A duhet të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut Berisha e Basha

April 15, 2016 09:40

A duhet të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut Berisha e Basha

 

Si duket, ngjarja tragjike e 21 janarit, doli tashmë nga mbyllja vetëm në kalendarin e zhvillimeve të drejtësisë në Shqipëri dhe do të ketë një vazhdim të gjykimit në një instancë tjetër: në Gjykatën

Ndërkombëtare të Strasburgut.

Në Shqipëri, për fat të keq ky gjykim, ashtu si edhe tragjedia e Gërdecit, janë ndër më të pështirat në dekadat e fundit, e njëkohësisht provat më të afishuara se si politika, njerëzit e fortë të saj, të veshur me pushtet dhe të çakërdisur pas fitimeve, kanë kapur për gryke drejtësinë dhe i bëjnë gjyqin asaj. Duke qenë të dyja ngjarjet krejtësisht të hapura, të cilat dukej se do të kishin shumë lehtë një akt gjykimi të drejtë në një masë të ndjeshme, ato u kthyen në vulgaritetin e një drejtësie jo vetëm të munguar, por edhe çoroditur. Ata u bënë, me dashjen e pushtetit dhe miratimin e drejtësisë, dy ngjarje skandaloze të pashoqe në historinë e drejtësisë, të cilat koha nuk do të mund t’i shlyejë nga memorja kolektive. Dënimet e dhëna në të dyja rastet ishin tallje e hidhur me gjithçka kishte ndodhur dhe, njëkohësisht, shenjë e diktatit të dhunës mbi mendjen, e vendosjes së forcës mbi të drejtën, e përtalljes publike me gjakun e derdhur dhe, në fund, e blerjes ose e synimit për të blerë gjakun e derdhur nga babëzia e një njeriu dhe e një force politike, e cila, përmbysi gjithë atë që kishin ëndërruar njerëzit.

Tashmë Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut, pas ankimit të familjarëve të të vrarëve në 21 janar, është e mundur të rihapë edhe një herë këtë kapitull të shëmtuar. Do të jetë një lajm i mirë për familjarët dhe një lajm i shëmtuar për drejtësinë tonë. Nuk ka se si të jetë ndryshe, për më tepër, duke qenë dy forca që e kanë përjashtuar njëra tjetrën, ata nuk mund të binin kurrë në një ujdi, sado e lehtë mund të ishte ajo, nëse do të kishte pasur një drejtësi, të paktën, gjysëm të varur.

Problemi që është më akut se gjithçka tjetër ka të bëjë me një ngrehinë, e cila, aq sa është politike, aq, e ndoshta edhe më tepër, është pjesë e drejtësisë: A do të detyrohen të paraqiten në Gjkatën Ndërkombëztare të Strasburgut dy urdhërdhënësit e krimit të 21 janarit: Berisha e Basha; i pari kryeministër që jepte urdhra nga zyra kryeministrore, dhe tjetri, ministri i brendshëm, që duke qëndrur pranë tij, përcillte urdhërat e vrasjeve?

Në të gjithë proçesin që ndodhi pas 21 janarit të dy ata, herë njëri e herë tjetri, e më pak të dy Së bashku, u bënë pjesë e një manipulimi të pashembullt të provave, të fallsifikimit të tyre, lojës me të vërtetën, dhe më në fund, edhe të prishjes së tyre. Në asnjë rast tjetër, kudo, jo vetëm tek ne, nuk ka ndodhur një gjë kaq e përbindshme dhe kaq kryeministrore e ministrore njëkohësisht.

Tashmë ngjarjet e 21 janarit dihen nga të gjithë, dihen vrasësit, dihet kush qëlloi dhe nga cili vend qëlloi, dihet se kush i dha urdhrat për vrasje, kush i fshehu vrasësit, kush deformoi provat, kush e ktheu selinë qendrore të pushtetit në një infermieri vigane, pra, gjërat dihen, ato janë dhënë krejt hapas dhe sado që një makineri e tërë është përpjekur të zhvendosë të vërtetën, kjo është e ditur tashmë, e përsëri, kanë mbetur pas vetes disa nga pikëpyetjet më të ndjeshme.

Qartësimi i tyre kërkon si domosdoshmëri thirrjen për gjykim dhe përgjegjësi të dy figurave qeveritare, të cilët, sipas një parashikimi mizor, planifikuan gjithçka deri në detaje, dhe, kur menduan se plani i tyre po dilte jashtë asaj që kishin skicuar, shpejtuan të vinin në lëvizje atë që donin të bënin vërtet: Vrasjet.

Vrasjet e 21 janarit nuk ishin të rastësishme; ato nuk ishin ashtu si tha një “ekspert”, Ndoc Çardaku, si vrasje të ndodhura nga plumba rikoshetë, ato nuk ishin vrasje nga afër, që e “saktësuan” dy mjekë “specialistë” të spitalit ushtarak, version që u brohorit nga Berisha, megjithëse ai e dinte që më parë se kështu do të ndodhte.

