OFL nuk do të shkrihet ende.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha në emisionin “Përballë” në RTSH, se afati për Operacionin Forca e Ligjit do të shtyhet.

Edhe pse prej ditësh është folur se OFL-ja do të shkrihet si nismë e proklamuar me bujë nga qeveria për goditjen e krïmit, Ministri i Brendshëm mendon të kundërtën dhe thotë se mund të duhet vetëm një amendim i ligjit dheshtyrje e afatit të vlefshmërisë që të mbullen proceduart e nisura në Gjykatë.

“Ligji antimafia nuk ka funksionuar. Është amenduar dhe është hapur mundësia që të funksionojë në të ardhmen. Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur”, tha Lleshaj.

j.l./ dita

November 25, 2020 09:28
Komento

5 Komente

  1. Iliria e bashkuar November 25, 11:46

    Mbase po iken edhe ministri i brendshem me i mire i kohrave si te tjeret ? Anti mafia eshte ceshtje shteti dhe organisim ligjesh. Ne shumicen e rasteve jane ligjet e jetés se perditshme qe jane te dobta ose te pa respektuara. Ajo fillon nga politikanet e jo nga populli.

    Reply to this comment
  2. mirel November 25, 14:41

    Ik mor plere, meqe nuk paska funksionuar duhet amenduar te funksionoje ne te ardhmen.
    Keta tallen 10 here kur flasin njehere.
    Ik mor plera, dashke fuqi te posacme qe ti bejne kerdine fukarait se per kriminelet e medhenj punojne..
    Talluni, se populli ju mban me buke per te mos bere detyren, dhe per te amenduar falimentimin tuaj te sukseshem

    Reply to this comment
  3. xxx November 25, 17:18

    https://lapsi.al/2020/11/25/cudia-ne-elbasan-gati-ndertimi-i-bashkise-me-kulle/
    Nen shembullin e skemes se Teatrit Kombetar, bashkia ELBASAN fal lulishten e qendres privatit per kulla.

    Pushtetet egzekutive si qendrore si vendore po bejne kerdine me publiken. Territori vendit po shqyhet kush te mundi.
    Ku eshte Kushtetuta ku eshte Parlamenti

    Reply to this comment
    • mirel November 25, 19:01

      Skandaloze. Cfare Kushtetute dhe Parlamenti. Ata jane te gjithe horra dhe hajdute, duhet te ngrihen njerezit

      Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi November 25, 18:47

    Nuk duhet shpejtuar! Duhen pyetur miqte tane jashte! D.m.th., ata qe na drejtojne brenda! Cfar do te thone ata do bejme edhe ne! Aferim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim