A “e di” Berisha që e duan prapë në krye?

September 19, 2016 09:46

A “e di” Berisha që e  duan prapë në krye?

 

Nga Andrea Stefani

 

I zhytur në një krizë të thellë, lidershipi i PD po kërkon përsëri shpëtim te kulti anakronik dhe neokomunist i Sali Berishës. Deputetja Majlinda Bregu sapo ka formuluar një kritikë për Lulzim Bashën duke e quajtur vendosjen e tij në krye të PD, të gabuar, dhe ka shtuar se ishim më mirë me Berishën. Bregu bën sikur harron që ishte Berisha që e vuri Lulin në krye të PD dhe ironia është se ajo nuk ka rrugë tjetër veçse të revokojë Berishën duke e kritikuar indirekt po Berishën. Natyrisht, deklarimi i Bregut reflekton rivalitetet mes klaneve pro dhe kundër Bashës si dhe ankthin kryesor të jo pak vetëve në SHQUP nëse do të jenë apo jo në listat e ardhshme për deputetë. Por deklarata e saj, që nënkupton edhe rikthimin e Berishës në krye të PD, ose është e verbër, ose dinake, ose një intrigë e Berishës në kurriz të Bashës.

Të bësh fajtor vetëm Bashën për gjendjen ku është katandisur PD është ose verbëri ose hipokrizi sepse i madh e i vogël në Shqipëri e dinë që Basha nuk e ka udhëhequr as edhe një orë të vetme PD-në dhe se lideri i vërtetë në prapaskenë ka qenë, si në këto 26 vjet, Berisha. Pa asnjë talent për lider po edhe pa njohuritë e nevojshme për të qenë edhe një politikan i thjeshtë, Basha u përpoq të imitonte si një robot Sali Berishën, deri edhe në retorikën e egër për revolucion e përmbysje me dhunë të qeverisë, por dështoi i ngjirur në mënyrë qesharake sepse nuk kishte as gabzherin e Berishës. Po në stilin klasik të Berishës edhe Basha ka vazhduar të formulojë kritika në adresë të qeverisë, për problematika që i kanë rrënjët në keqqeverisjen 8 vjeçare të vetë PD dhe që si të tilla, nuk mund të eliminohen në 3 vjet. E tillë është akuza sikur gjoja nën qeverisjen e Ramës janë shtuar sipërfaqet e mbjella me drogë. Me statistikat që po publikohen krejt e kundërta rezulton e vërtetë. Nën qeverisjen e PD jo vetëm sipërfaqet e drogës kanë qenë në gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Lazaratin e toleruar hapur nga qeveria Berisha, por është bërë shumë më pak se sot nga policia për asgjësimin e kësaj droge. Edhe në këtë rrafsh PD nuk ofron besueshmëri se mund të jetë një alternativë qeverisëse më e mirë se kjo e sotmja. Përkundrazi, shumica e shqiptarëve, duke bërë krahasimin me rrumpallën pa shtet të PD, e shohin një rikthim të saj në pushtet si një fatkeqësi. Kjo u provua edhe në zgjedhjet e fundit në Dibër dhe justifikimet e PD se humbi nga blerja e votave janë në vazhdën e zakonshme të berishizmit për të mos pranuar kurrë një rezultat zgjedhjesh që nuk e nxjerr fituese. Shkurt, zakoni për të mos respektuar demokracinë.

Që Berisha nuk ka pushuar së drejtuari PD-në edhe pas gjoja dorëheqjes si kryetar formal i saj, u pa qartë edhe në tratativat për reformën në drejtësi gjatë të cilave, ambasadori amerikan dhe ajo BE thuajse paralel me Bashën takonin edhe Berishën. Duke qenë pa integritet si njeri por edhe pa integritet politik, Basha e pranonte si normale një poshtërim të tillë që i tregonte gjithë botës se ai qe një pupac dhe asgjë më shumë në tërë këtë histori. Sepse ç’kuptim ka që pasi të takosh liderin zyrtar të partisë, të marrësh takim edhe me një deputet për të njëjtin problem që ke konsumuar me kryetarin e partisë?

