A duhet të përdoret Euro si monedhë kombëtare? Flasin ekspertët

May 27, 2018 10:29

A duhet të përdoret Euro si monedhë kombëtare? Flasin ekspertët

 

Përshtatja e euros si një monedhë kombëtare, duke e zbatuar atë në mënyrë të njëanshme, pa pritur që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe më pas në eurozonë, është një ide që përqafohet nga disa ekspertë të ekonomisë, por për të tjerë është e parakohshme.

Pro

Partizani kryesor i përdorimit të euros si monedhë kombëtare është eksperti Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptarë për Kërkime Ekonomike.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet së shpejti të ndërtojnë një strategji të posaçme të ngjashme për zëvendësimin e monedhave të tyre kombëtare (përveç Malit të Zi dhe Kosovës që tashmë e kanë hedhur këtë hap), ta përfshijnë atë në idetë e ofruara konverguese të procesit të anëtarësimit ne BE të mundësuara nga Procesi i Berlinit (që mund të mbështesë edhe përgatitjen e kësaj strategjie) dhe t’i japin mbështetje politike këtij procesi shumë të rëndësishëm për përshpejtimin e rritjes ekonomike në të gjithë rajonin.

“Kjo do t’i shërbejë si ndërtimit të një zone ekonomike të rajonit, por edhe përshpejtimit të procesit të integrimit Europian te vendeve të Ballkanit Perëndimor jo thjesht duke konkurruar individualisht, por duke zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin ndër-ballkanik, e sidomos bashkëpunimin ekonomik, tregtar e monetar ndër-shqiptar, si pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, thotë Preçi.

Edhe profesor Selami Xhepa pohon se gjithnjë ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fortë i zëvendësimit monetar, pra që vendi të kalojë në përdorimin zyrtar të euros si monedhë kombëtare.

“Në fakt, qytetarët tashmë e kanë bërë këtë gjë, pasi kursimet dhe aktiviteti kreditues janë dominuar nga monedha euro. Po ashtu, procesi i formimit të çmimeve të brendshme ndjek logjikën e kursit të këmbimit të euros, pra çmimet efektivisht formohen në euro, pavarësisht se në çfarë monedhe kryhet pagesa. Vendet e vogla, me ekonomi të hapur dhe me tregje të cekëta valutore, vendet me nivele të ulëta të zhvillimit ekonomik dhe me probleme historike të destabiliteteve ekonomike e monetare (për shembull, në brenda një dekadë të viteve ’90, përjetuam vitin 1992 (liberalizimin e çmimeve), 1997 dhe 1998), e kanë një sjellje normale zëvendësimin monetar.

Prandaj, ky është një fenomen i përhapur në ekonomitë e rajonit tonë dhe në ato në tranzicion, në vendet e Amerikës Latine etj. Siç e ka provuar edhe përvoja e Kosovës dhe Malit të Zi, paraja nuk ka qenë as kura shëruese e problemeve të tyre të nënzhvillimit, por as edhe problemi serioz i menaxhimit të disbalancave makroekonomike. Në fakt, ato kanë pasur një problem më pak, atë të rreziqeve të kurseve të këmbimit dhe nevojës për të zhvilluar politika monetare, të cilat më shumë janë një luks i vendeve me kapacitete dhe mundësi për ta shfrytëzuar atë. Luksemburgu, një ndër më të pasurit në botë, nuk ka pasur asnjëherë bankë qendrore. Të pasurit e një banke qendrore gjithashtu nuk është se ka ndihmuar vendet e pazhvilluara të zhvillohen”, thotë Xhepa.

Një tjetër mbështetës i përdorimit të euros është prof. Ilia Kristo, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Duke gjykuar prirjen e vendeve “më të varfra” anëtare të BE-së, Rumani e të tjerë për kalimin në euro, sipas informacioneve të fundit, si dhe Kosova e Mali i Zi, që janë të varfra gjithashtu, por jo anëtarë të BE ende, gjykoj që edhe Shqipëria do të ishte mirë të përshtaste euron si monedhë, ku me gjithë kostot afatshkurtra që mund të ketë, në perspektivë duke konsideruar të ardhmen europiane të padiskutueshme, do të ishte një lëvizje e mirë.

Natyrisht bazuar në kërkimet e studimet përkatëse paraprake për këtë lëvizje. Gjykoj qe edhe pa euron “monedhë kombëtare” në Shqipëri, në dallim nga vendet e tjera anëtare apo jo anëtare të BE-së, Kroacia etj., në rajon, në vendin tonë, euro përdoret, si për çmimet në treg “në xhamat e dyqaneve” por edhe, pagesat mund të bëhen në euro, në këto kushte edhe për këtë nuk do të ishte keq që euro të përshtatej si monedhë kombëtare. Natyrisht, ky është vetëm një opinion, apo hipotezë!”, pohon ai.

KUNDËR

Shumë ekspertë janë kundër dhe mendojnë se është e parakohshme që ekonomia shqiptare të përdorë vetëm euron.

Profesor Arben Malaj thotë se “analiza e historike e krijimit te eurozonës, përfshirja e vendeve të ndryshme me shkalle të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit financiare na mëson së zëvendësimi i monedhës kombëtare me euron, nuk duhet të jetë një proces politik, por një proces i kujdesshëm ekonomik. Teoria e zonave të monedhave të përbashkëta e Profesor Mundell, plotësimi i tre kushteve ekonomike dhe tre kushteve politike është e vlefshme edhe sot.

Rasti i Malit të Zi apo Kosovës nuk ka bazë krahasimi me ne, sepse ato ishin ekonomi që e kishin humbur monedhës e tyre kombëtare shumë më shpejt se të aplikonin euron, kjo sepse këto vende të bazuara tek të ardhurat hyrëse në valutë të huaj në DM kishin dy rrugë: (i) të ktheheshin pas tek monedhat kombëtare ose (ii) të përdornin euron.

Ekspertët ndërkombëtarë ishin për opsionin e dytë. Pra Mal i Zi dhe Kosova janë përjashtimisht vende që përdornin euron pa qenë pjesë e eurozonës.

Për vendin tonë ka gjithashtu vlerë analiza e vendeve të sëmura” të BE-se, grupi i vendeve PIIGS (Portugalia, Italia, Irlanda, Greqia dhe Spanja) të cilat edhe pse përdornin euron, kishin probleme të mprehta strukturore, ndaj në krizën e parë pas përdorimit të euros në 2002, ata u prekën rëndë ku për mungesë produktiviteti Greqia, Spanja dhe Portugalia u goditën aq rëndë sa papunësia e të rinjve mbërriti në nivelet 40-55%. Pra aplikimi i euros nuk i shëroi problemet e tyre të mprehta të produktivitetit të ulët dhe borxheve të larta, thjeshtë e fshehu sëmundjen dhe e bëri atë më të rëndë. Masat korrektuese te deficiteve të larta tyre buxhetore prodhuan kriza të renda, sidomos sociale.

Në nuk duhet të synojmë një aplikim të një anshëm të euros, në duhet të përgatitemi mirë për anëtarësimin në sistemin monetare europiane dhe me vonë për anëtarësim në euro.

Pa një përafrim të funksionimit të shtetit ligjore, pa një përafrim institucional dhe pa një konvergjence ekonomikë e mbështetur tek produktiviteti i ekonomisë sonë dhe stabiliteti financiarë, kostot e aplikimit ten një anshëm të euros mund të ishin më të mëdha, më të rënda dhe më afatgjatë”.

