A duhet ta themi këtë Mesila?

October 25, 2014 13:11

A duhet ta themi këtë Mesila?

Pas vendimit të UEFA-së ditën e djeshme për ndeshjen Serbi – Shqipëri që u luajt në 14 tetor, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka dalë në dy përfundime. I pari është shprehur menjëherë pasi u mësua se çfarë u vendos në Komisionin e Disiplinës në Facebook: “S’di pse mu duk si vendimet e zakonshme të gjykatave shqiptare…pas kësaj mos u ankoni më për drejtësinë, gjithandej njësoj është” – shkruan Doda. Dhe pas disa orësh ku ngjarja ishte diskutuar e stërdiskutuar, ku rrjetet sociale kishin plasur në batuta, Mesila del në përfundimin e dytë që nga ana e saj e quan si moment sinqeriteti: “Sa më shumë e njoh politikën europiane, aq më shumë e dua Amerikën. Kemi qenë me fat që SHBA na ka konsideruar përgjatë historisë me ndjenja më shumë se miqësore, përndryshe sot do ishim duke luftuar për të drejtat tona si pakica të shpërndara në shtetet fqinje”. Duam sa më shumë momente të tilla nga politikanët, momente të sinqerta, por jo vetëm për kësi rastesh!

October 25, 2014 13:11
Komento

3 Komente

  1. Al October 25, 13:26

    “Sa me shume e njoh politiken evropiane , aq me shume e dua Ameriken..” – I like that !

    Reply to this comment
  2. Ana October 25, 16:50

    Po, sa shume e do Mesila Ameriken, por para nje viti nuk ju pergjigj pozitivisht kerkeses se saj per ta ndihmuar ne çmontimin e armeve kimike. Miku nuk duhet vetem kur ja ke nevojen …..

    Reply to this comment
  3. arif October 26, 00:12

    Po shba tha i vrate ju ne 21 janar,dhe ti mbajte anen Saliut,do na varie te gjithe per Saliun. Po tani qe te vrahu dhe mikun tend KOLIN je bere pishmend qe cireshe te mbroje Saliun,se per palmen duhet te jesh bere pishmend. Fole mesil se ashu do tu haje nje nga nje ai.Se eshte kere i vjeter ai.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*