A duhet të merremi me qytetaren D.M.

Elton Koka October 31, 2014 15:27

A duhet të merremi me qytetaren D.M.

Këto iniciale nuk janë sigla e dojçmarkës gjermane (ca lajme thonë sikur Berlini po e mendon seriozisht rikthimin tek monedha kombëtare), por marka më e re e… familjes Berisha. Është fjala për një vajzë të re, 20 vjeçe, mbesa e ish kryeministrit dhe ish kryetarit të PD-së.

Por jo për këtë arsye, mediat i kanë ngjitur asaj epitetin “supermbesa”. Jo, deri vonë askush nuk dinte e as është marrë me të, dhe me shumë gjasë nuk do të merrej as tani, as më vonë. Ashtu siç nuk merret kush me fëmijë ish liderësh e ish-pushtetarësh që shohin punën dhe jetën e tyre, nëse nuk duan ata vetë të shfaqen në media.

Por D.M. e “kërkoi vetë” këtë epitet kur nisi të angazhohet në tubimet politike të partisë së gjyshit dhe prindërve dhe kur nisi të prononcohet politikisht. Dhe kur një pinjoll i një superfamiljeje politike që ka bërë ligjin në këtë vend për shumicën e këtyre 23 viteve, vjen e fillon të shfaqë tendenca angazhimi politik, është e pashmangshme që të mos bjerë në vëmendjen publike.

Aq më shumë që familja Berisha dhe gazetarët pranë saj mbrojnë fuqishëm idenë që familjarët e Berishës, vajza, dhëndri, etj e kanë të drejtën e angazhimit politik. Ky “standard” logjikisht duhet të vlejë edhe për mbesën, apo jo?

Aq më shumë pastaj, që 20 vjeçarja me shqipe thuajse të pakuptueshme në FB bën komente e “shënime” mbi ngjarje e episode të caktuara të përditshmërisë politike.

Për ta sqaruar që në fillim, ka një hipokrizi të madhe kur vjen fjala për faqen e dikujt në Facebook dhe nocionin e privacisë. Nëse e keni vënë re, një njeriu të zakonshëm që sheh punën e vet dhe nuk ka profil publik, nuk është se ja merr dikush për kapital komentet dhe deklaratat mbi aktualitetin në faqen e tij; maksimumi, ky do bëjë debat me miqtë e vet. Por kur dikush, qoftë “i zakonshëm” apo për më tepër pastaj, pinjoll i drejtpërdrejtë i politikës, që është koshient se ndiqet dhe komentohet sapo bën një shënim sado “të pafajshëm” mbi aktualitetin; kur ky dikush pra, ankohet se i kanë prekur privacinë se merren me Facebook-un e tij, atëherë thjesht bën naze; madje llastohet.

Ky është rasti edhe me qytetaren D.M., mbesë e deputetit S.B.. E cila shkoi edhe më tej se kaq. Duke qenë se ka dalë me të gjitha dhjeta në mësime dhe në librat që lexonte mbante shumë shënime anash faqeve apo në fletore të veçantë, ajo vendosi që këto shënime t’i mblidhte dhe të bënte një libër udhëzues për bashkëmoshatarët jo kaq të zgjuar sa ajo; libër të cilin rastësisht mori përsipër t’ja botonte një analist-biznesmen-universitar.

Ndoshta nuk kemi pse paragjykojmë që edhe në familje të tilla, ndodh një rast ekselence në mësim-nxënie. Ja që ndodh që edhe tek fëmijët e rritur mes gjithë të mirave (të mbledhura duke i shkaktuar një populli gjithë të këqijat, por kjo është çështje tjetër), të mos fitojë llastimi e dembelizmi, por edukata e punës dhe leximit të pareshtur.

