A e do vërtet Edi Rama largimin e Ilir Metës nga Presidenca?

March 21, 2019 23:36

A e do vërtet Edi Rama largimin e Ilir Metës nga Presidenca?

 

Nga Bedri Islami

Në dy ditët e fundit, si nuk ishte krejt e papritur, klima politike u nxeh shumë më tepër nga sa pritej. Në lojën e madhe të shahut politik, si e cilëson kryeministri Rama, apo, në mes të “me qetësi e dashuri”, si e dëshiron Meta, hyri deklarata e këtij të fundit, që, ndërsa spërkati paksa opozitën që ka braktisur parlamentin, ndezi një zjarr tjetër në trekëndëshin “qeveri – opozitë-parlament”, duke marrë mbi vete një pjesë të madhe të rolit të opozitës.

Në fakt, ai është në mënyrën e tij të të menduarit dhe të të bërit politikë: jo me dorashka që t’i nxjerrin të tjerët, si bën Basha, jo me egërsi të pashoqe dhe çjerrje, si bën Berisha, jo me çizme dhe kërcënime, si bën Monika dhe, në fund, jo me shkelje syri, duke të kthyer shpinën, si bën Rama. Ilir Meta hyn në politikë me gjithë çka me vete, duke e menduar se kjo është dita e fundit e duke synuar ditën e parë. Nëse do të hynte ndryshe, ai do të ishte u pabesueshëm dhe i njëjtë si të tjerët, çka, as nuk e dëshiron dhe as nuk mundet ta bëjë.

Njeriu që, në ndërrimet kushtetuese të vitit 2008, humbi qetësinë e dashurinë e tij, duke hipur mbi karriget ministrore për të kapur për fyti kryetaren e kuvendit, Topalli, nuk ka ndërruar asgjë nga mënyra e tij e të bërit politikë dhe, nëse dy ditë më parë, do të bënte lojë cikërrimash, ai do të ishte një i harruar tjetër, si paraardhësi i tij skutash.

Ishte e natyrshme që deklarata e tij për të ia futur vetes si Alende nuk ishte e rastit, por saktësisht e llogaritur, megjithëse as që i ka shkuar ndër mend dhe as nuk do i shkojë ndonjëherë në mendje të bëjë një akt të tillë.

Ishte mesazhi i tij i drejtpërdrejtë për Departamentin e Shtetit Amerikan dhe strukturat të tjera të inteligjencies amerikane, të cilat, duke dashur të injorojnë lëvizjen politike të opozitës, sipas mendimit të tij, do të sjellin në Shqipëri regjimin e një junte ushtarake, megjithëse njerëzit mund të jenë civilë dhe vetëm njëri mund të jetë ushtarak, njeriu që nuk e dekretoi deri në momentin e fundit, ministri tashëm i Punëve të Brendshme, Lleshaj.

Ilir Meta hyri në betejë dhe troshiti shumë gjëra, mes të tjerave edhe botën e tij të ngushtë politike, duke i ardhur rrotull botës së tij të dikurshme, socialistëve, për të cilët mesazhi ishte i qartë, i drejtpërdrejtë, dhe, me të cilët, ai është tashmë në polin e kundërt.

Socialistët kanë heshtur. I është dhënë urdhër i tillë heshtje, apo përpiqen të lënë mënjanë deklaratën e Metës, kjo është tjetër gjë, por asnjërit prej tyre dhe të gjithëve bashkë, nuk u intereson dhe as nuk do të marrin mundimin të largojnë Metën nga posti i tij i tashëm, si President i republikës, ku e kanë vënë vetë, pikërisht në momentet kur ishin duke u ndarë dhe po nxirrnin armët.

Institucione të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat nga afër monitorojnë gjendjen në Shqipëri, edhe të sotmen, krahas vëzhgimit për një depërtim rus ende jo shumë të ndjeshëm,por në rritje, në Shqipëri dhe një ndikim jo përherë e më të rritur të lobit serb në këtë vend, po ashtu, nuk u shfaqën haptas në deklarimet e tyre ndaj prononcimit presidencial, pasi, më mirë se shumë të tjerë, e dinë se loja që bëhet e ashpër, shkon drejt një zgjidhje dhe se, në mos sot, jo shumë larg, mund të jemi para një zgjidhje të dyfishtë:Pazar i përsëritur i muajit maj dhe largimi nga loja e politikës e disa figurave që nuk duhen qasur më.

