A duket në horizont një qeveri me “B… të Gjerë?!”

A. Duka August 11, 2015 11:39

A duket në horizont një qeveri me “B… të Gjerë?!”

 (Dhe unë lus Zotin që kjo gjë të ndodhë sa më parë)

Ligji i arsimit,
është ligj shumë serioz,
dhe s’mund ta kalonin,
veç kartonat rozë!

Duhej një konsensus,
i të gjithë Kuvendit,
se nga ai varet,
e ardhmja e vendit!

Nuk duhej të kish,
asnjë votë minus,
edhe të trajtohej,
si Ligj Kushtetus!

Qe tragjikomike,
në zëmër të fjalës,
çuçurimë e Lindës,
në veshin e Salës!

Një naivitet,
që çudit gjithë botën,
të vesh tek Saliu,
dhe t’i kërkosh votën!

I thanë “fantastike”,
dhe e paç hallall,
po Sala me Lindën,
pa mëshirë u tall!

Kuptohet që ligjin,
ai s’e votoi,
dhe “Kristal-dipllomën”,
Lindës i kujtoi!

Linditë Kristalina,
me top ja këpute,
kur the për Qoftëlargun,
se ka kontribute!

Se ka kontribute,
për demokracinë,
dhe jo se ka vjedhur,
e vrarë Shqipërinë!

Dhe njëmijë të zeza,
kushdo mund të thotë,
po Linditë mavrisë,
i duhej një votë!

S’jam kategorik,
ndaj komunikimit,
po ky pikësëpari,
i takon Edvinit!

I takon Edvinit,
por jo nëpër blogje,
që me opozitën,
të ngrejë dialogje!

Kjo një punë Lindite,
nuk është-or lum miku,
që s’i mbush dot mëndjen,
as një qukapiku!

Po meqë është mbajtur,
si një kanakare,
mund të jetë caktuar,
të jetë lajmëtare!

Si një lajmëtare,
për një plan të bërë,
për atë që quhet,
“Qeveri e Gjërë!”

Me bythë të gjërë,
si i thonë të gjithë,
po do jetë në fakt,
qeveri pa bythë!

Mbase unë në punë,
po vë fantazirat,
po këtu kanë ndodhur,
të gjitha çudirat!

Çudi s’është të ndodhin,
ato përsëri,
që Rama me Salën,
të bëjë qeveri!

Me asnjë logjikë,
kjo nuk bije ndesh,
se për shumë gjëra,
ata janë marrë vesh!

Nëse kjo do ndodhte,
them që do shpëtonim,
se të dy nga skena,
shpejt do t’i qëronim!

Në kurriz të Metës,
do jetë kompromisi,
po ky kompromis,
keq do t’i gremisi!

Keq do t’i gremisi,
në vërtetë e bëjnë,
as vrimë për t’u futur,
për dy vjet s’do gjëjnë!

A. Duka August 11, 2015 11:39
Komento

13 Komente

  1. Vlora1912 August 11, 11:56

    E lexoj Duken,
    Me Endje,
    Dhe me vemendje,
    Se gjithom “thot” dichka me poezite e tije…

    Por sot u trishtova me perfundimin ne te cilin arrin.

    Absolutisht nuk jam dakord me nje marrveshje te PS me Saleh kriminelin…

    Por te thuash qe nje qeverri PS-PD do te jete ne kurriz te Metes, eshte e tepert…..eshte e turpeshme..

    Sepse kur flitet per interesa kombetar…..per interesa afatgjata te vendit….interesi nje Hajduti nuk mund….nuk duhet te merret parasysh…

    E neveris nje marrveshje Edwin-Saleh, ose PD – PS,

    Poor te besh poezi per Interesat e Ilir Metes eshte ku e ku me e turpeshme, ku e ku me e neveritshme, eshte direkt kunder interesave te te gjith Shqiptarve…

    Dhe te besht “Poezi”, ku denoncone “marrveshjet” ne “kurriz” te LSI, eshte e njejta gje sikur te besh poezi per LSI-ne..

