A kërkoi Berlini “kokën” e Saimirit

April 27, 2018 10:57

A kërkoi Berlini “kokën” e Saimirit

Nga i dërguari DITA-s në Gjermani, Bedri Islami

Në çastet e para, kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po shkonte drejt takimit zyrtar me njeriun më të fuqishëm të Europës, Kancelaren gjermane Angela Merkel, nën tingujt e muzikës, shumë vetë, të pranishëm aty, kanë pasur të drejtën të mendojnë se gjithçka do të ishte ashtu si ishte pritur nga shumica qeveritare në Shqipëri: pra, mbarë e bukur.

Megjithatë, në fytyrën e Edi Ramës nuk ishte më ai ngazëllimi që i dukej haptas, sa herë që nisej për t’u takuar me zonjën e hekurt gjermane. Ishte shumë më i menduar dhe meraku dukej që larg në portretin e tij. Ai nuk po shkonte më si njëri ndër politikanët më të përkëdhelur të saj, të cilit i ishte referuar edhe në Bundestagun gjerman, si politikanë model që mund të ishte fare mirë statura e re e politikës moderne, ku shteti gjerman mund të gjente fare lehtë zëdhënësin e ideve të tij për Ballkanin e, ndoshta, për gjithë Europën Juglindore.

Edi Rama kishte qenë i gëzuar për ftesën, por jo i befasuar. E kishte pritur me padurim, por edhe me ankth. Kishte pasur në vete gjithnjë dyzimin nëse, edhe pas të largohej prej saj, do të ishte përsëri njeriu i duhur në politikën ballkanase dhe pa dyshim, i vetmi për politikën në Shqipëri, duke parë rreth tij xhuxhmaxhuxhët e politikës opozitare, apo që nga kjo ditë diçka do të thyhej dhe do të ishte e vështirë të ngjitej më.

Shqipëria kishte marrë rekomandimin për të nisur bisedimet e vështira, ndoshta më të vështirat në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Kishte tentuar disa herë dhe ishte zmbrapsur; herë për fajin e saj dhe herë të tjera nga pengu i moskuptimeve tragjike. E shkuara e egër komuniste ishte bashkuar me ashpërsinë dhe makutërinë e pashoqe demokratikase në gati tri dekada dhe Evropa, që kishte pasur në këto vite shumë probleme me një vend që nuk zinte vend nga lëvizjet e prapështa, gjithnjë kishte ngurruar.

Që të të hapen dyert e Europës duheshin hapur më parë portat e rënda të Bundestagut gjerman, të cilat fillojnë nga zyra e zonjës Merkel.

Ishte mirëkuptuar gjithnjë e të, edhe në çastet më të vështira. Kishin biseduar për shumë gjëra, edhe jashtë politikës e ekonomisë; kishin pasur të njëjtin vizion për një Ballkan ndryshe; ndoshta kishin folur edhe për filozofë si Niçe apo për Kanunin e vjetër të Dukagjinasve që ngjason herë pas here me kodin e lashtë të përcjellë nga filozofi i shquar, por kësaj here gjithçka ishte ndryshe.

Herë të tjera, më shumë se gjithçka, vetë ai, si staturë politike, mund të ishte i humbur ose i fituar; kësaj here nuk ishte fjala për të, por për vendin që përfaqësonte.

Sinjalet e para që do të ishte një ditë jo si të tjerat ishin dhënë prej disa ditësh. Figura e një njeriu fare pranë Kancelares, zotit Krishbaum, i dilte përpara, sado që ai mund të ishte fillimisht vetëm një. Ishte njeriu tek i cili kishte “lobuar” rivali i tij politik, Basha dhe ai dinte krejt mirë se, kur lobon ai gjërat kthehen së prapështi.

POLITIKA GJERMANE DHE MENTALITETI SHQIPTAR

Se si do të dilte zoti Rama nga zyra e Kancelares kishte qenë dhe vazhdon të jetë enigma që mbajti të mbërthyer fort politikën shqiptare. Shumica qeverisëse kishte qenë optimiste deri një ditë përpara, por kjo nuk shprehej në fytyrën e Kryetarit të Grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla. Opozita kishte qëndruar e ngrirë, gjithnjë me shpresën se investimi i filluar një vit më parë, me Çadrën politike, do të kishte më në fund frytet e duhura.

Zonja Merkel nuk tha menjëherë atë “po-në” e famshme që donin menjëherë socialistët, por nuk solli as “jo-në” e shumëpritur nga opozita.

Politika gjermane nuk ecën me mentalitetin e Njëshit, sado zonjë e rëndë e politikës kristian-demokrate të jetë zonja Merkel. Ajo përcolli tek zoti Rama mbështetjen, por edhe ngurrimin e qeverisë gjermane. Solli pikërisht atë që duhej, që shumica të mos fluturonte dhe të harronte se ende nuk është hedhur veçse hapi i parë, dhe që, opozita të mos harronte se nuk duhej të duartrokiste ende pa rënë sipari.

Në fakt, përmes mesazhit të saj se “jeni ende në provë, pavarësisht nga përparimet që keni bërë”, tha më shumë se nga sa është pritur dhe nga sa mund të kuptohet nga entuziastët e pandreqshëm dhe pesimistët politikë.

Në skenën politike gjermane ajo nuk është e vetmja, ashtu si edhe zoti Krishbaum, antipodi i saj në këtë rast në çështjen e Shqipërisë nuk është njeriu që vendos. Në pyetjen e bërë këtij të fundit nga Agim Cani, përmes Facebook-ut, zoti Krishbaum e pranoi se ai dhe zonja Merkel kanë mendime të ndryshme për këtë çështje, por, shtoi ai, në partinë e tij secili ka të drejtën e një mendimi ndryshe.

Në fakt kjo është politika gjermane, e cila nuk përballohet dot nga mentaliteti shqiptar. Ende pa rënë fanfarat e mohimit, ranë trumbetat në Tiranë.

Në daljen e tij nga takimi me Kancelaren Rama ishte m i qetë se në fillimin e takimit që do të vendoste shumëçka. Si duket, ai, edhe një herë, kishte qenë njeriu i besuar për politikën e lartë gjermane dhe, pavarësisht se nuk i kishin hedhur mbi shpatulla pelerinën e njeriut që fitoi, i kishin dhënë dorën për të kaluar një ngërç të madh.

Se si do e përdorë ai dorën e dhënë rishtas nga politika e lartë gjermane nuk varet vetëm nga ai. Ai është njeriu që mund të bëjë shumë, nëse e percepton si duhet se asgjë nuk është e pamundur, nëse sjell këtë risi rrënjësore, që politika gjermane e ka marrë bashkë me qumështin e nënës, pas së cilës askush nuk mund të mënjanohet, por edhe as ti bëhet urë një politike përballë tij, që më shumë se një dritë ndihmëse, i ngjan fundit të një kazani që askush nuk e përfiton.

Edi Rama kishte edhe takime të tjera me statura të larta të poltikës gjermane. Nga të dyja palët që sot bashkëqeverisin. Edhe me zotin Krishbaum, njeriun që u bë lejtmotivi i kundërshtimit, të cilin e shfaqi edhe një herë haptas, pa kurrfarë ndrojtje dhe nuk kishte pse të kishte. I vetmi që do të rëndohet në këtë histori mohimi do të jetë adashi i tij politik në Shqipëri, i cili, kur u kthye nga Berlini erdhi me triumfin se e kishte bindur zotin Krishbaum dhe tani do të jetë e qartë për çfarë e kishte bindur.

MERKELI, SOCIALDEMOKRATËT GJERMANË DHE SAIMIR TAHIRI

A e kërkoi zonja Merkel kokën e Saimir Tahirit për të hapur dritën e gjelbër shtetit shqiptar? A u bë tema “Tahiri” molla e sherrit mes saj dhe njeriut që e kishte mbajtur fare pranë, si kurrë më parë një lider ballkanas? A do të jetë çështja “Tahiri” pengesa që duhet të kapërcehet domosdo që të ketë një aspiratë ndryshe?

Që çështja e Vetingut dhe e Reformimit të sistemit të Drejtësisë ka qenë një temë e nxehtë, kjo nuk ka diskutim. Ajo ka qenë e pranishme në të gjitha tryezat e bisedimeve, diku si fillim suksesi e diku tjetër si mangësi. Në takimin me zonjën Merkel, as nga zyra e saj e shtypit, as nga njerëzit pranë saj, nuk është thënë asgjë për trajtimin e çështjes “Tahiri”. Si mund të merret me mend, në këtë vend ku ligji është i barabartë me fjalën gjerman, nuk mund të përceptohet që qeveria është ajo që arreston njerëz, që vë nën urdhrat e saj prokurorinë e shtetit, etj.

Duke e pyetur pikërisht për këtë trajtesë njërin ndër analistët e filozofët e njohur gjerman, zotin Reiter,do të merrja përgjigjen se, “Shumë kohë më parë filozofi i shquar gjerman Fichte-ja, në fillim të shekullit XIX, pohonte se të kesh karakter, të zbatosh ligjin dhe të jesh gjerman, është e njëjta gjë. Shteti, sipas Hegelit, “është realiteti i idesë morale” dhe këtij parimi i është përmbajtur gjithnjë politika gjermane.

Aq më tepër që, edhe zyra e zonjës Merkel ka të gjithë informacionet e duhura për ndryshimet që po ndodhin në Shqipëri dhe e ka mbështetur fort, jo vetëm reformën në sistemin e Drejtësisë, por edhe emërimin e zonjës Marku në postin e prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Rasti “Tahiri” është përmendur në diskutime të tjera dhe në takime me deputetë të krahëve të ndryshme të Bundestagut gjerman dhe kjo është e natyrshme. Është njëri ndër rastet që, duan apo nuk duan shtetarët shqiptarë, tani është bërë temë e politikës dhe e bisedimeve dypalëshe.

Fryrja e kësaj teme nuk ka të bëjë me zonjën Merkel dhe as me qëndrimin zyrtar, shtetëror të politikës së shtetit gjerman.

Është më tepër një zar i madh në duart e politikës, të cilin, secili e hedh sipas dëshirës dhe kohës që mendon se është më e përshtatshme.

Zakonisht ndodh kështu, mundohem të ia shpjegoj një bashkëpunëtori të njohur të njërit nga institutet e rëndësishme evropiane që monitorojnë Ballkanin, pra edhe shtetin shqiptar.

Hapi i parë: qeveria ose opozita dërgojnë informacione, sipas mendësisë apo dëshirës së tyre, tek partnerët politikë në Evropë.

Hapi i dytë: partnerët ndërkombëtarë, sipas parcelës politike,ose duartrokasin, ose kërkojnë të dhëna shtesë e protestojnë, duke u mbështetur në këto të dhëna.

Hapi i tretë: qeveria ose opozita i merr këto qëndrime, që i ka përcjellë vetë dhe i paraqet si pozicione politike të “bashkëluftëtarëve”

Edhe në rastin Tahiri po ndodh e njëjta gjë.

Nuk ka asnjë të dhënë se zonja Merkel kërkoi kokën e Tahirit. Burime të ndryshme konfirmojnë se gjatë bisedimeve nuk është përmendur fare emri i tij, por është folur më shumë për Reformën në Drejtësi, me theks të veçantë për Vetingun, ku shteti gjerman ka disa përfaqësues të tij.

PO TANI, ÇFARË PRITET?

Shefi i qeverisë shqiptare e la Berlinin dhe si duket, këto ditë, nuk do të lëvizë në kryeqytete të tjera. Ndoshta nuk e ka arritur gjithçka që ka dashur, por e ka filluar duke marrë një premtim të heshtur të politikës gjermane, që është më shumë drejt pranimit se sa mohimit.

Nëse vendi do të jetë i qetë këto 20 ditë, deri në 17 maj, shumë gjëra mund të marrin nga e mbara. Mund të ndodhë edhe ndryshe.

Sidoqoftë, edhe pse nuk duartrokiti, si kishte ndodhur herë të tjera, Edi Rama ndjehet i qetë, jo si më parë, por me besimin se ajo që ka dëgjuar nuk është asgjë tjetër veçse dëshira e një Zonje të Madhe, që, më parë se të të përkëdhelë, duhet të ia dëgjosh fjalën, edhe kur ajo mund të duket e ashpër.

Në fund do të ishte e mundur të përcillet disi ndryshe fjala e hershme romake: “Ai shkoi, u takua me atë që duhej të takohej dhe solli një fillim të mbarë”.

Dhe kjo nuk është pak.

 

 

 

April 27, 2018 10:57
Komento

33 Komente

  1. haha .te okupuaruit me pune idiotesh , pasioni i shqiptareve ! April 27, 11:05

    Po c’pune ka Merkel ,me Ceshtjen Tahiri
    o Kafka boshe ,qe sdini si ta vrisni kohen e sajoni bla bla bla nga me idiotet !

    Ngelet peng i instrumentalizimit te sharlataneve te medias qe financohen nga bandat e pd-se e lsi-se .
    Sa ministra te korruptuar ka Europa qe vazhdojn hetimet por asnji nuk eshte Ceshtje Europiane akoma me shume nji Minister Shqiptare ,i cili perball bandes kriminale ne politike si pd-e lsi ,nuk eshte asgje fare .
    Prandaj kursejini pak bullizmin qe i afroni opinionit shqiptare dhe gjeni rrugen e humbur ,nga coroditja qe ju bejne budallenjt ose shejtan budallenjte e pd-lsi

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq April 27, 13:48

      Po ti mo idiot e ke lexu shkrimin apo shkruan n tym?
      Shkrimi thot t kunderten e asaj qe komenton ti o kokrra e gomarit

      Reply to this comment
      • Tahiri (jo Ministri i suksesshem) April 27, 14:44

        Ahahahaha mor z. redaktor, ke rast te njohesh kokrrat e gomarit qe kujtojne se mbrojne Ramen kur duan te mbrojne Tahirin (ate ministrin “e suksesshem”), nuk e kuptojne se Tahiri (bythqiri i suksesshem) po u tentua te mbrohet nga Rama, do ta dergoje kete ne grope te halese.
        Shkurt, Tahiri (ministri “i suksesshem) eshte nje gangrene qe po nuk u hoq, do qelbe keq qeverise Rama se pari, drejtesine se dyti dhe Shqiperine se treti. Hajt njatjeta!

        Reply to this comment
        • Zakonisht nuk hyj ne debat me ata qe dhjesin anes Lanes ,sepse llogjika s'eshte forca e halabakeve April 27, 17:29

          JU TE DYVE ,
          Ciftit Te Lumtur pederastesh (red por jo i kuq & Tahiri (jo Ministri i suksesshem) ;
          E para , ktu secili ka mendin e tij personal ,
          dhe shprehet per cfar ai shef ne ate bote idiotesh ,
          te frustruar .
          E dyta ,ato trut tuaj jan prej nji lende organike ndryshe nga e gjithe botes ,prandaj dhe ju ka zene bizga e ju shperthen gjithcka keni ne ate kafke nga goja ,pa kuptuar asgje cfar flisni .

          Tjeter dhe e fundit ,
          komento ti ,etj si ty mbi Temen e jo mua ,
          sepse un s’i drejtohem asnji idioti te asaj Bote aty,
          dhe e fundit ,
          di edhe un shume mir te perdor ate fjalor ktu ,
          e t’jua rras kokat ne bythe te dyve ose si turme nqs doni ,
          por ,
          s’kam per qellim ate ktu ,te perplasem me idiotat si ju .

          (komenti im s’ka per qellim mbrojtjen as te Rames ,fare e akoma me shume te Tahirit ,por m,e ate se te berit TEME te dites gjera te Tilla ne opinion thellojne jo vetem injorancen ne ate vend ,por bejne qe ai popull e shoqeri ,te mos shof ne drejtimin e duhur te gjithe ksaj kasino qe bota e huaj ne bashkpunim me shkerdhatat e atij vendi ,kerkojn ti fusin trute e opinionit shqiptare ,duke devijuar keshtu Tematikat e Shqetesimet e verteta qe has sot Shqiperia vs Rropsise Plak .)

          Reply to this comment
      • Lazim Frasheri April 29, 19:18

        A I shuan koha krimet? Une them jo! Nuk mund te harrohen ngaqe ka kaluar kaq kohe krimi I Gerdecit, as autoret. Nuk mund te harrohet 21 Janari me 4 te vraret ne bulevard, as autoret. Nuk mund te harrohen milionat e zhdukura nga rruga e Kombit, as autori. Nuk mund te harrohet viti 1997 dhe as krimineli. Mos luani me Kohen, as me kriminelet, se dita do vije, ne kete bote, se ne ate tjetren po e po.

        Reply to this comment
    • Lazim Frasheri April 28, 06:48

      Hahaha. Une them se Berlini kerkon koken e Saliut. O gazetare, mos u beni qesharake, se po e perdorni koken e Saimirit per te ruajtur koken e Saliut. Pa ikur koka e Saliut nuk gjen qetesi ky vend. Jane me mijra te perbetuar ta cojne ate hale ne burg me duart e tyre. Mos e mbroni ju gazetaruce dhe politiqene hijenen e popullir shqiptar.

      Reply to this comment
  2. WOW April 27, 11:31

    Kam 35 vjet qe punoj ne institucionet gjermane. Kerkesa qe i eshte bere Edi Rames eshte gjykimi i familjes Berisha, i Mediut, Tahirit si dhe i familjes Meta.

    Rama eshte pergjigjur ne kete menyre; “une nuk jam prokuror, por kryeministri qe ka nisur reformen ne drejtesi, reforme e cila po jep rezultate pozitive dhe besoj qe ne rast se do na jepni besimin kesaj radhe, vete reforma do t’i realizoje edhe kerkesat tuaja.

    Kjo eshte e verteta.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 27, 13:11

      Autoritari Rama nuk eshte prokuror, por eshte Kryeminister Famoz qe me nje te levizur te gishtit per Kryepropurorin ras brenda kuksianet duke i arrestuar ne mes te nates si Enveri do kohe me pare dhe qe burgos mjeranet qe nuk paguajne energjine jo si prokuror por sikur te ishte Enver Hoxha dora vete.

      PO PSE KAQ BUDALLENJ I MENDON TI MORE DALLKAUK GJERMANET QE T’I BESOJNE LLOGJEVE TE KAMELEONIT, EDI RAMA ME REFORMAT ME KABANIS DHE DROGE QE ECIN VETE?

