A e rrezikon shefi i qeverisë sigurinë kombëtare?

May 19, 2016 09:30

A e rrezikon shefi i qeverisë sigurinë kombëtare?

 

Nga Bedri Islami

Ajo që ndodhi një ditë më parë në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në të cilin shefi i shërbimit informativ shqiptar, Visho Ajazi pranoi se ai ishte njeriu që, pasi kishte mësuar dy muaj më parë se një pajisje përgjimi kishte hyrë në Shqipëri, kishte informuar vetë Prokurorin e Përgjithshëm, Llalla, dhe më pas, pas interesimit të tij, kishte informuar edhe Presidentin Nishani, por nuk e kishte parë të arsyeshme të informonte edhe shefin e qeverisë, Rama, nuk është diçka e papritur dhe as e çuditshme. Shqiptari, familja e të cilit ka ardhur nga Mali i Zi disa dekada më parë, dhe në shtëpinë e të cilit flitej më shumë një version dialektor i serbishtes, se sa gjuha shqipe, emri i të cilit, Visho, është po ashtu gjysmë shqiptar, nga ata që në Shkodër i quajnë “podgoriçanë”, pra shqiptarë të ardhur për shkaqe të ndryshme nga rrethinat e Podgoricës, nuk mund të vepronte ndryshe. Gjithçka është e lidhur me qershorin e vitit 2013, humbjen plebishitare të shqupasve në votimet e përgjithshme, thirrjen e presidentit Nishani për ti rezistuar qeverisë së re, si të ishte fjala për një kërcënim kombëtar dhe, së fundi, jo më kot njeriun Numër 2 të vitit 1997 e kishin thirrur nga Kanadaja për ta bërë shefin e shërbimit informativ shqiptar.

Dy muaj më parë, sipas informacionit “Ajazi”, informacion të cilin ai e ka përcjellë jo vetëm tek Llalla dhe Nishani, por edhe në ndonjë zyrë paralele, paska hyrë në Shqipëri një maqinë përgjimi, nuk ka rëndësi e cilës markë është ajo, dhe kjo, përsëri sipas tij, përbën një rrezik për sigurinë kombëtare. Le të jetë kështu dhe le të jetë se ky ishte një informacion i pakonkretizuar, për të cilin, megjithëse rrezikohet siguria kombëtare, ai paska bërë vetëm një informacion gojor tek zyra e prokurorit të Përgjithshëm. Këtë informacion jo konkret ai e ka deleguar edhe më tej, tek Nishani, si njerëz të një rreshtimi politik, e pastaj, nuk është ndonjë enigmë e madhe të dish se si ka përfunduar deri tek Berisha, i cili, megjithëse kishte pasur njohuri ndoshta para Nishanit, priti mbylljen e rrethimit për një dreq reforme në drejtësi dhe, pasi dha edhe numrin e atyre që ishin përgjuar, 375, as më pak e as më shumë, bëri edhe një listë të të përgjuarve. Shefi i shërbimit informativ nuk e përmendi këtë listë, e cila në vete është edhe më emergjente, nëse është e vërtetë, pasi aparatura qenka vënë në përdorim, ajo paska shehuar një listë dhe paska krijuar një front.

Një informacion jo konkret, Visho Ajazi e paska parë të arsyeshme ta dërgojë tek zyrat presidenciale, dhe këtë e ka për detyrë, ndërsa një informacion të afishuar qartë nga ish shefi i tij i dikurshëm e edhe sot, për një listë të të përgjuarve, ai nuk e ka parë si domosdoshmëri të një përcjellje informatash më të hollësishme se sa ajo që i paska thënë, vesh më vesh, kryeprokurorit të republikës, zotit Llalla.

Që shteti ynë i ka punët kështu në strukturat e drejtësisë dhe të sigurisë kombëtare, mjafton të dish edhe kaq. Shefi i shërbimit informativ ka një informacion të rëndësishëm: Hyrjen e një aparature përgjimi; ai nuk e di se kush e ka këtë pajisje, që mund të jetë e fuqishme, ai nuk e di nëse kjo është regjistruar apo jo, ai nuk e di se ku ndodhet dhe në se po përgjohen njerëz. Ai di tre gjëra: është në rrezik siguria kombëtare, për këtë duhen informuar njerëzit e llogores së tij, Nishani e Llalla, dhe e treta, nuk duhet informuar shefi i qeverisë, megjithëse është detyrë e tij për ta bërë këtë.

Nuk do të ndalem tek e treta, mos informimi i shefit të qeverisë për një fakt që ai e endon se rrezikon sigurinë kombëtare.

Shefi i qeverisë, nëse ju kujtohet, e ka dekoruar pak muaj më parë, pikërisht shefin e shërbimit sekret shqiptar, ndoshta duke menduar se mund të fillojnë së bashku një muaj mjalti. Ndoshta do e dekorojë edhe një herë, kjo është punë e tij, por, përderisa e bën këtë, edhe mirë ia bëjnë që e mbajnë në një terr informativ, të cilin ia heq ish-shefi paraardhës i selisë qeveritare.

Visho Ajazi e ndjen detyrimin të mbajë në kontakt për gjithçka Berishën e rrethin e tij, e ndjen detyrimin të fshehë informacionet e ardhura, qoftë në rrugë zyrtare, qoftë private, por që nuk janë tabu për shefin e qeverisë, ashtu si e ndjen përegjësinë për të mbështetur shpatullat në ish shefin e tij politik.

Nëse kjo do të kishte ndodhur në një kohë tjetër, kur shefi i qeverisë ishte Berisha dhe shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bahri Shaqiri, askush nuk mund ta kishte menduar se çfarë furtune do të ishte ngritur në majat e piramidës shtetërore. Zoti Shaqiri, ndoshta njeriu më i aftë në detyrën e tij, sigurisht më i pabujshmi, edhe pse ishte aq dinjitoz, u përlye si puçist në një përpjekje për të mbyllur katër vrasjet qeveritare. Ai ishte kurbani i parë i qeverisë Berisha, pikërisht sepse duhej të ishin aty duart, veshët e goja e tij. Dhe gjeti Visho Ajazin, dhe si zakonisht, gjithnjë njerëz që e kanë një gjysëm këmbë diku larg Shqipërisë, gjithnjë drejt veriut.

Skandali i sotëm nuk është në se në Shqipëri ka një aparaturë përgjimi më shumë a më pak. Kushdo e di se tani përgjimi është lehtësisht i mundshëm. Kur e bëri një vajzë 20 vjeçare me stilolaps, atë mund ta bëjë shumë kush tjetër. Edhe më tej se kaq: e gjitha kjo mund të jetë stuhia në një gotë uji e Berishës, që bëri shpalljen e parë publike dhe kështu ka gjasat më të mëdha të jetë. Fakti që informacioni është marrë prej më shumë se dy muajve (ka “analistë” që të thonë edhe datat dhe makinat që i kanë sjellë), fakti që për këtë pa pasur dijeni shefi i shërbimit sekret dhe shefi i prokurorisë, e megjithatë i gjithë hetimi ka vetëm pesë a gjashtë ditë që ka nisur, dëshmon se më shumë se një përvojë e hidhur qeveritare, është një lojë politike berishiste, e cila, si edhe më parë, duke u nisur nga fillesa të fakteve ndërton piramidën e mashtrimit.

Edi Rama, shefi i qeverisë, ka të drejtën që edhe një herë të dekorojë apo të nderojë Visho Ajazin, është e drejta e tij. Ndërkohë Visho Ajazi e konsideron atë, Edi Ramën, si një armik të vendit të tij, i cili nuk duhet të dijë çështje që rrezikojnë sigurinë kombëtare, sepse mund t’i dekonspirojë.

Deri këtu ka vajtur puna.

May 19, 2016 09:30
Komento

9 Komente

  1. Alban Bardhyli May 19, 11:30

    Ju jeni te njeanshem dhe veproni per tia nxire imaxhin Drejtorit te SHISH

    Reply to this comment
    • Claus May 19, 16:39

      Kurre me pare ne keto vite tranzicioni,shoqeria shqiptare,nuk ka njohur nje degradim te tille ekonomik,politik,social,kulturor.Madje as ne 1997.As ne 1998 e keshtu me radhe.
      Do te duhej te vinte Rilindja ne pushtet,qe te ndodhte ajo qe as nuk mund te imagjinohej se mund te ndodhte ne kushte normale.
      E moren pushtetin ne kushte normale – pavaresisht atyre pislleqeve me zgjedhjet e shitblera,dhe aleances se neveritshme me ate qe e perdori si sebep per 21 janarin – dhe po qeverisin ne menyre anormale.
      Tashme,as qe behet fjale per mosmbajtjte premtimesh,qeverisje te afte a te paafte,per deshtime ne te gjithe fushat e qeverisjes,per korrupsion dhe inkriminime e gjera ksolloji.
      Tani behet fjale per nje regjim.Per nje regjim represiv.Shfrytezues.Shfrytezues deri ne palce…per te varferit,me te varferit,per qytetaret e thjeshte,ku mijera syresh jane ne burgje pse skane dymijje leke te paguajne drita.Tani behet fjale per nje regjim ku ,si kurre me pare,multimilioneret kane vendin e nderit.Ne Parlament,ne Qeveri,ne punet publike.Kudo.
      Eshte rast i paprecedente,qe nje qeveri e majte,shtyp dhe shfrytezon shtresat e gjera te popullsise,dhe favorizon te pasurit,milioneret!
      Nuk di te kete vend tjeter te ngjashem ne Ballkan,Europe dhe bote madje.
      Vetem ne Shqiperine e Rilindjes,mund te ndodhe qe te majtet,socialistet qe jane ne pushtet,te jene njerezit me te pasur,te jene biznesmenet e medhenj,te jene multimilionere.Vetem ne Shqiperi.
      Kush di ndonje rast tjeter,le ta thote!
      Eshte pikerisht ky deformim i thelle politik,qe ka pjelle kete regjim protofashist oligarkik.
      Vetem ne nje regjim te tille qeveria sulmon institucionet e shtetit.Sulmon vete Shtetin.
      Ne regjimet nuk ka shtet.Regjimi eshte shteti.Qeveria eshte shteti.Pushteti eshte shteti.
      Shteti eshte i panevojshem.Eshte kjo arsyeja se pse qeveria e zotit Rama ka nisur nje sulm ne front te gjere ndaj institucioneve themelore te shtetit,ndaj prokurorise,gjykatave,Presidentit etj.
      Nuk e di se pse lodhen me kot gazetaret e regjimit te mbrojne te pambrojtshem.
      Edhe me vetem ato pak te dhena qe jane bere te njohura per publikun e gjere,sidoqe te perfundojne hetimet e prokurorise per ceshtjen e pergjimeve – dhe une them se do perfundojne ashtu si perhere,e kjo per nje mori arsyesh,te arsyeshme dhe te paarsyeshme – nuk ka shqiptar qe te mos e kete kuptuar se ka ndodhur nje gje shume e keqe,e rende,antiligjore.
      Nuk ka shqiptar,qe te mos e kuptoje se Rilindja eshte katandisur ne ate fare feje,sa pergjon qytetaret e vet nga frika.
      Nje qeveri qe pergjon qytetaret e vet,e humb automatikisht legjitimitetin e vet.
      Pergjimi eshte simptoma kryesore e nje regjimi.Regjimi komunist,regjimi fashist,regjimi oligark,vejeni nje emer sipas deshires.
      Regjimi i Rilindjes eshte nje perzierje spektakolare e tyre.
      E ky lloj spektakolariteti,ka te ngjare te jete arritja e vetme e zotit Rama dhe Rilindjes se tij.

      Reply to this comment
  2. Haaaaa May 19, 13:07

    Eh,more alban…!
    Visho Ajazi e ka nxire fytyren me kohe,por do vije dita qe edhe ai te jape llogari per keto pune te antishqiptare te tij!
    Kjo do ndodhe vetem kur nga kryeministria te shporret Edi Rama dhe te veje nje njeri me …”BOLE” te medha!

    Reply to this comment
  3. Visari May 19, 13:10

    EDI RAMA duhet t’i hape syte mire se eshte ne rrezik. Gjithe pushteti i fuqishem i Berishes,gjykatat me gjin gjonet, SHISHI me gjysmeshqiptaret si Visho Ajazi, presidenca me kapter Nishanin,KLD e ca personalitete te LSI, po ngrene nje fushate te eger qe mund t’ia hane koken. Po nuk jane vetem keta. Ka plot te tjere ne administrate drejtore e shefa qe ministrat e tij i mbajne ne pune e i perkedhelin e qe i kane ngritur veshet e presin diten ti bejne groen. Nese nuk fillon menjehere nga pastrimi, e ka shume te veshtire gjendjen dhe zgjedhjet e ardhshme rrezikohen

    Reply to this comment
  4. ushtaraku May 19, 13:12

    Visho Ajazi Lika nuk e ka informu Edi Ramen se po pergjohej ketu nga policia. Po ai ministri Saimir Tahiri e ka informu Kryeministrin e vet epror se ka marre persiper te pergjoje? Kush ka skandalin me te math ketu Drejtori i SHISH se nuk informon Kryeministrin se ka ardh paisje pergjuse e forte, apo Ministri i Brendeshem qe pergjon me paisjen fort dhe nuk paska lajmeru eprorin e vet ne qeveri.? Surrati i Vishos mund mos i pelqeje qeveris por pergjimet si skuth te Saimir Tahirit nuk i pelqen askush ne popull. Vetem Bedri Islami mund te besoje se Edi Rama nuk di gje se pergjon Saimir Tahiri. Kjo tregon vertet se shefi i qeveris e rrezikon sigurine kombetare.

    Reply to this comment
  5. A.GRAMSH May 19, 15:12

    KETE VEND E KETE POPULL PO E MER ME QAFE ‘INFORMACIONI’!
    More i nderuari ‘gazetar’ a je ne ‘METRO’ ti qe pas 25 vjetesh flet per Visho nga Mali ZI ,Sali dhenderr ne Serbi,Nano dhenderr Per here te dyte ne Greqi,Meta dhenderr shtangist ne Maqedoni,Blushi çoban ne Rumani,Majko çoban ne Maqedoni e TERE NE LISTEN E BEOGRAD BIBERAJT NE –AMERIQI!??

    A JE NE GJENDJE PSIKO-FIZIKE KUR NE JEMI 25 VJET PA SHTET SI ASNJEHERE NE HISTORI E TI FLET PER NJE APARAT PERGJIMI FUTUR NGA KOLONIZATORET KUR VENDI KA ME SHUME IMAME PRIFTERINJ ISIS AMBASADORE E AGJENTE SE SA SHQIPETARE!?

    Reply to this comment
  6. korçari May 19, 16:35

    Mire fole z.Islami po kush ka veshe te te degjoje?

    Reply to this comment
  7. Albania May 20, 08:35

    Mesazhi im eshte ky: A keni degjuar per Trekendeshin e Bermudes, nje zone trekendeshe qe paraqet rrezik per anijet, te vogla dhe te medha, dhe per avionet, te vegjel dhe te medhenje qe perpihen nga deti. Edhe me “pergjimet” kemi nje trekendesh Berisha-Visho-Nishani, nje treshe e rrezikshme dhe e frikshme per shqiptaret dhe Shqiperine. Si eshte e mundur qe Visho Ajazi, shefi i SHIK-ut (sepse i tille eshte ende) pranon te udhezohet si te flase nga nje njeri me zhvillim mendor te ngadalte si Flamur Noka, qe ky i fundit e mesoj si te flase dhe cfare te thote. Kam pershtypjen se edhe Llalla nuk ka ditur gje me pare, madje as edhe mender Nishani, presidenti i Sali Berisjes se i shqiptareve nuk eshte. Ndersa Visho jo vetem kundershtonte veten ne theniet e tij, por qe edhe i paqarte ne ato qe thoshte, sepse genjente. Madje Visho as e ka ditur kete problem fare, kjo ka dale nga Sali Berisha, me pas Presidenti dhe Visho dhe Llalla jane vene perpara faktit, pa mundur ta mohojne. Pra, kjo eshte nje loje e treshes Bermuda, treshe e rrezikshme per sigurine kombetare dhe per sigurine e jetes se shqiptareve.

    Reply to this comment
  8. lejlek May 20, 09:54

    Pse duhet te diskutojme kot se a na kane pergjuar?
    Kush po pergjohet,…..pse duhet te kemi frike nese na pergjojne kur ne nuk kemi mizen ne kesule?
    Pse po merakosen kaq shume politikane dhe deputete?
    po populli pse nga terrohet ne keto pune, kur as i shkon ne mend se po e pergjojne dhe po i demtojne “sigurine kombetare” “por… e gallofi”.
    Zhurme….zhurme,,,,,pse????!!!!
    Ku i rreh popullit e c’po diskutojne te patret tane…. te vendit.!
    nese neser do te ringriheshit nga varri ju qe po e hiqni zvarre kete vend e kete popull do ju vinte aq turp nga vehtja juaj sa qe do te rivrisnit vehten ne sekonde.
    Jeni kethyer njerez “te padin e iman”KOT.
    Jo jo kot ju ka hyre frika ne bark.
    EDI,nxire ANIJEN ne BREG pastaj ketheju pasionit tend si ARTIST.
    Pershendetje!
    Mos me fyeni se e kam bezdi,nese dikush don, i dergoj nr telefoni dhe piqemi “burrash”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*