Yee pret një Yes. Sot, përgjigjja e PD për paketën McAllister

May 16, 2017 09:40

Yee pret një Yes. Sot, përgjigjja e PD për paketën McAllister

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të japë sot një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit ose e njohur ndryshe si paketa McAllister.

Burimet bëjnë me dije se zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do të jetë edhe sot në Tiranë për të pritur këtë përgjigje pas takimeve intensive të një dite më parë që rikthyen shpresat për një marrëveshje.

Një ditë më parë në takimin me gazetarët, Hoyt Brian Yee tha se paketa që u prezantua nga McAllister është një paketë e drejtë që mund të çojë drejt zgjidhjes.

Pavarësisht pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhje, Yee u shpreh se nëse ato çertifikohen si të rregullta nga OSBE, Shtetet e Bashkuara do t’i njohin.

Diplomati amerikan theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nga demokratët dëmton Partinë Demokratike dhe imazhin e vendit.

Oferta

Oferta më e fundit që i është bërë Bashës dhe Ramës nga emisari amerikan Hoyt Brian Yee, ka qenë një shartim mes asaj që ka lënë disa ditë më parë mbi tryeza i dërguari i PPE, McAllister dhe asaj që ka propozuar Rama në takimin e thirrur nga Nishani, pra plus një zv/ kryeministër për opozitën.

Kjo paketë e pranuar si më e mira e ardhur deri më tani nga aleatët e PD-së mendohet se e ka futur në mendime një pjesë të opozitës.

Plus këtyre nga selia blu po kërkohet një shtyrje e zgjedhjeve në datën e fundit të korrikut, votimi elektronik dhe një mbikqyrje e madhe e zgjedhjeve e dirigjuar kryesisht nga amerikanët.

McAllister i jepte opozitës 4 ministri, i ofronte president konsensual dhe kreun e KQZ-së, të bashkuara këto me shtyrjen dyjavore të zgjedhjeve.

Por paketa e ish të dërguarit të PPE-së nuk është pranuar nga Lulzim Basha i cili u largua nga pallati i Kongreseve sapo iu dorëzua ajo dhe nuk pranoi të firmoste asgjë më pak se largimi i Ramës dhe qeveria teknike.

Rama, megjithëse e pranoi fillimisht propozimin, disa ditë më pas e rrëzoi. Një zv/kryeministër dhe 3 zv/ministra, qe paketa e propozuar nga Rama.

May 16, 2017 09:40
Komento

5 Komente

  1. Arber I May 16, 10:17

    Te presim se cfare do te thote Vladimir Putini…

    Reply to this comment
  2. deti May 16, 14:12

    nuk besoj se basha do te thote po.pretendimet e bashes jane te qellimeshme ato nuk kane te bejne fare me drejtesine e zgjdhjeve te lira e te drejta ashtu sikunder pretendohet.mendoj se dy jane arsyet kryesore qe duhet te kuptojme nga qendrimi i tanishem i bashwes e berishes. e para ata duke e ditur se populli nuk oi voton deshirojne te mari n pushtetin me dhune dhe e dyta arsye eshte se me dike jane lidhur per te bere nje gjak derdhje ne shqiperi..jam i bindur qe basha nuk do te pranoje as propozimin amwrikan,

    Reply to this comment
  3. Besniku May 16, 14:24

    A nuk eshte e turpshme qe u mblodh gjithe bota, te mendosh vendet me te fuqishme, qe ti mbushin mendjen nje krimineli me emrin berisha, fatkeqesia e madhe e ketij vendi, per ta lene popullin te lire te vendose!!???
    Po ne ç’demokraci ekziston kjo!?
    Apo kjo ndodh ne vazhden e 27 viteve qe duan te provojne sa duron akoma ky popull. I le 24 ore afat bashes te vendose! Dhe ne qe mendonin si dorrezohet me turr basha! Me duket se ka diçka qe nuk shkon me keta demokrate perendimore dhe berisha u a ditka mendjen. E kthyen ne 97-ten, dhe na lane peshqesh nje moster qe per 8 vjet na ktheu ne sistemin korruptiv te zogut, . Tani nuk po duan te behet Shqiperia, si e duan shqiptaret pa b&b. Duan patjeter te mos stabilizohemi, e kujt I intereson kjo!?! Nuk po kuptoj me ç,ngjet e çfare prapaskenash thurren ne kurriz tone.

    Reply to this comment
  4. fteri May 16, 16:24

    Kur është për vete Rrotën e çerres e lyeni me mjaltë or Edi Rama dhe L.Basha !

    kurse çerren e mbushni me gogla boshe për popullin .! .Ku është vetingu ?…..
    Ku është shkarkimi dhe ndjekja penale e prokurorve dhe gjykatësve të njollosur në krime.