 

Shkurt, dera e publicitetit tashmë ishte hapur, edhe pse me njëmijë halle, dhe për D.M. andej e tutje gjithçka ishte më e lehtë. Ajo përcillte në vitrinën e saj në fb edhe një stil modern jetese e sjelljeje, kamje, makina të shtrenjta, piano, piercing-e (pirsingje në “shqip”) gjithandej nëpër trup; dhe me njëfarë admirimi për ish-Hannah Montanën që së fundi e mban gjuhën brenda vetëm kur fle gjumë. Por kjo vërtet që është gjë private dhe e komentojnë vetëm rubrikat rozë. Ajo që tërhoqi vëmendjen e një publiku disi më serioz, janë deklaratat e saj mbi qëndrimin e kombëtares dhe delegacionit shqiptar në Beograd dhe vijimi me replikat rreth tyre.

Me të drejtë, këtu publiku u bë kurioz: Kështu mendon mbesa e gjyshit për serbët dhe shqiptarët, mbi një episod që e panë të gjithë se nuk kish vend për interpretime? Punë e saj mund të thotë dikush, dhe me të drejtë. Por deri në njëfarë pike. Ka veneracion për serbët se njëfarë origjine familjare, e ka edhe serbe. Me të drejtë, por sërish deri në njëfarë pike.

Sepse publiku, njerëzit e rëndomtë pra, dinë edhe gjëra të tjera; dinë mbi superfavorizimet që supergjyshi u ka bërë bizneseve dhe afaristëve serbë gjatë viteve, që nga kontrabanda e naftës deri në miqësi familjare me ta.

Pra, a duhet të merremi me “një njëzetvjeçare që komenton e shkruan për qejf të vet e për inat të botës”, që duket se po i biem në qafë kot si zevzekë e madje, edhe perversë që jemi?

Duket se po. E rritura D.M. për sa kohë shkruan, flet, akuzon, shan publikisht si mbesa e gjyshit dhe për llogari të gjyshit, shndërrohet jo në person privat, por në institucion më vete, dhe në një zgjatim të familjes politike të gjyshit.

Një zgjatim që edhe familjarët e vet, edhe pse u ka dalë duarsh, nuk ngjan ta kenë problem ta përdorin. Jo, përderisa i hartojnë letra “të hapura” të kallëpit të kësaj në faqen ngjitur drejtuar Mero Bazes. Me keqardhje, por sado shënime të ketë mbajtur D.M. anash faqeve të librave të shumtë që ka lexuar, ligësia e malinjiteti i atyre rreshtave mund të vijë vetëm prej duarve të sprovuara të supergjyshit.

 

Prandaj, një këshillë D.M-së: Merru me modën, hekurishtet që i fut trupit dhe që vë në alarm çdo aeroport, apo me leximet e shumta, dhe askush nuk do të merret me ty. Se që ta dish, kemi vite që lutemi se kur do vijë ajo orë që nuk do merremi më as me gjyshin tënd.

Elton Koka October 31, 2014 15:27
Komento

28 Komente

  1. hysi October 31, 15:50

    Dukesh e lumtur,ke te drejte I ke te gjitha te siguruara mga gjyshi.Vetem mos harro se kur blen dicka aty eshte jeta dhe gjaku I te tjereve qe gjyshi jot I ka marre per te siguruar ato para.

    Reply to this comment
    • ilir October 31, 16:36

      Gjarpri iku po na ka lene vezet brenda e tani po celin nje e nga nje (e fundit doli Dokara)

      Reply to this comment
      • Arbeni November 1, 09:14

        Une mendoj qe ne te paedukuarit duhet te shkepusim faqet ku shkruhet per kete cupe, te dh….im ne te, ta mbeshtjellim, dhe ne rastin e pare qe te ndeshemI me te ne rruge, t’i bejme te ditur pikpamjet tona multi-coegzistencialiste. …Sigurisht, perpara se ndonje i ‘paedukate’ tjeter te bej ndonje te pabere e largqofte, e gjejme nga gropat e Dajtit…

        Reply to this comment
    • plaku October 31, 17:46

      hysi,
      Me sa di une kjo fotografi i referohet festes, qe organizoi Naim Cili, botuesi i VEPRES SE PARE KLASIKE te supermbeses. Nje fotografi,ne pamje te pare, shume njerezore, gjyshi dhe mbesa te lumtur. Thone se prindereit dhe gjysherit luftojne qe ate qe ata e enderuan dhe nuk e arriten ne jete ta arrine niperit dhe mbesat e tyre. Mendoj se kjo eshte nje e drejte me se njerezore.

      Me sa kam lexuar une nga “supermbesa” ne facebookun e saj, kjo vajze nuk e njef fare gramatiken e gjuhes shqipe dhe mbaj mend, para nje viti qe ne perkushtimin qe shkrujti per gjyshin ne faqen e librit qe kishte botuar , helbete duhej ne anglisht, kishte bere gabime.
      Pra, une mendoj se ne kete fotografi gjithshka eshte nje genjeshter e madhe qe u shit me shume pompe nga botuesi servil peqinsi Naimi Cili.

      Gjermanet thone : ” Kush ngjitet me teper se sa duhet, bie me poshte se sa deshiron.”
      Me kujtohet se para nja njezet vjetesh presidenti i fiatit Agneli kishte nje nip shume te zotin ne shkolle. Nipi sapo mbaroi fakultetin e ekonomise, Agneli kishte vendosur qe ai te behej pasardhesi i tij, e dergoi ate djalosh shume simpatik ( e kam edhe tani para syve ) te punonte si punetor i thjeshte ne linjen e montazhit te makinave. Ky veprim ishte shume i fshehte, asnjeri nuk e njifte se i shte nipi i Angnelit dhe presidenti i ardheshem i FIATIT. Kur vazhdonte te punonte si punetor i thjeshte ai u martua, u be me nje femije dhe fatkeqeisht u semur me kancer dhe vdiq.
      E tregova kete histori per te spjeguar mentalitetin e njerezve visionare si Agneli. Italjanet thone se nuk i dihet se cfare te sjell jeta dhe prandaj njeriu duhet te jete i armatosur per te luftuar ne te dhe kryesorja eshte qe femija te jete i ndershem, nuk duhet pa tjeter ti bjeri pjanos dhe te shkruaje libra si supermbesa, te jete njeri, dhe te kete ndonje zanat ose profesjon qe ta beje te lumtur kur e ushtron ate. Jeta, fatmiresisht nuk eshte vetem media, pjano, lluks dhe dekadence, jeta eshte pune, dashuri, familje, femije, muzike,poezi, teater, galeri artesh, bibilioteke etj.
      Po ju tregoj nje sekret timin personal. Me vjen turp te them qe tani ne moshen 68 vjecare po gezoj pothuj cdo dite kur ndegjoj Rapsodine Hungarez Nr.2 te Franc List. Jeta nuk eshte vetem media, genjeshtra dhe pjano.

      Reply to this comment
      • anonim October 31, 20:32

        gjithcka keni shkruar eshte e vertete…Nipi i Anjelit ( drite pacin ) quhej Xhanino Anjeli…..( Historine e jetes se tij e kam ndjekur qe kur ishte gjalle )

        Do te degjoj Rapsodine Hungareze te List

        ju pershendes

        Reply to this comment
        • gjermani i findit October 31, 22:26

          @anonimin.Ben vaki qe quhej Xhovanino dhe la pas nje vajze,por meqe “plaku” lart thote se Anjelet jane shume visionare po i kujtoj se e kane nje nip tepke si mbesa è Sales qe quhet Lapo,e paguajne qe te mos kombinoje gomarlleqe,biles vajza e Agnellit eshte ne gjyq me familjen e saj per pune pasurish,uroj qe kjo ti ngjase edhe berishajve qe te dalin lakrat ne shesh sesa na kane vjedhur.Persa i perket “kauzes” se mediave me mbesen torollake kam nje shprehje popullore qe “plaku”do ma aprovoje, i thone”lesh me tresh se me katersh keputet”,qe do te thote se nuk merren me gomarin por i bien samarit.Nuk dua ta hap diskutimin per cilesine e leshit dhe perpunimin se e kemi konsumuar njehere…Ju degjoni List,une po kontrolloj me kater pale sy listen e shpenzimeve.Nuk ju uroj dot fundjave te kendshme se neser perkujtohen te shenjtet e pasneser te ikurit nga kjo dynja,u prehshin ne paqe!

