A e ka hequr Covid-19 dëshirën e shqiptarëve për seks?

April 20, 2020 21:14

A e ka hequr Covid-19 dëshirën e shqiptarëve për seks?

Veç frikës e stresit, epidemia e koronavirus-it ka ulur edhe dëshirën seksuale të shqiptarëve.

I këtij mendimi është andrologu dhe seksologu i mirënjohur Evin Dani, i cili deklaron se një prej pasojave psiko-fiziologjiketë Covid-19 në shoqëri është edhe reduktimi i aktivitetit seksual. I ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Dani pohoi se numri i vizitave apo konsultave mjekësore ka pësuar një rënie drastike që prej shfaqjes së koronavirus-it, një rënie që madje ai nuk e ka hasur asnjëherë më parë në karrierën e tij si mjek.

“Dua të vlerësoj që po diskutoni një temë që deri para shumë kohësh ishte tabu`. Unë si mjek që merrem me shëndetin seksual prej 40 vjetësh ju përgëzoj. Unë mund të them që me problemet që ne po kalojmë së bashku,kërkesat për të diskutuar apo për të marrë konsultë për marrëdhëniet seksualet në 2 muajit e fundit kanë një rënie. Nëqoftëse unë jam një mjek që konsultoj rreth 30-40 raste në ditë për problemet e disfunksionit elektril apo çrregullimet seksuale në kohë normale, në ditët e sotme kjo kërkesë ka rënë në 2-3 konsulta në ditë, edhe pse një pjesë e konsultave janë kthyer online. Por mund të them që kjo është një rënie që unë nuk e kam vënë re gjatë gjithë jetës sime”-shpjegoi Dani.

Më tej mjeku seksolog shpjegoi se, kjo rënie drastike e vizitave mjekësore tregon qartë se problemet që po kalojmë për shkak të koronavirus, po ndikojnë edhe në jetën seksuale të njerëzve.

“Marrëdhëniet seksuale pavarësisht se janë një moment instikti, në raste të veçanta kur kemi një stres dhe një problem më të madh që dominon në marrëdhënien në çift, si rrjedhojë dhe marrëdhëniet seksuale zvogëlohen dhe në rastin konkret kjo situatë ulë dëshirën seksuale. Një rast tjetër mund të jetë që edhe kur një çift ka një problem më të madh që e shoqëron, kalon në “dorë të dytë” marrëdhënien e tyre seksuale. Përveç kësaj mund ta trajtojmë problemin edhe në kuadrin e faktorit psikologjik. Në rastin konkret kemi një ngacmim të sistemit nervor simpatik, ku pjesë e tij është sistemi nervor i alarmit, pra të gjithë jemi të ngacmuar për situatën që po kalojmë prej koronavirusit, dhe ky sistem bën që të ulim efektet e ereksionit dhe aktivitetit seksual”-vijoi më tej mjeku seksolog.

Dr. Dani këshilloi që në këtë periudhë të shmangen marrëdhëniet seksuale me persona të dyshuar apo të infektuar me Covid-19, jo sepse aktiviteti seksual është ngjitës, por se afrimiteti mes dy partnerëve mund të bëjë që virusi të transmetohet përmes pështymës, puthjes apo rrugës së spërklave.

 

e.k. / dita

April 20, 2020 21:14
Komento

1 Koment

  1. Jo zbehet fjalë April 20, 21:46

    Doktor fol për vetë se në këtej vetëm dëshirë e ulur nuk na duket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim