A e rreh dot Rama-Blushin? Meta: Sipas përvojës sime…

March 18, 2016 05:56

A e rreh dot Rama-Blushin? Meta: Sipas përvojës sime…

 

Burime të nervozuara bëjnë me dije se prisnin shumë më tepër aksion nga Kongresi i Partisë Socialiste këto dy ditët e fundit.

Disa gojë të liga pohojnë se të mërzitur nga mungesa e adrenalinës, disa gazetarë shtynin me marifet delegatët drejt njëri-tjetrit, me shpresën se qoftë dhe një përplasje e vogël do sillte ndonjë sherr të lezetshëm.

Në fund, njerëzit e shtypit vendosën të provokonin direkt të intervistuarit e rëndësishëm, në formë sfide të hapur. Kështu, ata pyesnin nëpër korridore me kamera ndezur, deputetë apo ministra të ndryshëm:

“Zoti Tahiri, një sekondë, nëse bëni grusht me drejtorin e policisë Çako, kush fiton, ti apo ai?” “Zoti Gjiknuri, vë bast me 10 mijë lekë se nuk ja fut dot me grusht Fatmir Xhafës”… “Zonja Hafizi, a ja shkul dot flokët ministres Nikolla?”, e kështu me rradhë.

I vetmi që pranoi të japë një sqarim disi shterues ishte kryetari i LSI-së Ilir Meta.

Gazetari: Z.Meta, mendon se Rama do e rrahi Blushin?

Meta: Nuk e di, unë për vete, e kam rrahur që në gjimnaz…

March 18, 2016 05:56
Komento

2 Komente

  1. Meleq March 20, 19:30

    Nuk e kuptova, ne shkoll te mesme Meta e ka rraf Blushin me shtange, apo me qetsi e dashuri?

    Reply to this comment
  2. ble-ta March 21, 11:17

    Nuk me pelqen te komentoj komente por komenti ishte nje pergjigje shume e bukur e shkrimit.

    ps si ka ardhur puna garat do jene kush eshte me i forte fizikisht dhe kush eshte me i shakthet si garip, cub, hajdut, mashtrues, mafioz..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*