A e keni ditur si ndikon misri në organizmin tuaj?

August 17, 2018 19:25

A e keni ditur si ndikon misri në organizmin tuaj?

Misri, një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.

Këto janë vlerat që përmban misri:

1) Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra!

2) Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

3) Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar -në sëmundjet tumorale – në parandalimin e Alzheimer, – ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme) – dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm – përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit.

o.j/dita

August 17, 2018 19:25
Komento

2 Komente

  1. Mark U.K August 18, 16:37

    Se kan ditur vlerat na jepnin ne komunizem pa deshiren tone.

    Reply to this comment
  2. KontiMonteKrabes August 19, 20:27

    Enveri e hante shume misrin prandaj e ushqente popullin me miser, e sidomos te verdhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*