Deklarata e Bregut është me kast qorre pra hipokrite dhe dinake se kërkon të shesë në publik si të vërtetë largimin e Berishës. Por meqenëse është krejt e kundërta, ajo rezulton krejt pa sens. Sepse gjendja e mjerë e PD sot nuk është rrjedhojë e mungesës së lidershipit të Berishës në PD, por e vazhdimësisë së këtij lidershipi. Prandaj të kërkosh shpëtim te rikthimi i lidershipit të Berishës është njëherazi një gënjeshtër, por edhe një vetëmashtrim. Eshtë të kërkosh shërimin nga sëmundja, te vetë sëmundja.

Ndërkaq, nuk mund të thuhet me siguri nëse Berisha vetë i aprovon apo jo këto deklarata të Bregut. Do të qe plotësisht e mundur nëse ai ka vendosur të rikthehet në krye te PD edhe formalisht, duke e sakrifikuar pupacin e tij Bashën. Në këtë rast, Berisha do aplikonte taktikën tradicionale të liderëve të partive të majta të kritikuar këtu e një shekull më parë nga Robert Mikels. Sa herë ndodheshin përballë kritikash apo kundërshtimesh të vullnetit të tyre, ata kërcënonin me largim apo dorëheqje. Por kulti i tyre qe aq i fortë dhe nevoja për udhëheqësinë e tyre nga masa e militantëve aq totale, sa nuk vononte dhe çdo oponencë ndaj tyre dorëzohej përballë kërkesës së fuqishme të fanatikëve për kthimin e tyre në udhëheqje të partisë. Dhe ata riktheheshin në drejtim edhe më të fortë edhe më absolutë në vendimmarrje. Një unitet të tillë ruan Berisha me masën e fanatikëve të partisë, një mbështetje që s’e ka askush nga figurat apo grupet rivale në SHQUP dhe prandaj, janë të detyruar t’i përulen atij apo të rivalizojnë njeri-tjetrin nën emrin e tij. Ironia është se kur kritikojnë njeri-tjetrin nuk mund të mos kritikojnë indirekt Berishën që i udhëheq të gjithë.

Mund të rikthehet Berisha? Përgjigja më e saktë për këtë është se dikush që nuk është larguar, nuk ka nevojë të rikthehet. Por edhe një rikthim formal pas një largimi vetëm formal, mund të ndodhë nëse Berisha gjykon se mund të shkaktojë një përndezje entuziaste në radhët e fanatikëve tani që afrojnë zgjedhjet. Por do jetë një entuziazëm që nuk mund të shtrihet më tej masës së berishistëve. Trashëgimia qeverisëse e Berishës është aq e mbarsur me korrupsion, krime dhe kosto që ndihen edhe sot e kësaj dite, sa shumica e shqiptarëve e percepton alternativën e tij si më të zezën e mundshme. Katër disfata radhazi provojnë se shumica e zgjedhësve e refuzojnë Berishën edhe të kamufluar pas Bashës, e jo më ta shohin edhe formalisht në krye të PD.

Por Berisha mund të mos jetë dakord me kritikët e Bashës për sa kohë mendon se drejtimi i PD në prapaskenë, duke përdorur një bedel si Basha, është formula më e mirë për të kamufluar natyrën autokratike të ndërtimit të saj, por edhe për ta shpërdorur PD për qëllimet e veta, kryesisht për t’u mbrojtur nga goditjet e një pushteti drejtësie që po nxjerr kokën në horizont e mbështetur dhe sponsorizuar nga ndërkombëtarët. Në këtë rast, Bregu nuk do të kishte dakordësinë e Berishës. Dalja e Genc Rulit që i kundërvihet kritikëve të Bashës, flet në favor të këtij skenari. Në fakt, edhe pse nuk ka fare gjasa ta rikthejë PD në pushtet, ky skenar është më realisti për sa i përket një synimi më modest për konservimin e një homogjeniteti minimal të radhëve të saj. Shkurt, për të vazhduar të ekzistojë si PD e “drejtuar” nga Basha, por e udhëhequr nga Berisha.

Eshtë qesharake kur shikon disa që hiqen të zhgënjyer me Bashën sepse nuk po bën gjënë e duhur, në një kohë që e dinë fare mirë se ai ka bërë atë që i ka udhëzuar Berisha. Dhe Basha mund të fitojë pavarësi nga Berisha, dhe jo vetëm ai por edhe ata që e kritikojnë, aq sa një robot mund të bëhet i pavarur nga programi që i kanë instaluar. Si të tillë, të gjithë, pro dhe anti-Basha, bashkohen te Berisha ndaj refuzojnë të kuptojnë se PD nuk mund ta shohë veten në pushtet nëse nuk rinovohet themelisht. Që do të thotë, të distancohet nga trashëgimia autokratike dhe korruptive e berishizmit duke iu atashuar parimeve të braktisura të demokracisë liberale. Një gjë që e kanë të pamundur ta ndërmarrin të dy klanet që përplasen në PD. Sepse të dy kanë nevojën vitale për t’u mbështetur te kulti i Berishës që i ka pjellë, në një kohë që ky kult, nuk është shpëtimi, as fitorja por bumerangu që e godet pa pushim PD duke e çuar nga disfata në disfatë.

September 19, 2016 09:46
Komento

11 Komente

  1. kris 1 September 19, 10:58

    nuk ja vlen te lexohet nje artikull i tille.Berisha eshte i bindur se ne baze te paktit te tij me Edvin sharlatanin do te beje listat dhe ligjin mbi deputetet e PD.
    Nje Sali deputet fuqiplote dhe te perjeteshem shqiperia e ka dhurate nga Edvini.

    Reply to this comment
  2. haku September 19, 11:30

    Andrea ishte prore si “opozite” e ashper ndaj Berishes edhe atehere kur Beriaha nuk ishte edhe aq i dobet e i keq. Mirepo ne kete shkrim paraqitet si shume real. Pas humbjes ne 23 Qershor 2013 dorjeqja e Berishes ishte normale por ja se nuk ndodhi dhe si pasoje del fundosja edhe me e madhe e Partise Demokratike. Prognoza e z.Stefani per 2017 duket bshume reale. Me nje trend te gabuar te PD pushteti nuk mund te mirret.

    Reply to this comment
  3. L.H September 19, 13:40

    A e dine lexuesit pale redaksija qe ti i ‘krishteri’ Stefan jo vetem nuk ben informacion pas nje çerek shekulli por e demton rende ate!?
    Te flasesh pas 25 vjetesh e tregosh perralla me Berishe,Bregu,Blushi,Basha,Bode e tere like florinjte e tjere tregon o je IDJOT,O ANTISHQIPETAR ,O SKLLAV!?
    A ka kuvend 25 vjet ky popull ta perfaqesoje!?
    Kush eshte krye.Ari kuvendit e kush e ka zgjedhur me ZE e FIGURE!?

    P.S-Redaksi me mire pa informacion se sa DIZINFORMACION.Mjaft me Stefane qe flasin per HONO LU LUNE e AmeriQine e jo per popullin shqipetar e SHQIPERINE!?

    Reply to this comment
  4. Uauuu September 19, 15:14

    Stefani,PIRDHU!

    Reply to this comment
  5. Kali Tropojes September 19, 15:25

    Si per te permiresuar disi imazhin e tij te ndotur per shkak te “antienverizmit” te tij te theksuar, Andrea dhe udhezuesit e tij duket se kane filluar te ndjekin serisht politiken “ujku, ujku!”, duke e treguar gishtin e tyre qortues serisht drejt atyre “pseudo-demokrate”, te cilet ligesine e paten dhe e kane akoma te shkruar me germa te zeza ne balle. E vetmja menyre per te fituar sot pike si gazetar, politikan, apo dhe si shkrimtar “ala blerim cela”, kritika ndaj opozites se perfaqesuar nga nje grusht spurdhjakesh qe i perkasin klanit berishjan, konsiderohet si “celes suksesi”. Nderkohe qe PD-ja eshte ne grahmat e fundit te shpirtdhenies, sulmi ndaj saj si viktime e pashprese per t’u ringritur me kembe vetekuptohet qe eshte fare i panevojshem. Ajo qe dihet prej vitesh, dihet! Dhe kjo s’ka pse te riperseritet per dite. Aq me teper bajate behen keto “demaskime”, tashme kur pas tre vitesh qeverisje kukumjackash te kanabizuara po afron pragu i fushates parzgjedhore, dhe asnje nga angazhimet prompoze te “me te mireve” nuk u be, dhe as nuk ka te ngjare te behet realitet ne nje te ardhme te afert.

    Nqs. ka politikane tashme te formuar dhe te ndergjegjshme per rolin e tyre si faktore te rendesishem per riperteritjen e nje force ekujlibruese, kjo, ndryshe nga ajo qe mundohet t’na e paraqese AS-i, jane pa dyshim politikane me bindje tashme solide sic eshte Majlinda Bregu. Per kete te fundit, shume prej nesh kane patur rezerva, per aresye se ishte ministrja ende e papjekur e (mos)integrimit, ajo dhe zgerdhihej me qesendi para kamerave pas shfryrjeve pa sens te koleges se saj ne postin e kryeparlamentares. Si perkrahese e iniciatives per ndryshime te domosdoshme ne drejtimin e PD-se, M.B. dhe disa demokrate, perkrahes te ideve te saj, me ne fund e kane kuptuar, se perqasja ne krye te partise e “liderave as mish as peshk”, eshte pengesa kryesore qe ka e cuar partine drejt degjenerimit te atille, qe per shume vite do ta kene shume te veshtire te rigjenerojne nje force konkurente. Politika e goditjes se zerave kritike brenda partive, te cilitdo krahu qofshin keta, eshte sigurisht ne dobi te atyre te cileve u intereson status quo-ja. Sipas kendveshtrimit tim, Andrea me artikujt e tij po i sherben vetem ketij qellimi. Ai duket haptazi se ecen vetem sipas parimit: “Koran, koran, sa me shume koran…” I befte mire!

    Reply to this comment
  6. Emigranti September 19, 15:30

    Vleresoj artikullin z Andrea ku i beni nje analize te thelle “shkelqimit” dhe mjerimit te kurtizanes pd.E verteta eshte se ata si pike referimi (dmth grupet qe veprojne brenda saj) kane Saliun,per sa kohe kjo parti do te kete kete ide,kete si strumbullar gjithe nje ka per te humbur ne zgjedhje.Mendimin tim e bazoj ne nje gje,le te behet nje test ne shkalle vendi se kush e do dhe nuk e do Sali Berishen dhe mbi kete baze kjo parti te ndertoje punen e saj.Pse e them kete sepse vendit i duhet nje opozite e vertete,qe edhe ajo te kontriboje dhe te ndihmoje po edhe te kritikoje por me qellimin e mire, jo te pengoje.

    Reply to this comment
  7. demo September 19, 18:00

    Nqs.ka nje analist me kembe ne toke te politikes shqiptare sot,ky eshte Andrea Stefani.Dy familje banditesh te te njejtes rrace nuk e durojne:banditet komuniste te Berishes dhe banditet enveriste te rene nga vakti.Te dy klanet jane pergjegjes per tragjedine kombetare.

    Reply to this comment
  8. landi September 19, 19:27

    Dy jane gazetaret, qe “kritikojne” dhe “sulmojne” Berishen, bile nuk merren me ata qe bejne te gjithe te keqijat ne kete vend sot. Keta jane Mero Baze dhe Andrea Stefani, dy ane e te njejtes monedhe.
    Ka pare kush, sot, neper bote, qe edhe pas me shume se tre vjetesh, qe nje udheheqes, kushdo qofte, ka kaluar ne opozite dhe ata, pra gazetaret, te merren me te dhe t’i ngarkojne cdo gje te keqe qe ndodh ne vendin e tyre? Ka, ne Shqiperi.
    Nuk po flas per Mero Bazen, i cili ka qene kanakar i Berishes, i plotfuqishem ne rrethin e doktorit, aq sa caktonte deputete dhe ministra. Nje dite u prish me Berishen. Per cfare? Po, Berisha nuk i dha nje biznes te “vogel”, qindra milione eurosh…vetem kaq. Sot Mero merret me Berishen, me Lirine, me femijet e Berishes dhe me dhenderrin e tij…njelloj sic bente Enver Hoxha kur nuk honepste dike!!!
    Po Andrea, do pyese dikush? Po Andrea, pas permbysjes se sistemit, sigurisht nuk ishte ky qe eshte bere sot. Ishte me PD, me doktorin, por…u prish nje dite. A e dini pse? Sepse Fatmir Mediu, aleati republikan i doktorit, i hoqi Andreas motren ng puna, ne Ministrine e Mbrojtjes. Dhe filloi Andrea…derr-derr-derr. Ne gazeta, ne emisione televizive, ku nuk e respekton fare lirine e tjetrit, ndersa bertet per lirine e vet! Andrea nuk le gje pa thene per Berishen, per familjen e tij…por nuk thote asgje per ate qe udheheq vendin sot dhe, duke qene i pari i vendit ka pergjegjesi shume me te medha per rrokopujen ku ndodhemi te gjithe.
    Dikush do me thote…cfare thua, mor ti, z. Stefani nuk ka asgje te perbashket ne mendime me Saliun e poshter. E, une, do u them…jakni bre vellezer, po qendrimi ndaj luftes, ndaj aleateve te medhenj ne ate lufte, ndaj ballit dhe legalitetit…cfare ju kujton? Po Berishen, o ju marrte e mira! Po na cmendi ore, ka dy muaj qe na kendon ne vesh, duke u dhene pergjigje te gjitheve, edhe atyre qe ia mbyllin gojen me dokumente.
    Bile, thone, ka shkruajtur edhe nje liber me kete teme. Po te jete e vertete, e paska shtruar rrugen te kthehet te Saliu, nese ai e merr pushtetin. C’thua bre burre?, do thote ndonje, Berisha prape ne pushtet? E pse jo? Nuk ka tre pa dy thote nje fjale e urte. Dy here erdhi, bile hodhi si te pavertete fjalen e Klintonit, i cili, duke folur pikerisht per Berishen pat thene:…”aq sa eshte e mundur qe i njejti uje te kaloje dy here ne te njejtat brigje te te njejtit lume, aq mundesi ka Berisha te vije ne pushtet!” Po erdhi ama.
    Para se ta mbyll…nuk vjen me Berisha, prandaj, o komentues, mos me sulmoni per keto qe shkruajta per te, por me degjoni…besojini vetem vetes, se Andrea ate pune ka…i duhen para per te jetuar, prandaj na corodit koken nga mengjesi ne darke. Dhe ne…o po c’te lexuar qe i bejme!!!

    Reply to this comment
    • Zabit September 20, 18:45

      E keni zanat ju enveristet shpifjen se keshtu keni bere edhe me shoket tuaj kur i keni shpallur armiq dhe i keni shpene edhe ne plumb. Mos genje or zagar plak qe ste del inati me Andrea Stefanin se te ka kritikuar BABEN dhe e sulmon edhe me keq se berishianet. Mos genje se Andrea Stefani nuk ka qene as nje dite me Berishen se po te kish qene nuk do ja kishin hequr motren nga puna.

      Aq shume e urren Stefanin sa dhe kritiken e tij te palodhur ndaj Berishes e quan te kote. Po pse mor matuf kush po e drejton PD Lulzimja? Nuk vjen Berisha thua? Keshtu keni thene edhe me pare por kur erdhi e mbyllet squpin edhe per Enverin dhe late vetem Andrean e Muç Nanon te perballeshin me Berishen. As per Enverin nuk guxonit te flisnit. Por keni dale tani se nuk ja keni friken ketij Rames. Po vjen Berisha ore qorr, vjen i maskuar si Basha apo si ndonje tjeter dhe e drejton shtetin si padrino nga vila e vet ne Lalez. E more vesh o enverist truthare?

      Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku September 20, 17:24

    Cfare Berishe o trap, ne duam Enverin, mër Enverin. Aman o Enver Bythoja, po ku je a të qivja udhët, qe ia bëje mamin ketij mileti, e lije pa buke e pa uje, e coje te germonte bunkere gjithandej, dhe ngado qe vije vetem te duartrokisnin e te brohorisnin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*