A duhet të jetë Janullatosi në Shqipëri…

Bedri Islami June 7, 2014 20:33

A duhet të jetë Janullatosi në Shqipëri…

Ka më shumë se 20 vite që shtrohet kjo pyetje dhe, megjithëse se shumica e njerëzve të politikës e dinë përgjigjen, ende pas saj ka vetëm heshtje.

Koha kur peshkopi grek erdhi në krye të kishës autoqefale shqiptare ishte në të vërtetë më e turbullta në historinë e ringritjes së institucioneve fetare, të cilat, të sapo dala nga ngrirja dhe shkatrrimi i tyre çerek shekullor, tani, duke iu marrë këmbët, po përpiqeshin të ringriheshin. Në turbullirën e një mjedisi të rënduar politik, ku edhe gjëja më e natyrshme bëhej pre e konfliktit, katër besimet e ndryshme fetare në Shqipëri po kërkonin të gjenin veten, dhe përmes devotshmërisë së njerëzve të ndershëm, po vinin edhe penetratat e një turbullire që ende edhe sot po e rëndon gjendjen. Në fare pak kohë, në Shqipëri vërshuan misionarë klerikë grekë, serbë, maqedonas, arabë të gjithëfarshëm, pastaj, pak pas tyre misionarë të tjerë, të gjithëfarë rrymave fetare, disa prej tyre krejt të panjohura dhe të tjera radikale, që edhe tani, ashtu si ujrat e fundit të detrave, nuk kanë zënë vend plotësisht.

Në se duhet pranuar sinqerisht, pas shumë prej këtyre ” ardhjeve” nuk ishte e vërteta e fjalës së Zotit, sido që të thirej ai, por ajo e pashfaqura më parë, një agresion i pazakontë në të gjithë hapësirën e mendimit, pas së cilës fshiheshin jo pak gjëra të prapshta. E po ashtu, interesat materiale u lidhën rrëshqitshëm me ndjenjat fetare, në emër të saj u ngritën xhami e kisha, por edhe grupe radikale të ekstremit, të cilat më pas do të shfaqeshin radikale deri në maksimum, duke patur një epilog të tashëm tragjik, shqiptarët në grupet radikale në Siri.

Në fare pak muaj, në Shqiërinë e viit 1991, vërshuan aq shumë misionarë dhe misione fetare , sa që do i mjaftonin asaj për shumë dekada; njerëz të kërkuar në vendin e tyre për gjithëfarë akuzash, u paraqitën nën rrobën e Zotit dhe të besimit fetar, pas vetes ata , në shumësinë e rasteve, grumbulluan të paskrupullt, që jo vetëm nuk besonin tek Zoti, por nuk besonin as tek njerëzit. Jo pak herë, të dënuar për krime ordiniere, befas na shfaqeshin si ish të dënuar politikë, dhe për më tepër, mbanin mbi vete mantelin e njeriut të fesë. Qeveritë e para, të ikura njëra pas tjetrës më parë se sa të vinin, as nuk e kishin mendjen se çfarë po ndodhte, dhe megjithë mesazhin që po i vinte nga shtypi se, ” rreziku ishte tek porta”, as nuk e kishin haberin se për çfarë porte po flitej. Muajt në pushtet, sado të paktë, ishin muajt e pasurimit të tyre, dhe, nëse Shqipëria do të kishte një përballje të mëvonshme me këtë delirim të besimit fetar, kjo as nuk kishte qenë ndonjëherë në shqetësimet e tyre.

Pikërisht në këtë kohë, në Shqipëri, nën rason e peshkopit grek, erdhi në Shqipëri Janullatosi. Për ardhjen e tij u bë një debat i gjërë, kudo, deri në foltoren e parlamentit. Faji u bë qyrk, por qyrkun nuk veshi njeri. Demokratët fajësonin Ramiz Alinë se ai i lejoi ardhjen e tij, Alia vetë përgjigjej se kjo nuk kishte ndodhur në kohën e tij; socialistët në opozitë kërkonin nga Berisha, si president i atëkohshëm, të nxirrte një vendim për largimin e Janullatosit; por nuk e kishin seriozisht, Berisha vetë, i lidhur ngushtë me qarqet greke, bërtiste, por nuk lëvizte; deri sa erdhi viti 1997, dhe një preçedent, si ai i Janullatosit, u harrua. Heshtja mbuloi gjithë polemikën e kohës, politika u pajtua me faktin se një peshkop grek ishte në krye të kishës autoqefale shqiptare; vetë Ai bëri disa herë kërkesë për nënshtesinë e vendit ku po jetonte e drejtonte; të cilën nuk ia dhanë, jo se nuk donin qeveritarët, por kishin drojën e një reagimi; deri sa erdhi në Tiranë peshkopi serb, dhe, në vend që t’i vinte vetulla, i nxorri sytë gjithë asaj që kishte ndodhur para shumë e shumë viteve.

Duhet pranuar se Janullatosi nuk ishte një njeri i pamësuar. Duke qenë një zë i ndjeshëm në politikën fetare të besimit ordhodoks, pra një zë i besueshëm shkencor, ai, për shumë vetë, do të ndjehej edhe më i rrezikshëm, pasi, nga një përvojë shumë e motçme, asgjë e mirë nuk i ka ardhur deri tani Shqiërisë nga peshkopët e mësuar grekë. Historikisht, ata kanë qenë kundër Shqipërisë, kanë qenë ndër më të betuarit kundër alfabetit shqip, mëvetsisë së vendit tonë, kanë ndjekur, përgjakur, dekonspiruar e janë bërë pjesë e vrasjeve të përfaqësuesve të mendimit kombëtar shqiptar, dhe në memorjen e kombit, gjaku i martirëve shpesh herë është i lidhur me mizorinë e kishës greke. Dhe kjo e ka pasur të vërtetën e saj.

Një të shkuar të tillë duhej të përballonte mbi vete Janullatosi, kreu i ri i kishës autoqefale shqiptare. Duhet thënë se ai e përballoi këtë, për shumë kohë ai mbajti mbi vete edhe peshën e parardhësve të tij, por , po ashtu , duhet thënë se është koha për të shkuar. Nëse në të gjithë këto vite ai arriti të shkelë mbi veten dhe të bëjë durimin pjesë të misionit të tij, tani, kur gjërat kanë ndryshuar, është koha të shkojë.

Kisha ordhodokse shqiptare është autoqefale, dhe kjo, ndryshe nga sa mendon kolegu , Bledar Prifti, shfaqur po në këtë gazetë, nuk ka të bëjë vetëm me idetë, trashëgimitë, misionet që mbart, vlerat kombëtare dhe traditën, por edhe me njerëzit që i bartin, në gjuhën që i bartin, në psikologjinë që shfaqin, në përcaktimin e vlerave kombëtare si përparsi për çdo religion kudo në botë, për staturën që krijon tek secili besimtar i tij. Dhe, edhe në personalitetet që i dalin për zot asaj.

Janullatosi ishte një njeri i aftë, askush nuk mund të ja mohojë këtë. Ai, veç mllefit të kohës, përballoi edhe mllefin e politikës, por mjaftoi vetëm një shenjë, ardhur nga një sindozot i ngjashëm me të, por agresiv dhe i pandryshueshëm, dhe gjërat u rishfaqën edhe një herë.

Besimi fetar ordhodoks, për vetë barrën që ka mbajtur në ligjërimin e historisë së Shqipërisë, e ndjeu se ishte e domosdoshme të krijonte kodin e tij të pavarur, e ndjeu se kjo ishte një lëvizje jetike, dhe burra të mënçur, pasi baktisën Perëndimin, erdhën në këtë vend, për të bërë që në çdo kishë shqiptare të dëgjohej gjuha shqipe, dhe nuk është i saktë, për mendimin tim, idea e shfaqur se nuk ka asgjë të keqe në se ligjërohet edhe në gjuhën greke. Gjuha greke është e bukur, po për grekët. Ajo ka forcën e saj në kishat greke, por është e huaj në kishat shqiptare, ashtu si ka ardhur koha që edhe në mjedisin e besimit fetar katolik apo islam, të dëgjohet më shumë gjuha shqipe. Sepse nuk duhet harruar, në Shqipëri, shumë kohë më parë, është shpallur dhe ligjësuar, edhe pavarësia e besimit musliman shqiptar. Ndoshta ka ardhur koha që shteti shqiptar, në të gjithë hallkat e tij, duke ruajtur pavarësinë e besimeve fetare, duhet të ketë rolin e tij në përcaktimin e një caku , në të cilën, nuk shkelet pavarësia e besimit fetar, por nuk shkelet as kombi dhe dinjiteti i tij.

Njëzet e ca vite pasi Janullatosi ka ardhur në Shqipëri, duhet pranuar se ne kemi ndryshuar. Sot kemi teologë të aftë, në të gjitha besimet, kemi mendje të zhvilluara e, herë herë, edhe të ndritura, është krijuar një brez i ri predikuesish, dhe nëse në vitin 1991, gjithçka mund të shfajsohej me mungesën e një elite klerikësh në të gjitha besimet, tashmë kjo nuk është më temë e ditës. Ndaj edhe prania e Tij nuk është më e domosdoshme, bile, tashmë , nga një nevojë që mund të përfliste koha, mund të bëhet një regres.

Unë nuk futem në atë grupim njerëzish, të cilët mendojnë se pas rasos së peshkopit fshihet edhe një njeri i shërbimit të fshehtë grek, por i takoj asaj pjese që citoj shpesh se ” duhet të ruhemi nga grekët, edhe kur të bëjnë dhurata”. Janullatosi ishte një ” dhuratë” e kohës, në rastin më të mirë, dhe një e keqe e kohës për rastin më ekstrem.

Shumë gjëra të prapshta kanë ndodhur në këto njëzet vite, disa nga të cilat, njerëzit, shpesh herë me të drejtë i lidhin me predikimet greke. Me qindra e qindra shqiptarë , që shkuan për një jetë ndryshe në shtetin grek, u detyruan të helenizohen dhe fillesën e morën prej këndej. Fenomeni i ndryshimit të emrave dhe ndërhyrja e politikës greke në të gjithë këtë katrahurë, ishte tejet e ndjeshme, operacionet “Fshesa”, me gjithë numrash pas tyre, po ashtu u bënë të zakonshme, përplasjet mes një grupimi që ishte për ruajtjen thellësisht të kishës autoqefale dhe grupimit tjetër, më kozmopolit, po ashtu u bënë të dukshme, ndikimi i kishës greke në ndodhitë në disa vise shqiptare në jugun e vendit, si në Himarë, u bënë edhe më të pranishme, një misionar i helenizimit, Nikolla Gejxh, u bë herë herë edhe nuni i politikës së prapshtë, dhe, duhet pranuar, se kreu i kishës autoqefale shqiptare, megjithëse ishte një figurë e njohur greke, asnjëherë nuk reagoi, por shumë gjëra ndodhën pas mantos së tij.

Nuk dua të gjykoj për aftësitë e tij dhe nuk jam në gjendje ta bëj, edhe nëse dua. Por, jam i bindur se tashmë koha për të ikur Ai ka ardhur, në mos edhe po kalon. Sa më tej që vazhdon qëndrimi i tij, aq më shumë do të zbehet figura e tij si njeri poliedrik dhe i krejtëdhënë pas besimit të tij, sepse, në mos sot, një ditë tjetër, shumë gjëra mund të përplasen në vazhdimësinë e kësaj historie dy dekadëshe. Kolegu i tij serb solli veç të tjerave edhe mesazhin se historia nuk ka harruar asgjë, dhe se harresa, duke qenë shpesh herë një veti kombëtare, mund të kthehet edhe në një fat kob kombëtar.

Dhe së fundi: ky është një shkrim, të cilin ngurrova ta dërgoj, duke u nisur nga mbiemri im, Islami, por do të ishte e mjerueshme, nëse dikush, duke u nisur nga një gjë e jashtme, të gjykojë thelbin e trazimit tim, i cili, besoj se është edhe i shumë të tjerëve.

 

 

Bedri Islami June 7, 2014 20:33
Komento

61 Komente

  1. TROJA June 7, 21:01

    Ke te drejte,koha i ka ikur.Une i vogel,akoma kur ishin kishat dhe xhamite,e degjoja priftin e fshatit tim qe meshen e jepte ne gjuhen shqipe.Kam shkuar sot ne kisha,katolike,se aty degjoj biblen ne gjuhen time,por ne kishen time nuk kam shkuar se nuk duroj dot qe zerin e Zotit ta degjoj ne greqisht.

    Reply to this comment
    • turi June 8, 14:53

      Janullatosi edhe sikur të largohet është e sigurt qe ka menduar mirë për pasardhësin.Të jeni të sigurtë se ai që do vijë do jetë më i poshtër.Kujtoni Berishën me Bashën.

      Reply to this comment
      • Shigjetari June 8, 19:18

        E megjithate Janullatosi duhet te ike.

        Reply to this comment
        • Raimond Vlonjati June 9, 04:33

          Ai duhet te ike, por tani nuk eshte koha per artikuj te tille

          Shqiperia eshte perpara marjes se statusit , dhe ne duhet te tregohemi te kujdeseshem kur diskutojme per gjera te tilla ,sepse nuk eshte nevoja qe te krijojme nje konflikt me fqinjin tone tani kur ata po na mbeshtesin per punen e statusit …

          Reply to this comment
          • running June 9, 18:07

            Fqinji i jone i jugut nuk do te kete vote ne BE per nje shekull deri sa te laje borxhet, qe nuk do t’i laje kurre.

    • ivani i madh June 10, 09:14

      Janullatosi duhet te largohet nje ore e me pare se e ka kethere kishen ne parti e biznes ne llogari te Greqise .Prioritet qeveria ti jape priftit te Elbasanit qe po ndiek rugen e Nolit te madh qe me sakrifica e shkeputi kishen autoqefale te Shqiperise nga gllaberimi grek.Te vendoset me ligj qe ritet fetare si ne kisha e xhami te behen ne gjuhen shqipe dhe ata qe nuk e bejne te pergjigjen para ligjit.

      Reply to this comment
  2. Vasil June 7, 21:07

    Hanullatosi duhet te iki nga Shqiperia, e cila ka prifterinj ortodokse edhe brenda Shqiperise londineze ashtu edhe ne Amerike dh ne Italine e Jugut. Janullatosi u tregua i paafte qe nuk pergatiti prifta ortodokse shqiptare per kishen autoqefale shqiptare. Ai gjithmone ka qene i sinqerte: ai nuk i ka sherbyer ndonjehere shqiptarise. Ai eshte pasues i priftit bizantin Kozmai qe greqizonte me force popullatat shqiptare.Ai nuk eshte at Stath Melani, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, etj. Ai nuk i ka sherbyer ndonjehere pavaresise shqiptare dhe as paqes ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur June 8, 09:15

      janullatos eshte shume i pergatitur dhe i zgjuar,eshte nje misionar i vertete i helenizmit dhe aspak klerik,ai e ka kuptuar qe pilafi nuk mban me uj dhe do iki vete ‘me deshire’ por duhet ta dini sepse ai ne keto 20 vjet ka punuar dhe ka ngulur rrenje greke teper te thella ne themelet e koash pra ka ndertuar me te vertete nje ‘kal gjigand te trojes’,nuk do te jete aspak e lehte qe koash te vije ne duart e klerikeve shqiptare te’ pavarur’ prej kishes greke madje do te duhen edhe nja 20 vjet te tjera,mos kujtoni qe pretendenti si zevendes i janullatos(at joani i korces) do te jete me i mire se janullato,do te jete nje fatkeqesi e madhe per komunitetin ortodoks por edhe per te gjithe shqiptaret e feve te tjera qe janullatos te zevendesohet nga nje ‘janullatos junior’,po nuk u shperbe fije me fije rrjeta e endur nga janullato gjithe keto vite koash kurre nuk do te jete shqiptare por nje dege e kishes ekstremiste greke..
      problemi yne nuk eshte vetem janullato dhe banda e tij por rreziku me i madh qendron ne parlamentin shqiptar qe mbahet i kapur per fyti nga asfalia greke,jemi te gjithe deshmitare ku shikojme paturpesisht diten me diell politikanet shqiptare te pozicionohen (ose te heshtin) ne dem te interesave tona kombetare,kjo gje tregon haptazi epersine e grekeve ne politiken shqiptare,qofsha une i gabuar por jam shum pesimist sepse kanceri grek ka ngulur rrenje te thella ne trungun e shqipes dhe do te jete jashtezakonisht e veshtire per tu cliruar prej tij…(fatkeqesia me e madhe qendron ne faktin se nje propagande te fuqishme pro greke ben edhe media shqiptare ,a nuk ju ka rene ne sy qe ne forumet tona filogreket 300 euro vjellin vrer dhe shajne sipas qejfit dhe askush nuk i ndalon? ketu duhet permendur forumi gazeta tema e cila eshte kthyer ne nje cerdhe te vertete te filogrekeve,eshte me te vertete per te ardhur keq kur shikon shkrime aq te ‘guximshme’ si te ketij bledar prifti qe kerkon te mbuloje diellin me shoshe,dikush duhet te veri dore mbi keto ngjarje perpara se te jete teper vone…)

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri June 8, 13:26

        janullatos …….do iki vete ‘me deshire’ por duhet ta dini sepse ai ne keto 20 vjet ka punuar dhe ka ngulur rrenje greke teper te thella ne themelet e koash pra ka ndertuar me te vertete nje ‘kal gjigand te trojes’,nuk do te jete aspak e lehte qe koash te vije ne duart e klerikeve shqiptare te’ pavarur’ prej kishes greke madje do te duhen edhe nja 20 vjet te tjera,mos kujtoni qe pretendenti si zevendes i janullatos(at joani i korces) do te jete me i mire se janullato,……. zhaku i pamposhtur

        Lale,ai nuk do te iki,do ngordhi ketu qe te kemi mundesi ta urrejm akoma me shume.Por problemi me i madh esht pasardhesi i ngordhjes.Greket e kan hedhur faren me koh.Nje shtet me pervoje mijeravjeçare si Kisha greke,esht kafshate e veshtire jo vetem per ortodoksine shqiptare qe esht e varur materialisht nga lobi grek,por edhe per sherbimin (naiv) e fshehte shqiptare,qe nuk ka qene kurrre stabil qe pas 90-tes.Sa per At Joanin alias Fatmir Pelushi qe ka hequr emrin e bukur shqiptar qe i kan dhene prinderit,esht i dyshimte.Mbas arratisjes ne kohen e diktatures,ai ka ka kaluar per nje koh te gjate ne flirtrat e sherbimit te fshehte grek para se te emigroje ne Amerike.Natyrisht qe sherbimi i fshehte dhe Kisha greke jan pregatitur per te fallsifikur çdo detaj te jetes se tij,per ta bere te pamundur zbulimin e te vertetes se tij.Megjith keto zullume,Kisha greke do dali e humbur:kjo per faktin se shqiptaret ortodoks po e ngrejn gjithnje e me shum zerin kunder uzurpimit te Kishes shqiptare nga greket,pavarsish problemeve pa fund qe shqetsojn shqiptaret
        ne kete koh te veshtire per te mbijetuar ekonomikisht.
        Te uroj gjith te mirat,kalofsh bukur ne familje dhe shoqeri.

        http://bizantin.wordpress.com/category/myslimanet-ne-kishen-tone-6/

        https://www.facebook.com/note.php?note_id=467255880635

        Reply to this comment
  3. Arturi June 7, 21:13

    Shkrim i shkruar me shpirt shqiptari te mire. Faleminderit!

    Reply to this comment
  4. Sulo Permeti June 7, 22:12

    Autori eshte akoma i brezit te luftes se nxehte,i ka ngelur ora me 1920…..merr shembell nga modeli historik France-Gjrrmani. Sulo

    Reply to this comment
    • ARBEN June 9, 11:06

      Ti iashtuquajtur “Sulo Permeti” njeqind-perqind nuk duhet te jeshe shqiptar,me siguri duhet te jeshe ndojne korofillaq grek.

      Reply to this comment
  5. Artan June 7, 22:44

    Ky eshte nje shkrim qesharak dhe me mentalitet primitiv. Shkruan e perdorem sa e perdorem Janullatosin, hajde ta hedhim si nje limon te shtrydhur. I njejti mentalitet qe gjendet ne politike dhe shoqeri ne shqiperi. Ky nuk do tia dije se cfare mendojne orthodhoksit per peshkopin, vetem thote te iki se do ky. Ate fjaline ne fund e ke shkruajtur sa per shfajesim se e di qe subkoshienca te tradhton. shume medioker dhe patetik.

    Reply to this comment
    • Lleshi June 8, 07:49

      Jo jo mos i ngaterro gjerat ! Janullen jo vetem s’e kemi perdorur , por ai ka bere gjema ne Shqiperi , sa duhet te paguaje !
      Ai realisht nuk eshte nje “limon i shtrydhur” qe tani duhet hedhur ne koshin e plehrave , por per shqiptaret dhe Shqiperine , perfshire KOASH brenda kesaj Shqiperie , Janulla ka qene nje plehre , nja Kale Troje , qe nuk duhej lejuar te futej ne Shqiperi .

      Reply to this comment
    • mono June 9, 08:11

      Per sa kohe ndryshimi kerkohet nga jashte kishes ortodokse, besoj qe s’ka per te ndodhur gjerat do vazhdojne sic jane. Nuk mundet qe njerez jashte kishe te kerkojne ikjen e kryepeshkopit te kishes pasi….s’u pelqen atyre. Fan Noli me shoke kur shpalli autoqefaline ishte prift brenda sistemit fetar. Per shkak te keqfunksionimit te sistemit ai shpalli autoqefaline, si menyre me e mire e organizimit te ortodoksve shqiptar.
      Per momentin nga brenda ortodoksve (kuptoj klerin dhe laiket, por laik qe shkojne ne kishe dhe jane te perfshire ne jeten kishtare dhe jo ortodoks qe s’e kane pare me sy deren e kishes dhe as qe besojne ne Zot), nuk ka shenja te dukshme pakenaqesie atehere ata qe jane jashte ortodoksise nuk kane te drejte morale te kerkojne largimin e kryepeshkopit, per sa kohe ai nuk shkel asnje ligj te republikes.

      Reply to this comment
  6. genny June 8, 02:17

    shkrimi shpreh edhe ndjenjat e shumices se njerezve qe mendojne objektivisht si shqiptare.sa me gjat te qendroje Janullatosi ne Tirane aq me shume do i largohet shkelqimi dhe do i dale kallaji i helenizmit. eshte e rendesishme sesi vjen por eshte akoma me e rendesishme te gjesh momentin e duhur qe te ikesh.
    imagjinoni nje prift ortodoks shqiptar ne krye te kishes greke. gjeja me e pa rrokshme nga mendja njerezore. por jemi popull pa shtylle kurrizore(per te mos thene nje fjale tjeter) qe nuk ngrihet e te kerkoje me force largimin e Janullatosit.
    kerkohet shqiptarizem dhe kurajo e nje njeriu dinjitoz per te bere nje gje te tille. nuk thote kot nje fjale e urte : dhurates se grekut mos iu gezo se e paguan dhipllo(dyfish)
    Bravo, bravo dhe respekt Bedri.

    Reply to this comment
  7. Debora June 8, 03:16

    Nuk ka budalla qe nuk e kupton missionin antishqiptar te Janullatosit. Ka vetem hipoktite qe shtiren sikur nuk e kuptojne. Janullatosit ashtu rezik per Shqiperine. Ai dhe vetem ai eshte pergjegjes per percarjen fetare te shqiptareve te njohur si populli me tolerances fetare me te larte ne Europe. Me nje kryepeshkop shqiptar plaga qe ai ka hapur ne bashkimin kombetar do te sherohej shume shpejt.
    Si ne cdo vend te Europes MODERNE edhe ne Shqiperi, kombi , Atdheu jane mbi te gjitha. Muslimanizmi dhe krishterimi duhet tw je ne ne sherbim te ketij kombi, te Shqiperise e jo ne sherbim te shteteve dhe kombeve dhe shteteve te huaja.

    Reply to this comment
  8. Agimi June 8, 03:41

    Shkrim me vend , megjithese artikullshkruesi eshte treguar paksa I bute ndaj Janullatos-it.Janullatosi ka ardhur vetem me nje qellim ne Shqiperi;te fute percarje nder shqiptare,fillimisht ne ato te besimit ortodoks,te krijoje numer fiktiv sa me te madh grekesh ne Shqiperi,duke mbrojtur tezen e Vorio-Epirit.Ai eshte thjesht nje kale troje I koheve modern,lufton e punon dite e nate vetem kunder interesave shqiptare.Me iniciativen e tij dhe parate e grekut u zhvarrosen shqiptaret e Kosines si greke, dhe ai e mbrojti kete skandal hapur.Ne cdo vend tjeter te botes po te kishte ndodhur kjo ,do te ishte perzene me ceremony.sajoi dhe mbron ceshtjen e Himares -vareezat e boboishtices e sa e sa te tjera qe kane ndodhur hapur, pa permendur veprimtarine e tij te fshehur.Perdor gjihen greke ne kishat shqiptare,Mos u mundoni te ngaterroni disa fjale arabisht te fese muslimane, te cilat duhen hequr.Gjuha greke eshte e rrezikshme per kishat shqiptare sepse gjithmone me ane te kesaj kasha greke dhe Greqia jane munduar te asimilojne shqiptaret, ndersa fjalet arabe qe edhe vete hoxhallaret shqiptare qe i thone dhe nuk ua dijne kuptimin nuk perbejne rrezikshmeri per asimilim te popullates shqiptare.Te gjitha religjionet e tjera kane ne krye te tyre nje shqiptar, edhe feja ortodokse duhet te kete shqiptar.Shqiptar zgjohuni dhe largoni kalin e Trojes nga Shqiperia sa nuk eshte vone(megjithese edhe deri me tani ka bere shume deme).

    Reply to this comment
  9. jetnori June 8, 04:30

    Nderime dhe respekt per autorin e ketij shkrimi, gjithashtu nje keqardhje per komentusit qofte ky i ”luftes se nxehte” apo qyqarit qe nuk i jane respektuar “mendimet e orthodhoksve”.Janulla eshte ai qe e njeh cdo shqiptar I ERRET DHE I PABESE ,perfaqesues me i denje i 200 viteve ANTISHQIPTARI. Komunizmi ka mekatet e tije por deri ne vitet ’90 erdhen me qindra kisha apo objekte fetare te ritit lindor qindra vjecare, me muret dhe veprat murale, ndoshta nga me te rrallat. 20 vitet e mbreterise JANULLIANE pjesa dermuse eshte shkaterruar vjedhur apo edhe ndryshuar. Kullat e bardha me kryq jane shtuar kudo te reja edhe atje ku nuk ndodhet asnje besimtar ORTODOKS (sipas gjuhes shqipe) si ne Greshic. Janulla ringjalli ORTHODHJALLEZINE ne te cilen prifterinje apo besimtare jane te lidhur vetem me emrin e tije dhe jo me predikimin e vertete ORTODOKS ne te cilin paqja dhe dashuria jane mbi gjithshka. Besimtaret JANULLIANE ne pergjithesi ndryshojne nga besimtaret ORTODOKS te cilet jane Atdhetare dhe jo raciste dhe antishqiptare. Qellimi i JANULLES eshte te vdesi ne Shqiperi dhe pasardhesi i pergatitur po prej tije nje perzjerje e lige greko-came (prifti Beratit) ta ktheje te shenjte dhe ne se kleriket shqiptare do kerkojne pavaresi te plote te kishes atehere do kemi skemen ruse ne ukraine por nepermjet kishave minoritare qe do kerkojne bashkimin me kishen greke por pa kerkuar fillimishte kufije tokesor.

    Reply to this comment
  10. Labi June 8, 08:36

    A ka premtuar se do te largohej Z.Janullatus,,,,,,,? Jo .Atehere pse paska genjyer!!!
    Keta qe e duan akoma ate jane te paguar …. (!) Janullatusi duhet iki…bolle na prrallisi me dashuri dhe gjoja ndihme per fene,,,,Do iki me te mire apo te fillojne demostratat per ta perzene dhe te iki me turp….!?

    Reply to this comment
  11. Meno June 8, 09:49

    Si gjithnje respekte per autorin e shkrimit. Ne te njejten kohe keqardhje e meshire per perkrahesit e priftit Janullatos. Mendoj se te gjithe e kuptojne “dashurine” per shqiperine dhe shqiptaret te Janullatosit e N.Gejxhit. Por te gjithe duhet ta kuptojne se ka ardhur koha qe te largohet sa me pare. Dhe kjo nuk eshte kunder qendrimeve e besime fetare, por nje kerkese e gjithepranuar. Inkurajimi i Janullatos e Gejxh per lapidaret e andarteve grek ne fshatrate e jugut, perpjekjet per te hapur shkolla greke kudo, skandali me varret ne Permet e Korçe, shkeljet e vazhdueshme e te qellimshme te Kanunores se Kishes Ortodokese Autoqefale Shqipetare, te folurit greqishte neper kisha e plote fakte te tjera te bejne te besosh se ky prifte perpiqet me te gjitha menyrat per te perhapur idet antishqiptare te “Megali Idese” se vjeter. Per te gjitha keto Janullatos duhet te iki dhe askujt ska pse ti ngelet hatri.

    Reply to this comment
  12. Alex June 8, 11:09

    Zoti Islami ,shkrimet tuaja i lexoj me shume deshire dhe je i mrekullueshem.Por kesaj here je treguar shume indiferent .Une e kuptoj reagimin tende, por gjerat duhet te thuan ashtu si jane troce, pa preokupime…Janullatosi thene shqip eshte e keqja shume e madhe e Shqiperis dhe gjithe shipetareve. Misioni i tije ne Shqiperi eshte politik i kamufluar me fetarin ortodokse.Qellimi i tije eshte i kjarte ,helenizimi dhe pastaj shkaterrimi i Shqiperis.Shqiperia po bene hapa te medhej ne kete rruge dhe sa me teper te qendroe kjo krijese e praptshe ,fundi do jete me afer.Ne shekullin e XXI ndertimi i kishave dhe xhamiave vend e pa vende nuk eshte perparim ,konsolidim i fese si mundohen bledaret ….ta paracesin,por e kunderta regres dhe kthim prapa.

    Reply to this comment
  13. Rita June 8, 11:19

    Ora per ikjen e tij ka shkuar ,por kemi shprehjen e ditur se me mire vone se kurre !!! Dhe shtroj pyetjen ;;– A do te largohet valle ??? Se shkruan dikush nje artikull dhe pse te goditur e me fjale paqesore e te dale nga zemra ,s”tregon se ai do te shkoje nga erdhi !! Ne kete rast a flet nje qeveritar i larte ,si kryeministri ,,ministri i jashtem apo i brendeshem ,Presidenti i vendit apo kryetare te partive te tjere ??????? Heshtje dhe vetem heshtje dy dekadash !!! Ndoshta kjo heshtje do te zgjase shekuj !!! Kemi politikane te tille qe ne kete rast heshtin se s”mund te bejne ndryshe ,pasi dhe greku i perplas ne fytyre marreveshjen ,kontraten e firmosur me 1990 e nje zot e din se a eshte e perjetsheme !!!!

    Reply to this comment
  14. Dardan laiku June 8, 11:25

    Koha ka ardhur qe te largohet Janullatosi nga kreu I kishes ortodokse. Sot shqiptaret ortodoksnuk e kane kishen e tyre ortodokse autoqefale shqiptare, ajo tashme eshte e uzurpuar. Ortodoksija shqiptare eshte nje nga shtyllat e kombit u prandaj ajo duhet mbrojtur nga pavarzijae saj dhe synimeve helenizuese ndaj saj. Ajo duhet mbrojtur po aq shume sa duhet te mbrohet katolicizmi sshqiptare, muslimanizmi tradicional tolerant, por evangjelizmi por edhe laicizmi shqiptare. Te gjitha keto jane pjese e identitetit tone. Ne fund mendoj qe duhet te cohet perpara kerkesa per ringjalljen e autoqefalise shqiptare.

    Reply to this comment
  15. tepo cobani June 8, 12:15

    Hiresia Juaj Janullatos,

    rreth e rreth Evropes po abdikojne nga froni (i konsoliduar ne shekuj) mbreter e mbreteresha per me te thjeshten arsye, ate te moshes …
    … dhe po ashtu ka dhene doreheqjen tashme deri edhe Papa Benedikti XVI …
    A nuk eshte me e thjeshte dhe me e arsyeshme, qe ne moshen Tuaj (me 4 nentor do te mbushni 85 vjec !) te terhiqeni ne folezen Tuaj ne Pire, e pikerisht ne emer te Zotit te Madherishem te lini ne paqe shpirtrat tane, shpirtrat dhe eshtrat e Nolit e te Rilindasve, e pse jo ato te varreve qe u perdhosen e po perdhosen nga misionaret Tuaj ne Permet e gjetke e ku Ju ende nuk keni shprehur as edhe nje ‘fjale ZOTI’ si orthodoks per t’i ndeshkuar ?! ?! ?! ?! ?!

    Reply to this comment
  16. I. Negovani June 8, 12:51

    “Edhe shqiptari me I pashkolluar e di qe janullatosi punon kunder intersave shqiptare”, shkruante nje nga komentuesit e Bledar Priftit .
    Ndersa vete ai, Bledar Prifti, eshte nje “shqiptar” i shkolluar, qe do te thote nuk vuan as nga naiviteti dhe as nga injoranca.
    Ce do qe çorben e tij prej te shituri, nuk ka shqiptar qe e gelltit dot!
    “Apeli” i tij drejtuar Kombit , ne favor te Janullatosit eshte sa veteposhterues aq dhe dramatik.
    Bledar Prifti mund te gjeje ate qe do , poshte mjekrres apo rrazes se zeze te Janullatosit, por kur jeton si i shitur humb dinjitetin, arsyen dhe mendjen, deri sa delli i megallomanise te ben ti shpallesh lufte kombit tend, duke i bere kerkesa idiote, nenshtrimi dhe b..lepirje ndaj Janullatosit.

    Reply to this comment
  17. al June 8, 13:38

    Keni shume te drejte ! Per mendimin tim , ai person dhe shume te tjere te “kallepit” te tij duhen mbajtur larg Shqiperise dhe sa me larg problemeve tona. Hallet dhe problemet tona duhet te mesohemi ti zgjidhim vete. Turp per SHISH qe eshte katandisur ne ate gjendje dhe “harram” ju qofte per moszbatimin e detyres per te cilen edhe jeni betuar!

    Reply to this comment
  18. web June 8, 13:56

    Zoti Bedri Islami

    Kam mendimin se jeni nga te paktet gazetare shqiptare qe krahas pendes se shkelqyer keni dhe nje shpirt atdhetarie ne nivele te rilindasve para 1912.

    Shikoni si jane mbushur mediat dhe TV e Tiranes me nje hordhi te jashtzakoneshme anal-istesh qe jo vetem nuk kane gjak shqiptari por jane bere pjese e janullatusve dhe agimit te arte (kujoni palacon Zhejin me Krisro Papen)

    Prandaj shqiptaret e thjeshte (80% e popullit) duhet te zgjohen sepse hapur fare ne “shenjterimin” e kishes orthodokse para nje jave u krye de facto asgjesimi LIVE i kishes pamvarur shqiptare.

    Shteti laik shqiptar duhet ti japi fund invazionit te klerikeve te cdo lloji sidomos atij te janullatosve dhe islamikeve ekstreme dhe duhet te beje pastrimin si “ndertime te paligjeshme”

    Ajo qe mungon te artikujt e zotit Islami eshte se te gjitha cfare kane ndodhur ne Shqiperi pas 1992 duke perfshire dhe menxyren Janullatos e kane burimin te ‘JANULLATUSI I VIQIDOLIT”

    Pafrike mund te them qe vitet 1992-2013 ka qene periudha me e zeze ne historine Shqiperise ne mijevjecaret e fundit sepse shqipfolesit kane pare me syte e tyre nje pushtim te heshtur shume dimensional me te keq se regjimet e mepareshme sepse u humb
    -sovraniteti
    -ushtria
    -dipllomacia
    -ekonomia
    -financat
    -doganat
    -morali
    -dinjiteti
    ….
    Ku dhe humbja e autoqefalise eshte ne kete pakete antishqiptare qe u zbatua pas 1992 dhe Sali serbi ishte zbatuesi i saj por jo skenaristi.

    Thelbi i ketij gjysem pushtimi duhet ti kerkojme qe ne vitet 1991-1992 ku ne Shqiperi u zbatua doktrina thellesisht antishqiptare e dekomunistifikimit e zbatuar nga treshja rajerson-biberaj berishe qe ishte ne nje linje me interesat e Grekut dhe Serbit

    Kryqzata kunder komunizmit e kesaj treshe (qe vazhdon dhe sot) eshte ndoshta fushata me perverse ne historine e njerzimit se u sulmua nje qenie qe kishte vdekur me kohe pra ai mender komunizmi shqiptar qe vetem i tille nuk ishte.

    Duke pare se shteti shqiptar egziston vetem ne harte dhe ne borderote e shtetareve (dhe bordellon e parlamentit) duhet qe te kerkohet jo vetem ikja e Janullatosit por dhe atij qe e solli por dhe atyre qe heshtin.

    Pra me nje fjale duhet nje Clirim i Shqiperise dhe shqiptaret te nderpresin doktrinen perverse te dekomunistifikimit imagjinar dhe te nisin
    -Deberishizmin
    -Delezbiberizimin
    -Derajersonvicizimin
    -Dejanullatizimin
    duke i rikthyer shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve.Por kjo nuk mund te arrihet sot kur kauza e 23 qershorit 2013 eshte tradhetuar ne menyre me te poshter te mundeshme.Tolerimi kriminal qe po i bejne euroatllantiket,mazhoranca,mediat,shoqeria civile kryekriminelt me te madh te shqiptareve per te gjithe kohrave Sali Satana Berisha eshte fakt qe edhe Janullatosi do jete i paprekshem deri ne nje vdekje natyrale.

    Janullatosi i vicidolit eshte shkaku qe lindi dhe u mbrojt per 22 vjet Janullatosi i Pireut,prandaj zoti Islami dhe shqiptaret e vertete duhet te kuptojne se nqs nuk denohet Peshkopi Berishe atehere dhe keto ” artikuj te forte” te zotit Islami vetem sa do mbushin ca faqe gazete qe do
    konsumohen vetem 24 ore deri sa te dale nje tjeter lajm tjeter “forte”.

    Perfundimisht nuk duhet te kerkohet vetem “largimi paqsor” i Janullatosit te Vicidolit,Beogradit dhe Pireut por dhe denimi i veprimtarise tyre antishqiptare te pakten ne faqet e kesaj gazete ,sepse drejtesia dhe morali sot per sot nuk egziston ne Shqiperi

    Por nje gje do jete e sigurte qe historia pas shume vitesh dhe brezat qe do vijne do denojne jo vetem Kalin apo kuajt e trojes qe erdhen nga Egjeu,Joni,Adriatiku dhe Atllantiku por me shume do na denojne neve “shqiptareve te ndershem” qe jemi trima pas gazatave dhe internetit.

    Reply to this comment
  19. Claus June 8, 15:42

    Nje sulm i shfrenuar pa me te voglin fakt dhe prove. Mustafa Nano tek “Respublika” e tij, Bedri Islami tek “Dita” e tij, Sabit Brokaj tek “Tema, por jo e tij.
    Eshte e drejta e tyre te hedhin akuza, te ndezin gjakra per dasi fetare, por nuk eshte e drejta e tyre qe njerezit normale te merren me hipotezat e tyre. Mund te ngresh hipoteza sa te duash, se hipotezat shpesh te cojne ne perfundime logjike a shpikje te medha, por te merresh 20 kusur vjet dhe ti biesh fyellit te cobaneve ne te njejetn vrime, kjo jo vetem qe eshte verberi, por dicka me shume, injorance fshatareske e bashkuar me inferoritet kulturor.
    Nuk po e marr si shembull skraparlliun Mustafa, se eshte nje “jabanxhi” i vonet ne anet urbane, por te ulet ne nivele te tilla nje mjek kardiolog si Brokaj eshte as me shume dhe as me pak nje mangesi intelektuale, pa le per te folur ketu per nje trajtim shpirteror ose te fjales qe me shume se mjeket vleren e tyre askush nuk mund ta vleresoje.
    Nuk mjekohet nje insuficience kardiake vetem me digitoksine dhe derivatet e saj, por edhe me nje fjale, me qetesi shpirtorere, gje qe mjeke te tille pa nje formim te tille, qe t`a shohin njeriun si qenie komplekse me shpirt dhe ndergjegje, e kane te veshtire ta bejne.
    Shkojme tek Bedri Isalmi, nje ish-gazetar i Zp-se dikur. U hodh ne Zvicer ku ra ne kontakt me LPK te kosoves, deri ketu asgje te keqe.Por bashke me te dyshoj se ka rene ne menyre indirekte ne kontakt me rrymat islame kosovare, ortodokse nuk ka patur ne ato ane, ka patur disa katolike por edhe ata kane qene disi jo dhe aq aktive. Dukej qarte ndryshimi ne Perendim i nje familje katolike dhe asaj myslimane. Femijet e katolikeve shkolloheshin me tej ndersa ata te myslimaneve arrinin shume- shume tek nje deftese minimale.
    Por ajo qe ka ndikuar me shume ka qene konntaket direkte me grupet islamike te futura ne UCK nga Bosnja, Cecenia dhe vende te tjera. Ashtu sic luftuan per boshnjaket kroate Agim Ceku dhe te tjere, ashtu ata i`a kthyen borxhin ne luften e Kosoves.
    Eshte nje fakt, qe e ben Islamin me dyfytyresi ne kete problem.Ai akuzon me fis dhe farefis Berishen per lidhje me serbet, por le ne nje harrese te cuditshme Hashim Thacin rritur ne stacionet e trenave ne Zvicer. Hashim Thaci mund te beje cfare te doje, mund te beje marreveshje si ti teket ne kurriz te shqiptareve te Kosoves, por ky Islami nuk e ka zene asnjehere ne goje per ate shtet te korruptuar qe po shkon drejt Islamit, perkundrazi.
    E pra perse keta njerez na hiqen idhuj te se vertetes, kur vete rrjedhin nga nje mentalitet tejet i prapambetur ballkaniko-mysliman?
    I gjithe ky kor anti-ortodoks nuk ka gjetur asnje fakt a prove kunder kryepeshkopit Janullatos. Te gjithe shkruajne dhe stershkruajne duke perseritur gjera qe u ka dale boja, shkurt jane bere bajate, por asnje fakt nuk na japin per te thene me gojen plot: Po, Janullatos duhet te ike!
    Vriten islamike ne Siri si kokrra molle, dalin hoxhallare dhe myftinj me altoparlant ne dore duke bere thirrje per vrasje dhe zhdukje “kaurresh” (keto duhet ti kete degjuar pese here ne dite Islami atje ne Zvicer) por askush nuk ben ze.
    Janullatos beri ate qe per Shqiperine do te mbetet ne historine e Ortodoksise, dhe te ngelesh ne historite kishtare nuk eshte gje e paket, se perandori bien edhe ngrihen, ndersa historia ne kisha mbetet dhe nuk vdes kurre.
    Ai e beri Shqiperine ne nje dite qender te Ortodoksise ne Bote, qender te 300 milione besimtarave ortodokse ane e mbane botes. Ka qene sherbimi me i madh qe i ka bere Shqiperise.
    Feja ka mbajtur dhe ka ngritur shtete. Feja eshte histori, kulture dhe tradite. Kush nuk i ka keto eshte i “varfer”.
    Jemi ne vitin 2014, pretebdojme te hyjme ne EU ndersa ketu dikutohet per qellime me prapavija politike nga Janullatos!!!
    Ja iku Janullatos, do te bini ju rehat ndonjehere?
    Nuk e besoj. Probelmi juaj eshte ortodoksia, me zhvillimin e saj kulturor dhe mental.
    Jane shquar burrat ortodokse per pune dhe ekonomi, po ashtu grate ortodokse per nikorqirllekun e tyre, qe aq shume lakmoheshin nga myslimanet dembele.
    Shkurt nuk eshte faji i ortodoksise qe ju u konvertuat ne Islam. Jeni ata qe jeni, si gjithe njerezia. Eshte mire qe te mos futni gure ne rrota me dasi fetare. Kjo eshte me njerezore.
    Instancave fetare lerini pushtetin e tyre shpirteror. nuk kam degjuar asnje ze ortodoks te flase dhe te shkruaj keshtu si ju. Apo nuk jane ata aq atdhetare sa ju?
    Veshtire te besohet.
    Atehere mbani Selim Mucen, ndersa ortodokset le te mbajne kryepeshkpin Janullatos.
    Selimin nuk ju a kane zili. Hani ne grazhdin tuaj.
    Per Shqiperine ortodokset e kane treguar veten jo me grusht perpjete, por “me pushke dhe me pene.”
    Pershendetje

    Reply to this comment
    • Pirro June 8, 20:09

      Ti kerkon ti mbushesh mendjen tjereve apo vetes?Dukesh qe vuan me kompleksit e inferioritetit.Clirohu djali,hidhja te tjerve mbi supe nga ato qe vuan ti.Perderisa ben krahasime te tilla te superioritetit intelektual mbi baza fetare,bien poshte te gjitha sa shkruan.

      Reply to this comment
    • mavromati June 8, 20:13

      Eshte hera e katert ndoshta dhe me shume qe komentuesi Claus ka marre shpaten edhe i vetem trim ne lufte i ka dale ne mbrojtje AJanullatosin.Je shquar si nje komentues i ekulibruar dhe me edukate por shikojme qe ke tradhetuar veten.Duket qarte se nje tip Bledar HPrifti dhe nuk eshte e udhes t’ju mbushesh mendjen se je gabim pasi eshte humbje kohe.
      Ben gabimin me dashje qe Janullatosin e quan problem midis myslymaneve dhe ortodokesve qe ne fakt eshte midis kishes greke dhe kishes shqiptare dhe kjo ka aq rendesi sa do tju thoja qe TRADHETARET I KEMI NE MESIN TONE dhe ti pak i nderuar Claus je nje prej tyre.
      Personalisht jam me shume kunder fese islame por dhe Janullatosi e ka kaluar shume here vijen e kuqe dhe ndoshta habitet me sjelljen ” inerte” tonen
      Turp zoti Claus ,jeni ose shitur ose me gjak te helmuar…

      Reply to this comment
    • mergimtari fv June 8, 20:48

      Klaus ju do jeni nga ato mbetjet e vorio-epirit te gjak prishurit Zografos qe bashkepunuan me gjiritlinjte greke me 1914 per çfarosjen e shqiptareve mysliman me masakrat e Kolonjes , Skraparit , Gjirokastres e Laberise ne teresi e jo nje biri gjaku i M.Gramenos , S.Ballkamenit , TH.Germenjit , Papa K.Negovanit , P.N.Luarasit , Jorgji Karbunares , F.Nolit etj . qe jane drite ringjallje e rilindjes mbare kombetare pa dallim fetar , problemi i helmit grek Janullatos te ortodokesve dhe radikal xhihadist islamik jane sinjal alarmi se po kthehemi pas ne kohe , si ne mesjeten e vonshme , harresa eshte fatale per te ardhmen vellazerore gjith fetare shqiptare , perçarja ka faktet gjalle me çkomtarizimin e ortodokseve shqiptare si ne Greqi , Maqedhoni e Kosove .

      Reply to this comment
    • beni June 9, 07:57

      Bravo Claus ke shpalosur vetem te verteten!
      Te uroj te jesh sa me aktiv ne vertetesine e ortodoksise dhe kunder muhexhajdinve Gjoja ateiste apo komuniste kunder miqesise Greko-Serbe ndaj Arvanitasve te vjeter!
      Te na roje Kryepeshkopi jon i nderuar e i mencur Anastas Janullatos!!

      Reply to this comment
    • Perikli. June 9, 10:43

      I zgjuar ky djale. Vetem emrin e ka ca te shtisur, sic ka te shtisur cdo gje ne mendimet qe hedh ne forume.
      Ia ka bere “radiografine”, jo vetem B.Islamit por edhe shqiptareve emigrante, qe na i ndan ne ,,,ketej myslimane dhe pa sukses dhe andej te krishtere dhe akademike. O djale i shtirur,,,o papagall inferior. Shqiptaret jashte vendit, Zotrote nuk i njeh fare. Nuk i ndajne dot, ata qe nuk respektojne veten dhe nuk gjejne ne te asgje te vlefshme. Jane karikaturat dhe jashteqitjet e cdo kombi. Tek ne, ate marrin emrin Claus,,,,iu duket emer i bukur. E kane nga halli. Inferioriteti eshte gje e keqe dhe kerkon trajtim te menjehershem.!!

      Reply to this comment
    • running June 9, 18:24

      Turp te tw vije o percares i kombit e hipokrit qe flet per patriotizem e per Atdhe. Ti e ke shitur Atdheun e per 300 euro ke blere atdhene e ri tendin, Greqine.
      Si cdo vend e popull ka pasur e do te kete tradhetare si puna jote por Shqiperia do te rroje e Megaliidhjeja tende dhe e Janullatosit ka vdekur o Don Kishotet mjekercjape te e shekullit 21. Rroni me endra ne diell per Vorio-Epirin o llum i shoqerise.

      Reply to this comment
    • Megadeth June 9, 18:32

      Nje BRAVO e madhe per ty Claus! Lexova diku se Shqiperia eshte ne nivel ekonomik 70 mbrapa Europes Per mua nuk eshte ky problem me i madh,por prapambetja kulturore dhe intelektuale qe sa dy apo tre fishi i asaj ekonomike.Kjo prapambetje sejll keto lloj diskutimesh,ku nje Bedri Mustafa apo Sabit flasin apo shkruajne per kryepeshkopin A.Janullatos dhe bejne sikur ju qan zemra per K.ASh.Per te mos folur per F.Klosin qe na e nxorri kishen ordodokse me te rrezikshme se xhamite ilegale qe rekutoje njerez me mangesi te theksuara intelektuale ose matriale per jihad ne Siri.Dhe mund te gjesh sa te duash ne cdo zone te Shqiperise.Megjitheate jetojme ne nje vend ku islamizmi po fiton gjithmone e me shume terren. Kjo shihet fare qarte te komentet denigruese qe u bene nje intelektuali si Bledar Prifti dhe te mbeshtetja qe i jepet nj tjeter ‘gazetari’ si B.Islami.Duket gjithashtu te ngazellimi qe i jep kesaj pjese te shoqerise shqiptare(qe me thene te verteten eshte shumica) cdo gje qe vjen nga Turqia si i jep alergji(si buburreci nga pastertia) cdo gje sado e mire qe vjen nga Greqia. Dhe jam i sigurt se sikur kryepeshkopi te zgjidhej me vote(natyrisht vetem te ordodoksve) Anastasi do te fitonte me shume se 90%.Dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Duan apo s’duan Mucet Bedrite apo Sabitet.

      Reply to this comment
      • Pirro June 9, 19:35

        Po te ishte shumica komenteve pro Anastasit Claus do te ishte kundra, prej shpirtit kundershtimit.Megadeth,ajo prognoza jote mbi 90%,esht prognoze greke.Ai u zgjodh me mashtrim qe ne fillim atehere ku shumpak e dinte se kush ishte dhe jo sot qe vetem vetem greket dhe ca shqiptare surrogato e votojn.Sa shume votohet
        Anstasi e tregoi te dhenat e censust te 2011 per besimet fetare tj.Te besimit islam ne 2011 u regjistruan 57,12% e popullsise nga 70% qe ishte ne kohen e Zogut bashke me besimin bektashi,besmi katolik 10,11% nga 10% qe ka qene ne kohen e Zogut,besmi ortodoks 6,8% nga 20% qe ka qene ne kohen e zogut,besimi bektashi 2.11%.Sfumimi i ortodokseve nuk tregon numrin real te ortodoseve shqiptare,por braktisjen e kishes ortodokse si proteste kundra Anastasit.Te shputet kisha ortodokse nga ndikimi grek jam i bindur qe numri i ortodkseve qe do regjistrohen do jete mbi 30%.Kishen greke nuk e urrejn muhamedanet sa e urrejn ortodokset shqiptare qe i kan vuatur ne kurrizin e tyre poshtersite greke.

        Reply to this comment
  20. n.lubonja June 8, 15:45

    po nuk iken janulla!
    erdhi si grek i paftuar dhe nuk iken me te lutura.
    duhet shporrur.
    e kemi kot nese pretendojme ndergjegje dhe nje hap prapa, nga profesori, doktorri, filozofi, teologu janullatos.
    po te kishte dy mend ne koke dhe ti perdorte diplomat per te arsyetuar, nuk do i kishte cuar figuren e tij ne kete derexhe.
    ne shqiperi, janulles, i ka ngelur vetem greku.
    ndaj eshte greku janullatos qe duhet te marrim me dru, se nuk ha pyka ne menyre tjeter.

    Reply to this comment
  21. Lek June 8, 16:45

    Kjo faqja qenka bere si blog talebanesh. vari lesht, nuk ia vlen te komentosh.

    Reply to this comment
  22. orthodoks June 8, 17:37

    e te mjeret ju sa poshte paskeni rene nuk shikoni qe ne kete vend asgje nuk ecen per mbare se gjithmone mereni me punet e zotit po te ishte kaq i keq hiresia e tij zoti nuk do na i kishte lejuar nje bari te tille ne krye te kombit tone dhe te rindertonte nje besim te tille nga themelet .Cfare duhet te theshin besimtaret e tjere kur ne krye te besimeve ne bote ka pasur drejtues shqipetare, perse nuk ankohen arabet turqit etj. kur ne vendet e tyre ka despote grek-ortodokse eshte mania e jone te percmojme cdo gje e mire qe kalon ne kete toke dhe besimet hyjnore ti ngaterojme me politike 1-per cdo feste simbolike ne shqiperi ,eshte e zakonit te peshtyjme ate qe hame 2-besimi orthodoks nuk ndan njerezit ne kombe por vetem ne besime3- po sje orthodoks eshte e mira te meresh me punet e shtepise tende 4 – nuk besoj se shumica e orthodokseve te duan largimin etij poe ne jemi mesuar te shikojme punen karshi zotit dhe besimtareve hiresia e tij nuk eshte ndonje selim apo abdulla qe vret njerez apo qe ka tre shtepi me kater kate dhe miliona dollare te dhuruara ne emer te donatoreve te huaj arabe na cudit fakti se vetem muslimanet shqetesohen per orthodokset shqiptare ,ma ha mendja se e kane nga dashuria e madhe qe i karakterizon

    Reply to this comment
  23. Agimi June 8, 18:07

    Kur “njeriu I zotit” nuk merret me punet e zotit por me politike, me percarje cfare duhet te bjeme?te bejme sehir e te shikojme se si ky “njeriu I veshur me petkun e zotit”, happ varre e ben lapidare per vrasesit e shqipatreve,hap shkolla greke ne cdo cep te Shqiperise(sdihet se me cfare fondesh),injoron kishen shqiptare(duke injoruar Nolin,duke shkaterruar kishat e vjetra ,kulturen dhe historine kishtare-ortodokse shqiptare,dhe ndertuar e stimuluar cdo gje greke , duke sajuar e mbeshtetur minoritete te paqene greke,cfare duhet te bejne shqiptaret e vertete?Jo komentues te nderuar , ne jemi shume te bute dhe po tregohemi pa dinjitet para sjelljes se ketij perversi te veshur me petkun e zinj.ta shporrim kete monster nga atdheu yne I dashur.