    Eshte njesoj sikur ti besh Poezi-Himn Bllokut te famshem…

    Qellove per Laraska sot, o Arben Duka,,

    Pooor me sa Duket, je ne nje linje me Diten keto dite.

    Reply to this comment
    • Zogu August 11, 20:39

      Ku e gjetet Vloren ju te 99 mor aman…,behuni me Berishen sa me shpejt se po na hane duart per te rrahur ca nga keta pickat e Mjaftit qe po na e perdorin Vloren e 1912 per anonimitet.

      Reply to this comment
      • Vlora1912 August 11, 21:23

        O zochka,

        Po ti moj, nuk po e perdor zogun per anonimitet ???!

        Un shpreh opinionin tim, dhe nuk ka shance te ndikohem nga Kuchkat e 99 se Mjaftit…

        Ashtu si nuk jam ndikuar nga kuchkat e AKZI te Kreshniki Lesh Xhelit..,

        Dhe, per me teper, nuk ka kurr shance te Ndikohem nga Bushtrat e Lesh e Lise..

        Po qe se e ke Harruar o Zochke, ishte LSI ajo qe harbohej ne pushtet me Saleh Barbarin,

        Ishit ju, militantet e saj, qe harbonit e dashuronit me ata te Salehut……
        Kaq shpejt e harruat..

        Reply to this comment
  2. 23 August 11, 12:12

    Ministre medikore dhe rrufjane Lindita Nikolla.
    E tregoj veten qe kur ju ul saliut duke ju meshiruar , qe nuk eshte aspak e denje te jete ne drejtim te asaj ministrie.
    E demostroj mediokritetin dhe brishtesine e saj kur edhe deklaroj ” saliu ka merita ne demokracine e ketij vendi”
    Nga ky detaj, kuptohet qarte demagogjia dhe lojrat qe kjo qeverri po ben ne kurriz te nje milion e me shume votave!
    Nese saliu me horrat e qeveris qe drejtonte e tregonte hapur anti shqiptarizmin e tij, keta po na e demostrojne cdo dite gradualisht dhe po vene ne praktike thenien e Ilir Metes: me qetesi e dashuri! Mendoj se po me kete thenie do ndeshkohen kur te kerkojne perseri votat!
    Pergezime per vargjet Zt, Duka.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 11, 15:52

      “Ministre medikore dhe rrufjane Lindita Nikolla.”
      që mud të jetë nuk kam kohë,po e marr për të vërtetë!!si një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim,por që ajo nuk e ka bërë në kokë të vetë!?
      për këtë të jesh i sigurtë!!
      që ajo ta ketë bërë pa shtytjen e ramës!?
      harroje!!
      rama është si ata burrat e keq që në situta të vështira nxjerrin gratë në telefon për të thënë “burri ka punuar 25 orë në ditë dhe tashti është tu fjet”!!
      ko është lojë e ramës dhe e askujt tjetër!!linditës i ka takuar ta hajë kokrrën e ullirit!!
      që palloshi se ka problem jo vetëm të hedhë gurin e të fshehë dorën,por dhe të të hedh dorën në qafë dhe gishtin në bithë!!
      që është e vërtetë ajo që thotë beni!që po qe se ndyrësira bashkohet me kriminelin e çmëdur,prap ka shumë mundësi!!do të jetë gjëja më e mirë!!ne si popull do ta dimë kë të pastrojmë!!tre kokat e kupolës shqiptare!
      berishë-ramë-metë!!

      Reply to this comment
  3. Zoro August 11, 12:21

    Jo qeveri me “Byth te gjere”, por qeveri me bythe te “Shqyer”, ky popull i varfer ne kulm mbane me taksa 1 Kryeminister, 1 Zv/Kryeminister dhe 19 Ministra me stafe te pa para as ne vendet me te zhivilluara kapitaliste e “socialiste”.
    Ky vend me kaq teritor dhe popullsi qe ka mbetur i ka shume 10 ministri dhe qe mund ti mbaje dhe te plotesojne dhe nevojat e kerkesatv e popullit, per te cilin keta agallaret e rinj nuk e rruaj fare.

    Reply to this comment
  4. Gjergj August 11, 12:57

    Tani te gjitha qelbesirat kundra Metes deri sa ta shkulin nga themelet,kjo pa berishen e bashen personalisht, pastaj te gjithe qelbesirat kundra rames deri sa ta fundosin perfundimisht.Mendimi I’m ,me elite te re politike gjitheçka nga fillimi

    Reply to this comment
  5. METEH August 11, 14:04

    Z.A.Duka,ju lumt si perhere i larte ne mendime.PS+PD= nje marrezi e shekullit xxi ku do çudiste edhe femijen e porsalindur.Lindita e arsimit u tregua IDJOTE,por nuk besoi se e ka bere me koken e saj pegjunjen ndaj Saliut dallkauk.Nga SB kane frike edhe MIZAT E DHEUT dhe jo vetem Rama.Se ai te vret naten e te qan diten si Brocin,Hajdarin,Olldashin,Xhindin,Trebicken,Remzi Hoxhen,Santon….oh sa shume.Keto jane shasha,manovra per te trembur LSI e cila me vota te vjedhura ka bere shume elektorat duke punesuar njerz ne kurris te PS,ndaj kjo e fundi po pson firo.Meta po vezhgon…te çarat me PS dhe me 2017…hop me PD…! Ky eshte me i rrezikshem se Saliu,pasi ky bubullon e meret vesh se ku do godasi,ndersa ky…qet-qet..me qetsi…dashuri..! Te gjithe e pame problemin me Doshin,pasi kushdo qe te ishte do te kishte dhene doreheqjen,por jo…! Tashme PD pushoi…Pse? Ishte sajese? Kush e sajoi? Po papagalli pse rri deputet e jo ne burg?Sa ka paguar ai per kete…! Ky eshte turpi i politikes e drejtesise tek ne..!

    Reply to this comment
  6. beni August 11, 16:01

    Mjere ky vend dhe ne qe jetojme ketu.

    Reply to this comment
  7. Moza August 11, 16:33

    Dashuri e pare nuk harrohet-thote nje varg kenge.Edhe Lindita e arsimit nuk e harron dashurine epare per Salen,kur me drejtoreshen e saj te shkolles mbushnin sheshet me nxenes ne mitingje.Politikisht pa merita per te majten.Profesionalisht,e zakonshme.Pa pritur ministre.Jo pa mend,por ate po e perdor me pragmatizem per pushtet.Me iluzione ta kete mire nga te gjitha krahet.Si”koke e madhe”arrin ti beje super vleresime Sales.Ujku plak nuk behet qengj.E provove Lindita!?Po na zhgenjen,Edi!

    Reply to this comment
  8. katarakti August 11, 16:55

    Nuk besoj te kjo qeveria me baze te gjere. Qe do te qenke kunder Ilir Metes?! Mufka. Mire shkruan njeri siper qe kjo poezi eshte ne vazhden e qendrimeve anti Rama te gazetes kohet e fundit. Deri me sot kam qene dakort me kete qendrim kritik, por sot me duket se keni kaluar ne partizanllik. Dmth ne nje qendrim qe bazohet te emocioni dhe interesat dhe jo te e verteta. Ne rast se nje supozim i tille del si i vertete, pra bashkimi PD-PS, Shqiperine e mori lumi.Nuk ke me kujt t’i besosh dhe kujt t’ia japesh voten! PS-se, LSI_se apo PD-se?! Prandaj nuk besoj te kjo qeveria me baze te gjere. Eshte deshire e “Dites”ndofta, por jo realitet. Dhe jam 99 per qind i bindur qe nuk gaboj.

    Reply to this comment
  9. Baba Ali Tomori August 11, 19:05

    Arben te puthsha tabane
    Qelbesirat keshtu e kane
    Bejne si te jete “me e mira”
    Qe te mbeten Qelbesira.

    Reply to this comment
  10. mirel August 11, 19:31

    Me Bire te gjere ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*