          Reply to this comment
  2. Beqo October 31, 15:51

    Po do merremi ore Elton do merrmi. Sa kohe gjyshi i saj drejton kete vend pa i treguar kush ku e ka vendin ne dhe ti me mbesen do merremi. Kur te kete ngrene plumbin gjyshi i kesaj sdo merremi as me mbesen.

    Reply to this comment
  3. shane October 31, 16:12

    Hija e nje fytyre te lige qe ka sunduar mbi 50 vjet, ravijezohet shume qarte ne kete shkrim. Dikur nuk denohesh vetem armiku, po gjithe familja e tij. grua vella femije niper e mbesa. Kjo ligesi e trasheguar ne karakter dhe formesuar jo shume larg ne kohe eshte thelbi I cdo kendveshtrimi ne gazeten tuaj. Edhe une mendoj se ju duhet te merreni, madje fort per te treguar se kush jeni dhe per ti qendruar ne krah Mero Bazes qe tashme ka nderruar kepuce

    Reply to this comment
  4. unknow soldier October 31, 16:13

    kaluam 40 vjet me diktatorin e dashur dhe ta paharruar dhe personalisht nuk njoh asnje nga djemte e udheheqjes se atehereshme as dje dhe as sot.Kam pare nga larg deri dhe femijet e Enverit ne zbore apo aksione te asaj kohe.

    Kemi pare dhe nipat e mbretereshes anglise qe shkojne dhe luftoje deri ne afganistan dhe hane me ushatret e thjeshte

    kemi pare dhe vazhdimin e dinastise se Kim-eve ne korene e Veriut,Edhe ketu na mbyten shkelzenet,argitat,dasarat e deri te disidenti djathit jamgjarper malltezi

    puna e mbeses ka histori tjeter:

    eshte ajo qe po e krruan me ne popullin..mos harroje se gjyshi i saj ka lene qindra jetime dhe nuk duhet ta nxjerre kete shurre te poshtroje viktimat e tij.

    nuk duhet harruar qe qeni dasares reksi kushton dhe shpenzon sa dhjete jetime te Haklajve ne dite.

    por berisha vjen nga nje zone qe cikat dhe motrat e tyre kur i vine miq te shtepia ja fusin ne krevat (kam qene vete ushtar ne tropoje ne 1973-74..prandaj e ka nxjerre ne pazar mbesen ne ujqerit e mediave qe shijojne virgjerine e saj..pra eshte gjyshi qe ka shitur ciken.

    me fenomenin ‘DASARA” dhe me idete e saj serbofile dinastia e berishajve e ka mbushur kupen.

    Nqs do ti thoja Enverit dhe Saliut kriminele,do te vecoja ate te parin..sepse Enveri ishte kriminel qe ndertoi ishte serioz dhe i qiu nonen grekut dhe serbit..

    kurse berisha eshte kriminel qe shkaterroi,qe hapi bythen para grekut dhe serbit,dhe tani perdor ne vend te shurresh dasaren per te pshurruar ate popull pasi e vrau dhe e tradhetoi.

    por dhe ju te mediave po beni biznes me Dasaren dhe kjo eshte nje teme tjeter.

    pak kush e di qe dasara ne 1997 kur gjyshi i saj dogji shqiperine i paisi me pashaporta diplloamtike gjithe fisin per te shpetuar koken.

    Pra dasara eshte specia njezore qe ka marre pashaporte diplloamtike qe kur ishte disa muajshe..pra ka te drejte kjo qe u be dipplomate sa njemace te hedhi shurren perpjete ne emer te gjyshit gjakatar….Ne fix diten qe “dipllomatja disa muajshe” kalonte adriatikun me avjon bashmoshataret e saj i hengren peshkaqenet ne adriatik..

    Në 28 mars të vitit 1997, kKUR DASARA ME SHTRIGAT E SALEMIT kalonte adriatikun me avjon …anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    David Seferaj një muajsh, (Moshatearet e dasares vromes..)

    Ishte koha qe gjushi dakares ,perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder popullates civile.

    pershendetje pellumb zaimi per vemendjen tuaj..kalofsh nje fundjave te kendeshme

    ny 11;15 am

    Reply to this comment
    • nasruddini November 1, 07:42

      Merre me ngadale o enverist debil sepse ja ku e ke familjen Hoxha si koqe molle me te gjithe pinjollet e saj dhe me LEKAT

      Reply to this comment
  5. Naci October 31, 16:15

    Sali Berisha merret si i pandehur per vrasjen e 21 janarit.

    Reply to this comment
  6. E atakuar keq nga sistemi SB October 31, 16:22

    Desha qe Kjo DM te dije, ate pasuri qe Supergjyshi e supergjyshja ja u ka bere risk eshte nga gjaku i prishur i njerezve. Ate shtepi qe ja u la regjimi i kaluar SBYtha, beri ta shesin e lemerisi popullin me placka ne krah, beri njerezit te lene vendin e tyre e te zhduken mijra e mijra km larg shpirtit te tyre, vendlindjes. Ky gopsek i pangopur. Beri qe njerezit te zhduken, femijet mos ti kthehen me prinderve te gjore. Ju futi kancerin popullit fukara. Harram, harram harram ore pjelle e keqe e buces keqe. Zoti vonon por nuk harron. Sali krimineli do varur ne litar.

    Reply to this comment
  7. xho October 31, 16:41

    o Koke me te vertete kujton se mbesa e kruajti vete ?! Ne nje vit qe socialistet jane ne pushtet bizneset e familjes vetem lulezojne dhe me bekimin e KM tani kerkojne ti marrin leket per njehere (ne arbitrazh nderkombtar sepse do te duhej te kalonte nje vit qe ata te benin ca pseudo investime ) qe keta rilindasit tane te kene ndonje justifikim per ne sklleverit qe fajin e kane ata qe iken prandaj duhet qe tje jua fusim edhe pak me shume meqenese familja na e futi per 8 vjete. Te pakten thekso minimalisht qe nacionalizmi eshte streha e fundit per politikanet kushdo qofshin

    Reply to this comment
  8. alfade October 31, 17:18

    Nje kurve serbe dhe asgje me teper ! Shkurt eqarte ! Nuk ja vlen qe as emrin nuk ja vlen as
    saj dhebas gjyshit deputet ! Kurre nuk eshte zgjedhur sinpresident as si K/minister sepse
    votat e populli i ka vjedhur ne menyren me skandaloze !!! Eshte veshtire qe mendja normale
    dhe e shendoshe e shqiptareve zrbse mund ta kape kete diabolicitet te ketij mashtruesi e
    pervers te bajraktarit te Vicidolit ! O tempora o mores ! Quo vadis ???

    Reply to this comment
  9. October 31, 17:49

    Te meresh me kete deliranten e gjyshit per te qelluar gjyshin , e kam thene edhe me pare , persaonalisht nuk me pelqen. Po beheni me keq se Merua dhe Berisha , qe nuk lane shtrat dhe shtepi pa hyre ,nuk lane gra e kalamaj pa marre ne goje. Ndersa kesaj D.M se gjyshit do ti thoja vetem nje fjali : Kur te hyne vetja ne qejf, me pas vjen shkaterrimi, prandaj ki kujdes dhe here tjeter matu para se te flasesh. Te uroj gjithe te mirat D.M

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit October 31, 18:06

    U zgjidh dhe kjo pune se me ke do merremi.Biles shtoni dhe Paris Hilton,se ajo pervec gjuhes nxjerr edhe gjoksin perjashte.

    Reply to this comment
  11. Endrina Fuga October 31, 18:12

    ELOZH DASAREVIÇES

    Here me hype e here te hypa
    Ne makine une nuk ve rrypa
    Me hunde mbaj nje feltere
    Eshte vetembrojtje
    Nuk jam sherre

    I ngjas stergjyshes Shiqere
    Jam e embel, jam dylbere
    Kur kaloj une me makine
    Mos u trembni
    S’jam stervine

    Gjyshen dua dhe pse shake
    Per çdo dem me jep shuplake
    Mamin e urrej si shtrige
    Nuk me do
    Me ve ne rrige

    Dajoshkelzi eshte nje coftine
    Nuk do fare te ngas makine
    Do i braktis, do bie n’humnere
    Do me humbni
    O te mjere

    Reply to this comment
    • nasruddini November 1, 07:48

      Merre me ngadale o enverist debil sepse ja ku e ke familjen Hoxha si koqe molle me te gjithe pinjollet e saj dhe me LEKAT qe u kane vjedhur shqyptareve per 50 vjet me radhe gjate diktatures personale familjare me te eger ne te gjitha vendet e ish kampit socialist bolshevik.

      Sali Berisha me pinjollet e familjes se tij keto finte komunistesh i ka mesuar ne Partine e Punes qe si kuader besnik kjo Parti Famekeqe e la pas per te mbrojtur familjen gjakatare HOXHA nga ndeshkimi dhe lincimi ic ndodhi me familjen CAUSHESKU ne Rumani, prandaj edhe budallacka e perkedhelur Dasara e Saliut nuk dallon fare nga budallacka Liljana e Enverit apo cuni i Fullan Kusarit, apo nga te gjithe pinjollet e tjere te Partise se Punes, te cilet ne vend te pare kane UNIN dhe nuk e kane per gje t’i urdherojne te tjeret me frazen:

      VRSNI VETEN!

      njesoj sic vepronte Enver Hoxha me kundershtaret e tij.

      Reply to this comment
  12. Aliu nga Selenic October 31, 18:24

    ME SHUME NGJAN MESA SE VAJZA TEKE GJYSHI.!

    Kam qendruar shume ne B.Curre dhe ata e perdorin nje shprehej.”Me shume te ngjan nipi se djali dhe shume te ngjam mbesa se vajaza.”
    Ne te vertet kjo thenje e malsorve trima ka nje te vertet te madhe., se nipate bile edhe sternipat, mbesat bile edhe stembesat ngjajne shume pore jo vetem me futyre pore edhe me karaktere.
    Po te analizojme ketu shofil zellein e mbese i cili gjenetikishte ngjason si ne form ashtu edhe mn permbajtje. Fale demokracise shpalosja e karaktereve, pa teklife e ben me te kuptueshme nje gje te tille.
    Keshtu e e nisi edhe gjysi apo sice po i thote edhe mendja supergjyshi karjeren e vete,. Ai e nisi duke sulmuar shqiptaret me gjoja luften kunder komunizmit dhe mbeshteti serbine bile edhe ne kushte shume te renda te nje embagoje botrore te naftes.
    Pikrishte aty ku ishte edhe pika me e dobet ku shqiptaret e Kosoves ishin te mberthyer nga blindat serbe dhe fille ne nduihem te ketyre blibdave u vjen nafta shquiptare e nisure nga Presidenti i asaje kohe me nje firme te madhe qe quhej “Shqiponje” Pra shqipnonje duhet te vriste shqiponjen c`fare paradoksi i quditshe.
    Keshtu vajti puna ku nafta jone c`bllokoj jo pake, blindat serbe ne lufte kunde shqiptarve te Kosoves si dhe te popujve te tjer te ishe Jugosllavis te cilet ishin ne lufte te ashper me serbet per tu ndar njeher e mire nga kjo murtaje e rrezikshme.
    Keshtu pra dashur dhe pa dashur Berisha i la vetes se vete nje “patriotizem” te madhe per serbet qe nuk eshte qudi qe ne nje te ardhme jo te larget edhe ata munde ta vlersojne me shume Berishen se Esat Pashe Toptanin.!
    Pore e kishim fjalen teke mbesa.! A i ka ngjar veret Berishes.
    Te gjitha gjaset jan te qarte dhe ajo i ka ngjar me te gjith karakteret.
    Te vjen keqe qe ne kete mosh kaqe te re ajo ja filloi njelloi si dhe gjyshi i saje. Ne se Berish i mbeshteti serbet me naften shqiptar, e mbesa mbeshte skuadren serbe dhe lufton skuadren shqiptare duke e motivuar si njerze te pa kulture dhe injorante.
    Natyrishte sote kesaj “fisnjke” kaqe i duan ndeihme serbet dhe jo me shum se si e re qe eshte ajo qe tani po brumoset me iden pansllave duke i preferuar ata si njerz te mire dhe shqiptaret si jo te denje per per tu “ballafaquar” me “kulturen” serbe
    Ja pra ketu, askujte te mos i ngelet qejfi se ketu kemi nje pertritje ne breza te dashuris per serbet, nga gjyshi, nga gjyshja dhe perse jo edhe nga mbesat dhe niperit ne vazhdimesi.!
    Keshtu i dashur popull neve deri tani kemi ne krye te shtetit nje njeri pro serbe dhe demet qe i ka shkatuar ketije populkli te shumevuajture shqiptare pa tjeter qe koha do ti zbardhe nje e nga nje ashtu sice po zbaredhe edhe trashegimtaret e Berishes pro serb njelloi si Berisha.!