Edhe profesor Adrian Civici është i mendimit se “adoptimi në mënyrë të njëanshme i euros si monedhë e vetme, duke eliminuar lekun, nën shembullin e Malit të Zi dhe Kosovës, më duket i pamundur dhe i papërshtatshëm në këto momente. Kosova dhe Mali i Zi u gjendën në një situatë e kontekst krejt tjetër, kur vendosën të kenë si monedhë nacionale euron. U gjendën në një moment kur Jugosllavia dhe dinari jugosllav nuk ekzistonin më, në një moment kur donin të shkëputeshin plotësisht nga Serbia dhe kontrolli monetar i saj. Adoptimi i euros si monedhë, kërkon së pari anëtarësimin në BE dhe Eurozonë.

Së dyti, kërkon një proces serioz axhustimi ekonomik e monetar me Bankën Qendrore Europiane, të ngjashëm me procesin e anëtarësimit në BE. Adoptimi i euros në mënyrë të njëanshme ka një sërë pikëpyetjesh e rreziqesh, që lidhen me pamundësinë e kryerjes së politikës monetare, përballimin me rreziqet e ndryshimit të kursit të saj, që burojnë nga një politikë monetare, ku Shqipëria nuk ka asnjë mundësi ndikimi apo bashkëpunimi, rrezikut të deflacionit dhe rritjes së çmimeve, kostot e larta të sigurimit të sasisë së nevojshme të eurove në qarkullim, në kuadrin e masës monetare të domosdoshme, etj.

Si përfundim, mendoj se në muajt apo disa vite në vazhdim, është më e vlefshme një politikë monetare sa më cilësore, në menaxhimin e inflacionit dhe vlerës së lekut, përfshirë këtu dhe kujdesin prudencial në kuadër të de-euroizimit, se sa një kalim në mënyrë të njëanshme në përdorimin e euros, si monedhë të vetme në Shqipëri”.

Prof. Assoc. PhD Arjan Kadareja mendon se adoptimi i euros do të ishte një “xhaketë e ngushtë” për ekonominë shqiptare.

“Në situatën e tanishme, ne kemi nevojë për lekun. Kundrejt ekonomive të Eurozonës, ekonomia shqiptare ka asimetri si strukturore ashtu edhe për sa i përket përbërjes së eksporteve dhe konkurrueshmërisë. Kjo do të thotë se ekonomia jonë mund të jetë pre e goditjeve asimetrike krahasuar me Eurozonën që, më tej, do të thotë se politika monetare e lekut na duhet dhe se na bën punë.

Po jap një shembull nga ekonomia greke. Greqia ishte pjesë e Eurozonës kur u godit nga kriza e borxhit. E vetmja mënyrë për të mbetur në Eurozonë dhe për t’u ngritur ishte ulja e rrogave, pensioneve dhe shpenzimeve buxhetore, d.m.th. rritja e konkurrueshmërisë. Kjo gjë është në rrugën e realizimit, por grekët e shtrënguan shumë rripin.

Nëse euro do të ishte monedha kombëtare, atëherë do të kishte anë të mira dhe probleme. Ndër të mirat futen importi i politikave të mira e me reputacion të Bankës Qendrore Europiane. Kjo do të thotë inflacion i stabilizuar dhe ekonomi ku, përmes politikave të BQE-së u reagohet mirë zhvillimeve negative që godasin njëlloj ekonominë shqiptare dhe atë të Eurozonës. Adoptimi i një monedhe të fortë si euro e disiplinon ekonominë e vendit në kuptimin që e vetmja mënyrë për të ecur përpara është rritja e konkurrueshmërisë dhe jo mbështetja tek politikat lehtësuese të zhvlerësimit të kursit të këmbimit.

Ndër problemet janë humbja politikëbërjes monetare dhe e mundësisë së reagimit në rast të goditjeve asimetrike që e ndikojnë ndryshe ekonominë shqiptare dhe ndryshe atë të Eurozonës. Për shembull, një ulje e çmimeve të naftës e mineraleve është problematike në Shqipëri sepse sjell ulje eksportesh dhe të ardhurash për qeverinë, ndërsa është e mirëseardhur në Eurozonë. Nëse do të kishim monedhë euron, nuk do të bënim dot gjë, sepse Banka Qendrore Europiane nuk do të vepronte, d.m.th. eksportuesit shqiptarë dhe qeveria do ta merrnin të plotë faturën e dëmeve.

Në rast se do të kishim lekun, një zhvlerësim i tij do të neutralizonte një pjesë të efektit negativ, sepse kostot për eksportuesit shqiptarë do të uleshin dhe me gjithë uljen e çmimeve në tregjet botërore, efektet negative do të ishin më të kufizuara”.

Marrë me shkurtime nga Monitor

a.s/dita

May 27, 2018 10:29
Komento

15 Komente

  1. h May 27, 10:45

    Ce doni euron kur keni lekun dhe ekonomine te forte ?

    Reply to this comment
  2. kastriot teta May 27, 10:53

    Duke u nisur nga ideja qe me keq se jemi nuk do behemi pra nje terapi shok euro mund te futet si monedhe zyrtare dhe kete terapi shok do ta ndjejne shtresat pa aktivitet ekonomik si dhe sektoret ekonomik jo konkurues qe i bie ne teresi produktet Made in Albania Kete e bejne vende me rezerva te larta ari apo valute sic beri Gjermania me bashkimin e saj ne fund te viteve 80 dhe prap gjermanet e ndien dhembjen ose vende qe kane konkurshmeri absolute te prodhimeve dhe sherbimeve dhe kane fqinj me bonsens dhe kane nje klase politike te pergjegjeshme

    Reply to this comment
  3. Ballist i Lodhur nga Injorantet May 27, 11:16

    Te pranojme Euron si monedhen tone
    do te thote qe shqiperia te beje Vetvrasje .

    Sot ndodhemi ne reaminacion Ekonomik ,
    per shkak te Politikave te ketyre 30 viteve ,

    Te mohosh monedhen tone Sovrane ,
    eshte njelloj sikur ti heqesh Oksigjenin Ekonomise qe eshte ne reanimacion .

    Reply to this comment
  4. F. Dahri May 27, 11:25

    Për zëvendësimin e lekut me euro shpjegimi dhe konkluzionet e profesor Arben Malajt janë të sakta dhe profesionale. Ka procese politike por ka dhe procese ekonomike. Mos i ngatërroni proceset dhe as mos i njësoni. Më vjen keq që disa specialistë ngatërrojnë këto dy procese. Le të hapen librat për tu njohur me paritetin e parasë në vitet e para të çlirimit ku u njësua leku me dinarin jugosllav dhe cilat pasoja ishin për ekonominë shqiptare. Ka shumë kohë që paraja shqiptare duhet të ishte bërë e sigurtë mbi bazën e arit të depozituar në Bankën përkatëse. Vitet kalojnë dhe thesari shqiptar ka mbetur jashtë vëmendjes të organeve përkatëse.
    Besoj se në komente nuk mund të sqarohen të gjitha, por specialistët profesionistë dhe pa ndjesi vartësie politike duhet që me kaq ta kuptojnë si duhet të konkludohet.
    Respekte të gjithë miqve të mësipërmë.
    F. Dahri

    Reply to this comment
  5. Pjeter Buba May 27, 11:27

    Komente dhe zberthime bene ekonomistet e njohur te vendit, por qe ndaheshin ne opsionet e tyre.Shkurt, ne kemi nje ndermarrje te tere qe merret me kembimin e valutes Euro me Lekun.Nuk e kuptoj, u ka rene ndonje here rasti te kembejne keto dy vlera.Ne treg, blerja dhe shitja e Euros te trishton ku ne shitje ne perqindje shume te larte kurse ne blerje shume e ulet, me nje fitim shume te larte te kesaj ndermarrje.Tjetra eshte se nese ke te bejsh mr banken, po ta kerkosh terheqjen e Euros ne vlere leku ka nje ulje kolosale.Nen kete konstatim them se dhe ekonomistet kompetent vetem ketu duhet te nxjerrin dicka…! Dhe nuk ka dmth-nje tjeter ngritja e gradacelave te bankave ne kete menyre! A thua nuk u ben pershtypje rkonomistrve tane keto veprime qe ma don mendja se perfitimi I bsnkave dhr kembimeve eshte galopante.Euro perdoret rregullisht ne vendin tone, por gjithenje ne dem te konsumatorve.Per sa I perket marrdhenjeve te fondeve me jashte, shteti vete duhet te beje rregullimet.Perfundimisht po te kerkohet ndonje mendim nga mediat, apo duke bere referendum per ndrrimin e lekut me Euro dote fitonte euroja.Analiste dhe ekonomistet duhet angazhohen edhe per hire se leku jone eshte marre zvarre qe me daljen e tij ne vitin 1964 qe quhet hem lek I ri hem me te vjetrat qe nuk ndodh as’ kund ne bote! P.bubaj

    Reply to this comment
    • Ballist i Lodhur nga Injorantet May 27, 11:46

      Pjeter Buda ———–

      E ke pare Greqine , Italine , Spanjen …………………………………………………………………….
      U katandisen si mos me keq ,
      Sepse Hoqen Monedhat e Tyre Sovrane
      dhe moren Euron .

      Tani per te kerkuar Evro duhet te trokasin ne dyert e Gjermanit [ eVropit ] .

      Kur une kam monedhen time ? pse duhet te marr monedhen e Huaj ?

      Budallenje ishin Anglezet qe nuk pranonin Euron ?.

      Europa kerkon te brakltise Euron , shqiperia kerkon ta marre .

      Euro nuk eshte Monedhe ,
      Por
      eshte mekanizmi i nenshtrimit te popujve .

      Reply to this comment
  6. Ballist i Lodhur nga Injorantet May 27, 11:29

    i kemi vene shtetet e Europes , ne nje situate te tille , ku vetem me Rritjen e borxhit Publik
    mund te rinisin Ekonomine ………………………………………………………………..

    Heiner Flassbeck ekonomist gjerman .

    Reply to this comment
  7. PETRO May 27, 14:03

    Ne asnje menyre nuk duhet te vendoset euro si mase e vleres ne shqiiperi.kemi njeqind vjet dhe akoma nuk kuptojme reformen e lekut por perdorim fjalet lek te rinj apo te vjeter.por nuk eshte kjo kryesorja.Ne qofte se do te reduktohet akoma shperblimi i punonjesve atehere do te krijohet nje kaos ne masen e vleres duke pasuar nje deflacion te jashtezakonshem neprmjet te rritjes se cmimeve te cilat akoma nuk kane nje baze krahasuese me lekun jo me po te vendosesh euron.mendoj se paraja e hedhur ne treg nuk ka nje baze mbi te cilen te jete emetuar sikunder eshte sasija we mallnave te prodhuara gjat nje viti me bazen e floririgt te disponuar.ne shqiperi keto tridhjet vjet nuk e ka njohur qeni te zone ka mbizoteruar kudo mashtrimi qe ka qene pjelle e nje politike hakmarrese e pervetesues

    Reply to this comment
  8. Nje shqiptar May 27, 15:56

    Vendosni Euron dhe mos u varferoni me shume. Leku yne nuk mbahet nga EKONOMIA e jone por nga dashamiresia e SHBA.

    Reply to this comment
  9. Konti Sbalta May 27, 17:23

    Monedhen vendase mund ta rritesh per te perballuar inflacionin , por me Euron nuk leviz dot se nuk te le BE.