Vrasjet e 21 janarit ishin vrasje të qëllimshme, të përgatitura me kujdes dhe të planifikuara deri në detaje. Ekzistojnë të dhëna se dy mjekët e spitalit ushtarak e dinin që më parë se do të kishte vrasje në 21 janar dhe ishin të gatshëm të “saktësonin” vrasjet nga afër, bile edhe llojin e armës, e cila nuk ishte në përdorim nga policia dhe Garda e Republikës. Tashmë ka të dhëna se nga vetë shërbimi sekret pranë PD-së ishin planifikuar që në mesin e demonstruesve të futeshin civilë të armatosur, të cilët do të mund të bënin vrasjet e planifikuara. Këta civilë, sapo filloi shpërndarja e masës dhjetra mijëshe, u vërsulën mbi demonstruesit si të etur për gjak, duke dashur të shlyenin kështu, përmes dhunës, një pjesë të detyrimit që kishin pasur për të bërë goditjet në turmë. Ka të dhëna se nga çatia e selisë kryeministrore nuk ka qenë vetëm një shef, por edhe ndihmës të grupit të të fortëve pranë Berishës, të cilët edhe kanë goditur shefin e gardës dhe, është e mundur, që vetë ata të kenë bërë qitje me armën e atij që doli me syrin e nxirë.

Për të ditur të vërtetën e një ngjarjeje, aq më tepër të një ngjarjeje të tillë, pyetja e parë që të vjen ndër mend është se kush përfiton prej saj. Opozita e asaj kohe nuk kishte se si të përfitonte, jo vetëm se u vranë njerëzit e saj, por edhe sepse, pas vrasjeve, si ndodh rëndom, shumë vetë u ndjenë të trembur nga ajo që mund të ndodhte. Fakt është se pas 21 janarit opozita iu kthye protestave të heshtura, protestave të qirinjve dhe të luleve, por jo më protestës së hapur, e cila sjell rebelimin.

PD, në pushtet prej kaq viteve, e lodhur nga ajo që po ndodhte dhe e gërryer nga kapja e botës së krimit, kishte nevojë për një ngjarje, asaj i duhej një lëvizje e rëndë, e vrazhdë, e dhunshme, jo vetëm për të patur një zhvendosje të vëmendjes, por edhe të paraqitjes së një akti të frikshëm, për të dëshmuar forcën.

Shefi i qeverisë dhe ministri i brendshëm i 21 janarit ishin ata që planifikuan të gjithë zezonën. E planifikuan qetësisht që nga hapi i parë, përleshja me turmën, gazi lotësjellës, dhuna policore, gjakimi… pastaj një largim i beftë i forcave gardiste, si rrugë e hapur për të hyrë në mjediset kryeministrore, ku vrasja do të justifikohej lehtësisht; tentimi për të rrahur gjakrat sa ishin ende në vlim, goditjet sporadike si shenjë se këtu jemi e përsëri lënia hapur e një rrugëkalimi si mundësi joshjeje për vrasje, dhe, kur gardhi nuk e kalua, kur njerëzit nuk u futën në zonën e vdekjes, vdekja shkoi tek ata, dhe, mjerisht, shkoi në formën e një urdhri kryeministror.

Berisha e Basha, duke shkuar sipas standardit të tyre dhe asaj që i pari kishte bërë në shtatorin e vitit 1998, kishin planifikuar se njerëz të egërsuar, të tronditur nga goditja e policisë dhe duke pasur rrugën e hapur, do të merrnin guximin të futeshin aty ku u prisnin, dhe, kur ata nuk e bënë këtë rrugë, atëherë, në tërbimin e ndryshimit të planit ogurzi, ata urdhëruan vrasjet, kudo që ishin. Dhe vrasjet u bënë në kohën kur gjithçka po shpërndahej, dhe kjo sepse vrasësit ishin të lodhur nga pritja, e për më tepër ndodhën tepër larg zonës së rrezikut. Vetëm njëri nga ata u vra disa metra larg gardhit, me duar në xhepa, i hutuar se çka po ndodhte dhe, ndoshta vdiq pa e ditur se çfarë ndodhi. Pranë tij u gjet një njeri me çadër, për të cilin TV Klani shpejtoi ta quajë vrasës, duke u bërë kështu, pa dashur (?!), pjesë e një inskenimi masiv qeveritar, për ndëshkimin e atyre që ishin kundër.

I gjithë planifikimi i pushtetit do të kishte qenë perfekt dhe ndoshta i besueshëm, nëse nuk do të kishte pasur më shumë sy në atë pikëllimë. Deri sa mendonte se ishte vetëm ai që kishte planifikuar dhe dëshmitë e tij ishin të vetmet, Berisha, e pas tij, Basha, shpejtuan në forcojnë deklaratën makabër të vrasjeve nga afër, njëri kundër tjetrit, shpejtuan të përhapin fjalën e çadrave pistoletë, dhe shembulli ishte tek Klani; vrapuan të njoftojnë për stilolapsat pistoletë dhe për makina të ngarkuara me armë që prisnin tek Taivani, pra ecën vrap e vrap sipas asaj që kishin skicuar. Ngjarja po bëhej e besueshme, sepse ishte gjithçka në vetën e parë, njëjës, por kur ngjarja doli nga NJËSHI fatal, atëherë tërbimi ishte i pashembullt.

Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut, krejt ndryshe nga sa ndodhi në vendin tonë, duhet të nisë hetimin e saj pikërisht me të vërtetën e këtij plani. Duhet të ketë para vetes njerëzit që mbajnë përgjegjësinë themelore për vrasjet; përse ata manipuluan me provat, kush i urdhëroi vrasjet, a ishte vetëm Ndrea Prendi që qëlloi apo të tjerë qëlluan me armën e tij; përse shefi i gardës bëri ndërrimin e armës së tij me një armë tjetër, çfarë shenjash u fshinë nga arma e tij; përse ishin vendosur njerëzit e gardës në pozicione vrastare, nga kush e morën urdhrin mjekët për të spostuar të vërtetën; kush e fshiu serverin e kryeministisë dhe çfarë kishte në atë server; a është e vërtetë se në korridoret e asaj ndërtese dukej një njeri i çartur që thërriste për vrasje; përse u shpërblyen vrasësit dhe përse u ngrit një komision parlamentar që po ashtu, bëri krimin e rradhës; me cilën logjikë u shpallën puçistë presidenti i vendit, kryeprokurorja dhe shefi i shërbimit sekret shtetëror; përse kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme nuk lejuan marrjen në pyetje të elitës drejtuese të gardës së republikës, kush ishin ata dhe kush i dërgoi gardistët që kërcënonin prokurorët dhe gjykatësit në sallën e gjyqit… janë kaq shumë, sa që as kjo Gjykatë nuk do të mundej të merrej me to. A duhet të thirren për të dëshmuar e gjykuar dy njerëzit përgjegjës për vrasjet e 21 janarit? Në Shqipëri ata nuk u thirrën as për kureshtje, as t’i pyetur se ku ishin asaj dite, çfarë bënin, me se merreshin, sepse ishin aty, dëshmues, njohës dhe dëshmia e tyre mund të ishte, sado kudo, një shënim. Në Shqipëri, si askund tjetër, e gjithë makineria e shtetit dhe e mediave të lidhura me të, përmes shpërblimeve përrallash, morën në mbrojtje vrasjet, bënë fajtorë ata që ishin me duar në xhepa, që po ktheheshin në shtëpi të qetë, që shikonin me njerëzit e shtypit se çfarë po ndodhte; në fakt, oligarkia e pushtetit vrau ata që nuk kishin as bukën e ditës së nesërme.

Gjykata e Strasburgut mund të ndërmarrë shumë gjëra. Ata mund të kenë para vetes një person, i cili në çaste të caktuara nuk ishte më njeri, por një shfaqje e kobshme, në të cilën dukeshin të mishëruara urrejtjet e bëra pjesë e jetës dhe e mendësisë së tij. Ata, nga ana tjetër, mund të kenë para vetes një mandarin hollandez, i cili herë pas here bën sikur nxehet dhe shkumbon, por në të vërtetë është vetëm jargë e ftohtë e të parit. 21 janari nuk mund të gjykohet jashtë kësaj dysheje. Në Shqipëri kjo nuk do të ndodhë kurrë. Në Shqipëri drejtësia është lëmsh i gatuar, me të njëjën veshje politike, veshjen e saj të burgut të drejtësisë, e cila e përbuz të vërtetën, aq sa pëlqen joshjen e politikës. 21 janari ka 4 të vrarë, disa dhjetra të plagosur dhe dy urdhërdhënës. Të vrarët nuk ngrihen më- urdhërdhënësit janë ende në majën e politikës shqiptare, me të gjitha të dhënat se janë të gatshëm të risjellin një 21 janar të ri. Duhen ndaluar.

 

April 15, 2016 09:40
Komento

19 Komente

  1. LORA April 15, 10:45

    Vrasjet ,plagosjet, dhunimet neper komisariate,perdorimi I gazit mbytes si nje mjet i vertete gjenocidi masiv,,,,ne krimin kryeministror te 21 janarit 2011 ,,,jane krime te bera ne mes te dites dhe me mijra deshmitare ne shesh.
    C’me duhet Strasburgu kur i kam pare me syte e mi keto krime,zoti Bedri????
    Historite me Strasburg hidhjani si komardare
    shqup-save brekedhjere ,zoti Islami,,,,jo mua.
    Nuk ka mbetur asgje tjeter pervecse rrasja,pa kthim,ne burg e krimineleve transparente te kulles se ngujimit kryeministror.Mesa di une kete denim nuk e ben dot Gjykata e Strasburgut.Ku ishim pra ?Hicgjekundi.
    Gjykimi dhe denimi filestar,me i sakti deri tani,eshte verdikti I shenjteruar I shqiptareve me 23 qershori 2013,i cilili ua futi vaterlone ne bythe kryekrimineleve transparente te Gerdecit dhe 21 janarit.Tash vetem reforma qilizme ne drejtesi e zgjidh rrasjen,pa kthim ,ne burg te kapobandes kusaro-kriminale shqup-se.
    TUNG.

    Reply to this comment
  2. tomsojeri April 15, 11:12

    Inderuar Bedri ! Pergezime per kte artikull dhe ato cka ne kujton te asaj dite makaber te pa harushme per shqiptaret dhe historin e madhe te tradhteis e dhunes kunder tyre nga nje monster qe u vu ne krye te tyre dhe vazhdon te qarkulloj akoma mes tyre duke derdhur helmin e tradhetis e poshtersis se tij bile duke shpresuar akoma se do ju kthehet shqiptareve te coj vepren deri ne fund ! Cudia esht qe kjo monster e “betonuar” nuk po “shkermoqet”qe Shqiperia dhe shqiptaret te gjejn rugen e asaj shprese qe menduan se do te realizoheshin mjaft endra qe vinin nga propaganda gjigande perendimore me emrin demokraci ! Ky perbindesh na ktheu te enderojm ate koh e ta kerkojm ate per te rikthyer historin e per ta filluar nga e para me atdhetar e patriot qe vertet Shqiperis do i jepnin tjeter pamje ! A ka turp me te madh te shohesh ne “arenen” e politikes shqiptare te mbajn flamurin e opozites kta dy emra qe permend ?? A ka mundesi qe kto ftyra ku gjaku i fresket po ju kullon neper mjeker te bredhin e te na perfaqesojn akoma neper ruget e Evropes si dhe pertej Atllantikut ?? A ka shtet ne Shiperi ma ?? Un them se jo ,Ai esht vetem nje produkt i tradhtis berishiane i zhytur ne llumin me te qelbur te korupsionit e degjenerimit te pa shembellt dhe te pakorigjushem ma ! Etja per pasurim ka pushtuar plotesisht aktoret e ktij shteti qe me te gjitha format duan dhe mbajn pushtetin qe te ruajn ate cka i ben SHqiperis !Kush do i coj vrasesit ne gjykaten e Strasburgut ? A shef “drit ” ? A shef qe ne Shqiperi ajo qe quhet drejtesi e perfaqesuar nga plehra tashme te “droguara” ne faz te fundit te ket sens per nje shpres te till apo mos po shef qe ata qe zgjodhem te ken burrerin e kurajon ? Po flitet per nje reform ne Drejtesi !!! Vertet mendon se do reformohet kur ndergjegja ka vdekur ??Ktu do jemi ! Banditet dhe gangsteret ne eliten shqiptare do ja hedhin si ja kan hedhur per kto 30 vjet ! Din te mashtrojn, te vjedhin te premtojn , te blejn vota varfanjakesh ,qe aq shum u shtuan, te vrasin po qe ne voja dhe stafeta do mbetet mes tyre ! Shou shou si kurvat ne bordello cila shkon me shum po shofim edhe kto dit ! Ajo elit e kaluar e mbeshtetur nga Rajersonet, Ervizut etj sot ndron portat per te mbeshtetur pjesen tjeter qe te mos humbin dashurin dhe dobsin e shqiptareve nga e cila po shofim si po zhytet drejt borxheve ,drejt faljes se resurseve qe femijt tan te behen sklleverit e ardhshem !
    Te falem Bedri edhe nje her per cka na kujton ,por fatkeqesisht po jetojm ne peralla dhe endra qe kur zgjohemi ne mengjes themi “cfar spjegimi ka kjo ender” ?/ Na mbeti filxhani kafes tani Bedri gje qe kurr nuk e kam bessuar e par por a e din qe atje ishalla gjej ngushllim se rrena politikanesh e kan mbushur thesin e nuk mer ma ….

    Reply to this comment
  3. perkthyesi April 15, 12:01

    Jo duhet te shkojne, por duhej te kishin vajtur me kohe!

    Reply to this comment
  4. ushtaraku April 15, 12:25

    Bedri Islami ke pare a degjuar te shkoje njeri vete ne gjykate per tu denuar? Leji o burr keto perralla koti, po e ke seriozisht kerkoi Krye(kar)ministrit hapur ti padise. Po nuk e beri, prano se Rama ka mizen ne bythe vete per 21 janarin e ka gisht ne vrasjen e atyre fakireve nga afer.

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 15, 14:10

    Bedri Islamabat: Jepi urdher gjykates se STRSBURGUT qe ti arrestoj sa ma pare,po ban mbledhjen e organizates bashk me do zagar qe te mbeshtesin.Shko o spiuni i sigurimit te shtetit komunist qe kur punoje te gazeta JETA E RE organ i komitetit te partis Shkoder o pukjan,po ma par dorzo lopen.

    Reply to this comment
  6. Kariz Matik April 15, 14:35

    Krimi eshte krim, dhe si i tille, si shkaktaret e viktimave te Gerdecit, ashtu dhe urdheruesit dhe autoret e vrasjeve te paramenduara te 21 Janarit, duhen hetuar dhe ndeshkuar pa dorashka. Do e beje kete (pa)drejtesia shqiptare, do e beje kete nje Gjykate Nderkombetare si ajo e Strasburgut, apo do e bejne kete fundja sa per forme dhe “hajdaret me zile” qe i kane hyre pa dashje politikes, rendesi per rivendosjen e normalitetit ne jeten e shqiptareve, me anen e zbatueshmerise ne menyre sa me te pranueshme e sa me te barabarte te ligjit, ka ndeshkimi sa me ne kohe dhe sa me korrekt i tyre. Kete e dime dhe e pranojme te gjithe, packa se dikush kete e shpreh hapur, dhe nje tjeter e pohon ne heshtje.