Ata e dinë, po ashtu, se, askush nga socialistët nuk e kërkon largimin e zotit Meta. Ata, mund të jenë penduar që e kanë zgjedhur, por edhe këtë nuk e kanë bërë pa vetëdije dhe rastësisht.

Janë disa shkqe përse shumicës qeverisëse i intereson prania e metës në presidencë.

Së pari, shumica e sotme ka përballë vetes një opozitë që po shkërmoqet marramendshëm shpejt, e cila, edhe pas daljes nga parlamenti, duke dorëzuar mandatet, ende nuk ka shfaqur vizionin e saj dhe njerëzit që mund të bartin këtë mision.

Tre figurat kryesore janë thellësisht të pabesueshme: Basha, Berisha e Kryemadhi. Asnjëri prej tyre në veçanti dhe të tre sëbashku nuk bartin aq mbështetës sa ka tani për tani, qoftë edhe për inat të tyre, lideri i socialistëve.

Ata, duke braktisur parlamentin dhe duke shfaqur agresivitetin në vendin e mendimit, strehuan ramën edhe një herë tek militantët e zemëruar socialistë, duke i bërë atij një pallto të ngrohtë për gabimet e fajet që mund të kishte dhe që ka në qeverisjen e vendit.

Të të luftojë Vasili, Paloka, Ndoka, Mejdiu, Dule, Shehi, Idrizi në fakt është të të bëjnë nder. Të të vërsulen disa çupëlina apo djemkat e baballarëve duhet të ndjehesh i përkëdhelur nga elektorati yt. Të të kërcënojë me tërheqje zvarrë dhe mbytje në Lanë një figurë e lidhur me vrasjet si Berisha, do të thotë të të grumbullohen rreth teje një duzinë shumë mijshme militantësh.

Meta e di se me këtë kategori të njerëzve të politikës opozitare që fryhen si gjelat në mëngjes dhe ulin pendët në darkë, Rama nuk bie nga pushteti.

Socialistët e dinë, po ashtu se, me këtë batalion opozitarësh para vetes as nuk humb pushteti i tyre, megjithëse i shndërruar në një oligarki autokratike dhe as nuk rrezikojnë vendet e punës.

Kthimi i Metës në politikë ndryshon shumë nga rregullat e lojës. Prandaj ai duhet të rrijë aty dhe të jetë rojtar i Kushtetutës, megjithëse nuk ka asnjë çelës në dorë. Ai është gardian, por burg nuk ka.

Së dyti, njëra nga përballjet opozitare të shumicës së tashme është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila, gjysmën e këmbës e kishte djathtas dhe gjysën tjetër majtas. Tani është djathtas, por lëvizshmëria e saj nuk mund të jetë e papritur.

LSI po e ndjen më shumë largimin nga parlamenti, gjë që nuk e donte, sepse “mandatet i kishin marrë me gjak”, por që u detyrua të shkonte pas “ vëllait” të madh, PD-së, që nesër mund të jetë përsëri shemra e saj.

Kalimi i Metës rishtas në drejtimin e LSI-së mund të jetë gjëja që nuk e dëshiron sot SHUMICA QEVERISËSE.

Ata e dërguan në Presidencë që të mos jetë zyrtarisht në LSI.

Së treti, shumica akuzohet sot se ka në duar gjithë pushtetet dhe kjo është një dukuri që nuk ka nevojë për dëshmues.

Nëse institucioni i presidentit ka ndërrimin e tij, atëherë, askush më nuk do të ketë iluzionet e tashme, se ka edhe institucione që nuk janë të shumicës.

Nëse opozita u largua me vetdëshirë, duke bërë harakiri, largimi i Metës nga qeveria Rama do të sjellë përmbysjen e rendit të gjërave.

Meta në Presidencë është më i “mirë” për shumicën dhe Edi Ramën se sa Meta jashtë Presidencës.

Së katërti : Meta dhe Berisha janë tashmë njerëzit e shenjuar nga një pjesë e rëndësishme e Bashkësisë Ndërkombëtare si dy liderë që janë ngritur për të hedhur poshtë reformën në Drejtësi.