    Reply to this comment
  13. GFDG October 31, 19:26

    Cdo shkrim qe behet per kete ne media eshte strategji per te ardhmen. Medja po luan rolin e bashkepuntorit ne promovimin e kesaj adoleshenteje. Ajo shkruan nje rresht ne FB dhe e percjellin te gjithe mediat. Te tjeret paguajne per kete. Por ndoshta edhe gazetat marrin honorare qe e bejne kete publicitet.

    Reply to this comment
  14. Ericson October 31, 23:14

    Elton Koka, my brother, perpos artikullit tuaj “par excelence” me lejoni t’ju paraqes do verejtje te cillat mbase i kane shpetuar vemendjes suaj!

    Se pari mbesa e Salih Rrahman Berishes, ngjet tepke si djali i kryebankierit Fullani , (i cilli sot ndodhet i arrestuar e nen mbikqyrjen ma te rrepte te autoriteve shtetnore shqiptare e pret gjykimin) !

    Sa per dijeni, Lorik Cana e Etriti jane katolike , gje qe nuk i prish pune asnjeriu e aq me pak Governes shqiptare qe priten me adhurim Papen e amshuar Franceskun ,si pasardhesin e tij Apostolik qe bridhte kembezbathur e lypte meshire per te varferit, e te shuguruar me shume gjasa nga i lumi JEZU KRISHT!

    Pastaj, Elton i dashur , nuk ma ha mendja te kini hasur ne ndonje dokument te tille, aty nga viti ’96. Ja, tekstualisht:

    LAJMERIM!

    “Kush do dru me pre, apo me ja ca kryet ndokujt me sopate, te paraqitet te sheshi prapa Bashkise!

    Hamdia ,vet i dyte!”

    Po ja , …shikoje vete Elton, se ku ka katandisur per hukubet te Zotit , Gjuha Shqipe , aseti i vetem madhor i shqiptareve qe ju ka mbetur, ne te dy Republikat Shqiptare te Ballkanit, e diaspora jone ,qe nga Alaska e deri ne Australi e Zelanden e Re!

    Mbase nuk e di ti sagllam (tamam) Elton , por kur turmat halabake te yshtura nga PD-ja dogjen biblioteken me te pasur pas asaj Kombetare, te Institutit te Larte Bujqesor te Kamzes (i vetmi universitet shqiptar qe i njihej diploma jashte !), me sa duket kishin parashikuar themelimin e nje qyteze fshatare si Kamza,….kryeqyteti i Bathores, ku nje nga rrugicat e saj ,per ibret, mban emrin e pocaqisur “Salih Berisha” e me nje kryebashkiak si pune e nje fare Mziu kokegdhe, i arrestuar e burgosur per delikte ordinere e qe pret te ulet ne bangen e te akuzuarve nga nje gjykate “jashtezakonisht e pavarur shqiptare”!

    Megjithate, “forget about with that psysco man like Salih Berisha and his sparrow foolish niece D.S.!”

    Sonte ne ketu si qytetare amerikane ,(por edhe si shqiptare te zjere tri here), ne Shtetet e Bashkuara ,kemi nje feste tradicionale Halloween , ku shume shtepi , klube e restorante stolisen me kunguj te verdhe, lugeter , fantazma te llahtarshme e turli kukudhesh e shtrigash qe te kallin daten, qivure e copra pllakash varri e te tjera mysybete si keto!

    Une , te pakten nuk e vura ne porten e shtepise sime , krahas gogoleve te lemerisur te Halloween edhe portretin e Salihit, pasi ky eshte regjistruar ne Gjendjen Civile si shqiptar!