      Reply to this comment
  3. intelektuali April 27, 11:46

    Po enveristin fanatik Bedi Islami e gjetet ju dhe e derguat ne Berlin o gazeta DITA? Qe te shkruaje dacibao mashtruese sic e ka zakon vazhdimisht me fantazite e tij te Partise se Punes te shtremberoje cdo gje qe del nga botkuptimi i tij komunist? Per cfare e derguat ne Berlin Bedri Islamin?

    PER T’I TREGUAR SE HITLERI SHQYPTAR, ENVER HOXHA ISHTE ME I MIRE SE HITLERI I TYRE GJERMAN?

    apo:

    QE KAMPI I “HUMBUR” TEPELENES NUK ISHTE SI AUSCHWITZI I HITLERIT?

    sepse:

    Nga menyra si mbron dhe fantazon me fillozofi boshe narkobaronin e Habilajve dhe te Edvinit, Sajme Qorrin nuk le vend per dyshim tjeter.

    PO PSE ME ENVERIN DHE BEDRI ISLAMIN DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE O GAZETA DITA?

    Reply to this comment
  4. ETHEM April 27, 11:58

    ANALIZE E SHKELQYER.VETEM D I T A ME ANALISTE TE TILLE SI B.ISLAMI E KO..MBAJNE ME SHPRESE SHQIPTATET DHE I BEJNE “ANATOMINE” OPOZITES SE SOTME HAJDUTE E KRIMINALE.
    ÇESHTJA TAHIRI NUK ESHTE PROBLEMI GJERMAN POR I OPOZITES OGURZEZE QE KERKON TE SHFTYTEZOJ ÇDO KERME SI HIENA E PYLLIT.SE MERKELI (JO KRRICBAUNI I BLERE NGA LULI )E DI MIRE SE NUK DENON KRYEMINISTRI POR DREJTESIA.
    ATA E DINE SE TE NE NUK ESHTE FORMUAR GJYQSORI SIPAS REFORMES SE RE SADO QE Z.MARKU MIND TE JETE E OREDISPOZUAR PER TU VEN PRANGAT(NESE NUK ANON NGA E DJATHTA QE KA QENE )E THEM KETE SE AJO E KA ULUR TEMPIN E PUNES DHE PO LE AKOMA SHUME DOSJE S T O K PA I DERGUAR NE GJYKATE.DHE KA NJE TE DREJTE.SE LLUMI I POLITIKES OPOZITARE PO E HELMON ÇDO DITE.

    Reply to this comment
    • Preza April 30, 15:52

      Ne morine e perditshme te shkrimeve ” pa dogane ” te zotit Bedri Islami, nuk mundesh te mos gjesh ” uje ” rreshtash te derdhura me nje zell aspak per tu admiruar ne faqet e gazetes tone DITA, e cila me shume bujari i leshon nje hapsire te perhershme, duke e lodhur jo pak lexuesin me “analizat” qe nuk te cojne asgjekundi dhe qe perpiqen te jene kompatibel me qeverisjen dhe eksponentet e saj, dhe zjarr e tym kunder te gjithe atyre qe mendojne ndryshe, packa se edhe ata e kane votuar kete qeveri, ne nje kohe kur vete Bedriu nuk e ka votuar , per faktin e thjeshte se nuk jeton ne Shqiperi, dhe qendron gjithe sy e vesh para kompjuterit apo televizorit duke u munduar qe nga realiteti virtual te kuptoje realitetin ekzistues ne Shqiperi.
      Pa e kuptuar as vete, ne kete shkrim per ish Ministrin e Brendeshem, Saimir Tahiri, dhe ne analizen qe ben, e ul aq shume steken dhe lapsin, sa ta ktheje dhe ta orientoje kete ceshtje si nje ceshtje te dores se dyte te cilen ne fakt “nuk e ka parasysh asnjeri” dhe se si i derguar i gazetes ne Gjermani, nuk e di se ku u dergua, se sigurisht qe ne asnje institucion gjerman nuk te pranon njeri si i derguar i nje gazete shqipetare, ne rast se nuk je antar i shtypit qe shoqeron delegacionin shqipetar, apo nuk je i lejuar nga institucionet gjermane, e trajton ceshtjen Tahiri si nje ceshtje ordinere qe nuk ekziston por qe e kane ngritur opozita dhe te gjithe ata te cilet nuk duan qeverine.
      Ceshtja Tahiri, nuk eshte me ceshtja Tahiri, por eshte “fenomeni Tahiri”, me te cilin ne rradhe te pare duhet te merremi ne shqipetaret.
      Fenomeni Tahiri eshte fenomeni i perseritur i emerimit ne poste te rendeshishme te injdivideve te panjohur, te marre nga rruga, pa asnje vlere personale, thjesht dhe vetem ushtare te bindur te padronit qe i emeron. Ata jo vetem nuk sjellin vlere te shtuar per shoqerine dhe ne sherbim te saj, por krijojne kosto te medha e te renda te cilat mund te shlyhen vetem me nje qendrim te qarte e parimor nga e gjithe shoqeria, kundra tyre.
      Te lyesh, te justifikosh e te argumentosh fenomenin Tahiri eshte thjesht sharlatanizem.
      Mire te huajt nuk na paskan thene e kerkuar gje per kete Tahirin dhe nuk na qenka nje detyrim apo objektive, po ne shqiptareve cfare do te na thoni qe horra te pafund te tipit Tahiri na kane hipur ne kurriz dhe tallen me ne, sepse per ta nuk ka fakte dhe se procesi i vettingut dhe i pastrimit do te na coje kur te vdesim edhe tek gjykimi i Tahirit !!!!!!!!!!
      Ne zoti Bedri Islami jemi gjykuesit me te mire, ne opinioni publik i shendoshe, dhe jo ju shkruesit e perditshem, demtuesit e opinionit publik te shendoshe.
      Fenomeni Tahiri per mua nuk rendesi se nga vjen, nga e majta apo nga e djathta, ai eshte fenomeni qe ka gerryer Shqiperine ne keto vite tranzicioni, eshte fenomeni tipik i abuzimit me postin e dhuruar, i abuzimit me voten e shqipetareve, i abuzimit me shpresen dhe te ardhmen e ketij vendi, dhe ne rastin konkret eshte abuzimi me ndjenjat e atyre socialisteve te ndershem qe e besuan.
      Perse duhet opinioni publik i shendoshe, edhe ketu ne keto komente te mbaje nje qendrim te dukshem dhe te ashper, kunder fenomenit Tahiri, tani ne kete moment?! Sepse si kurre me pare ky opinion qe nuk eshte nje shprehje abstrakte por shprehja e teresise se mendimeve te njerezve te ndershem te ketij vendi qe nuk duan te rrine me nen zgjedhen e Tahireve te politikes, eshte shume i forte, gati gati shperthyes. Eshte momenti kur te gjithe ne duhet te bertasim fort, dhe te flasim kunder fenomenit por edhe kunder marionetave dhe shkrimeve qe dridhen e perdridhen te na mbushin mendjen qe ne shqipetaret dhe tani edhe bota jashte nuk jemi ne gjendje te dallojme te miren nga e keqja.
      Eshte koha qe edhe nese nuk jemi ne gjendje te largojme klasen politike dhe sahanlepiresit e tyre, te pakten ti refuzojme duke ju perplasur ne fytyre te verteten kudo ku na jepet mundesia.
      Edhe ketu.

      Reply to this comment
  5. BLACK SWAN April 27, 12:42

    Berlini nuk tha
    ‘dua koken e Sajmiut’ , por ama tha
    JU JENI TE GJITHE SAJMIRE !!!

    shoki Islami, u be disa kohe qe te lexojme vetem titullin..

    Reply to this comment
  6. Ylli April 27, 13:09

    Merkel nuk kerkon koken e Tahirit se ka marre se ka marre informacion qe grate socialiste do ti shkojne poshte ballkonit dhe rinia socialiste do festoje ditelindjen e minister – shofer Sajmirit te porta e Bundestangut.
    Pikerisht ,keto zhvillime inteligjente socialiste shqiptare nuk perballon dot Merkel.
    Troc fare dhe pa rrena peshtirosje socialisto – bedrislamiste…..Rama nuk ka bythe te lejoje arrestimin e minister – shofer Tahirit se ky i fundit e ka kercenuar hapur me nxjerrje te sekreteve skandal.Sajmir Tahiri ka meriten qe Kryeministrin tone dhe analistet e famshem majtiste i ka kthyer ne legena dhe qesharake.
    Diten qe Sajmiri do flasi ,te vetet dhe shtypi i majte do ta shqyejne pa piken e meshires.
    Sa per ate cfare mendon Merkel ,eshte turp lexosh analiza nga komuniste qe jeten e kane kaluar nen sqetullen e qelbur te Lenka Çukos dhe tani flasin per aromen politike gjermane te Znj.Merkel.

    Reply to this comment
    • Grigor April 30, 07:29

      Gjermanët nuk jane budallenj, por ti ama, s’kam çfare te them.
      Të ka lënë Enveri me nje penallti ty or babam, qe, o nëne, o nëne, o nëne, do thoshte Jovan Bregu i shkretë. Ti dhe ai që e quan veten Intedhjelektual zor se e merrni veten me.
      Prandaj, shkruaj çfarë të duash. Nuk t”a vemë re. Ja, si si thua ti, te merreni me budallenjte tani ne? O Ydhi o trim me flete.

      Reply to this comment
  7. mirel April 27, 14:22

    O Bedri, ngelet njerez te veckel dhe te paperfillshem gjithe jeten.
    Gjermanet nuk i ngaterroi as Krishbauer e as Tahiri.
    Thelbi i mospranimit eshte te lloji i shtetit qe ka ngritur Ramuti.
    Nje shtet hajdut qe jo vetem nuk ka turp te vjedhe popullin e tij, as nuk heziton te shkaterroje vendin e tij me themel per interesa te 5 koncesionarve, shtetare qe nuk hezitojne te shqyejne male e lumenj, te helmojne popullsine me plera toksie e arme kimike, te lene pa buke naftetaret, dhe te lene te vdesin minatoret ne duart e gangstereve qe kane kapur ekonomine per fyti, nen drejtimin e Ahmetes dhe me drejtimin absolyt te Ramutit.
    Ky quhet Vetting, dhe jo 3 sharabajga si Rovena Gashi dhe ndonje shemsie tjeter qe do ju dale ne shteg.
    Kete e di jo vetem Gjermania, por gjithe Evropa se cfare malli pis eshte ky shtet.
    Prandaj boll e mbrojte duke bere filozofira mbi Kricshbaun apo Merkel.
    Mire e thane komentuesit me siper, per te arrestuar fukarenjte Ramuti jep urdher te xhvaten ne mes te nates nga shtepite.
    Per maskarenjte me te cilet ha e pi, duhen “kompetenca”.
    I pari qe duhet zhdukur eshte Ramuti.
    Vetem per premtimet qe shkeli kur erdhi ne pushtet.
    E mori voten per te anulluar gjithe koncesionet e Berishes, per te mos lejuar Hecet, per te garantuar kufijte detare dhe tokesore
    Ky plere tradhetare, ky kelysh i Berishes beri fix ate qe la pergjysem Berisha.
    Dhe ju mbani nga tre ore fjalim per te na thene qe te pakten “fillimi eshte i mbare”.
    Seriozisht! ?

    Reply to this comment
  8. Fatmiri April 27, 17:48

    Ne qoftese jane te verteta ato qe thote Wow , pergjigja e Rames eshte e matur , e zgjuar dhe premtuse ; me nje fjale shume bindese dhe e denje per nje kryeminister! Kjo na nderon !

    Reply to this comment
  9. tv April 27, 18:26

    nuk funksionon demokracia perendimore, aq me shume shteti…..me jep koken tende te jap koken time.aq me teper nje kryeministri.kete pune se kuptoni qe e ka mare tjeter kush ne dore, mos flisni karlliqe.

    Reply to this comment
  10. ´(`!´)` April 27, 19:07

    Ah , mor te mjere ,qe s’dolet dot kurr ,
    nga erresira ku ju fut Bota e Monstrave ,
    si me i pat’pallu nenat Gjergji i Madhe !!!

    Eshte e kote ,te diskutosh ktu ,sepse pak kuptojn
    si funxionon kjo Bote sot .
    Kjo menyre jovetem idiote te diskutuari ,prej atij truri naivesh por edhe harbut ,
    duke ju bashkuar kazanit qe gatuhet nga mediat e shpellarit ,
    kjo Medie qe kerkon imediatamente nji transformim rrenjesor ,
    po vazhdon te mbaje ate shoqeri te mjere Shqiptare ,
    ne nji Art ( Substanzlosegedankenwelt ) budallalliku te paspjegushem dot ne shqip …

    Reply to this comment
  11. Fadili, Malesi e Madhe April 28, 00:12

    Shume i sakte, si gjithmone, Bedri…ndonese “intelektualin e mirelin” eshte veshtire t’i bindesh.(mos jane Muli me Klevisin). Nuk mund t’i shtoj asgje komentit te WOW.

    Reply to this comment
  12. Alban Dega April 28, 00:51

    —–Original Message—–
    From: Alban Dega
    Sent: Thu, Oct 19, 2017 4:08 :15 AM EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !

    Reply to this comment
  13. ALBAN DEGA April 28, 00:53

    From: Alban Dega
    Date: April 27, 2018 at 1:51:44 AM EDT

    O EVROPE O KURVE E VJETER…!?

    – Me evropian se vet evropianet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kambana alarmi per Brukselin…

    Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
    As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
    Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
    Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
    Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
    Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .

    … e aq me shume per shqiptaret

    Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
    Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
    Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
    Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.

    Me properendimor se vete perendimoret !

    Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
    Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
    Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
    Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
    Keto jane faktet historike !
    Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
    E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?

    Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena Serbise !

    Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
    BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
    Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
    Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
    E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
    O Evrope o kurve e vjeter … !
    E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
    Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
    Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja!
    Me evropian edhe se vete evropianet !

    Reply to this comment
  14. Plaku Xhuxhumaku April 28, 01:48

    Shkruan Bedriu:

    “Duke e pyetur pikërisht për këtë trajtesë njërin ndër analistët e filozofët e njohur gjerman, zotin Reiter,do të merrja përgjigjen se, “Shumë kohë më parë filozofi i shquar gjerman Fichte-ja, në fillim të shekullit XIX, pohonte se të kesh karakter, të zbatosh ligjin dhe të jesh gjerman, është e njëjta gjë. Shteti, sipas Hegelit, “është realiteti i idesë morale” dhe këtij parimi i është përmbajtur gjithnjë politika gjermane.”

    Bedrio, po ne kohen e Hitlerit keshtu ishte?

    Reply to this comment
    • info analitike April 28, 11:41

      Mos ia prish frymezimin bedriut se e ka te gjithin nga nena parti. Ai e dredh propaganden sipas nevojave ashtu sic e ka mesuar babai i tij shpirteror, xhaxhi veri.

      Reply to this comment
  15. Mark .U.K April 28, 14:23

    Kote nuk thuani se Rames ne Germany i shterguan doren per Sajmirin.Fatmirsisht mjetet e informimit jan kudo e nuk mund te rreni hapur sic po mundoheni.

    Reply to this comment
  16. Lili April 28, 17:22

    Sa te vjen me qesh me analistete shqiptare…

    Reply to this comment
  17. Fidel Kastro April 28, 23:12

    Alban Dega na fol pak per Edvin Drogen, boll u more me te tjeret qe sot jane ne opozite. Ta them kete per te ndihmuar se sado kamuflohesh me ato te dhena qe jep kuptohesh qe shkrimi ka dal nga zyrat e rilindjes . Megjithate bej si te duash , por besoje kete qe Shqiperia udhehiqet nga nje bande kriminelesh me ne krye Edvin Drogen e ti sthua nje fjale , MJAF ME SE TE DOLI BOJA.

    Reply to this comment
  18. kris 1 April 29, 04:25

    ceshtja Tahiri eshte nje stuhi ne gote per te mbuluar peshqit e medhenj

    Reply to this comment
  19. Paul Tedeschini April 29, 18:00

    Profesor David Phillips: Shqipëria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk.

    Interviste nga ZERI AMERIKES
    https://www.zeriamerikes.com/a/phillips-ndikimi-rus-turk-ballkani/4369031.html

    Reply to this comment
  20. Edi April 30, 13:22

    O shoku Bedri, pyetjes tende – A kerkon Berlini koken e Tahirit ? I dha pergjigje deputeti i Buntestagut gjerman Thorsten Frei. Lexoje pergjigjen e tij Bedri, e ke sot ne gazeten Dita, ta lexojne dhe tjeret komentues rilindIdjote dhe te bindeni se kushti i hapjes negociatave eshte denimi i atij Qorrit Saje qe akoma rri paturpesisht ne parlament fshehur pas nje imuniteti qesharak.

    Reply to this comment
    • bashuqi me shpellarin April 30, 17:49

      perse per c’katr e mban vehten nji deputet ,
      qe perdor shprehjet e nji krimineli si basha ,
      qe financohet nga ky kriminel ,me paret qe i ka vjedhur shtetit shqiptare ?!
      nji cop deputeti eshte ,qe mendon se po impresionon
      shqiptaret ne sherbiom te kriminelit pederast basha !

      Ai duhet proceduar nga shteti shqiptare ,perm bashkpunim me banden e krimineneleve te pd -se ,ti kerkohet shtetit gjerman hetim ne lidhje me banden e krimit politike ne Shqiperi basha sale etj .

      oj nuk ngeli pederast i huaj pa perdor llapen vs Shqiptarit .

      Reply to this comment
  21. Krist April 30, 14:13

    Bedri,shkrimin e ke bere,jo sikur te kesh qene vete ne Berlin,por edhe sikur nuk i ke lexuar fare,mediat,qe folen per takimet ne Berlin.Ke shkruar ashtu sic e ke qejf ti,qe ishalla te ndodhte,sikunder shkruan.Dinjitet,ky shkrim nuk ka,por,nuk behet fjale ,as per profesionalizem,por thjesht,militantizem injoranto-fanatik.

    Reply to this comment
  22. Mark .U.K May 1, 08:48

    Ala nuk e keni kuptuar:<>

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*