    Duke patur parasysh qe zbardhja dhe ndeshkueshmeria e krimeve me pasoja humbjen e jetes se qytetareve nuk njeh limite kohore, pervec ketyre dy rasteve te spikatura, sigurisht qe ka patur dhe raste te tjera te ngjashme, te cilat Bedriu, me apo pa vetedije, i ka lene pa permendur. Pa dashur te hidhem ne raste konkrete, disa prej tyre me autoresi tjeter, ato kane qene me po te njejtat pasoja, si per jeten e shqiptareve, ashtu edhe per efektin negativ qe ka per vendin rritja masive e mosbesueshmerise ne organet e drejtesise. Faktet jane aq kokeforta dhe bindese, sa ballafaqimi me to do te bente te heshtnin jo vetem kartat e djegura te vena hapur ne sherbim te politikes, por edhe mjeshtrat e rrogozeve, te pa spikatur ende per aftesite e tyre manipulative.

    E pare ne kete kendveshtrim, ndeshkimi i nje apo dy jargamaneve nuk na shpeton dot nga tufa e ish-zbatharakeve te kollarisur, e cila fatkeqsisht sa vjen e po shtohet. Ceshtja e ndeshkimit te kesaj lloj “parie” per momentin duket se eshte sa e nderthurur, po aq dhe e veshtire per t’u realizuar. Te kapesh vetem pas nja dy karafilave me shprese se ndeshkimi i tyre do na shpetoje nga hataja qe na ka zene, tregon ose njeanshmeri si pasoje e varesise politike, ose thjesht interes fitimi. Te nxjeresh gabzhorin e fytit dhe te ulerish Saliu, Saliu, eshte njelloj sikur t’ja besh me gisht nga ujku, duke e ditur fare mire se kerdine e bejne cakejte. Dhe keta cakenj nuk eshte se jane vetem brenda politikes dhe atyre qe kurdisen e varen prej saj.

    Nevojshmeria e ndeshkimit te krimit, e sidomos atij te organizuar, vlen pa perjashtim per te gjithe njelloj. Dhe kjo duhet te ishte dhe esenca e trajtimit te ceshtjes. Dy rastet e permendura nuk jane unike – ato jane thjesht “kurrorezimi i sukseshem” i nje serie krimesh te tjera politike, te kryera dhe te mbatura pa ndeshkim keto jo nder vite, por per dekada me radhe. Dhe tek perfshirja ne to nuk mund te perjashtosh as te faktuarit dhe as ata qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kane lene te kuptohet, se ne mos bashkepunetore direkt, jane stimuluesit dhe perkrahesit e kamufluar te pandeshkueshmerise se krimit te kryer prej “parise”.

    Kush e mbeshtet dhe ua ushqen krimin krereve te bandave ekstremiste te fshehura nen masken e te ashtuquajturave “parti”, te majte apo te djathta qofshin keto, ata duhet te ndeshkohen perkrah vendimmarresve, autoreve apo zbatuesve te nje udhri kriminal.

    Krimet duhen ndeshkuar, se vetem keshtu mund te parandalohet planifikimi i nje 21 janar i ri te motivuar sipas teorise fashiste: “Nje dite terror, dhjete vjet qetesi!”

    Reply to this comment
  7. l ri April 15, 15:18

    Pse të djeg b,,,a o uku Mark sa herë flitet për krimet e Berishës,,?Je një shtazë e vërtetë e mbetur prapa botës ,larg në periudhën e Jurasikut,e si një fosilet na kujton se je ende gjsllë.Mirë.Na duhesh për muze si ekzemplar I asaj epoke,,,,!Ku ti e ku Bedriu,,,,,,a ku ku për mua ku je katandisur,,,,,,,,!

    Reply to this comment
  8. l ri April 15, 15:51

    Akoma,,,,?

    Reply to this comment
  9. MeteH April 16, 09:12

    Z.ISLAMI,ju lumt per dekumentimin edhe nje here te fakteve per 21 janarin.2B jan vresesit dhe kjo dihet,por kush e dha urdherin personave per te qelluar.Se Saliu nuk besoi te ket komunikuar me armembajtesit.Ai duhet ti ket hen urdher Lulit,ky A.Prendit dhe ky vartesve qe qelluan.Pra,jane te tre qe kan thene:”ZJARR”.Dhe te tre duhet te denohen me vdekje si MILLOSHEVICI.Ata qe shtremberojne versionet e tua-reale-jane Salist dhe shikojne se beniaminit te tyre po i vjen fundi nqs gjykata nd/kombetare nuk do te blihet,se do vihet ne perdorim gjithe makineria e injorimit te ngjarjes,barazimit te saj me opoziten.Sepse edhe nd/kombetaret nuk qendrojne prapa ne fshehjen e ngjarjefe si ajio e Trebickes,cilesimi i “Burrave te shtetit”,”Yllit ne ngjitje”,etj

    Reply to this comment
  10. Mark uk April 16, 09:37

    i ri:Ne qoft se Bedriu nuk e con ne Stazburg ju lehtesishit rrujani..ythen ati dhe te gjith Pd.I pa harruar qoft kujtimi yt.

    Reply to this comment
  11. tradita April 16, 11:38

    Bedri, une jam i bindur qe ti nuk je aq i .. sa t’i besosh ato qe shkruan. Garda ka nje ligj. dhe vepron sipas ligjit te saj.Asnje autoritet civil, as ministri as kryeministri nuk kane te drejte te japin urdhera as poicise as gardes. Kjo eshte. shkruar ne ligj. Une jam i bindur se ti shkruan per militante enverist qe u ka mbatur pra tek diktatura.

