A e dëmton trurin besimi në Zot? Ja çfarë thotë shkenca…

May 1, 2016 10:00

A e dëmton trurin besimi në Zot? Ja çfarë thotë shkenca…

Njerëzit shtypin zonat e trurit që përdoren për mendimin analitik dhe angazhojnë pjesët përgjegjëse për dhembshurinë, me qëllim që të besojnë tek Zoti, sipas studimeve të fundit.

Ata bëjnë të kundërtën kur mendojnë për botën fizike, sipas studimit.

“Kur është një çështje besimi, nga pikëpamja analitike, mund të tingëllojë absurde”,- thotë Profesor Tony Jack, që udhëhoqi studimin.

“Por nga ajo që ne kuptojmë për trurin, kërcimi i besimit për të besuar në të mbinatyrshmen rezulton në lënien mënjanë të mënyrës kritike/analitike të të menduarit, gjë që na mundëson të kemi më shumë vështrim social dhe emocional brenda vetvetes”.

Në një analizë të tetë eksperimenteve, botuar nga revista PLOS ONE, studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit që besonin ishin më të dhembshur, se sa ata pa besim.

Studiuesit ekzaminuan lidhjen mes besimit në Zot dhe masës së të menduarit analitik dhe shqetësimin moral në tetë eksperimente, ku në secilin morën pjesë mes 159 dhe 527 pjesëmarrës të rritur.

Ndonëse edhe besimi spiritual, edhe dhembshuria ishin pozitivisht të lidhura me shpeshtësinë e lutjes apo meditimit, asnjëra nuk parashikoheshin prej kontaktit social, që lidhet me marrëdhëniet kishtare.

Në studime të mëparshëm, laboratori i Profesor Jack përdori një makinë imazheria përmes rezonancës manjetike të trurit për të treguar se ekziston një rrjet analitik neuronesh që i mundësojnë njerëzve të mendojnë në mënyrë kritike si dhe një rrjet social për të shfaqur dhembshurinë.

“Për shkak të tensionit mes rrjeteve, nëse ju lini mënjanë pikëpamjen natyraliste për botën, atëherë do të zhyteni më thellë në anën tuaj sociale/emocionale”,- shpjegon Profesori.

“Dhe ky mund të jetë shpjegimi përse besimi në të mbinatyrshmen ekziston përgjatë të gjithë historisë së kulturave. Ai vë në veprim një mënyrë në themb jomateriale të të kuptuarit të botës dhe të vendit tonë në të”

May 1, 2016 10:00
Komento

11 Komente

  1. Game Over May 1, 10:13

    Sipas nje studimi te fundit ne Universitetin Interferor watside,shkencetaret verej ne tek njerezit qe besojne ne zot subkoshienca e tyre absorbohet ne menyren me adekuate te mundeshme duke interferuar me objeksione pa limit brenda te mundeshmes dhe jashte te pa mundeshmes!
    Tonifikimi i trurit tek ata qe nuk besojne ne zot,eshte nje amalgame inkoherente e te gjitha suspensioneve imobile qe ne abstrakt jane nje neutralitet ointrasigjent dhe konsistent i pa spjegueshem per vete shkencen e sotme teologjike ne se ekziston nje e tille zyrtarisht!
    Si perfundim ka dale se qeniet humane kane qene dhe jane nje turme qe influencohet jo nga truri por nga stomaku!
    Kush eshte i pasur,ka kohe dhe mundesi t’i ndjeke besimet fetare per qejf ,ndersa te varferit besojne vetem se shpresojne se zoti,mund t/u shtoje copen e bukes ne tavoline,por qe deri me sot kjo nuk ka ndodhur kurre sepse ……ZOTI NUK EKZISTON!!!

    Reply to this comment
  2. Feniks May 1, 12:32

    Feja eshte opium per popullin ,por pa leke.

    Reply to this comment
  3. santiago May 1, 13:31

    qe ZOTI nuk ekziston kjo nuk do shume mend,por qe jane me te dhimbshem ata qe besojne nga ata qe nuk besojne ,as kjo nuk eshte e drejt

    Reply to this comment
    • Nazim May 1, 15:44

      Se kush eshte i dhimbeshem percaktohet nga natyra e njeriut jo nga fakti qe kush beson e nuk beson. Ata qe kane nxjerr kete konkluzion nuk jane psikolloge, po vetem njerez qe kane bere nje studim dhe bazohen ne disa statistika idiote ne nje numer njerez qe kane studiuar.

      Reply to this comment
  4. LILOLABJA May 1, 13:44

    Qe njerezit qe besojne jane me te” dhimbshem” nuk ka asnje nevoje qe shkencetaret te na japin keto “studime ” inedit.Shohim bilancet e “dhembshurise “se tyre ne çdo cep te globit duke filluar qe nga Bataklani ,Brukseli ,Alepi ,Bagdati etj dhe pa permendur ate dhembshurine tjeter te madhe qe kane per minorenet qe nuk hezitojne ti violojne .
    Keto lajme apo keto zbulime nuk i hane as fiset zoulu e jo me njerezit e civilizuar .Megjithate mire e bejne,tek civiizimi yne kjo mund te funksionoje dhe nje arsye me shume per te hapur shkollat fetare . Mortja qe su ha ju dhe zotin tuaj!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. shqipe May 1, 15:06

    Ata qe besojne qenkan me te dhemshur?!

    Po kamikazet qe para se te flijohen mes njerzve,(Gra,femij,pleq…),Thone: “Allahu ekberr”,pra,besojne verberisht,ku e kane dhemshurin?!

    Reply to this comment
  6. demo May 1, 15:22

    Kjo pun e besimit fetar filloi si nje loje e nderprere nga partia,por edhe ketu po kthehet ne nje problem serioz me percarje kombetare,me xhihad,me prona te vjedhura,me propogande terroriste.Prandaj kjo loje me besime fetare me mire te mos vazhdonte.Populli thote nje fjale te mencur:Shejtani ne shishe,ti vete e nxjerr!

    Reply to this comment
  7. mirel May 1, 15:41

    Shume e ka zgjatur argumentin shkenca.
    Ka folur tamam per idiotet.
    Ti bjere shkurt qe te besosh ne zot eshte gomarllek.
    Apo mundohen tjua ruajne sensitivitetin me delikatese.
    Se ndodh qe kur preken keta fetaret marrin flake shpejt dhe te djegin ndonjehere te gjalle, sigurisht, per shkak te ndjeshmerise se “thelle”

    Reply to this comment
  8. Alex"White" May 1, 19:46

    Kur feja i sherben identitetit kombetar te nje vendi eshte mrekullia vete. Ai vend ka vertet stabilitet. Shembull tipik eshte feja katolike ne Poloni. Gjithmone ne balle te lirise kombetare kunder gjithe pushtimeve e pushtuesve atje.

    Reply to this comment
  9. Kasandra May 1, 22:57

    Truri dhe feja
    Si shkenca edhe jeta kanë vërtetuar se truri i njeriut mund të përpunohet nën veprimin dhe efektin e faktorëve të jashtëm. Pasojat e kushteve materiale, të alkolit, drogës etj. shihen e pranohen lehtë. Faktorët arsimor, kulturor, ideologjik e politikë gjithashtu nuk kanë nevojë për shpjegim. Feja është një faktor ideologjik absolut se të heq arsyetimin njerëzor deri në humbjen e ekujlibrit mendor. Siç ka narkomani ka edhe fetaromani prandaj është quajtur opium se të prish mendjen e të drejton sipas interesit fetar. Sa mund të përballojë një besimtar pasionant që i përkushtohet Zotit dhe pret çdo gjë prej tij si shpëtimin dhe ndëshkimin e shkon i përulur në kishë apo xhami se është i vëzhguar nga Zoti i plotëfuqishëm dhe jeton nën presionin e dy kodeve, atij fetar dhe atij civil?! Çfarë ndodh me besimtarin pasionant të pushtuar tërësisht nga besimi i tij? Shtypi dhe mediat japin shembuj të këtyre njerëzve që nuk kurohen me kohë dhe arrijnë deri në kllapi e fiksim, shikojnë imazhe të ShënMarisë ose refuzojnë të marin ilaçet jetëshpëtuese se e presin shpëtimin nga Zoti i tyre, siç po përflitet këto ditë edhe për të ndjerin këgëtarin e popit Prins (Prince). Këta njerëz edhe kur pranojnë të kurohen shikojnë imazhe ëngjëjsh shpëtimtarë veshur si infermiere me bluza të bardha. Kur besimtari nuk është në gjendje të marrë vendimin e drejtë për vete ose për shoqërinë, ai është i sëmurë mendor dhe përfundon në veprime shkatërrimtare si për vete dhe për shoqërinë, si ata të rinj trushplarë e të çorientuar që shkojnë pas berihajit, bëjnë ekzekutime makabre ose vetëflijohen në akte terrorise duke besuar se sakrifikojnë për besimin e tyre imagjinar si dhe për përfitime në jetën tjetër duke vrarë njerëz të pafajshëm. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se po të kishte një jetë tjetër këtu në tokë nuk do të mbetej këmbë kleriku, dhe se po të kishte vërtetë një ferr përvëlues nuk do të kishte kaq padrejtësi e krime, si dhe skandale klerikësh. Pra, fjala kyçe është besimi, besimi i verbër prej padijes e zakonit të vjetër tek një fuqi e mbinatyrshme, që të çon në rrugë dhe metoda të gabuara në zgjidhjen e problemeve. Atë e mbajnë gjallë klerikët dhe institucionet fetare dhe parimi i tyre i lëmoshës për të varfërit që presin e shpresojnë në varfëri shumëshekullore brez pas brezi. Një laik arsyeton, krijon besim tek ideali i tij shoqëror dhe lufton për ta realizuar në jetë për vete dhe për shoqërinë…
    Me gjithë respektin e duhur, të gjithë këta nuk mendojnë normalisht, nuk dallojnë imagjinaren nga jeta reale. Në studimet e saj revista amerikane “American Psychologycal Association-APA Journal” i analizon të gjitha sa mësipër dhe konfirmon se besimi pasionant në Zot është sëmundje mendore që duhet trajtuar e kuruar si e tillë.
    Përsa i përket ndjenjave të dashurisë, mallit, mëshirës, shpresës, urrejtjes etj. si njerëzit fetarë dhe ata jofetarë i kanë nga premisa të njejta, por ato fetarizohen dhe keqpërdoren nga forca të caktuara fetare dhe propaganda e tyre për të bërë krahasime e konkurrencë midis besimtarëve dhe jobesimtarëve për përfitime të ndryshme sidomos për të denigruar laikët me shpresë se mbase e hanë karremin e shtojnë radhët e besimtarëve. Kasandra.

    Reply to this comment
  10. Strong June 29, 09:19

    Nuk e paskam ditur sa shume te pafe paska ne Shqiperi. Ky fakt me con ne konkluzionin e pashmangshem: Te pafete jane ata qe e kane katandisur kete vend ne gjendjen qe eshte. Shqiperia,cerdhe e padrejtesive, krimit,varferise, prostitucionit politik dhe me gjere, anarkise, pra shkurt: ferri i kontinentit.
    Kur nje president amerikan emerohet ne postin e tij ai ben betimin ne ZOT. Po ashtu edhe ne Gjermani. Pra keto dy vende qenkan komplet nen ndikimin e “Opiumit” dhe prandaj “nuk jane zhwilluar aspak ekonomikisht dhe nga ana e intelektit i bie te jene popuj injorante qe e vleresojne kaq shume besimin ne ZOT, aq sa dhe kryetaret e shtetin e vene te bejne nje betim te tille! Hajt ju ngjatte jeta sa me shunme te gjithe komentuesve ketu, qe ti shijojne sa me shume keto dite ne planetin Toke. Nje dite do te shihemi, po po,nje dite te pashmangshme kur shpirtrat do te mblidhen para KRIJUESIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*