    Reply to this comment
  24. Lleshi June 8, 18:49

    POOO duhet te jete ! Janullatosi eshte Heroi Kombetar i Shqiptareve ! Ai ka punuar si asnje tjeter qe t’i zhduke shqiptaret nga kjo bote e padrejte duke iu dhene fund vuajtjeve te tyre si shqiptare . Kur te vuajne si greke eshte tjeter gje sepse vuajne si europiane te mongolise dhe te stepave te Azise , pra jane te privilegjuar …. nga pushtuesi grek . Prandaj une propozoj qe Janullatosit t’i ngreme nje permendore mu ne mes te Tiranes e t’i urojme jete te gjate dhe te na leje pas !

    Reply to this comment
  25. rrot k..ri je. June 8, 21:44

    vdekje e tradhetareve te kombit tim te zemres iliris.

    Reply to this comment
  26. ALARM June 8, 22:09

    I Dashur Bedri !
    Je shume realist, po ju shkruan nje te vertete Shqiptareve, eshte nje dokument qe po ju tregon perpara Shqiptareve se ka ardhe dita dhe prej kohesh duhet te kishte ikur dhe sa me pare dhe sa me shpejte Zoti Janullatus nje ish oficer me grade te larte ne Zbulimin Grek….te ike dhe te mose vdese ketu, se ai nuk do te behet asnjehere shenjtori kristian i Shqiptareve. Te gjithe keta trimat qe shkruajne ketu larte “pro” Kryepeshkopit Zotit Janullatus, jane sahan leperes, spiune te paguar dhe nuk jane aspake Shqiptare, ta quajne vehten Shqiptar apo Kristian Shqiptar. Sa e sa, gjithmone ky popull ka vujatur prej pabesise dhe dinakrise Greke qe vetem kane patur dhe kane qellim teritore Shqiptare. Zoti Janullatus po ben faljet Greqisht dhe Shqip, ketu ne mes nesh, mu ne mes te dites, mu ne hunden e qeverise qe keta qeveritare, i vene dhe i puthin doren ketij Krye Peshkopi te vete zgjedhur dhe te vetemarre kete pushtet, nga asfalia Greke.
    Per ne shqiptaret duhet te respektojme dhe te kujtojme me respekt Gjigandin Noli qe shpalli kete kishe te pamvaruar, te kujtojme me respekt nje figure si At Stath Melanin, Papa Kristo Negovanin dhe plote figura te ndritura qe kane sakrifikuar edhe jeten e tyre per sa shkruajme….ne duam …VETEM KRYEPESHKOP SHQIPTAR. Zoti Janullatus, duhet sa me shpejte te ike, ka adhe dita qe mbase cdo etape trazicioni dhe etapa e Janullatusit duhet te mbaroje nje sekonde e me pare. O SHQIPTARE ZGJOHU…..Kjo dite ka pase ardhe prej kohesh….Shqiptaret nuk behen asnjehere Grek dhe Greket nuk do te behen kurre Shiptare. Zoti Janullatus po ben nje politik te nendheshme sa edhe me te madhe se Krye Peshkopi Serb, qe flete ne emer te qeverise. Janullatusi ka nenen me origjine nga Preveza, Shiptare, por ky i sherben me fanatizem Meglao Idese…
    Sote vetem nje burre i ka dale hapur Zotit Janullatus, ai eshte At Nikolle Marku…po Shqiptaret e tjere ku jane…jane shitur si keta ketu me larte….
    Bravo te falenderoj, se po flete nje te vertete… te lumte….poshte tradhetaret dhe spiunet….
    Edhe kesaj here Shqiptaret do te fitojne….

    Reply to this comment
  27. Ericson June 9, 05:01

    Pavaresisht opinionit qytetar te Z, Bedri Islami, i cilli paraqet nje respekt per aftesite dhe diturite e Fortlumturise se tij Anastasios Janullatos, fakti qe sipas Statutit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, primati i saj duhet te jete me kombesi shqiptare, jo me shtetesi, dmth me gjak shqiptar, eshte themelor, dhe prandaj edhe i pakundershtueshem, nga asnje instance boterore fetare,as edhe nga patriarku i Stambollit, Bartolomeu!

    Per klerin katolik te ndodhur ne te kater anet e botes ,eshte autoriteti dhe urdhri i padiskutueshem i Papes se Romes i cilli emeron me bulen e tij edhe famullitarin ,xhakonin apo abatin me te thjeshte te dioqezes,qofte edhe ne vendet me te humbura te botes.

    Kete tager nuk e ka askush ne boten ortodokse, pasi Patriarku i kishes ruse nuk i merr hic doren Bartolomeut te Stambollit, madje as patriarket e Jeruzalemit, Libanit, Armenise e tere kishave te pavarura ortodokse ne bote, bile edhe ajo e Etiopise e Egjiptit (koptet) !

    Kisha greke eshte nje nder kishat ortodokse autoqefale dhe ka primatin e saj grek.Me vjen keq ta permend ketu por nje nga primatet e medhenj te kishes greke u gjend i super i pasur pas vdekjes!

    Hiq ketu historine kriminale te peshkopeve e mitropoliteve te kishes greke ndaj gjuhes shqipe e vrasjeve te klerikeve ortodokse patriote shqiptare, si Teodor Voskopojari, At Melani ,Papa Kristo Negovani e te tjere martire te kishes ortodokse shqiptare ,vetem se ata predikonin Ungjillin ne gjuhen shqipe !

    Kisha e vertete ortodokse autoqefale shqiptare eshte ajo e themeluar nga Imzot Fan Stilian Noli dhe e konfirmuar ligjerisht nga te gjitha regjimet shqiptare ne njeqind vjet pasvaresi te Shqiperise!

    Shqiperia eshte mbase vendi i vetem ne bote qe nuk ka njohur luftra fetare, si psh. Nata e Shen Bartolomeut ne France ku u cfarosen hugenotet (Protestante) nga katoliket ,apo sic ndodh sot midis sekteve muslimane ne Pakistan ,Indi ,Siri etj.

    Ishte deviza e Rilindjes kombetare “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” ajo qe zgjoi ndergjegjen kombetare te shqiptareve me evokimin qe nga mbreteresha Teuta e Pirro i Epirit, me apogjeun e mesjetes shqiptare Gjergj Kastroti Skenderbeu, Heroi kombetar i shqiptareve te te gjitha koheve, padyshim figura me madhore perbashkuese e historise se kombit shqiptar!

    Te gjitha keto qe permendem me siper ,sigurisht qe Fortlumturia e tij Janullatos, i di mire si erudit qe eshte, vecanerisht kontributin vendimtar te shqiptareve te Greqise (e cila asokohe ishte nje province e rendomte dhe e shtypur turke) me Ali Pashe Tepelenen e Janines qe mbrojti ortodoksine greke dhe kapitenen shqiptare Laskarina Bubulinen, Marko Bocarin e Foto Xhavellen, heronjte e Sulit, kryengritesit heroike te ishujve Specia e Hidra, arvanitasit e Peloponezit e Thesalise qe i sollen pavaresine Greqise!

    Duhet ditur se populli i Republikes se Shqiperise eshte shume i arsimuar, me nje te treten e tij ne diaspore dhe me nje familje te perbashket nga ana fetare, pasi shumica kane qene e jane te lidhur me krushqi ,pavaresisht dogmes fetare!

    Edhe populli vella shqiptar i Kosoves se Pavarur kurre nuk ve muslimanllekun, para shqiptarizmit!

    Reply to this comment
  28. Meteh June 9, 06:01

    Janullatos duhet te largohet me shqelma nese nuk iken me te mire,ai ka ardhur jo pa qellim ne shqiperi,e pruri Sali Protopama,kjo ishte marrezia e pare e tij,101 te tjerat erdhen me pas,me kete person Greqia ka punuar ne para e parasken per te coptuar shqiperin.

    Reply to this comment
  29. ALARM June 9, 07:55

    I Dashur Bedri !

    Te lumte dora se ke shkruar nje shkrim që është nje problem sa i dites së sotme dhe me të vertete per Kombin Shqiptar, kjo padrejtesi qe ju është bere Shqiptareve per 23 vjete rrjesht, ashtu me qetesi nga Zoti Janullatus, nje Ish Oficer me Grade te Larte ne Zbulimin e Ushtrise Greke, pasi e njihte mire Shqiperine, gje per te cilen kishte punuar ne vite me radhe i intresonte nje sherbim i tille….Si ne heshjtje, ashtu edhe me mefshtesine e politikes Shqiptare te trazicionit 1992 e prune padrejtesishte ne Krye te Kishes Otodokse Shqiptare. Po ky Janullatusi nuk do te vdese ketu, se ne kemi plote njerez te ditur që e kryejne më së miri këtë shërbim, Janullatusi duhet te ike sa edhe një minutë edhe më parë. Zoti Janullatus, po i poshteron dite e me dite Shiptaret, po, po, ketu mu në mes të Tiranës, ju mban meshe ne dy gjuhe, ne Shqip dhe ne Greqishte. Ky po ju flete Shqiptareve me nje ze te forte…. O Shqiptare Zgjohuni…. Se une per 23 vjete me radhe po ju kam shkele mbi gjigandin Noli, mbi At Stath Melanin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin e mbi plote Figura shiptare qe falen edhe jeten e tyre, per kete kishe Kristiane që është Shiptare. Ai po na shkel mbi te gjithe ne Shqiptaret, perse nuk flisni o njerez per keto padrejtesi qe po ju behet per dite. Krye Peshkopi Serb, vjen mu ne Mes te Tiranes, jo per mik, por ben hapur politiken Serbe. Edhe Zoti Janullatus per keto 23 Vjete, ka bere politiken Grke dhe kerkon te greqizoje me çdo kushte Shiptaret..Shqitaret nuk behen kurre Greke aq sa edhe Greket nuk do te behen kurre Shqiptare. Ky po ben nje politike te nendheshme te Shtetit Grek, me nje qellim te caktuar e te gjate ne kurriz te Shqiptareve. Po Zoti Janullatus ka me origjine edhe nenen Shqiptare nga Preveza, sherbimi i tije është ne Sherbim te Megalo Idese se Famshme Greke… Po ç’fare jane disa që kane shkruar ketu me larte….do t’ju them a jeni Shqiptare…po…po …kur i intereson këta thone..ne jemi Kritian Shqiptare… Gabojne.. keta jane vetem Sahan Lepiresat, tradhetare dhe spiuna, që shesin nderin e nje kombi, po ju them, fjalet e Nolit ..ne Balle kane vene vulen e tradhetarit…. Por edhe keta politikanet tane per kaqe vjete i kane puthur doren ketij Krye Peshkopi…jane keta njerez ” Shqiptare tradhetare” per karrike…shesin edhe krejt Shiperine e jo vetem detin. Te gjithe o Shqiptare… sote kudo te jeni duhet te kontriboni qe ky njeri Zoti Janullatus te largohet nga Shqiperia dhe kjo qeveri duhet ta largoje kete njeri sa me shpejte nga Shiperia. Vetëm nje burre i ka dale hapur Zotit Janullatus, ai është At Nikolle Marku, po te tjeret ku jane ?! Boll…me fjale!
    Te falenderoj!

    Reply to this comment
  30. tomsojeri June 9, 08:08

    Claus e web !Repekte per sa shkruani se qorrlliku 25 vjecar qe ropi shqiptaret per se gjalli vec syve ju ka mar dhe mendjen e spo kuptojn qe e keqja jan vet perzgjedhja e tyre ! Jan lincimi qe ju bejn udheheqsit e tyre qe kan pushtuar cdo qeliz ne ate qe quhet shtet dhe po u nxijn jeten,jan mashtrimi diten per Diell mu ne foltoren e parlamentit shqiptar te shitur tashme ne ambicien e pasurimit ! Bedri Islami pasi ben nje shkrim te gjat e diskretitus per Sali Berishen ku cdo shqiptar te vertet nuk do e zinte gjumi sepse kur mbi krye kishe nje kryeminister,e nje president agjent ska nevoj te besh analiz te kuptosh cfar ai ka “mbjell” ne kopeshtin e tij qe quhet shtet shqiptar dhe qe edhe naivet shohin si lulzojn “kepurdhat”! ,Tani i kthehet Janullatos a thua se largimi i tij do shpetoj Shqiprin nga baltovina qe vet shqiptaret e futen !Bedriu nuk na flet per xhamit qe si ne Kosov dhe ne Shqiperi kan mbushur qytete e fshatra me leje e pa leje e me para qe sdim nga vijn !!Disave ktu nuk ju pelqejn te vertetat qe ju (Claus e Web) me te drejt na thoni por menjeher akuzojn ,menjeher ju inkuadrojn te te shiturit e harojn se kan shitur dashje padashje ndergjegjen e tyre !
    “Feja e shqiptarit esht shqiptaria” shum koh perpara na e kan then ata qe e donin Shqiperin por ate qe ne sot jetuam e po jetojm me shqiptaret qe na udhehoqen e po vazhdojn te cirren si “patriot” nuk besoj se do e kish menduar dikush …..

    Reply to this comment
  31. mono June 9, 08:27

    Nje pyetje kam per te gjithe qe jeni kundra Janullatosit. Sa prej jush shkojne ne kishe? Nese nuk jeni besimtare ortodoks praktikant, perse kerkoni largimin e kreut te nje komuniteti te cilit ju nuk beni pjese? Dikush mund te thote jam ortodoks por s’kam shkuar asnjehere ne kishe, nuk e di sa mund te quhet i tille.
    Fan Noli kur shpalli autoqefaline ishte prift ne kishe, nuk bente komente anonime ne gazeta. Por punoi brenda sistemit per ta ndryshuar ate. A e keni pare se si mbushet plot kisha ne Pashke? A ju duket si pakenaqesi per drejtimin e kishes???

