A duhet legalizuar prostitucioni? 7 vendet e BE-së që i kanë thënë PO

March 1, 2019 21:21

A duhet legalizuar prostitucioni? 7 vendet e BE-së që i kanë thënë PO

Prostitucioni në Shqipëri dhe gjithashtu në vende të tjera të Evropës Lindore vijon të jetë i paligjshëm. Megjithatë në disa vende të Bashkimit Evropian është i legalizuar, por në secilin shtet me rregulla dhe norma të ndryshme. Në një shkrim “Ilsole24ore” ka renditur vendet ku lejohet prostitucioni dhe ku jo. Në vitin 1958 në Itali janë mbyllur shtëpitë publike, ndonëse edhe sot e kësaj dite vijon debati nëse duhen rihapur ose jo.

Një zë pro ligjërimit të prostitucionit në Itali është edhe ai i liderit të partisë “Lega Nord”, Matteo Salvini, i cili është shprehur se nëse do të vinte në qeveri do t’i hapte shtëpitë publike, duke marrë kontestime të shumta sidomos nga kleri katolik.  Ndërkohë në Evropë ka nivele të ndryshme tolerance për ligjërimin e prostitucionit. Ekziston një model ndalues i prostitucionit, i cili dënon punonjësen e seksit me gjoba deri në burg. Në këto vende ku përdoret ky model përveç prostitutës dënohet edhe klienti që ka marrë shërbimin seksual.

Ky model përdoret gjerësisht nga shumë vende të Evropës Lindore si Shqipëri, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Kazakistan, Lituani, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Rusi, Serbi dhe Ukrainë. Modeli ndalues vjen si një variant i të ashtuquajturit model ‘neo-ndalues’ i miratuar në Suedi, që nga viti 1999 dhe më pas nga Islanda dhe nga Norvegjia në janar të 2009. Ky model bazohet në inkriminimin e klientit me dënimin për blerjen e shërbimeve seksuale.

Ndërkohë modeli tjetër nuk dënon blerjen e shërbimeve seksuale, por në të njëjtën kohë nuk ka vendosur rregulla, ku dënohen një sërë sjelljesh që kanë lidhje me prostituimin si (favorizimi, shfrytëzimi, rekrutimi etj).  Ky model është i aplikuar në pjesën më të madhe të vende të Evropës Perëndimore si: Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca,Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Rumania dhe Spanja. Ndërkohë modeli tjetër i ligjërimit të prostitucionit ka gjithashtu edhe ligje  ku përfshihet pasja e lagjeve të veçanta ‘me drita të kuqe’, ndërtimi i shtëpive publike etj.

Në 7 vende të Evropës si: Holanda, Gjermania, Austria, Zvicra, Greqia, Hungaria dhe Letonia, prostitucioni është i ligjshëm dhe i rregulluar sa i përket lejimeve. Ligjshmëria përfshin vënien e taksave apo kufizimeve të gjera, si për shembull duhet të jenë vende të përcaktuara, kontrolle shëndetësore të detyruara për punonjëset e seksit kundër sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme dhe gjithashtu në detyrimin për të përcaktuar aktivitetin dhe vendndodhjen.

Në Gjermani prostitucioni është i lejuar. Në vitin 2002 një ligj i propozuar u aprovua nga koalicioni i Bundestagut. Rregullorja u lejoi prostitutave të kishin një kontratë të rregullt pune. Në janar të vitit 2007 qeveria gjermane publikoi një raport mbi impaktin e këtij ligji të ri, duke dalë në konkluzion se vetëm një numër i vogël prostitutash patën një kontratë pune të rregullt dhe se kushtet e punës ishin përmirësuar shumë pak.

Prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942, ku punonjëset e seksit në Zvicër paguajnë TVSH për shërbimin e tyre, madje disa prej tyre paguhen edhe me kartë krediti. Pjesa më e madhe e tyre janë të huaja të ardhura nga Evropa Qendrore, ose nga Lindja e largët.

Në Holandë ku shtëpitë publike janë të ligjshme dhe ku prostitutat paguajnë rregullisht taksa prostitucioni është një aktivitet me një impakt shumë të madh në ekonomi duke shtuar mirëqenien e vendit. Prostitucioni nuk lejohet në rrugë dhe zhvillohet vetëm në vende të përcaktuara me kontrolle mjekësore.

Në Austri pjesa më e madhe e punonjësve të seksit janë emigrant që vijnë kryesisht nga ish-blloku i lindjes. Në Greqi prostitucioni është i ligjshëm në shtëpi publike të regjistruara. Prostitucioni në rrugë është i paligjshëm, ndonëse punonjëset e seksit nuk e zbatojnë këtë rregull. Shumë prej tyre hynë në këtë profesion për nevoja ekonomike, të tjera janë viktima të mashtrimit dhe i detyrojnë të prostituojnë.  Në Letoni prostitutat duhet të regjistrohen, duhet të kryejnë kontrolle shëndetësore mujore si dhe duhet të kenë një certifikatë shëndetësore.

l.h/ dita

March 1, 2019 21:21
Komento

12 Komente

  1. Xha Teme March 1, 21:45

    Njoftim Zyrtar I PeDes,
    Eshte legalizuar te SHQUP-i. Pasi dogjen mandatet grate revolucionare shqupiste po digjen per Rok Nocin. Kujt i ka vajtur mendja te hedhe 20 mije lek te teqeja e Lulashit Sumqimit dhe te zgjedhe duke filluar nga Grida Suma te Nadire Mecorapaj.

    Reply to this comment
    • .,.. March 1, 22:30

      Mua me kishte vajtur mendja mirepo sa mbarova pune me momen dhe motren tate falas se kurvat e verteta e bejne pa lek
      Si i thuhet fjales per qejf te Ka..it
      Ke nje mome e nje moter me te vertet profesjoniste

      Reply to this comment
  2. As March 1, 21:46

    Jam per lejim pasi do kufizohen shume ngacmimet dhe felliqesite seksuale

    Reply to this comment
  3. Referendum per arrestimin e koleres sali March 1, 21:58

    Ketu eshte legalizuar prostitucioni politik,vjedhja,korrupsioni,toka e xanun,kanuni isaliut,antiligji,shkatrrimi,vellavrasja,llapaqeneria

    Reply to this comment
  4. Dori March 2, 00:42

    Prostitucioni ne Shqiperi duhet te zyrtarizohet dhe te kontrollohet nga Ministria e Shendetesise. Ne Shqiperi ka shume uri seksuale, e cila duhet te shuhet ne dyqanet legale te seksit.

    Reply to this comment
  5. Z/K March 2, 01:17

    Te gjitha i shtjelluat.Por kryesoren.Pensionin nuk u kujtua asnjeri as autori i shkrimit dhe as komentuesit.Sa vite pune ne zanatin e prostitucionit i duhet nji kurve per te dale ne pension,njikohesisht dhe ne cfare moshe.
    Lejimi zyrtarisht me ligj zanatin e prostitucionit ka disa ana pozitive.
    E para kurva gezon mardheniet me pune marresin.
    Ploteson vejtersine dhe perfiton pension social qefit.
    E dyta eleminohen semundjet e transmetushme(kontrolli shendetesor i detyruem)
    Shpeton kyci i dores nga ky aktivitet privat individual.Kursehen kepuce,sandale,cizme.
    Mund te kete edhe ndonji benifc.Po he per he nuk ma sjelle mendja.

    Reply to this comment
  6. Ylli socialist March 2, 09:06

    Ne ja kemi kaluar ne legalizim prostitucioni BE. Prostitucionin e kemi ne pushtet. Ja Edi Rama e hoqi si te pa afte ate Spiropalen nga doganat e tatimet, por mjaftoi qe ajo e quajti ‘Skenderbeu’ dhe e mori prap prane vehtes. Edhe Ilir Meten personazhin kryesor te videos famshme Meta-Prifti per te cilen Edi Rama kreu 21 janarin, e zgjodhi President! Ka me legalizim prostitucioni pra se ka bere Shqiperia pikerisht ne pushtet? Dhe merita i takon plotesisht Edi Rames, krye prostitutes shqiptare.

    Reply to this comment
  7. epo kjo pune March 2, 10:19

    njesoj si ajo tema e kanabisit… e bejne te tjeret, pse te mos e bejme dhe ne… nuk ndalohet me ligj te shkojne bashke sipas qejfit por qe te behet me leke, me TVSHra etj!!!!!! nje turp kombetar, nuk ke pse je fetar te distancohesh,le te shkojne ne lokal, te dehen, te bejne gjera me pas por jo legalizim sepse do i hape rruge dhe intimidimit dhe deri skllaverise se seksit sikunder ndodh ne bote, jane motra, nena, bija te dikujt nga ana tjeter dhe do te krijohen tensione te jashtezakonshme, kopjoni francezet qe kane gra e dashnore dhejeta vazhdon dhe prandaj jane dhe divorcet por jo te legalizosh instiktin, duhet mbajtur nen fre ne publik, i bie pastaj bejeni dhe drogen te ligshme, armet dhe pastaj njoftoni UK dhe CEZ dhe vini nje dryn shtepise dhe nga syte kembet, u sosen problemet ne kete vend qe te merakosemi per defrimin, njerezit nuk kane buke te hane!

    Reply to this comment
    • mirel March 2, 15:11

      Ne fakt skllaverimi i seksit ndodh ilegalisht. Lejimi, ne te kundert do lironte nga pergjegjesia ligjore femrat qe e ushtrojne me dhune dhe kane frike te perballen me ligjin dhe nuk denoncojne ata qe i fusin me dhune ne kete zanat.
      Ose ndryshe te penalizohen bleresit, dhe jo femrat. Sic e bejne ne Suedi. Atje penalizohen burrat qe blejne seks dhe jo grate, dhe ka renie te theksuar te prostitucionit.

      Reply to this comment
  8. COPY PASTE March 2, 15:36

    Citoni burrimin nga e keni marre copy paste!

    Reply to this comment
  9. SS March 2, 16:06

    Te legalizohen eshte domosdoshmeri jetike Do te ulet ne maksimum perdhunimet zgjidhet problemi i shume njerezve qe nuk dine te bejne per vete nje femer

    Reply to this comment
  10. Adih March 2, 16:22

    O Rama , a do i legalizosh ,pronaret e vertete te trojeve , dhe kur ,o kominist i pa mdreqshem , se po i perdhunoni qe nga 45 e deri me sot ? se deri tani ke legalizuar hajdutet e deri vehten tende me Zamir Manen me 1 euro m2 ne perlen e Jonit .Lerini kurvat ,se jane te mjera dhe eshte gjynah..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim