A duhet të dënohet Xhelal Mziu për thyerjen e heshtjes zgjedhore?
Ndonëse një ditë heshtje elektorale, ku partitë politike, por edhe kandidatët nuk duhet të bënin direkt apo indirekt fushatë, kjo nuk u respektua.
Një nga rastet është edhe kandidati i djathtë Xhelal Mziu, i cili ditën e shtunë ka hedhur në faqen zyrtare të Bashkisë së Kamzës për të cilën garonte, një njoftim për nisjen punimeve të projektit të ujësjellësit.
Por ajo që tërheq më shumë, është se në faqen zyrtare të Bashkisë së Kamzës dhe njoftimi për nisjen e zbatimit të projektit, Xhelal Mziu ka hedhur një foto të tij me sloganin elektoral, në thyerje të hapur me Kodin Elektoral, por dhe duke politizuar institucionin e Bashkisë që presupozohet se i shërben të gjithë qytetarëve.
Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore. “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.
Po ,po ma se pari duhet denuar ministra kumbari ,e cila po ashtu ka thyer heshtje zgedhore po si minister,cka e rend on ma shume pozitet e saj!
Tani Xhelalit i rruani trapin…se rilindja nuke ka kohe te merren me kete lloje kriminelesh….Xhelali me Vjollcen dhe 4 vite te tera po i bien daulles ku shamikuqja akom po kercen..hajt me kembe te lehte o doktor profesor Xhelali se sa te jete baca Sale ti dhe Lulja po ja shqepni bythen bathoristave.