Ky mendim është përforcuar dhe nuk është i pasaktë.

E shkuara e përbashkët i bën të ndjehen edhe objekt i përbashkët.

Një president që është nën këtë shenjë është i pabesuar deri në fund për institucionet ndërkombëtare dhe si i tillë edhe lehtësisht më i mundur nga qeveria.

Edi Rama synon ta ruajë këtë gjendje, sepse sado të forta të jenë deklarimet presidenciale, ata humbin rrugës nga shenja e vënë mbi të dhe mbi mendimin e tij politik.

Së pesti : Socialistët nuk ia kanë ngenë të gjedhin tani një president të ri, sepse kanë mjaft hallet e veta.

Kalimi i tyre në një proçes tjetër zgjedhor, pavarësisht se mund t’i kenë numrat, është në dobi të opozitës, pasi si rënia e Metës përmes kartonëve, si zgjedhja e dikujt tjetër, qoftë edhe e zonjës Topalli, një dobësi politike e zotit Rama, do të rrisë reagimin ndërkombëtar, por edhe reagimin brenda forcës politike që drejton vetë Rama.

Meta mund të vetlargohet, por socialistët nuk e largojnë atë, nëse nuk duan të bëjnë harakiri.

Dhe askush deri më tani nuk ka bërë harakiri kur është në pushtet dhe i shijon frytet e këtij pushteti.

March 21, 2019 23:36
Komento

17 Komente

  1. turi March 22, 01:45

    Pasi lexova Bedriun mu rrrrrit shume respekti per Like floririn….

    Reply to this comment
  2. Arber iliri March 22, 02:21

    Nuk iken. Meta nga President.mashtrues e hajdut.don vetem me be presion.rrugac i lindur.fatkeqesi per vendin.

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku March 22, 02:43

    Pale pastaj kur te gjitha sharjeve te djemkave e cupkave u shtohet edhe levdata e nje cupke tjeter qe Ramen e therret Skenderbeu, atehere as rrethimi i pesembedhjete i Krujes nuk ka c’i ben Edvin Bythos. te lumte o Bedri se e qave edhe kete rradhe si shume here te tjera.

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA March 22, 02:56

    Eh, more Bedriu ynë me b o j n a….!
    Ky shkrimi yt z.Bedri, (cili jeni ju z. Sorge, do të shprehesha unë per hir të së Vertetes) shpreh terthorazi
    tezën qe u leverdis më së shumti sëbve dhe miqve të tyre rusë!…
    Tinzar ne kete prashitjen tende te radhes o Bedri Islami!
    Pse të quaj une keshtu?
    (Që në fillim dua të them se këtë koment po e shkruaj kundër deshirës time.nuk doja te shkruaja më. ….Është një lloj stresi te shkruash per marrezit e politikes shqiptare e sidomos per luftën e pistë politike ne Shqiperi…)
    Po ku të lë Bedriu…!
    Meta, z. Bedri , eshtë dora e sëbëve!
    Se si e kane hedhur ne dorë ata, nepermjet Berishës, dhendrrit të tyre, nepermjet Monës, si “kuadër i vjeter”, që e bashkojne shumë gjera me Marshallin e Krimit, Sali Esad Toptanin, apo jane lidhje te tjera, (sepse sërbët i kane patur duart e gjata, prej kohësh dhe kane rekrutuar njerzit e tyre në Shqiperi…) por une kam parasysh nje deklaratë te don Metes kur ish ne muaj mjalti me Kryeministrin që vrane ekstremistet sërbë, Xhinxhiçin, kur Meta deklaroi se po ta kish njohur më parë ,
    ata të dy ,
    do kishin vendosur perfundimisht paqen ne Ballkan,…
    duke lënë keshtu pershtypjen se mund te fshinin nga kujtesa lumenjt e gakut te masakrave shekullore të serbëve ndaj kosovarëve, vëllezerve tane te nje gjaku dhe do korigjonin ,
    këta dy bythko,
    gabimet historike, ndaj gati gjysmës se Kombit tonë te ndarë padrejtësisht nga politikat grabitqare.
    Ti bjemë më shkurt.Ti Bedri e rrotullon gjuhen sikur Socialistet e dashkan Metën, kete “Kokë të madhe” (të mos ja ham hakun, Koken e ka të madhe…por vetëm per hajdutëri dhe pisllëqe e dallavere te luftes politike si MegaKusari i Shqiperise!
    Ndoshta edhe me i rrezikshëm se Berisha si Megakusar!…
    Ti Bedri e zbut, e ledhaton dhe ke shkruar disa fraza që të kopromentojnë keq….Po të shikosh me kujdes, ti del në kete shkrim , me marifet si perkrahes i Metes, por me dinakëri.
    Natyrshëm une do të shtroj një pyetje:
    E KE NGA VETJA KËTË MENDIM ,
    APO TË KA FRYRË DIKUSH NË VESH…?!
    Në se ka një politikan që duhet larguar
    U R G J E N T
    nga politika dhe ti jepet Drejtësisë, AI ËSHTË
    M E G A H A J D U T I
    DON META.
    Nje politikan pis, dredharak, primitiv, që di ta dredhë nga ai krahe ku mbush më shpejt Xhepin, Bllokun…
    Socialistët gabuan rëndë duke e votuar unanimishtPresident!
    Nuk i bënë mirë llogaritë!
    Shkurt, don Meta është
    LAMASHI
    MË I MADH I POLITIKËS SHQIPTARË!
    Grafinë e Megakusarit dhe demagogut atij ja ka bërë njohsi më i mirë dhe i drejtëperdrejt i tij, i ndjeri Dritan Prifti!
    Por Shqiptaret e njohin tashmë kete Lamash Megahajdut, të cilin Socialistet e ben President,
    për interesat e tyre akute,
    por pa llogaritur problemet që do tu hapte Kryelamashi!
    Prandaj, o Bedri djali, mbaji pervete keto prashitje se biene erë të keqe…!
    Shqiperise i duhet urgjent nje President si Moisiu, atdhetar, si post honorifik dhe Drejtesia të bëjë punën e vet me Hajdutët dhe Kriminelët e Politikës shqiptare!
    Ata janë tashmë te njohur per shqiptaret po e po,
    por edhe per aleatët tane strategjikë
    SHBA dhe BE…

    Reply to this comment
    • Bislimi March 22, 11:55

      Socialistet dhe Rama nuk e duan Meten, por nga konjuktura e tashme politike, nuk do te perpiqen ta largojne ate. Dhe as nuk do e mbrojne, por po pergatitin goditjen e tij.

      Ky eshte thelbi i shkrimit.

      Heqja e Metes nga posti prej socialisteve mund tu kthehet atyre me shume qetesi e dashuri.

      Edi Rama nuk e ben kete gabim te madh , qe i demton socialistet.

      Mllefi logjik ndaj Metes nuk eshte qasja e momentit.

      Rames i duhet nje gardian institucioni qe nuk ka gje ne dore.

      Heqja e Metes nga posti kthen SHBA dhe BE kunder Rames

      Reply to this comment
      • Bureto March 22, 15:57

        @Bislimi ka të drejtë. Kuptohet kjo sa i përket shkrimit të B.Islamit. Nuk është sot veprim politik i zgjuar heqja e Metës nga maxhoranca. Arsye e analiza mund të bësh sa të duash. Gjithsesi, hapja e betejës nga Rama, në shumë fronte, do të ishte aventurë. Meta sot jo vetëm që nuk ka gjë në dorë, por me vicklat që hedh po tregon ditë për ditë fytyrën e vet edhe aty ky e mbante të fshehur. Kjo i bën dëm vetëm atij. Tjetër gjë nëse jep dorëheqjen, por edhe kjo ka pak gjasa të ndodhë. Që të kalohet në veprime të tjera të rëndësishme për të kaluar krizën, do të duhet filimisht të kalohen disa faza: Vendimi i Brukselit për hapjen apo jo të negociatave; bërja e zgjedhjeve vendore në 30 qershor, pra dhe futja apo jo e opozitës në to. Ngritja deri në qershor e strukturave funksionale të drejtësisë së reformyar si Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, krijimi i SPAK, BKH dhe Gjykatës Speciale, zgjedhja e Inspektorit të Përgjithshëm etj. Pa u përfunduar këto, do të jenë ndërkombërarët, sidomos amerikanët, që nuk do ta lejojnë maxhorancën të hedhë ndonjë hap të nxituar. Këto të gjitha duhet të marrin udhë deri në korrik. Mbas pushimeve dhe fillimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, vartësisht sesi do ecin problemet e mësipërme në proces, mund të zhvillohen ngjarje të tjera, ndër të tjera pozita e Metës si president, apo edhe zgjedhje të parakohshme. Deri atëhere do na duhet të presim. Politika, ndër të tjera, është dhe ‘art’. Ajo krijon kriza, por po ashtu, vetëm ajo mund t’i zgjidhë ato. Ajo zgjidhjet i jep në proces, pra duke ndodhur.