    Reply to this comment
  32. Rita June 9, 09:02

    Komentuesit me emrin latin Claus i pergjigjem bindjeve te tij e pretendeimeve te tij per pafajsine e Peshkopit grek se vetem fakti qe ne kishat e vogla apo te medhaja ne krejt pjesen jugore te vendit liturgjia ( psallmi ) i ceremonise fetare kryhet ne gjuhen greke e jo shqipe ! Kjo per ju tregon pafajshmeri ??????

    Reply to this comment
  33. qytetar June 9, 10:11

    Ka bere shum ndertime te kujt ipi grek = minus
    Ka bere shum predikinme ne cfar gjuhe greke = minus
    Ka mere shum varre cfar kan brenda kocka myslimansh = minus
    E te tjera e te tjera.
    Nese mbush nje kazan me qumesht dhe i hedh brenda nje luge kos ai nuk eshte me qumesht, o popull.

    Reply to this comment
  34. taras June 9, 10:45

    zoti Islami.

    Nuk behesh interesant kur do te shkruash per nje gje qe ben sikur nuk e di. Feja tek ne eshte e importuar shekuj me pare,pasi populli yne ishte nje popull pagan dhe toleranca per fete eshte pikerisht nje nga keto aresye,shqiperimi nuk te ben pronar te saj por thjesht perdorues. Islami na tregon dhe do te na sjelle shekuj prapa per luften,vrasjet e patrioteve etj,etj.dakort. Ato i mbeten historise siç dhe i kane mbetur historise djegjet,perndjekjet e papateve te romes shekuj me pare ndaj korofejve te artit ,shkences etj… E megjithate kisha dhe katoliçizmi mbeten sigurisht duke kerkuar ndjese per te shkuaren dhe besimin per te ardhmen.Papa eshte me origjine nga amerika latine asgje e keqe mgjs Vatikani eshte ne Rome,zgjedhja eshte nje zgjidhje e shume problemeve. Tani vime tek kisha jone,kisha ortadokse qe dhe kjo e importuar nga fqinjet e lashte sa ne dhe e shqiperuar nga i madhi Noli…me pas gati gjysem shekulli “heshtje” dhe pas viteve ’90 rifilloi po si!? Pa fetare te mesuar ose me ish fetare te mplakur ose me keq,me kisha te renuara dhe te shkateruara nga koha dhe sistemi etj,etj. Pra, nje autoritet si kryepeshkopi Anastas do mund dhe siç beri nje rindertim nga e para e te gjitha kishave qe per ekonomite e shtetit tone pas viteve ’90 as qe do i afroheshin ketyre standarteve.Ne flasim se atje flitet greqisht por nuk eshte e vertete ne te gjitha rastet,ne pagezimin e katedrales “Ringjallja e krishtit” u fol dhe shqip. Po kur degjojme vellezerit e te njejtit gjak 5 here ne dite Halla hyqber apo si i thone e te tjera fjale qe e pasojne mos jane ne shqip!? Ndaj mos nxitohemi.
    Ardhja dhe e njerezve te tjere ne kishe nuk ishte ftese e qeverise por e kishes dhe ata nuk jane persona “non grata” te pakten keshtu e dime, une do thosha se dhe ardhja e te gjithe klerikeve tregoi se e respektojne kishen tone dhe mori bekimin e te gjitheve.Asnje njeri nuk i mer me vete pas vdekjes ato qe ka bere dhe ka,ajo mbetet trashegimi e kultures dhe pasuri kombetare e shqiptareve.Koha do rinovoje gjithshka por jo me force dhe perçmim. Ne duhet te jemi popull mirenjohes per çka behet per ne dhe politika te jete e kujdesshme ne te ardhmen e ne vazhdim. Sot kemi shume nevoje per te tjera gjera dhe jo per te shtuar zjarre ne vatrat tona as te degjojme thirje qe s’kane te bejne me ardhmerine tone. Respekte per lexuesit e “DITES”

    Reply to this comment
  35. Roberta June 9, 12:02

    Lidhur me gënjeshtrën se Janullatosi nuk ka reaguar asnjëherë për shqiptarët po ju shkëpus një pjesë nga replikat e tij me Kristo Frashërin, botuar në Gazetën Shqiptare. Nëse ju nuk e duroni dot të vërtetën, që ju hidhëron kaq shumë, ky është problemi juaj.
    “Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. Psh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shkallë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmëri e takt, pa zëvendësuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim”.

    Reply to this comment
    • mono June 9, 13:04

      Keto gjera nuk dalin shume ne media dhe nuk u behet shume jehone per fat te keq. Por perserisin 100 here ca thote Nikolla Marku dhe Kreshnik Spahiu per Anastasin.

      Reply to this comment
    • Zigur Qarri June 9, 14:34

      Nje trashegimtar i larget i gjakut te Hitlerit ne Amerike,eshte sterilizuar nga frika se mos lindte ndonje monster si Hitleri.Janullaposi esht pjese e asaj Kishe qe ka lare duart me gjak shqiptare.Ai esht i paligjshem dhe i padeshiruar ne Shqiperi.
      Mjaftonte nje vote kundra tij,qe qenia e tij si Kryepeshkop te ishte e pavlefshme,
      moralisht dhe ligjerisht.Per Janullaposin ka shume kundershti,fakt qe per nje besimtar te vertete do te mjaftonte qe te largohej.Greqia “garanton aq shume te drejtat” e emigranteve,sa edhe minoritaret grek te Shqiperise,ja kan mbathur ne shumice ne veri te Europes.Sado fisnik te jete misioni i dikujt qe lufton per te drejtat shqiptare ne Greqi,do te deshtoje.Kjo sepse te gjitha qeverite qe vijn ne Greqi e kan te programuar armiqesine me shqiptaret,program qe esht stisur ne skutat e Kishes greke,sherbimit te fshehte grek,qe ka pasur,ka dhe do te kete si qellim,zhdukjen e kultures shqiptare.Duhet te jeshe shum naiv ti besosh Kishes dhe shtetit grek.Greqia esht kritikuar nga te gjitha organizatat nderkombetare per mbrojtjen e minoriteteve dhe emigranteve,por megjithate asgje nuk ka ndryshuar dhe nuk ka shanc te ndryshoje per sa koh shteti grek
      perkulet para Kishes si ne mesjete.Prandaj edhe misionin juaj fisnik esht i destinuar te deshtoje.Provoje njehere te kerkosh te drejtat kulturore te arvanitasve ne ate shkalle si i kan minoritaret ne Shqiperi?E provoi Aristidh Kola,por e helmuan me lende radioktive(si pretendon familja e tij qe thone se matesi radioktiv ne zyren e tij ishin 7 here me shume se normalja).Megjithese ne Greqi nuk esht ne fuqi junta ushtarake,njerezit dhe ideatoret e saj jan instaluar kudo ne superstrukturen e shtetit grek,dhe jan ata qe vendosin per gjithshka,bashke me Kishen greke.Besimi ne te,se mund te ndryshosh diçka ne raportet e shtetit grek me minoritetet dhe emigrantet,esht aq naiv sa edhe jorealist.Greqia nga deshtimi ekonomik ka bere disa tolerime ne planin ekonomik,sepse nuk ka rrugdalje,por ne planin politik dhe fetar,kurrresesi nuk ka per te levizur gje,per sa koh,Kisha greke,ky shtet mbrenda shtetit, qe percakton indetitetin grek,nuk shkeputet se qenuri institucion paralel ne shtetin dhe shoqerine greke.Qiellin ne toke te zbresi Janullaposi,perseri nuk do jete kurre ne gjendje ti fitoje ne shumice zemrat e shqiptareve,por vetem atyre qe qe shiten apo kan deformim gjenetik.Ai ka qene i perkohshem dhe qendrimi i tij ka qene vetem ne saje te presionit te shtetit grek ndaj Shqiperise se varfer,
      duke shperdoruar ne menyre teper abuzive qenien e saj ne KE ne dem te kombit shqiptare.Greqia esht i vetmi fqinje qe nuk njeh Kosoven,Perse?

      Greqi, policia ndalon aktivistët e shoqatës “Josif Bageri”

      ATHINE- Policia greke ka ndaluar mbrëmë në qytetin Evzoni në Greqi, një grup aktivistësh shqiptarë nga Maqedonia të shoqatës “Josif Bageri”.
      Grupi i udhëhequr nga kryetari i shoqatës, Branko Manojlovski, ishte pjesë e ekspeditës së nisur nga Vrutoku (rrjedhë e lumit Vardar deri tek Deti Egje), në një mision simbolik kundër hasmërive dhe urrejtjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve.Policia greke, pasi i mbajti disa kohë në një stacion policie në Evzoni, i ka lënë të lirë anëtarët e shoqatës në fjalë. Anëtarë të shoqatës “Josif Bageri” thanë për mediat se policët grekë kishin kërkuar edhe konfiskimin e materialeve dhe kamerës.“Ishte veprim i pahijshëm pasi udhëheqës i grupit ishte kryetari i nderit Manojlovski, me pasaportë amerikane, dhe profesori universitar e ish-deputeti Vullnet Ademi, me pasaportë diplomatike”, theksuan përfaqësues të shoqatës “Josif Bageri”.Ndërkohë, mësohet se lidhur me situatën ka patur reagime nga përfaqësuesit shqiptarë në institucionet qeveritare në zyrën ndërlidhëse greke në Shkup.

      “Zgjedhja e Janullatos, bërryla, përplasje e këngë shqiptare”

      Petrit Bidoshi, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare nga vitet 1992-1998, flet për “Gazeta Shqiptare” për detajet e ditës 2 gusht të vitit 1992, atëherë kur Hirësia e tij, peshkop Janullatosi mori drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare. Sipas tij, situata për pak sa nuk shkoi në rrahje me grushte në mes të kishës. Ai tregon se kundërshtarët e Janullatosit në kishë nuk ishte ‘një grusht njerëzish’, por shumica e besimtarëve. Bidoshi thotë se
      Janullatosi u kurorëzua në hotel Tirana dhe jo në Kishë.

      ……Janullatosi u kurorëzua në hotel Tirana dhe jo në Kishë. ….në ceremoninë fetare të kurorëzimit të Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë më 2 gusht të 1992…….. kishte shumë grekë të ardhur nga Greqia…….. Në një moment, dy njerëz të nderuar, anëtar të Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, doktor Vokopola dhe profesor Nasho Bezhani, që të dy nga Durrësi, hynë në ajodhimë dhe i shpjegojnë Janullatosit se nuk mund të zgjidhej kryepeshkop, pasi ia ndalonte neni 16 i statutit të Kishës, miratuar në 1929. Ata i folën frëngjisht Janullatosit. Ata dolën të qeshur pas shtatë minutash dhe më thanë se ai nuk e dinte këtë gjë, dhe se nuk do të pranonte që të zgjidhej.Në fakt, shpreha habi për këtë, prandaj kërkuam një njeri që fliste greqisht. Nga njerëzit në kishë doli një profesor, Thoma Çomorra dhe një kompozitor nga Tirana. U thashë që të rrinë afër Janullatosit dhe njerëzve të tij, që të marrin vesh se çfarë po ndodhte, se dinakërisë greke nuk i dihej. Del Janullatosi nga ajodhima dhe grekët e duartrokitën, kur papritur pas 2-3 minutash fillon ceremonia për ta zgjedhur kryepeshkop. Rregulli ishte që të thoshim anaksios, nëse kryepeshkopi nuk ishte i dëshiruar për besimtarët, dhe ne ashtu thamë, tre herë, në këtë pikë, ceremonia duhesh anuluar. Por, grekët filluan të këndojnë këngë greke dhe ne nga ana jonë filluam të këndojmë këngë patriotike, deri edhe himnin e flamurit e kënduam…… Atëherë ishte ende gjallë patriotizmi, nuk është si sot, që nuk ka patriotizëm fare. Ndërsa një djalë i gjatë nga familja Zaharia, po rrinte me shpinë, prapa krahëve të mi. I thashë që të kthehej, por ai më tha se do të ruaj se këtyre grekëve nuk i dihet. Situata u acarua shumë. Në një moment një prift grek, mbështetës i Janullatosit, vjen nga ana e djathë, pikërisht te litarët ndarës. Ai e tërhoqi nga krahu një besimtar, një djalë i ri, por ai me atë dorë që kishte nofullave dhe e hodhi tej te grekët. …….Në vazhdonim të këndonim këngë patriotike, ata nuk këndonin më, zëri i tyre u shua. Ndërsa ishte kjo situatë, vjen njëri e na thotë që Janullatosi nuk është në kishë. Ai kishte ikur, grekët e morën vesh këtë gjë dhe filluan të ikin një e nga një nga kisha. Ndërsa ata iknin ne vazhdonim t’i këndonim këngët tona m’u afër veshëve të tyre. Në këtë mënyrë kurorëzimi nuk u bë në kishë, por në hotel “Tirana”, atje ku ai kishte ftuar grekë dhe shqiptarë mbështetës të tij…Besimtarët që mbështesin autoqefalin kanë vënë re se pas marrjes së drejtimit të Kishës Orto-dokse nga ana e Janullatosit është hequr fotoja e Fan Nolit nga ambientet e saj…………….. Njëherë më patë thënë At Arturi se ‘ne jemi me ju, por s’mund të dalim hapur se shumë nga financuesit tanë janë grekë….. Një pjesë e madhe e anëtarëve të Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë kanë vdekur, pak nga ne kanë mbetur ende gjallë, ata kanë qenë gjithnjë kundër vërshimit të priftërinjve grekë në kishën tonë. Sa për familjen time, ne jemi familje me tradita të forta fetare, por njëkohësisht dhe patriotike. Babai im ka qenë Kosta Bidoshi, komandat i pikës kufitare në Kakavijë. Është ai që hetoi dhe zbuloi se kush e vrau gjeneralin italian, Telinin, që ishte drejtues i komisionit ndërkombëtar për përcaktimin e kufijve……. Babai im i kërkon(mehdi) Frashërit një qese me napolona që ta zgjidhte çështjen. Pasi mori vesh se ishte një bandë grekërish në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë që vepronin të lirë, im atë mobilizoi 24 burra shqiptarë, aq sa kishte anëtarë kjo bandë. Kreu i kësaj bande kishte një të dashur në fshatrat shqiptare, Frosinën. Ai vendos që të hyjë në Shqipëri edhe pse ishte paralajmëruar për rrezikun që mund t’i kanosej. Skuadra e tim eti kishte vetëm një urdhër, as ‘ndal’, as ‘mos lëvizni’, por vetëm zjarr. Dhe të gjithë banda greke u vra. Kur erdhi komisioni ndërkombëtar për hetimin e vrasjes së gjeneral Telinin, im atë u tha që këta ishin vrasësit e vërtetë. Anëtarët e komisionit i kërkuan të dinë se ku e mbështeste këtë fakt, ai me një shkop i nxori nga xhepi sahatin prej ari, dhe njëri prej tyre tha “ah, il orologio dell nostro generale”. Kjo ishte familja Bidoshi. Xhaxhai im, Vasil Bidoshi, ishte përfaqësues i Gjykatës së Diktimit, siç është sot Gjykata Kushtetuese, që mori pjesë në kurorëzimin e kryepeshkopit Visarion Xhuvani.
      https://www.facebook.com/note.php?note_id=467255880635

      Reply to this comment
      • beni June 10, 08:49

        Ik or Cam i pa bese se te njohim se kush je!!!
        Ti klysh Turku te pelqen te fyesh kryepeshkopin ton te nderuar,se e ke treguar veten tek gazeta Tema se sa muhexhajdin ekstremist je bile bile do te tredhja si kuajt ty plere Anadollake!!

        Reply to this comment
  36. spatari June 9, 13:42

    Iiiiiiiiiiik Janollatos me gjithe Duletespie i tosun bacit.

    Reply to this comment
  37. BILLI & WILLI June 9, 15:26

    Habitem shume me ca tipa si komentuesi Claus qe rrijne shtrember dhe flasin shtrember.Shikoj ne komente nga te dy palet nje “gjaknxehtesi” qe kalon llogjiken normale.Ne Shqiperi pas 1991 kane ndodhur shume veprime antishqipatare dhe nje nga keto ndoshta me kryesori eshte dhe problemi Janullatos.Ky klerik mund te jete,agjent,kolonel,i poshter,etj etj etj.por nuk eshte fajtori i cili duhet kerkuar pikerisht te reagimi popullor i cili nuk ka reaguar absolutisht..Tani eshte teper vone jo vetem per Janullen por dhe shume te tjera.Ne gusht 1992 nga menyra si u zgjodh me agjenturen e vet duhej te ishte perzene me ceremoni prandaj eshte kote qe te bejme “atdhetarin” pasi ujku e ka ngrene kopene.Fakti qe portreti i Nolit ne shenjterimin e nje kishe para dy javesh u ndalua me dhune policore dhe deklarata e klerikut serb per Kosoven te linte pershtypjen e nje pushtimi te nje vendi me klerike dhe shume shqipfoles u habiten se u be shqiperia kryeqendra e botes..nen thundren e ca mjekerrzive…

    Reply to this comment
  38. GENOCIDI GREK NR 1 June 9, 18:58

    PSE KOLONELI JANULLATOS NUK BERI NJE MESHE PER KETE GENOCID ?????

    Ne kujtim te femijve dhe grave te therura nga bishat greke ne pranvere te vitit 1914 ne Permet, Kolonje, Korce, Leskovik, Kelcyre, Tepelene dhe Skrapar)/
    Kete pranvere mbushen 100 vjet nga genocidi, masakrat dhe barbarite e Andarteve greke ne Shqiperine e Jugut. Me 25 shkurt te vitit 1914, sipas kujtimeve te Kosta Papa Tomorri (Leusa), u therren 75 burra te fshatrave Pacomit dhe Kuqal te Kelcyres. U therren si sheleget femijet e Pacomitit dhe te Kelcyres. U dogjen dhe bene hi Kelcyra, Katundishta, Beduqasi, Fratari dhe Varibobi. Kjo date kaloi ne heshtje te plote. As kryetari i komunes se ketyre fshatrave nuk beri nje kujtese te ketyre viktimave, pa le me shtetare te tjere. A do te kujtohet njeri sot ne Shqiperi te ndeze nje qiri per shpirtin e pafajshem te femijve te therrur si sheleget per pashke ne Kelcyre.

    Me 2 mars te vitit 1914 pre e hordhive barbare u bene fshatrat Mokrice, Zleushe, Gosnisht, Delvine, Tremishte, Petran, Munushtire, rapcke, Hotove, Kosove, Badelonje dhe peshtani i Shqerise. Ne fshatin Leshnje te banuar nga muslimane komandanti grek Fiorgakaqi kaloi ne thike gra, burra dhe foshnja, duke mbushur me kufoma rruget e fshatit. Pasta i vuri zjarrin fshatit.

    Me 2 prill te vitit 1914 komandanti grek Kocifaqi vrau 40 burra te fshatit Peshtan ne nje perrua jashte fshatit. Pastaj u kthyen ne fshat, vazhdon refimin e tij Kosta Papa ne librin e tij “Barbarite greke ne Shqiperi”, foshnjat e mjera po bridhnin rrugeve te fshatit duke uluritur dhe kerkuar prinderit e tyre. Egersirat i mblodhen foshnjat (femijet) dhe i shpune ne nje shtepi ku kishte pus. Atje i merrnin foshnjat nje nga nje, u prisnin kokat dhe i hidhnin ne pus. 27 foshnja therren ne kete fshat Kocifaqi. Pasi therren femijet Kocifaqi dogji shtepite e fshatit. Pastaj Kocifaqi mblodhi grate dhe vajzat e fshatit, i shpune ne nje shesh larg fshatit, atje u dha urdher banditeve te vet qe t’i shnderonin. Pas ketij perdhunimi masiv te gjitha grate dhe vajzat i therren me bajoneta.

    Ne ne Shqiperi kemi nja tri, apo kater televizione, qe e mbajne veten per televizione kombetare. Nuk pame ndonje nga keto TV qe te benin qofte edhe nje kronike perkujtimore gjysem minuteshe. Se keto TV na japin lajme per vrasje dhe nga fundi i botes ne Tingli-majmun. Por per Shqiperine e mjere, Jo se eshte mekat. Sa per qeveritaret dhe pushtetmbajtesit e Shqiperise keto 100 vjet, nuk kemi pare ndonje te shkoje edhe te vendose nje tufe me lule ne varret e tyre, neqoftese ata kane ndonje varr. Asnje memorial i ngritur ne kujtim te tyre. Qofte edhe nje Murrane. Jo, Jo nuk ben vaki.

    Me 20,21 dhe 22 prill 1914 bandat greke dogjen Luarasin, hyne ne Panarit dhe therren 275 vete. Ne 23 prill dogjen Frasherin, Kreshoven, Micanin, Backen, Pagrine, Lipostivanin, Sevranin, Fratarin, Senicen. Ne Mican therren 13 gra. Ishte dite e diel, data 23 prill. Ndoshta ishte edhe dita e pashkes. Ato gra u bene kurban per pashke nga kryqetaret helene.
    Me 20 prill te vitit 2014 u festuan pashket. A u kujtua ndnje mitropolit i Shqiperise se Jugut te bente ndonje pershpirtje, apo meshe per shpirtrat e femijve dhe grave te therur para 100 vjetesh nga bashkekombasit e tyre nen kryqin e dhespoteve te Konices, Permetit dhe Gjirokastres.

    Me 22 dhe 23 prill 1914 bandat greke dogjen fshatrat Luzat, Bence, Velqot, Turan, Dukaj, Memaliaj dhe Salari. Ne fshatin Hormove, bash ne kishen e fshatit, therren me thika dhe bajoneta 160 burra te fshatit. Therrori u be ne kishe nga kryqetaret e helenizmit. Shkoni dhe ndizni nga nje qiri ne germadhat e kesaj kishe per shpirtin e burrave te ketij fshati qe u shuajt per nje dite. Ne Hormove, ne kujtim te ketyre viktimave, ka mbetur nje murrane qysh nga shekulli i kaluar. Por vetem kaq.
    Kapot e bandave greke Fjorgokaqi, Jorgollaqi, Farmaqi, Kocifaqi etj dogjen fshatrat e Qarrishtes, Sevranit, Corovodes, Rogut, Muzhakes, Cepanit, Prishtes, Topojanit, Bedaqasit, Zhepoves, kajces, Toshkesit, Dragotit, Mezhgoranit, Beshishtit etj.
    Ne Backe egersirat greke theren 30 gra dhe femije. 180 familje jane therur ne lume te Zi te Skraparit.

    Ja si shprehet Kosta Papa ne parathenien e librit te tij : Cdo bar, cdo lule, cdo pyll dhe cdo mal u vaditen me gjak foshnjash, grash dhe burrash, qe u masakruan prej grekeve barbare.
    Qe nga viti 1917 Kosta Papa leshon vikamen, si nje thirrje per te mos humbur kujtesen kombetare: Shqiptare dhe ju djemte tane brez, pas brezi, kur te zini ne goje fjalen grek, mos haroni therjet, djegiet dhe cnderimet!

    Ne Shqiperine e Jugut veprojne disa shoqata patriotike. A do te flasin ato kete vit, apo do te struken gjekundi duke ngrohur vezet patriotike? Ne kemi nje parti, qe i thote vetes “Aleanca Kuq e Zi”. Kryetari i saj, si antigreku me i madh, a do te kujtohet, dhe a do te shkoje t’i nderoje keto viktima te barbareve te shekullit te XX?!!!
    Ky gjak i derdhur nga te pafajshem, sidomos gra dhe femije, sipas zakonit shqiptar na ve ne gjak me greket. Ky gjak e njollos te gjithe kombin grek. Ata duhet te shprehin pendese si komb ndaj kombit tone. Kete pendese, ne rradhe te pare, duhet ta bejne nepermjet pushtetareve te tyre. Fati i keq u ra atyre qe jane ne pushtet ne vitin 2014. Plot 100 vjet nga kjo gjakderdhje. Ne jemi ne pritje. Neqoftese nuk ka pendese dhe kerkese falje publike, atehere nuk ka edhe miqesi.

    Gani Vila nga Micigani na kujton masakren e Panaritit dhe haresen 100 vjecare te qeverive shqiptare. Ai na tregon se lidhur me keto masakra, Edit Durham shkruan : “Greket edhe sikur te bejne nje shekull pendese, s’kane si t’i lajne krimet e urryera te atyre javeve…”.
    Sot, ne vitin 2014, qeverisemi nga nje qeveri qe ne zyrat e saj ka vendosur fotografine e Ismail Qemalit. Me kete don te na tregoje, shikoni ju shqiptare, ne do te zbatojme amanetet e Ismail Qemalit dhe do te qeverisim sikur vete Ismail Qemali te ishte kryeminister. Deri me tani kemi pare vetem forografine, se ndonje veper nuk kemi pare. Kjo qeveri, qe e mban veten per qeveri te “Rilindjes”, nuk e dime ne se ka ndermend ta kujtoje kete genocid. Qeveritaret tane vajten per pashke ne katedralen e Korces ku kujtuan therorine dhe “Rilindjen” e Krishtit.

    Po a do t’i kujtojne keta qeveritare 27 femijet shqiptare te fshatit Peshtan, te cilet u theren si qingjat ne pashke? A do t’u ngrene ndonje murane atyre?
    Mitropolitet greke te Shqiperise se Jugut te vitit 2014, a do te bejne ndonje meshe pere te therurit e para 100 vjetesh. Dele te perendise ishin edhe ata, e meritojne nje pershpirtje. Kjo te sherbeje edhe si nje pendese ndaj vepres vrastare te mitropoliteve greke te Konices, Permetit dhe Gjirokastres te vitit 1914

    A do ta ruajne kujtesen kombetare qeveritaret rilindas te vetshpallur? Apo do te ngrene varezat te tjera greke dhe do te perkulen para vareve te pushtueve dhe vrasesve te popullit te tyre?!!
    KLITHMA e 27 FEMIJVE TE THERUR BARBARISHT KERKON DREJTESI OSE TE PAKTEN JO HARRESE APO POSHTRIM…

    Reply to this comment
  39. GENOCIDI GREK NR 2 June 9, 19:27

    CILI JENI JU ZOTI CLAUS !

    NE MASAKREN E PESHKEPISE PATI DISA ELEMENTE:

    1-SHPARTALLIMI I USHTRISE SHQIPTARE NGA SALISERBI
    2-TRADHETIA NGA BRENDA KU U SPIUNUA QE USHTARET ISHIN PA ARMATIM
    3-TOLERIMI KOZMIK NGA QEVERIA SALISERBIT
    4-MBYLLJA E SYVE TE JANULLATUSIT I CILI NUK E HAPI SQEPIN.

    MOS JENI NE PIKEN 2 JU ZOTI CLAUS !

    Masakra ndodhi mesnatën e 10 prillit të vitit 1994 në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër, 4 km në thellësi të tokës shqiptare, kohë në të cilën ushtarët po flinin gjumë. Komandot e “Pirro i Parë”, vranë oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

    Si u realizua një skenar i paralajmëruar por i neglizhuar nga strukturat e shtetit shqiptar.

