A e dini se?…

March 16, 2014 12:32

A e dini se?…

…Çaplinin e vodhën në arkivol të vdekur!

Çarl Çaplini, jo vetëm jetën, por edhe vdekjen e pati mes komedisë dhe tragjedisë.  Aktori i madh anglo- amerikan, Çarls Çaplin, që bëri epokë me filmat e tij komikë, por edhe me jetën e tij të vështirë, si pasojë e përndjekjeve për shkak të ideve dhe mesazheve që ai jepte me mjete artistike, pati  një fat të keq edhe në fundin e tij. Në vitin 1978 arkivoli me trupin e Çaplinit vidhet nga një varrezë në fshatin zviceran Corsier-sur-Vevey, në kodrat mbi liqenin e Gjenevës, pranë Lozanës.

Pas një hetimi pesëjavor, policia zvicerane arrestoi dy mekanikë automjetesh, Roman Wardas nga Polonia, dhe Gantscho Ganev nga Bullgaria (të dy refugjatë politikë), që e kishin rivarrosur trupin në një fushë rreth 2 km nga shtëpia e familjes Chaplin në Corsier. Në dhjetor, Wardas dhe Ganev u dënuan për grabitje të rëndë. Ata thanë se e vodhën trupin e Çaplinit në përpjekje për të zgjidhur vështirësitë e tyre financiare. Wardas, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa pohoi se ishte frymëzuar nga një krim i ngjashëm që  kishte lexuar në një gazetë italiane; Ganev u dënua me 18 muaj burgim.

Sa për Çaplinin, familja e rivarrosi trupin e tij në një varr prej betoni për të parandaluar përpjekjet për vjedhje në të ardhmen.

…Duhanin e prunë nga Amerika si ilaç!…

Duhani vjen në Evropë që para 5 shekujsh e gjysmë, që në vitin 1558, nga mjeku spanjoll Francisko Fernandes, i cili ishte dërguar në Meksikë për të shqyrtuar bimësinë e kontinentit të ri. Pas kësaj, pirja e duhanit shumë shpejt pushtoi gjithë Evropën. Katherine Medici, mbretëreshë e Francës, e quajti duhanin “ilaç i mrekullisë” pasi i kishte shëruar dhimbjet e kokës; Katherinë Medici  krijoi edhe emrin “Nicotania” (nikotina), sepse ishte ambasadori i Francës në Portugali, Jean Nicot, që ia rekomandoi asaj duhanin për here të parë.

March 16, 2014 12:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*