    Reply to this comment
  15. labinot October 31, 23:29

    Po te pakten Enveri nuk beri as super femije,as super mbesa,Nuk po hapim dot gazeten prej kesaj laraskes.I jane vo0nuar ato te muajit kesaj,qe nuk cucuriset me gezimet e moshes?

    Reply to this comment
    • nasruddini November 1, 07:52

      Merre me ngadale o enverist debil sepse ja ku e ke familjen Hoxha si koqe molle me te gjithe pinjollet e saj dhe me LEKAT qe u kane vjedhur shqyptareve per 50 vjet me radhe gjate diktatures personale familjare me te eger ne te gjitha vendet e ish kampit socialist bolshevik.

      Sali Berisha me pinjollet e familjes se tij keto finte komunistesh i ka mesuar ne Partine e Punes qe si kuader besnik kjo Parti Famekeqe e la pas per te mbrojtur familjen gjakatare HOXHA nga ndeshkimi dhe lincimi ic ndodhi me familjen CAUSHESKU ne Rumani, prandaj edhe budallacka e perkedhelur Dasara e Saliut nuk dallon fare nga budallacka Liljana e Enverit apo cuni i Fullan Kusarit, apo nga te gjithe pinjollet e tjere te Partise se Punes, te cilet ne vend te pare kane UNIN dhe nuk e kane per gje t’i urdherojne te tjeret me frazen:

      VRSNI VETEN!

      njesoj sic vepronte Enver Hoxha me kundershtaret e tij.

      A e pe Bamir Topin si beri krushqi me familjen sadiste gjakatare te Enver Hoxhes? Pse keshtu? Prandaj edhe nuk ka pse te cuditemi me Dasaren e Saliut, sepse

      KOHA E QEPES E ENVERIT AKOMA NUK ESHTE LARGUAR NGA TROJET SHQYPTARE.

      Reply to this comment
  16. M A R K O October 31, 23:33

    Rrace fekalesh.

    Reply to this comment
  17. Azemi November 1, 09:24

    Neperkes duhet me ja shtyp koken qe tani.

    Reply to this comment
  18. leximi November 1, 17:12

    Merre ngadale ore nastartarini, me kujdes mbaje bishtukun,lutuni te rroje berishizmi bashke me tartaruf makukun, qe pas te vjelave t’ju sjelle kofinin,ta mbushni me llogjet qe leshon Salitrimi, qe ua pat degjuar plakave te mullini.Me nder me thene berishizmi eshte tepke si enverizmi, eshte genjeshtra,shpifja,mashtrimi,eshte vrasja qe sjell korrupsioni,krimi.Enveristet jane bere berishiste,pasi fshehen teserat e partise dhe fatkeqinjte do t’i genjenin duke share e nemur Enverin,qe te shkaterronin, te vidhnin vendin.Kjo eshte fara e keqe e shqiptarise qe rron si morri nen kemishe,i duket vetja se eshte prijes, kur qelbet ere kakardhishe.

    Reply to this comment
  19. jetimi November 1, 23:15

    Ketu te gjithe jane bije te nje trimi me brekushe-feudalizmi,qe ishte sherbetor-sahanlepires-nazifashizmi, besnik per vdekje komunizmi dhe te gjithe njeheresh dygishtaxhinj- demokrate-berishizmi te lumturuar nga salarizmi,qe beri te lulezoje çdo lloj krimi,vjedhja,vrasja,seksi,droga dhe trafikimi.Por kunder njeri-tjetrit nuk vlen inati e shfrimi,sepse ai me i keqi eshte me i miri,te gjithe jane plehra qe u duket vetja gur xhevahiri.Mjafton te shohesh llapen qe nxjerr jashte me mburrje e shperfillje kjo fyçke qe ben si babagjyshi,kur ishte president dhe kryeminister duke nxjerre nga goja llumra si gjerizi.Me mire te jeshe jetim se sa te keshe keta lloj maskarenjsh prinder e gjysher,qe turren mbi kerma si bishet dhe lene pas monstrat e tyre,kelyshet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*