    Reply to this comment
  10. Nje shqiptar May 27, 19:54

    Euro eshte monedhe e barabarte me arin. Eshte e vetmja monedhe e mbeshtetur nga ekonomia me e madhe e botes, me rezervat e arit me te medha te botes, eshte monedhe me normen e interesit zero domethene me inflacion afer zeros, eshte monedhe jo me shume se 20 vjeare dhe ka fituar respekt ne tregjet nderkombetare, eshte monedhe qe perdoret çdo dite nga mbi 500 milion njerez , jane mbi 1 milion shqiptare qe paguhen ne euro, etj. etj. Banka e Shqiperise po e shet me leke shume lire euron!!!! Nuk e kuptoj se ku shkon shteti shqiptar qe boshatis rezervat valurore ne euro?! Çfare strategjije po ndjek Banka e Shtetit tone? Shqiptari kurdohere eshte bere nje dite i varfer kur nuk i ka mbeshtetur kursimet e tij ne ar , ne valutat e forta apo nuk i ka investuar ne produkte ekonomike e financiare. Sot ne Tirane jane ulur kembekryq fonde shume te rrezikshme qe po thithin kursimet e popullesise me produkte derivate, kriptovaluta e opcione financiare ku eshte e siguruar humbja. Bankat e nivelit te dyte nuk po hapin mundesine shqiptareve per investime ne bursat serioze te botes megjithese ligjerisht ata e kane tashme kete te drejte. Keshtu qe shqiptaret i ruajne kursimet e tyre vetem nen dyshek, ne depozita qe nuk japin asgje apo investojne ne lojra fati. Ne kete situate inflacioni real boteror i monedhave, edhe te forta, qe zakonisht eshte 6 deri 10 perqind, po varferon çdo dite kursimet e popullesise.

    Reply to this comment
  11. fteri May 28, 05:41

    Kur një makineri punon thot anglezi mos e ngacmo , ,se munë ta prishësh fare ! Në vënd të vemë vetullat munë të nxjerrim sytë. Përse na kruhet kurrizi kur leku heroik shqipëtar e ka treguar veten .Në situatën e tanishme, ne kemi nevojë për lekun. Kundrejt ekonomive të Eurozonës, ekonomia shqiptare ka asimetri si strukturore ashtu edhe për sa i përket përbërjes së eksporteve dhe konkurrueshmërisë.

    Kjo do të thotë se ekonomia jonë mund të jetë pre e goditjeve asimetrike krahasuar me Eurozonën që, më tej, do të thotë se politika monetare e lekut na duhet dhe se na bën punë,

    Kthimi i lekut në euro është aventurizëm ,vetvrasje e dytë ,pas 97-tës të aventurës tradhëtarve të kombit S.Berisha etj shitjes pasurive në mel të zi e serbi.hapjes depove dhe shkatrrimit uzinave të bakrit e kromit etj.

    Të heqësh lekun kur nuk ka krizë ,do të thotë ta sëmurësh veten me dashje ,ose të jeshë i çëmendur . SHOFIM E BËJMË në bazë të kohës e kushteve më të mira që krijohen ,jo me aksion me goditje si thënja e Saliut do të vendosim Kanunin si ligjë.Ose do të bëjmë centralet bërthamore në shqipri !?

    Reply to this comment
  12. tomsojeri May 28, 09:39

    BRAVO BALLIST ! Dhe cilido qe esht kunder ! Tamam vetvrasje por shqiptaret qe spo mbledhin vveten edhe kjo ju duhet e ta shohin P….
    mizes..Katastrof e vertet ,! Nuk jan pak ata qe jetuan e jetojn ne Greqi dhe pan lemerin por mos haroni se greket kishin mjaft rezerva per ti rezistuar goditjes e shqiptareve ju rofshin ata qe punojn jasht dhe barazimi i cmimeve ne te njejten monedh lypsar do i katandis !1kg qershia sot ne Spanj shkojn gati 6 € ! ,dhe nje pic sa ato qe ham ne 2.5€ me e lira !AS BUK THAT SDO NA DAL ..Prandaj mereni avash kte pun e mns vraponi te hani prasin e Dritanit

    Reply to this comment
  13. Vito i Kermillit qe mashtroi beratasit May 28, 10:09

    Po si mund te diskutojne per euron dy supermashtrueset, Arben Malaj I firmave piramidale dhe Ornela e Varuzhanit te Monitorit qe mashtronte me Viton, te dashurin, per rritjen e kermillit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*