        Reply to this comment
  5. demo March 22, 05:47

    Edi Rama eshte semurur dhe po ben dorzimet e pushtetit te Rilindjes jasht PS,qe e votoi.Ketu eshte problemi.
    Ha buken e turkut,ben duan e kaurrit.

    Reply to this comment
  6. Sulo i Nesimit March 22, 07:06

    Sikur je quravitur me kete shkrim Bedri! Pas 30 vjetesh do thene troç, Meta eshte nje politikan se bashku dhe me te tjeret qe e ka demtuar vendin tone ne menyre te pariparueshme! Mjafton te hedhesh nje sy ne administraten e bashkive qe drejton Lsi te kuptosh “talentin” ne politik te ketij antishqiptari

    Reply to this comment
  7. Lani March 22, 09:08

    I paska marre nje shuk paresh nga Like Muti ky Bedriu.E njeh populli Like Pordhe o Bedri nuk je ti qe do ti rregullosh biografine halese.Haleja hale mbetet.

    Reply to this comment
  8. Jevi March 22, 09:43

    Socialistet e duan Don Meten aty per ti nxierr me shume bojen dhe per ta lene jashte luftes per pushtet ne zgjedhje.

    Reply to this comment
  9. AVOKAT NGJELA PRESIDENT March 22, 10:43

    Në qoftèse Edi Rama do ti rregulloj Punèt me SOCIALISTÈT dhe tê bëhet i besueshèm , ta Shkarkoj Metën dhe nè Vend tè Metës të bëhet PRESIDENT SPARTAK NGJELA . Vetëm kështu do ti fitoj Zemrat e të gjithève pèrsëri ! Në qoftèse nuk e bën , në DJALL dhe ESFEL vaftë Edvini bashkè me PD KRIMIN , LSI PLAÇKITJEN dhe Fatmir HALE Mediun !

    Reply to this comment
  10. une March 22, 10:49

    Sinqerisht nuk e kuptoj me gazeten Dita dhe Bedriun! Nje turbullire mediatike!Ka mbaruar koha qe Dita ishte e qarte dhe e besueshme e lexueshme dhe e Respektuar! Per inat te sime vjehre do te fle me mullixhine! Diku i goditi Rama dhe ndryshoi qendrimi i Dites! Pa dashur te kuptohet Bedriu,cfare emri poetik,mbron Sali-Meten per te goditur Ramen! Udhe te mbare o shqiptare qesharake!

