A e kanë hequr grekët Ligjin e Luftës? Ja çfarë deklaron ministri Bushati

January 30, 2018 22:25

A e kanë hequr grekët Ligjin e Luftës? Ja çfarë deklaron ministri Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur për Ligjin e Luftës të shtetit grek, i cili pavarësisht disa deklaratave të mëparshme se ai është shfuqizuar, kjo nuk ka ndodhur.

Bushati tha se qeveria e Andreas Papandreut çoi një propozim për një dekret që të shfuqizonte dekretin e ligjit të luftës.

Ai tregoi se kjo nismë nuk u konkretizua kurrë, por është e vetmja qeveri që është përpjekur për të hequr ligjin e luftës.

Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri numër 13. e.k/dita

 

January 30, 2018 22:25
Komento

7 Komente

  1. Qani January 31, 01:15

    Obobo, si tallen greket me keta kalamaj te politikes serveile shqiptare te pas 90-es.

    Reply to this comment
  2. Qani January 31, 01:15

    Obobo, si tallen greket me keta kalamaj te politikes servile shqiptare te pas 90-es.

    Reply to this comment
  3. info analitike January 31, 01:50

    Shoke me rastin e vitit te Skenderbeut kemi vendosur ti falim ca det Greqise. Po na e kerkuan jemi gati ti japin edhe ndonje liqen e pse jo edhe male. A ka me mire se te kesh fqinje te kenaqur! Keshtu po qe do te kemi 0 probleme me fqinjet.

    Reply to this comment
  4. Po,Po January 31, 06:26

    Dhe aleatet tane , bejne sikur japin drejtesi , midis nesh dhe Greqise , ne nje kohe qe luf.II boterore sapo kishte perfunduar . Greqia e bere fertele nga ajo lufte , shpallte vazhdimin e saj me nje shtet fqinje !

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 January 31, 08:04

    çfarë ka thënë??
    një ASGJË TË MAHDE??
    kjo mënyrë të foluri tregon se pisllëku është i madh!!

    Reply to this comment
  6. Thirrja e te pareve January 31, 14:29

    Lemshi politik dhe reziku i sigurise kombetare nga Greqia, qe na solli lumpeni politik, qe nxori ne krye te Shqiperise Ramiz Alia mund te neutralizohet vetem po te ngrihet nje Enver nga vari.
    Vetem ai provoi dhe ia doli mbane ta vinte politiken shqiptare me Greqine mbi baza te reprocitetit absolut, pa u bere absolutisht asnje leshim (edhe perballe invazionit ushtarak grek te 1949, edhe para hedhjes se qindra paramilitareve nga Greqia per te permbysur regjimin, as para intrigave e kercenimeve te Jugoslllavise e UDBs, madje as presioneve te vete Hrushovit qe i rekomandoi tu falte Korce e Gjirokaster per hir te permiresimit te marredhenieve me Greqine e Papandreut ne 1959.
    Vetem nje politike e atille “Zero leshime ndaj Greqise ” (te mos themi “dhemb per dhemb”, eshte politika atdhetare dhe largpamese qe i duhet por mjerisht i mungon sot Atdheut tone te tradhetuar nga jashte e nga brenda.

    Reply to this comment
  7. Arben January 31, 17:04

    O popull qorr.

    Ne londer 1913 europa dhe rusia i kthyen Shqipetaret

    ne skllever te vet.

    Ose pranojeni dhe luftoni, ose hani m…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*