    Kanë kaluar më shumë se 19 vjet nga ajo që njihet në histori si “Masakra e Peshkëpisë” ku një komando greke u fut në tokën shqiptare, brenda në kazermën ku flinin 130 ushtarë dhe oficerë, duke i terrorizuar e duke hapur zjarr me kallashnikov. Për pasojë, nga ky akt terrori u vranë oficeri, Kapiteni i Parë Fatmir Sali Shehu dhe 20-vjeçari Arsen Llazar Gjini. Në ikje, komando greke e identifikuar më pas me emrin “Pirro i Parë”, rrëmbeu armë dhe municione luftarake dhe u largua nga erdhi… Një ngjarje e rëndë kjo, që ndonëse u identifikuan dhe arrestuan autorët “Luftëtarë të Vorio-Epirit”, shteti grek i dënoi vetëm për “Armëmbajtje pa leje”… Ndërsa më pas, këta terroristë të lirë, u panë në Shqipëri edhe në fushata elektorale në jug të vendit…

    RRETH 2 DEKADA PAS MASAKRËS

    Vendin e ushtarëve roje në hyrje të postës kufitare të Peshkëpisë, e ka zënë një lopë kureshtare, që sheh gjithë habi vizitorët që po i prishin qetësinë. Në të dyja anët e hyrjes së godinës dykatëshe qëndrojnë dy pllaka mermeri, sipër të cilave një dorë e kujdesshme ka vendosur tufa me lule për të kujtuar dëshmorët që dhanë jetën në mbrojtje të atdheut. Mbi pllakatet e mermerta mëson se kush janë dëshmorët, datën kur ata janë vrarë në krye të detyrës, por nuk merr vesh se kush i ka vrarë dhe me kë kanë luftuar për të mbrojtur vendin. Autorët e këtyre pllakateve përkujtimore janë kujdesur që të fshehin se kush e ka sulmuar territorin e Republikës së Shqipërisë më 10 prill 1994 dhe nga vinin ata. Godina e ish-repartit ushtarak që siguronte kufirin shtetëror rrëzë majës së malit Bureto, vërtetë mban emrin e oficerit dëshmor Fatmir Shehu, por ka vite që është kthyer në një stallë lopësh. Sot, pothuaj është kthyer në gërmadhë, është rrafshuar… Të paktën për të nderuar gjakun e ushtarakëve të rënë në mbrojtje të atdheut, ky objekt duhej të mbahej nën administrim apo kujdes nga shteti, qoftë dhe si simbol në përkujtim të dëshmorëve. Autoritetet shtetërore shqiptare kanë lënë në harresë jo vetëm objektin që ka shërbyer si bazë ushtarake për më shumë se gjysmë shekulli, por dhe hetimet për atë që njihet si Masakra e Peshkëpisë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 19 vjet nga mesnata e të dielës së 10 prillit 1994, familjet dhe fëmijët e dëshmorëve të atdheut ende nuk e dinë se kush i vrau njerëzit e tyre. Ca më tepër ata hidhërohen kur ceremonitë përkujtimore bëhen gati fshehurazi, në gjysmë ilegalitet pasi në të kundërt fqinjëve tanë jugorë apo përfaqësuesve të interesave të tyre në vendin tonë, do t’u mbetet hatri. Në të kundërt, nuk ka sesi të justifikohet ndryshe mos pjesëmarrja e asnjë autoriteti të lartë shtetëror apo të pushtetit vendor në Gjirokastër në ceremoninë përkujtimore kushtuar dëshmorëve Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.

    KRIMI I RËNDË

    Ngjarja e rëndë që dëshmoi se sa i pafuqishëm ishte shteti shqiptar për të mbrojtur integritetin e vet pas ndryshimeve politike në vitin 1990, vazhdon të mbetet pa autorë, pavarësisht se emrat e tyre janë bërë publikë prej kohësh. Autoritetet greke i arrestuan me ndërhyrjen e diplomacisë ndërkombëtare për t’i mbajtur në burg vetëm disa muaj, sa për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve, pasi më pas i lanë të lirë. Madje pasi u liruan nga burgu për mungesë provash u trajtuan si heronjtë e rinj të Vorio Epirit. Disa prej autorëve të masakrës së Peshkëpisë, janë kthyer në Shqipëri herë pas here për t’i bërë karshillëk jo vetëm familjeve të dëshmorëve të atdheut, por dhe vetë shtetit. Mjafton të përmendim faktin se dy prej tyre kanë qenë deri dhe komisionerë që përfaqësonin interesat e kandidatit Vasil Bollano në zgjedhjet vendore të vitit 2000 dhe 2003. Ndërsa dy të tjerë janë pajisur me dokumente zyrtare dhjetëvjeçare nga policia e Gjirokastrës. Për të gjitha këto motive autoritetet shqiptare duhet t’u kthejnë sot një përgjigje familjarëve dhe fëmijëve të dëshmorëve të masakrës së 10 prillit 1994. Sepse një vizitor i thjeshtë nuk mund ta mësojë nga pllaka përkujtimore në postën e Peshkëpisë se kush e sulmoi territorin e Shqipërisë, kush i vrau dy ushtarakët dëshmorë të atdheut dhe kush e diskreditoi shtetin demokratik shqiptar në atë farë feje.

    TEK VENDI I TRAGJEDISË

    Bari i harlisur nga shirat e pranverës së këtij viti, gati ka mbuluar çdo gjurmë të brezit kufitar me Greqinë, rrëzë malit të Buretos. Godina dykatëshe e ish-repartit ushtarak të Peshkëpisë, ka mbetur në mëshirë të fatit si një relike e pavlerë e një ngjarje që cënoi rëndë integritetin territorial të Shqipërisë. Në godinë dhe ambientet rreth saj është e vështirë të gjesh sot qoftë dhe një gjurmë të vetme të asaj që ngjau 19 vjet më parë. Sulmi i befasishëm i një komandoje që hyri nga territori grekë më shumë se 4 kilometra në thellësi të tokës shqiptare, është një ngjarje që ta tregojnë dhe fëmijët në Gjirokastër, por zyrtarisht agjencitë ligj zbatuese nuk kanë asnjë përgjigje për autorët. Në të vërtetë si ndodhi ajo që sot njihet si Masakra e Peshkëpisë.

    SKENARI I TRAGJEDISË

    Nga deklarimet e dëshmitarëve okularë të pyetur në terren, nga informacioni që organizata terroriste greke publikoi pas sulmit dhe nga informacionet e marra prej agjencive ligj zbatuese shqiptare që hetuan incidentin, “Xhungël” krijoi skenarin e ngjarjes.

    Organizata terroriste greke MAVI (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit), menjëherë pas ndërrimit të sistemit politik në Shqipëri në fundin e vitit 1990, krijoi bindjen se kishte ardhur koha për të ringjallur dhe njëherë ëndrrën shoviniste për t’i shkëputur Shqipërisë pjesën jugore të saj. Elementët nacionalistë ekstremistë grekë të mbështetur nga grupe politikanësh të rëndësishëm, klerikë ortodoksë dhe segmente të shërbimeve sekrete nisën rekrutimin, stërvitjen dhe më pas koordinimin e strukturave paramilitare për të sulmuar shtetin shqiptar. Synimi ishte i qartë dhe më mirë se kushdo tjetër do ta dëshmonte ngjarja e Peshkëpisë.

    TERRORISTËT

    Pasi u grumbulluan elementët e duhur, ish-pjesëtarë të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete greke, shqiptarë me kombësi greke dhe mercenarë të paguar, u bë stërvitja dhe trajnimi i tyre në baza të fshehta, në thellësi të territorit helen. Nga informacionet që u publikuan pas ngjarjes nga organizata terroriste MAVI, dëshmohej se trajnimi i komandos që sulmoi Shqipërinë ishte bërë në një bazë të fshehtë në ishullin e Kretës. Duke shfrytëzuar informacionin e marrë nga agjentë të shërbimeve sekrete greke që vepronin në Shqipëri dhe nga aktivistët e saj në terren, Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit vendosi të godasë pikërisht repartin ushtarak të mbrojtjes së kufirit në Peshkëpi të Gjirokastrës.

    URDHËRI

    Në mesin e Janarit 1994, shtabi i Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit i dha urdhër njërës prej skuadrave të tij të armatosura që të përgatitej për të sulmuar repartin e ushtrisë shqiptare në Peshkëpi, pranë vijës kufitare. Sektori i zbulimit i kësaj organizate, i ndihmuar nga agjentë të shërbimit sekret grek e mbajti për më shumë se tre muaj nën vëzhgim repartin e Peshkëpisë. Vuri në lëvizje agjentët e saj në jug të Shqipërisë dhe rekrutoi spiunë të rinj kundrejt pagesës së majme dhe përfitimeve të tjera për të siguruar informacionin e nevojshëm për gjithçka ndodhte brenda repartit ushtarak shqiptar. Sa ishte kontigjenti i ushtarëve dhe oficerëve të repartit, kush ishin drejtuesit e tij? Si bëhej ruajtja dhe sigurimi i repartit? Sa arsenal luftarak kishte në depot e tij? Me sa roje sigurohej, kur ndërroheshin ata dhe çfarë armatimi mbanin?

    Pasi siguroi të gjithë informacionin e duhur deri dhe detajet më të vogla, nga seksioni i Mbledhjes së Informatave, shtabi i Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit dha urdhrin për sulmin final.

    SKUADRA E TERRORIT

    Skuadra e identifikuar me emrin e koduar “Pirro 1”, iu afrua kufirit shqiptar dy ditë përpara sulmit. Komando që mori përsipër goditjen përbëhej nga 7 persona, të veshur me uniforma ushtarake kamoflazhi dhe të pajisur me armatim këmbësorie të prodhimit perëndimor, i njëjtë me atë që përdorte ushtria greke. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës që kishte për detyrë mbështetjen dhe transportin e terroristëve, qëndroi në gatishmëri për çdo të papritur në brendësi të territorit grek. Mbrëmja e të dielës së 10 prillit dukej më e qetë se çdo ditë tjetër. Ardhja e pranverës i kishte shpenguar më tepër 130 rekrutët e rinj që ishin duke bërë karantinën në repartin ushtarak të Peshkëpisë. Komando greke pasi kaloi me kujdes vijën e kufirit u vendos në një kodër përballë repartit nga ku mund të mbante nën kontroll çdo lëvizje. Pasi u siguruan për numrin e rojeve dhe vendndodhjen e saktë komando u vu në lëvizje.

    SULMI

    Sulmi nisi rreth orës 02:40, kur u kap objektivi i parë, ushtari roje i repartit. Dëshmori i atdheut 20 vjeçari Arsen Gjini nga fshati Seman i Fierit, i ndjeu lëvizjet e terroristëve që vinin nga përtej kufirit, por arma tip kallashnikov që ai mbante në duar ishte pa fishekë. Kjo për shkak të një urdhri të brendshëm që kishte ushtria shqiptare në atë kohë. Ushtari i paralajmëroi të panjohurit dhe bëri sikur mbushi automatikun, por terroristët e dinin shumë mirë që ai s’kishte fishekë, pasi kallauzët e tyre e kishin kryer mirë punën. Në këto kushte rezistenca e Arsen Gjinit ishte e kotë, ai përfundoi i vdekur i qëlluar me plumbat e armëve greke. Brenda pak çastesh komando greke vërshoi në godinën dykatëshe dhe me saktësinë më të madhe bllokoi fjetinën e ushtarëve, si dhe depon ku ruhej armatimi për të parandaluar çdo kundërpërgjigje. Ushtarët papërvojë dhe të kapur në gjumë nuk mundën të bënin asgjë. Informacioni paraprak që kishte komandoja greke për ambientet e brendshme të repartit i dhanë asaj një avantazh fatal për ushtarët shqiptarë. Brenda dy minutash i gjithë reparti me mbi 130 ushtarë dhe oficerë, gjendej i çarmatosur dhe i nxjerrë jashtë luftimit.

    VRITET KAPITEN FATMIR SHEHU

    Oficeri i stërvitjes kapiteni Fatmir Shehu, që natën e ngjarjes ishte oficeri më i rëndësishëm i repartit në detyrë, gjendej në katin e dytë të godinës. Sapo dëgjoi të shtënat dhe rrëmujën në godinë, u vesh nxitimthi dhe u sul drejt shkallëve me një pistoletë tip Tokarev në dorë. Tentativa e tij për të rezistuar mori përgjigje tragjike nga terroristët e komandos. Kapiteni i parë Fatmir Shehu, baba i dy fëmijëve, u qëllua me breshëri automatiku në sheshpushimin e shkallëve midis katit të dytë dhe katit të parë. Jehona e breshërisë që vrau oficerin shqiptar i tronditi më tepër rekrutët dhe personelin e repartit, të cilët që nga ai moment iu bindën pa rezistencë çdo urdhëri të terroristëve.

    TERROR MBI 130 USHTARË

    Të gjithë ushtarët u mbyllën në një dhomë të madhe në katin e parë, dritaret e së cilës ishin izoluar me hekura. Ndërsa dy oficerët u mbajtën në izolim në një zyrë tjetër. Tre prej pjesëtarëve të komandos u kujdesën për të hapur depon e repartit nga ku morën 15 automatikë kallashnikov të prodhimit kinez dhe dy arka me municion. Reparti u mbajt peng për 20 minuta, kohë gjatë së cilës banorët e Peshkëpisë, që ndodhet vetëm 1 kilometër larg në vijë ajrore, u tronditën nga breshëritë e armëve. Pjesëtarët e komandos terroriste në delir e sipër qëllonin me armë sipër kokave të ushtarëve shqiptarë, i shanin, i fyenin dhe i godisnin ata me urrejtje. Si rezultat i të shtënave në ambientet e brendshme u plagosën dhe tre ushtarë të tjerë. Mes autorëve të sulmit, dy prej tyre flisnin shqip, me një theks jugor. Gjatë kohës që reparti u mbajt peng autorët e sulmit përdorën parullat “Këto i kini për Vorio Epirin”, si dhe “Mos kujtoni se kemi harruar”.

    PERSE GJARPERI I ZI JANULLATOS NUK MBAJTI NJE MESHE PER KETO MARTIRE TE VRARE 3 HERE TE TRADHETUAR..NGA BERISHA,JANULLATUSI DHE SERPENTI CLAUSI….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*