    SHqipëria sot nuk vuan për zgjedhje e 100 Parti ,se ato janë bërë tash 27 vjet po i ndrrojnë vendet njëra tjetrës ,por vuan për dhënje DREJTËSIE që është MOHUAR popullit ,gjykata prokurori aktuale janë bërë kështjella e krimit ku gjenerojnë të gjitha krimet makabre në shqipri.

    Populli troket në derë te drejtësisë,por është e shurdhër ,dera s’hapet .Hapet vetëm kur marrin parat e pista të kriminelve .Me popullin e thjeshtë këto jan indiferent ,i dinë vuajtjet por s’u intereson u intereson vetëm LEKU -JO DHËNJA E DREJTËSISË hapet vetëm për politikanët dhe kriminelët !..

    Prokurorët ,gjykatësit ,presidenti sakat,politikanë i keni parë me xhel në kokë me kostume të shtrejta ,me ora e unaza floriri ,me vila e makina të shtrejta jan bërë sot barrikadë kundër vetingut si fole grenzash kërkojnë të mos dorzojnë detyrën dhe si bisha të tërbuara luftojnë me thonjë e me dhëmbë për të mos dorzuar detyrën dhe privilegjet e pa drejta në kurriz të popullit .

    PRANDAJ THIRRJE DREJTUAR : AMBASADORVE TË SHBA-së dhe DONALT LU ,dhe B.EUROPIAN me Z. VLAHUTIN :

    NA NDIHMONI TË ÇËRROJMË njëher e mirë nga sistemi i drejtësisë KËTO KRIMINEL QË KAN UZURPUAR ,

    -PALLATIN E DREJTËSISË ,
    -tu sekuestrojmë pasurinë e paligjëshme dhe ti ,
    -plasim në burg .

    Kjo është një thirrje zemre jo rutinë por realitet si drita e diellit.
    *****G.DITA ju lutem na ndihmoni që këto kërkesa ti venë në veshë ambasadës SHBA,dhe ambasadëave të BE-së.

    Reply to this comment
  5. fteri May 16, 16:33

    Kur është për vete Rrotën e çerres e lyeni me mjaltë or Edi Rama dhe L.Basha !

    kurse çerren e mbushni me gogla boshe për popullin .! .Ku është vetingu ?…..
    Ku është shkarkimi dhe ndjekja penale e prokurorve dhe gjykatësve të njollosur në krime.

    SHqipëria sot nuk vuan për zgjedhje e 100 parti ,se ato janë bërë tash 27 vjet po i ndrrojnë vendet njëra tjetrës,çdo 4 vjet ,por populli vuan për dhënje DREJTËSIE që është MOHUAR . Gjykata prokurori aktuale janë bërë kështjella e krimit ku gjenerojnë të gjitha krimet makabre në shqipri.

    Populli troket në derë te drejtësisë,por është e shurdhër ,dera s’hapet .Hapet vetëm kur marrin parat e pista të kriminelve .Me popullin e thjeshtë këto jan indiferent ,i dinë vuajtjet por s’u intereson u intereson vetëm LEKU -JO DHËNJA E DREJTËSISË hapet vetëm për politikanët dhe kriminelët !..

    Prokurorët ,gjykatësit ,presidenti sakat,politikanë i keni parë me xhel në kokë me kostume të shtrejta ,me ora e unaza floriri ,me vila e makina të shtrejta jan bërë sot barrikadë kundër vetingut si fole grenzash kërkojnë të mos dorzojnë detyrën dhe si bisha të tërbuara luftojnë me thonjë e me dhëmbë për të mos dorzuar detyrën dhe privilegjet e pa drejta në kurriz të popullit .

    PRANDAJ THIRRJE DREJTUAR : AMBASADORVE TË SHBA-së dhe DONALT LU ,dhe B.EUROPIAN me Z. VLAHUTIN :

    NA NDIHMONI TË ÇËRROJMË njëher e mirë nga sistemi i drejtësisë KËTO KRIMINEL QË KAN UZURPUAR ,

    -PALLATIN E DREJTËSISË ,
    -tu sekuestrojmë pasurinë e paligjëshme dhe ti ,
    -plasim në burg .

    Kjo është një thirrje zemre jo rutinë por realitet si drita e diellit.
    *****G.DITA ju lutem na ndihmoni që këto kërkesa ti venë në veshë ambasadës SHBA,dhe ambasadëave të BE-së.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim