A e ndryshon kjo nofull historinë e Homo Sapiens që njohim sot?

January 28, 2018 19:11

A e ndryshon kjo nofull historinë e Homo Sapiens që njohim sot?

Një nofull e gjetur në një shpellë në Izrael konsiderohet nga fosilet më të vjetra të Homo Sapiens  të gjetura përtej Afrikës, duke përforcuar dyshimet se speciet njerëzore kanë emigruar nga “kontinenti afrikan” bë një kohë shumë më të herët sesa mendojnë shkencëtarët.

Sipas studiuesve të cilët njoftuan zbulimin e tyre fosilet vlerësohen t’i përkasin një periudhe 177 000 deri në 194 000 vjet më parë.

Kocka e ngurtësuar e nofullës së majtë i përket një të riu, por gjinia e tij mbetet e paqartë. Ajo u gjet në shpellën e Miserilla, në shpatin perëndimor të malit Karmel, rreth 12 kilometra në jug të Haifës.

Dhëmbët fluturues janë karakteristik për Homo Sapiens  dhe jo e humanoidëve të tjerë të kësaj periudhe, si Neandertalët.

Brenda shpellës së madhe ku u zbuluan eshtrat dhe vegla guri dikur kanë jetuar njerëz.

Homo Sapiens u shfaq së pari në Afrikë. Fosilet më të vjetra i përkasin një periudhe  300.000 vite më parë.

Një nga pyetjet më të rëndësishme për shkencëtarët është se kur njerëzit  kanë migruar për të jetuar në kontinente të tjera.

Deri më tani, fosilet më të vjetra – me përjashtim të atyre në Afrikë janë gjetur në dy shpella të tjera në Izrael dhe ishin të moshës 90 000 deri 120 000 mijë vjet.

Zbulimi i ri mbështet teorinë se njerëzit kanë lënë Afrikën përmes rrugës së veriut, duke kaluar përmes Luginës së Nilit dhe brigjet e Mesdheut lindor dhe jo në “korridorin jugor”, që të çon në Arabinë Saudite, nënkontinentin indian dhe Azia Lindore.

“Ky është një zbulim emocionues që vërteton teoritë e tjera në lidhje me migrimin e hershëm përtej Afrikës” thanë antrolologët  e Binghamton University në Neë York, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistën Science.

n.s. / dita

 

 

January 28, 2018 19:11
Komento

1 Koment

  1. Lleshi January 29, 13:02

    Qe mos te merremi me perralla me mbret – sic thoshin te vjetrit , keta qorra “shkencetare” duhet te mesojne pak fare shqip !
    E kam fjalen qe keto sende mos t’i bejne mister ose mes terr !
    Ne shqipen tone NJERI eshte NJE i RIU , qe u krijua nga NJE-shi , sigurisht ! Dhe kur themi se u krijua , d.m.th. se nuk eshte çeshtje shpellash , apo Afrike !
    Po ne shqipen tone gjen edhe fjalen BISH , qe eshte BA ISH , pra e bere para NJE te RIUT !
    Cojini ndonje llaf ketij shkencetarit se eshte duke humbur kohen kot ! hahahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*