    Reply to this comment
  12. ami April 16, 12:53

    I nderuar z.Islami qe te çoshe perpara drejtesise e ne biruce Sali Kryekrimin se pari duhet te çosh perpara drejtesise ata qe bene e inskenuan 2 Prillin 91,ata qe zhduken ne mes te dites R.Hoxhen ata qe insenuan e boshatisen gjithe depon me te madhe te Ballkanit nga armatimet e te gjitha llojeve pa inventar si parate e dokomentacionin e BSH te drejtuar nga Fullhajni,paskesaj jam imendimit se mund te hapet rruga per te çuar krykrimin e banden e tij perpara dyerve te gjyqit,pasi ky eshte shembelltyre e ngjarrjeve e krimeve te lahtareshme te viteve te para te shkerdhatoktacise qe polli lloj lloj lukunie gangsteriale per te zhdukur gjurmet makabriane te ketyre viteve.Te denosh Sali kryekrimin duhet se pari te prishen maredheniet Shqiperi-Kine ku tashme ne jovetem si teritor por edhe si shtetas jemi shpallur te gjithe kolonial ,ku adminitrator i kesaj kolonie eshte vetem nje ambasador i radhes!Qe te prishesh keto ekuilibra te vendosura duhet ne radhe te pare qe te kesh popull si edhe vendet rreth nesh e me gjere ku vetem per nje dyshim ne skandale fiskale dalin ne shesh e kerkojne shkarkimet e menjehereshme te pergjegjesve te ketyre skandaleve!Shqiperia eshte shume mbrapa ketyre standarteve ndaj edhe kriminelet qe kane gisht ne vrasje,ne vjedhjen e ketij vendi ndihen te qete nen vilat e pronat tashme te bere publike e legjitime ne “Gjiret e Kurvave”duke enderuar nje dite qe te privatizojne dhe detin ose ne pa mundesi te saj ta shesin per niperit e mbesat e tyre!Ketu i nderuar z.Islami te gjitha jane vetem dy gjera mungojne :Shteti i se drejtes e Demokracia.

    Reply to this comment
  13. kris 1 April 16, 13:42

    I bie fyellit ne nje vrime sa qe melodia antiberishe po lodh lexuesit.Asnje fjale per organizatoret e protestes qe po festojne ne pushtet kurban 21 anarin e kurban gerdecin.Ne kullaron e kuqe te Edi Rames ka gjak.Kush e hodhi ai duhet ta gjeje duke shkuar ne Stasburg e ne Hage e jo te hedhi balet gjithe ai hu ne kancelarit e botes.
    Deri tani Berisha eshte pjesa me e fuqishme e sundimit rilindas e keshtu do te vazhdoje.
    dje lexova Bracen e rilindjes kombetare qe thosh se Basha po shperndan falas taksat tuaja.Ka me maskara se ky burre qe e ka nxjerre lekun vetem duke lehur.
    Ku vane o Bedri Islami nje milion shuplakat qe po kthehen mbrapsh ne surratin popullor se kjo qeveri hoorash e kthen mbrapsh borxhin

    Reply to this comment
  14. vasili April 16, 15:54

    Shume mire Islami, qe shkruan disa gjera te reja dhe perseriten pa fund ndodhite e vrasjeve te bera qartesisht nga kriminele,qe de facto vazhdojne te sundojne dhe te strehoen ne seli te grabitura,apo te ´´dhuruara´´,nga ´´biznesmene´´ kriminele qe kane bere para te medha nga cifliku Arrnautistanas,qe mbante te pushtuar Saliu.Keta lloj mafiozesh kriminele i ka zgjedhur bosi nga lloji vet,qe dhe sikur te duan te shkeputen,nuk mund te shkeputen dot,skota e tyre.,prandaj ata vazhdojne ta financojne opoziten ne luften guerrilase.
    Edhe te huajt,qe ne mbetem te ngjirur duke i kerkuar,ndihme,presin se pari te besh punen tend si shtet dhe si shoqeri,mbasandaj te japin ata doren qe u takon.
    Mirpo shteti i Rames po i mbaron mandati,pa u bere shtetit;me reformen ne drejtesi te pa bitisur,ku hordhite e Saliut vazhdojne te sabotijne te shkaterrojne dhe te djegin si me pare.
    Kuvendi shqiptar vazhdon te mbetet prone e katundarit Meta nga Cerpani,qe e kan ndare kete bashkepronesi me Saliun.Cfaqia e fundit e neveriteshme e ketij uzurpimi ish tani,kur Saliu si gjithmone ish shkaktari i rremujes si gjithmone,me fjalet dhe shpifjet e ndyra te prodhuara nga nje mendje e semure dhe injorante,kurse bashkepuntori i tij meta ja faturon denimin atij qe e pesoi nga Saliu.Dhe Bracia e mbyll sqepin.
    Por ka dhe te drejte kur shikon shefin e tij,qe po i largohet gjithmone kryeministrit dhe po tkurret,gjithnje e me teper, ne guacken e pikltorit.

    Reply to this comment
  15. l ri April 16, 16:07

    Unë të kam dh,,,,,ë ty edhe partinë tënde që ditën që lindët e që i kini nxjerrë sytë këtij populli ,por tema ishte gjetkë,pse ty të djeg b,,,,a sa herë preketë Saliu,,,,? Vetëm në në se mëndja e goja jote kanë zanafillë anusin berishian,është ivetmi spjegim I plotë.O mortje mut ,kriminelët gjithnjë e kanë shoqatën e tyre,Saliu është kryetari,po ti o bajgën je zëvëndësi,,,,,,?

    Reply to this comment
  16. l ri April 16, 16:08

    Unë të kam dh,,,,,ë ty edhe partinë tënde që ditën që lindët e që i kini nxjerrë sytë këtij populli ,por tema ishte gjetkë,pse ty të djeg b,,,,a sa herë preketë Saliu,,,,? Vetëm në në se mëndja e goja jote kanë zanafillë anusin berishian,është ivetmi spjegim I plotë.O mortje mut ,kriminelët gjithnjë e kanë shoqatën e tyre,Saliu është kryetari,po ti o bajgën je zëvëndësi,,,,,o ujku mutmark,,,,!?

    Reply to this comment
  17. Monika April 16, 16:10

    Po me Ilir Meten a do merret Strasbourgu o shoku Enverist.

    Reply to this comment
  18. sos April 16, 17:22

    I nderuar Bedri !

    Edhe pse ke krijuar nje respect te lexuesit e gazettes Dita me keqardhje po te them se je BERE I merzitshem SEPSE nuk shikon nje mbrojtje te fuqishme te Saliserbit nga berishistet e washintonit qe nuk jane pak dhe ne ate Starsburgun e leshit..

    Keni nje syndrome qe do ta quaja “sindromi bedri islami” ku me pak fjale eshte si me poshte:
    Nqs se ne takimin kontraversal ne 2007 powerfulli Tom RIDGE bashke me Damir fazllicin ne keshillin e sigurise kombetare bene nje “pisllik” ju bombardoni damir fazllicin dhe lul bashicin..por asnje fjale per TOMRIXHIN ??

    Edhe ne rastin e 21 janarit 2011…lexoje me kujdes
    Kemi nje ndryshim kursi te berishes pas drekes qe hengri me Arvizune 2 ore para masakres…kam besim se zbradhja e ektij takimi teper secret do zbardhi celsin e masakres dhe do spjegoje pse amerika zyrtare mbron salikriminelin…..Brezat e ardhshem do ta kene lluksin ta mesojne..por dhe brezi jone e mendon se fajtori kryesor eshte Arvizu se njeriu me I fuqishem ne shqiperi …dhe nuk besoj se Sala ka vrare me nje fjale te tij te perkthyer“keq” PO PREKU KUSH SELINE E K/M QE ESHTE DHE E NATOS…ZBATO LIGJIN ..DHE SALA E ZBATOI

    Nqs se me 2 PRILLIN 1991 u gradua Saliserbi si “mekembes mbreti “ 1991-2011 pra 20 vjet sundim criminal nen masken e shkaterrimint te komunizmit imagjinar…pas 21 janarit 2011 shohim nje “rritje te frikeshme” te zevendesit Berishes qe I palavdishmi Arvizu e etiketoi YLL NE NGJITJE.
    Nuk mjaftoi kjo por tifozlliku I tepruar qe po I ben LUJA-LULIT..dhe deri te puthaj qe I dhuron zonja Nuland ketij krimineli…duhet te kuptoni se “garantet tone nderkombetare” kane piketur kete kriminel I k/m ne 2017….dhe Lobi teper I fuqishem grek ne Amerike I dha viston ketij MEGA TRADHETARI TE DETIT JON
    Je perpjekur te thuash dicka ,..ke nje maraz te madh qe ky perbindesh i Vicidolit e ka nenshtruar perfundimisht ate vend por nuk arrin ta thuash ate qe do.Pra me nje fjale ka arritur te vrase qytetare te pafajshem dhe shurron mbi viktimat dhe jetimet e tyre.Ky eshte kanibalizem..por ne kete drejtim Sali & lul Monstra jane kriminel por jo fajtore.Per momentin fajtore jane dy Persona: Donald Lu dhe Edi Rama I pari si nje hipokrit unlimited dhe I dyti si impotent qe po kryen nje tradheti te pabesueshme.

    Ne nje cerek shekulli qe ka kaluar statura e kesaj qenie monstruoze eshte rritur aq shume sa po tremb dhe vete shtetare te rendesishem te fuqive te medha.Fakti qe keto po sakrifikojne ambasadore amerikane ,po sakrifikojne emblema si FBI apo NY-Times tregon se ky felliqsire ka gjetur menyra per ti korruptuar me shuma marramendese.

    Vrasja mafjoze e Trebickes ,prurja e nje eksperti te paguar dhe rasti I paisjes me vize amerikane te gjeneral Luan Hoxhes pasi eshte ishte kercenuar me jete nga DjallI Berishes,Sypeshkaqeni flet vete dhe nuk do koment.

    ush e pruri kete monster ?
    Kete e thote sakte Fred Abrahams: Qeverite amerikane prune berishen ne pushtet ne vitet 90’ dhe e toleruan per super krimet e tij gjoja se hodhi komunizmin…Kaq mjafton qe zoti Bedri te mos kete frike te thote te verteten.Pra ku gabuan amerikanet ne Shqiperi nga 1991 dhe ne vazhdim me saliserbin e tyre…
    ***
    Eshte mekat..eshte krim qe sot analiste shqipfoles ne vend te germojne per lidhjet e Salisatanit ne dy dekadat e fundit “bombardojne” akoma opininin me vrasjet e Enverit ne vitet 40-50 kur dhe bota ne ato vite ka beret e tilla veprime biles me shume qe nuk eshte vendi per argument.

    je shkrim teper interesan I Shaqir Vukajt ne gazeten Dita ne 16 maj 2015 thote se per rrezimine causheskut ishin marre vesh Gorbacovi me Bush Senjorin: Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut…Per kete qellim disa vite me pare u derguan agjetura nga Usa-Rusia-jugosllavia-anglia e deri te Izraeli qe pregatiten terrenin dhe dihet cfare ndodhi.

    Po te ne pse nuk hapen ?!
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur

    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.

    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.

    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.

    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…
    eshte koha qe amerika dhe europa te dorzojne koken e frankeshtein monster ..PERBINDESHIN BERISHE…
    ***
    Sulmi I “ madh gazmor ”qe po beni Salulqenit nuk eshte I justifikuar pasi ai eshte nje actor I keq qe e ka luajtur me nje egersi primitive rolin qe ka patur pra eshte actor kurse ju duhet te merreni me regjizoret e kam fjalen per gjeo-strateget amerikane te cilet ne vitin 1990-1991 nuk duhet te futnin Shqiperine ne Cunamin e tyre per “permbysjen” e qeverive ne vendet e bllokut lindor pasi ne ishim larguar de fakto ne 1960.

    Marrja pjese e ambasdorit amerikano-beogradas Rajerson ne votimet e 22 marsit 1992 shenoi kalimin e natij vendi ne nje Republike ambasadoriale dhe vazhdon dhe sot nen “menaxhimin” e Donald Luse qe duket hapur se eshte emruar nga lobi saliqenit ne Washington dhe dihet kush jane.Pra thjesht Sali serbi livadhis se zyrtaret amerikane kryesore qe merren me shqiperine jane fans ate berishes ose me sakte ai eshte Kuisling I tyre dhe kjo eshte e frikeshme
    ***
    Cfare duhet bere ?

    E pakta si fillim mjafton te thuhet e verteta e llahtareshme:
    Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar si asnje komb ne historine e njerzimit se kemi “pushtuar” veten me ndihmen e miqve.
    Te rregullosh masakrat ne politike dhe ekonomi nga vandalet berishiste duhen vite ..dhjetvjecare por te rimekembim dinjitetin eshte e thjeshte..te nderpresim luften komike kunder berishes dhe ti kerkojme llogari dy fajtoreve Donald Lu & Edi Rama per ato qe folem me lart.

    Nuk eshte e tepet te themi se dergimi I 1000 muxhahidineve qe u zbulua nga ardhja e John Kerrit dhe reagimi Zero I shoqerise shqiptare per kete gafe te panevojeshme tregon se ato qe prune berishen ne pushtet ne 1991 jane akoma te fuqishem.

    Si duhet bere ?
    Dihet qe John Kerry ne vitet 70’ si luftetar I Vietnamit ne menyre madheshtore ju kundervu qeverise amerikane duke kerkuar pa kushte Largimin nga kjo lufte dhe habiti jo vetem Ameriken por dhe boten per guximin e tij ..biles ne shenje revolte I hodhi dekoratat e luftes te oborri I shtepise bardhe

    Nje I tille duhet dhe sot ne Shqiperi..Duhet nje Xhon Kerry junior qe ti drejtohet qeverise amerikane ne menyre te sakte:

    Boll te nderur miq amerikane:
    Komedia me SALULET tuaj ka mbaruar.Durimi I shqiptareve ka kaluar cdo limit njerzor.Merrni masa na I hiqni qafe me po me ato menyra qe e prute ne pushtet me invazionin e 2 prillit 1991…Ne rastin me te keq nqs ka qene I federuar ne ndonje sherbim inteligjent jepini ndonje azil ne ndonje ishull te Karaibeve dhe lidhini pension per sherbimet e tij…
    Edhe nese nuk keni para per “pensionin e luftes” te tij drejtohunishqiptareve qe do japin miliona nga xhepi vec ta heqim qafe…Biles aq shume para do mblidhen san je pjese jepjani bakshish Rajersonit,Elezbiberajt dhe Frank Winsnerit qe jane SALULI e vertete

    SALI+LU=SALUL
    a mos jemi te pushtuar me mirekutim qe leme kriminelet SALULE qe te pshurrim jetimet e 21 janarit & gerdecit ne zgerdhimjet e heroit te dekarmilizimit..e kam fjalen per heroin LU..

    pra me shkurt:
    pas 21 janarit 2011 berisha nuk eshte problem shqiptar por i amerikaneve….ju i nderua bedri duhet “te trokisni” ne portat e Shtepise bardhe…jo te Dita

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*