    Reply to this comment
  11. respekt për atë që respekton March 22, 10:54

    O Bedri, une nuk u kuptoj juve gazetareve e analisteve, megjithese une nje cope shtepiak jam. Dhe moskuptimi vjen se ju sikur kerkoni te zbuloni Ameriken sot qe e dine te gjithe. Ilirin e njohim si kryetar rinie, kryeminister, minister, kryetar partie, kryetar parlamenti; e njohim qe s’ka asnje nje qendrim stabel por vertitet atje ku eshte interesi tij dhe jo i atyre qe kerkon dhe mendon se i perfaqeson. Berisha e beri partine familjare, ate beri dhe Iliri qe sa iku per ne presidence, filloi te qaje vajza e vogel e tij: po lsi-ja mama?! Dhe mamaja e ngushelloi duke zbythur Petrit Vasili e duke e marre prape familja. Tani mos te zgjatem teke keto fakte; Sot ne Shqiperi eshte nej situate qe s’ka ndodhe ne demokracite perpendimore dhe ky eshte fati yne. Eshte fati yne se ligjerisht dhe kushtetutmerisht largimi vete nga parlamenti i maskarenjeve 28 vjeçare i erdhi fundi duke ngrene fillimisht bishtin e tyre si ai gjarperi dhe pastaj arrin tek koka. Tani ligjerish,se demokarcine qe pranuam eshte ligj, ne parlament po formohet opozita e re me deputete dhe prape eshte fat dhe mundesi si dhe rast unik qe te keshe deputete para se te formosh partine politike. Prandaj propaganda juaj duhet te synoje qe si do ta bejme me mire Shqiperin dhe jo Iliri, Saliu, Monika Lulezi apo Nard Ndoka. Shqiperia behet me mire qe keta deputete te bashkohen nen singlen e nje partie opozitare me sy drjet Europes dhe te gjitha anet e mira te saj. Pra te krijojne urgjentisht partine e tyre me njerez mendjehapur dhe qe vendi ka nevoje. Une pres, sepse keshtu jo vetem do shpetojme perfundimisht nga barbaret 28 vjeçare, por dhe mazhoranca do ti fut kembet ne nje kepuce, por jo ne çizmen e Monikes. Pasta kjo do jete e ardhmja e Shqiperise. Pse nuk e merrni ne dore kete analaize, kete sygjerim, kete rast unikal qe nuk eshte perseritur gjekundi ne demokracite perendimore, por merreni me palaçolleqet e 28 vjeçareve qe shkelin me euro dhe u bie trupi era euro?! Por euro pa djerse por nga gjaku shqiptareve hallexhij. Une pres çdo dite formimin e nje pertie te re me njerez te pergjegjshem dhe jo nga batakçijte qe njohim.

    Reply to this comment
    • syri March 22, 13:09

      Shume sakte komentuesi “respekt per ate qe respekton” komenton Dita dhe te gjithe ju ka ngel ora prapa! Bota ecen dhe nuk mund te perfaqesoje me Saliu dhe Meta, pafolur per Lulen dhe Monen por edhe Ramen, shqiptaret! Luhen interesa te medha financiare dhe krimi ne Shqiperi! Mjaft mbrojtet politiken e vjeter! Vendi ka nevoje per politike te re por jo Lul & PD apo Mono & LSI. Qofte edhe rilindje!Po hidhet para e madhe per te shpetuar kokat e tyre! Midis te tjereve edhe Dita eshte futur ne vallen e Tropojes dhe te Skraparit!

      Reply to this comment
  12. ETHEM LALAJ March 22, 15:06

    Analize shume e sakte.Meta tregoi edhe nje-here se nuk eshte President,por kryetar i opozites se bashkuare me Lulin-piktor deshtak,me Mona-çizmen-sherrxhes e gabit dhe,Sali Berishen 75 vjeçar qe shtyn hostenin pas tyre ne paudhesit e protestave te dhuneshme qe po i nxjerrin bojen ktyre partive si brenda e jash vendit.
    -Dhe Likja u be faktor ne ditet me te veshtira te PD,LSI qe po jep shpirt si nje skuader futbolli qe ne mes te lojes shtrihet barkas ne fushe..dhe kerkon fitoren e lojes pa mbaruar ndeshja.
    -Dhe gjithe kjo hordhi eshte ne pike te hallit se nuk e gjejne dote rrugen e shpetimit.Se edhe faktori nd/kombetar nuk i ndihmom me,pasi e kan share me liber shtepie.
    -Dhe Rama nuk ka pse merret me Liken e qorrollisur duke i mohuare udhetimet jashte-shtetit pasi nuk gjen qetsi ne kete vend.Ai le te rrij aty si klloçka ne furrik duke i shkelur syrin Saliut se mase zoti i sjell fat qe drejtesia e RE te vonoi sa me shume

    Reply to this comment
  13. une March 23, 10:31

    Bedri Islami! Ju lutem distancoju nga gazeta Dita! NJe njeri qe ju ka respektuar se largu pa ju njohur kurre ju lutet te rimendoni pozicionin tuaj! Nuk jeni ky Bedriu qe shkruan tani!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*