A e dini përse nuk mbërthehet pulla e fundit e xhaketës?

June 29, 2018 22:44

A e dini përse nuk mbërthehet pulla e fundit e xhaketës?

Nëse shohim meshkujt  të veshur me kostum, do të vëmë re se pulla e fundit e xhaketës së tyre qëndron e zbërthyer.  Edhe pse ky lloj trendi mund të duket normal dhe i parëndësishëm, në fakt është një rregull praktik që vjen nga e kaluara.

Në vitin 1901 Britania e madhe udhëhiqej nga Mbreti Edëard VII, kur ai u bë princ i Uellsit rrobat moderne u bënë të popullarizuara dhe gjithnjë e më shumë filluan të përdoreshin.

Meqë Mbreti Edëard nuk e kishte linjën trupore të hollë, ai filloi të zbërthente pullën e fundit të xhaketës së tij në mënyrë që ta kishte sa më të lehtë përdorimin dhe mbajtjen e xhaketave.

Për shkak të frikës por edhe të respektit, qytetarët filluan ta ndiqnin këtë trend të ri, dhe zbërthimi i pullës së fundit të xhaketës u bë një gjë e zakonshme.

Që nga ajo kohë ky trend është ngulitur aq shumë saqë tashmë ka hyrë edhe në rregulloren e veshjes.

 

o.j/dita

 

June 29, 2018 22:44
Komento

2 Komente

  1. alphade June 30, 00:44

    Njeriu plaket duke nxene…..!

    Reply to this comment
  2. Selua June 30, 09:16

    Po zinxhiri I pantallonave PSE duhet mbajt hap?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim