A do t’ia kalojë mandatin Ramës? Deputetja e PDIU-së, Reme Lala: Si qëndron e vërteta

June 27, 2017 15:38

A do t’ia kalojë mandatin Ramës? Deputetja e PDIU-së, Reme Lala: Si qëndron e vërteta

 

Reme Lala deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar me një sqarim të gjatë rreth deklaratës që bëri buje në media se ajo i kalon mandatin Edi Ramës.

Në një reagim te postuar ne faqen e saj zyrtare në Facebook, Reme Lala shkruan se do të qëndrojë me PDIU-në.

Lala sqaron se me deklaratën e së hënës kishte qëllim t’u garantonte dibranëve, se do të kërkonte ndihmën e qeverisë dhe të Edi Ramës, për të kthyer sytë drejt tyre dhe jo se mandati i saj, do t’i bashkohej Partisë Socialiste.

Deklarata e Reme Lales

Te dashur dibranet e mi!

Iu falenderoj perzemeresisht per mbeshtetjen.

Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet.

Per respektin e dibraneve, per te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar, per t’iu kthyer pergjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganeve qe jane mesuar te ndyjne gjithcka, jane mesuar te shtremberojne e te deformojne, e per t’i kthyer pergjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjale.

“Do me lini tia nis mbare…..?

Sic duket perkthimi shqip – shqip ne 2017 rezultonka me i veshtiri”

Mesojeni nese ju ka humbur nga dija,

rifreskojeni nese eshte mykur nga deliret,

perpunojeni nese shiteni sic jeni.

Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve.

Faleminderit qe zgjodhe per ta faqosur ne librat e historise , ne korpusin e ndritur qe do leme trashegim.

Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit. Une jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askend.

Faleminderit per buqeten e pare te mireseardhjes,po ashtu rishtareve te ekranit qe vemendjen e marrin nga hedhja gjyleve me uje,me siguri lagin vetem kembet e veta.

Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bejne perifrazime, gjasme simbolika,metafora me mimika te friksuara,gjuajne me shigjeta kaullcuku ne frontin ku fortifikimet jane prej celiku.

Gjykimet ne eter nuk kompleksojne njeri.

Velat i ngrita per te lundruar drejt, qete , faleminderit Zotit qe eren e kam ne favorin tim.

Po ua theksoj te gjitheve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti.

Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit. Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.

Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t’iu perkushtohem perjete!

June 27, 2017 15:38
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 June 27, 17:08

    SHUMË FJALË PËR ASGJË!!
    politikani i sotëm njihet që në foljen e parë!!
    dhe kjo kaq e re ka hyrë në rrugën e politikës së qelbur vrastare hajdute shqiptare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim