A E DINI SE: E vërteta e largimit të Lulit nga godina e Teatrit natën e shembjes (dhe të pathënat e tjera që mediat nuk i shkruajnë)

May 24, 2020 11:45

A E DINI SE: E vërteta e largimit të Lulit nga godina e Teatrit natën e shembjes (dhe të pathënat e tjera që mediat nuk i shkruajnë)

1- E vërteta e largimit të Lul Bashës nga godina e teatrit kombëtar natën e shembjes, është se (si në shumë raste të tjera) ai kishte deklaruar se vetëm po të kalonin mbi trupin e tij mund të prishej teatri.

“Po të ishte thjesht trupa e policëve, unë s’e kisha problem të bëja sakrificë,” i tha Luli në mirëbesim Doktorit, “do t’u bëhesha barrikadë. Por kur pashë fadromat, e pashë që nuk ja vlente”.

Po Doktori nuk ishte i kënaqur. “Kot nuk nejte Lul,” i tha, “tash kishe me pas lapidarin ma t’bukur në Ballkan”.

 

2- A e dini se është rikthyer një virus akoma më i frikshëm se korona? Nëse ju kujtohet, quhet Gollomesh Medialis dhe zë njerëzit që hanë bukë me art dhe media.

Pacienti Zero ishte artisti dhe publicisti bohem Edi R. këtu e 25 vite më parë.

Por po vjen vala e dytë, që zuri fill kur vajza e Klanit të mëngjesit u zhvesh në kërkim të lajmit.

Pacienti i rradhës ishte Alfred Lela, që befasisht uli pantollat në mes të një emisioni të famshëm.

Drejtuesi i të cilit historikisht ka qenë gollomesh nga qafa e lart.

 

3 -Nga frika e valës së dytë të koronavirusit, Presidenti Putin, Presidenti Trump dhe Presidenti Xi u kanë bërë thirrje përkatësisht opozitarëve rusë, demokratëve amerikanë dhe banorëve të Hong-Kongut të mos dalin nga shtëpitë deri në fund të vitit. “Për të mirën tuaj e kemi!”, paralajmëruan në unison ata.

 

4- A e dini se një kompani e madhe farmaceutike në SHBA e ka gjetur prej 4 muajsh vaksinën kundër koronavirusit? Po, është e vërtetë. Problemi është se ndërsa ilaçi është gati, bordi ekzekutiv nuk po bie dakord për emrin tregtar dhe slloganin e fushatës së marketingut.

Emrat variojnë nga Koronex te Kovidol Plus, ndërsa disa variante për batutën kyçe të reklamës janë: “Të nxjerr nga shtëpia!”, “Të të çpoj pak?”, dhe “Nuk është birrë meksikane, por shiringë amerikane”.

 

5- Presidenti Trump është frymëzuar nga filmi shqiptar “Koncert në vitin 36” për të promovuar kininën si ilaç kundër koronavirusit.

Por ndërsa ky lajm është bërë publik, ajo që nuk dini është se Trump është frymëzuar nga i njëjti fond i artë i Kinostudios për t’u propozuar amerikanëve duhanin e grirë për të ndaluar gjakderdhjen në plagë, finjën për të larë të linjtat si dhe një teke raki dhe një kokërr hudhër esull, për të mos ndjerë dhimbje koke kurrë.

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike pro-kininë

May 24, 2020 11:45
Komento

5 Komente

  1. Ylli May 24, 13:05

    Qeveria e nisi punën me këshillat e Blerit,
    vazhdoi me ato të Knutit, do e mbylli me ato të Ornela…Mutit.

    Reply to this comment
  2. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. May 24, 13:20

    Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.

    Reply to this comment
  3. fteri May 24, 15:43

    kështu po të pyesish lulin për orën ai të gënjen ,jo më të mbajë fjalën e burrit,mos u merrni me të ai nuk vlen për asgjë ,nuk shkëlqen në asnjë fushë .

    Reply to this comment
  4. TIRONA May 26, 01:59

    Vetem ne kanto!

    Reply to this comment
  5. sopiqoti June 1, 14:12

    Pse hiku nga godina Lulzim Basha ? Pergjigje me te qarte nuk gjen :Sa po e nori vesh qe do te shembet teatri karakatine,u menderos ne te mbathurat .Aq i madh qe kundermimi sa as ai vete nuk e duroi dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim