A ekziston një Fuqi Supreme mbi jetën tonë?!

January 29, 2018 11:47

A ekziston një Fuqi Supreme mbi jetën tonë?!

Në s’besoj priftin e fshatit,
biles vetë Dhespotin,
kjo gjë nuk e prish aspak,
marrëdhënien time me Zotin!

Ka shumë priftërinj në fshat,
që kanë qenë çobenj me dhi,
është sakrilegj t’i dëgjosh,
të flasin për Perëndi!

Ka tek-tuk dhe të kënduar,
s’them se janë të gjithë beter,
por unë flas direkt me Zotin,
nuk më duhet një sufler!

Për ekzistencën e Zotit,
s’janë të gjithë në unison,
por është fakt që dhe Aishtajni,
ekzistencën s’ia mohon!

Për Aishtajnin pak a shumë,
jemi gjithë të një mendimi,
se është mëndja më e ndritur,
që ka lindur njerëzimi!

Unë nuk jam në një udhëkryq,
s’bëj për Zotin thashetheme,
pa dyshimin më të vogël,
besoj në fuqinë supreme!

Besoj në fuqinë supreme,
se këtu nuk jemi kot,
emri s’ka shumë rëndësi,
në është Jehova a Zot!

Shpesh jam prirur në mendime,
mos besoj në rastësi,
se i gjithë zinxhiri i jetës,
është një përsosmëri!

Unë bëj deduksion mendimi,
dhe nuk mundem kot t’ia fut,
po Planeti dhe Natyra,
kanë një rregull absolut!

Ka një rend krejt të përsosur,
piketa të palëvizshme,
në një kohë të pasosur,
harmoninë më të mahnitshme!

Të gjitha përsosmëritë,
që shikon në jetë njeriu,
janë një rastësi fatlume,
apo një projekt gjeniu?!

Një ide që qarkullon,
më duket me pakëz mjegull,
pas rrëmujës më të madhe,
u vendos ky super rregull!

Dua vetëm të përmënd,
një plan nga të gjitha planet,
pse një Hënëz aq e vogël,
komandon gjithë oqeanet?!

Pa baticën dhe zbaticën,
detet do të qenë një gjol,
dhe Hëna është krijuar,
pikërisht për këtë rol!

Sa dyshoj e sa besoj,
nuk ngutem t’i hedh në letër,
po ekzistenca e Zotit,
s’ka lidhje me Botën Tjetër!

Është tjetër gjë krijimi,
si projekt i një gjeniu,
tjetra Jetë-pa pikë dyshimi,
është fantazi njeriu!

A.DUKA

January 29, 2018 11:47
Komento

15 Komente

  1. Lleshi January 29, 12:36

    Ke ngateruar Perendine
    qe te leu dhe te polli
    qe beri Nje te Riun
    dhe Njeri emrin ia solli

    Shqip i dashur ke folur
    po Shqipen nuk e kupton
    se ZOT d.m.th. Te Zoni
    Tingull flet , tingull s,degjon

    Se Zemra kur troket
    ne Shqip eshte ZE ME RA
    A mund te kete per Njeriun
    veshe me te medha ?

    Tingulli , Zoni , miku im
    eshte krijuesi i gjthckaje
    I Pari N’Die ty ta la
    s’eshte kenge tallavaje !

    Eshte labçe e rende shume
    sa gjithcka ngre edhe rrezon
    Eshte Dri qe i themi lume
    ndaj Gjithesia gjallon !

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune January 29, 13:05

    Beno, dmth edhe sala persosmeri, keshtu i bie… Beno, se je shkolla e vjeter, besimi eshte pasivitet, besimi verber eshte roberi prandaj njeriu duhet te gezoje lirine pa asnje fuqi te “mbinatyrshme”, mos vidh e mos vra i thote prindi femijes dhe nuk ka pse te vije nga lart. po jemi gjysma kafshe e gjysma inteligjence se evolucioni vazhdon dhe ndaj nuk ecin gjerat si duhet akoma, deshtoi dhe komunizmi se mbeshtetej vetem ne ndergjegje, sa per persosmeri ne planete dikur Marsi kishte uje, dmth dhe jete ndoshta, sot shkretetire ne siperfaqe, ku iku ajo persosmeria, hena qe thua ti eshte jetike per ne por prandaj ka jete sepse gjerat u bene si me dore por nderkohe ai rrobaqepesi lart nuk i beri gjerat ne miliona e miliona galaktika te tjera, si krijoi gjithe keto raca te krijonte dhe aliena qe ti kishim prane. jo se nuk ka, me siguri ka dhe aliena se probabiliteti e garanton kete gje. Por hena jone i dashur largohet si rrjedhoje e centrifuges cdo vit pak centimetra dhe do vije nje kohe qe do jete aq larg nesh sa efekti do te ndryshoje dhe toka do lekundet si lavjeres… ku iku persosmeria atehere!

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 January 29, 13:34

    “A ekziston një Fuqi Supreme mbi jetën tonë?!”
    po beno po!!
    janullatosi mëkëmbësi i greqisë së madhe!!
    jepi beno jepi!!
    mbylle gojën!!

    Reply to this comment
  4. Artemisa January 29, 14:01

    Per ty ” poet” fuqi supreme ka qene, eshte dhe do te jete Enver Hoxha.
    Nuk ka asgje te keqe, mbaje dhe gezoju, por boll helmove ata qe Zoti nuk u dha gramet e duhur te truve, ata qe lumturohen sa here ti shkruan.

    Reply to this comment
  5. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve,mizat e kalit dhe avoketerit e ligesise. January 29, 15:12

    O ateiste,qe Zoti egzisto,ju duhet ta dini dhe besoni,se Enver hoxha c’varrosi soke e miqe,por dhe ate e cvarrosen te tjere,ata qe vete ai ushqeu.Dhe kjo nuke ishte nje shperblim i sherbetorit ndaj padronit,pore ishte mos harrimi i Zotit per borxhin e pa lare.Nga fundi ngrihen pushtetare dhe kjo jo nga dija si te paditur e te nxene qe ishin dhe jane,por nga etja per t’u ruajtur pushtetet nga pangopesia.Zoti nuke eshte nje prodhim anarshie,por nje prove e provuar miresie nga popujt ne shekuj.Dhe se fundi,Enveri,Ramizi,Fatosi,meta,majko,berisha,e rama,nuke erdhen nga dituria,aqe sa te zgjuarit e te ndriturit dhe te urtet t’i skuqeshin duar nga mrekullia!,Jo,ata i pruri Zoti per ti pare e provuar se sa vuajne nga pangopesia e ligesia,dhe per ti kujtuar popullit thenjen populore sipas kokes vendos qylafin.Kur populli do ta kuptoje e besoje se e mira me te mire shperblehet,vetem atehere do te kemi udheheqes te mire,qe bukes i thone buke dhe ujit uje ,dhe popujt linden vellezer.Se fundi Zoti vonon por kurre nuke harron te ndeshkoje te ligun,sado leke te piset e pushtet brenda djallit qe te kene,para Tije te gjithe jemi ASKUSHI.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 29, 16:30

      “O ateiste,qe Zoti egzisto,ju duhet ta dini dhe besoni”
      meqënëse e the ti?!
      që sot po filloj e po besoj dhe unë!!
      çmu desh që e vazhdova leximin”he se fundi,Enveri,Ramizi,Fatosi,meta,majko,berisha,e rama,nuke erdhen nga dituria,aqe sa te zgjuarit e te ndriturit dhe te urtet t’i skuqeshin duar nga mrekullia!,Jo,ata i pruri Zoti per ti pare e provuar se sa vuajne nga pangopesia e ligesia,”
      pra po e besoj se nuk paskan pasur faj aspak duke filluar nga enveri o më parë,e deri më sot!!bile bile as ata të nesërmit!!
      faji qënka komplet i zotit!!
      atëherë unë nuk po shkoj më të votoj,nuk do të dal më në demostrata,bile nuk do të shkruaj më!!
      shko mor debil!!
      ps:nuk është fji tim!
      ka qënë dëshira e zotit që unë të të them debil!!

      Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. January 29, 19:24

        O anticensur,ti derdellis ngase krimet makabre te diktatures komuniste e persekutoret ne to nuke jane denuar akoma,dhe kjo nuke don as mend dhe as kalem.O debil i mbarsur ne zyrta e epsheve te diktatures komuniste e te mostrave te saje,gjithmone nese nuke gaboj,qe si dje dhe sot PPSH=PS-PD-L,leshi,S,sumes I lirit,azhdojne t’u bejne nenen dhe ju i shkoni pas.Po ku e kishte te miren ateizmi tek masakrat ne mes shokeve te armeve dhe nenavve te tyre,qe ja kaloje dhe nazifashizmit per nga krimet makabre ne vite,apo tek te berit fatosa e pionere te Enverit?Sa per fajin qe i ngarkon Zotit, ti o mizekali e mije kenetash Zoti sipas kokes ju ka vendosur,sikurse dje dhe sot kapelen,dhe kjo nuke do te thote fajesi,pore shperblim per perdhosjen e moralit dhe dinjitetit njerezor.Babai i pavarsise Ismail Bej Qemali ka thene;nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe flen VDES.Dhe kjo jo nga mungesa e dijes,por servilizmi e pafytyresia jasht c’do morali njerezor.Beson apo nuke beson ti,ky nuke eshte faji im,por pasoje e servilizmit,amoralitetit dhe e lekeve te piset nendore.Prit se nuke keni pare gje akoma,atehere kur do te bie mbi kurriz,vetem aktehere ti sikure shume ateiste kerkuan Zotin per ndime.Beso e bindu,se Zoti fal,por dhe te ndeshkon kure behesh nje me djallin.Dhe se fundi Ti duhet te shkosh te demostrosh,por jo per derr ne thes,apo per te ricikluar boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,por ti thuash NDAL kesaje politike qeverisese,sa amorale aqe dhe bashkeudhetare me boten e krimit e korrupsionit ne dite vite.Protesto vetem ne emer te maralit e dinjitetit dhe progresit njerezore,vetem atehere ke bere me te miren e mundeshme per veten,familjen dhe popullin.si dhe Zotit qe besojne mbi 4,7 miljard njerezish.Repekti per shumicen qe beson eshte dije e kulture,kurse perdhosja eshte jo vetem injorance,por dhe bashkefajesi.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 January 30, 11:17

          O COPË IDIOTI
          po na ha gërku,po na tradhëtojnë politikanët tanë,kurse ti ha mut për krime diktature,krime kuislingësh,krime zogolljane,krime berishjane!!

          idiot,ose bashkpuntor me tradhëtinë!
          vendos në kë krah je!!
          çthem dhe unë!!
          në të dyja rastet je në krah të gërkut,ashtu si ke shkruar!!

          Reply to this comment
  6. katarakti January 29, 15:27

    E ke qare, si gjithmone i dashur Arben edhe kete poezi fillozofike. Por nuk jam dakort me ty kur thua se Zot ka, por jete tjeter nuk ka! Ne rast se ka Zot, me siguri qe ka edhe jete tjeter. Madje edhe ne rast se nuk ka Zot, mund te kete nje jete tjeter. Sepse Trupi dhe Shpirti, ka mundesi qe te jene dy entitete te ndara dhe te pavarura nga njeri – tjetri. Gjithmone e me shume po flitet e diskutohet per mbijetesen e shpirtit gjate vdekjeve klinike. Une nuk e konsideroj sot veten as si Deist dhe as si Ateist. Kam zgjedhur “te mesmen e arte”: agnosticizmin. Por jo per oportunizem. Por si rrjedhoje e reflektimeve dhe leximeve qe kam bere.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 29, 16:37

      githçka është e mundur!!
      çdo mendim fillozofik,çdo hipotezë sado e shtyrë nuk mund të hidhet poshtë 100%,prandaj mund të themi se mund të egzistoj gjithçka!!
      unë personalisht mbetem tek ajo se nuk ka as zot as shpirt të ndarë nga trupi!!
      nëse njëri shkon për lesh ka shkuar dhe tjetri!!
      nëse shkon sot,nuk ka këthim nesër!!as lart as posht!!
      nag balta në baltë,pra nga atomi në atom!!
      “te mesmen e arte” ta besoj që nuk e ke për oportunizëm,për meindimin tim e ke sepse je në mëdyshje!!
      as andej as këndej!!

      Reply to this comment
  7. sapa January 29, 17:52

    Sigurisht qe ka biles jane dy zoter.Njeri eshte i paqes dhe miresise dhe tjetri i luftes dhe poshtersise.Ky i dyti eshte i plotfuqishem!Ate tjetrin se pyet kush.

    Reply to this comment
  8. Arberi January 29, 20:11

    Poeti Duka ka 100 % te drejte, por tek dy strofat e fundit kur flet per jeten tjeter, duhet te rishikoje konceptin.

    Ne pamje te pare duket se ka nje kontradikte, pra poeti pranon se gjithshka eshte persosmeri por perderisa gjithshka eshte ne harmoni perfekte, me piketa siç shprehet autori, atehere i bie gabim te kritikohen njerez si hitleri, berisha, etj (rastesi krahasimi ketu, se prof berisha nuk ishte fare ne nivelin katastrofal te prof adolfit), dhe në te ardhmen i bie qe poeti te mendohet jo dy here, por 10 here apo edhe me teper, para se te ulet te shaje politikanet.
    E parë kete menyre i bie qe bota te jete nje Teater i Madh dhe ne te gjithe pa e kuptuar te jemi ne role !
    Edhe kjo teori ekziston, bile edhe ne popull kur thuhet jo rralle qe gjithshka eshte e shkruar.
    Por aq sa arrijme te njohim duket se gjithshka ne natyre dhe jete eshte aq hollesisht e sinkronizuar dhe e harmonizuar sa ne kurre nuk do jemi ne gjendje ta kuptojme,
    Ketu kur pranojme kete sinkronizim duhet te kuptojme qe cfare ndodh ne jeten tone apo jeten e te tjereve, ndodh edhe per shkak te mendimeve dhe veprimeve tona, dhe ketu ndeshemi prap me persosmerine ne kuptimin qe gjithshka qe ndodh eshte ne harmoni me gjithshka, me mendimet, vendimet, dhe veprimet e te gjitheve. Menyra si Ekuilibrohet dhe harmonizohet gjithshka, konsiderohet me te drejte si persosmeri,

    Rastesia nuk ekziston, dhe jeta, udhehiqet dhe rregullohet nga forca fizike qe nuk mund ti njohim, bile edhe Ajnshajni i madh e konstatonte ekzistencen e nje realiteti tjeter fizik por te panjohur.

    Ajo qe ne duhet te kuptojme eshte se konceptet e njohjes i kemi te limituara aq sa na duhet per mbijetesen e species, specieve, jetes, prandaj edhe ngelim pa pergjigje para natyres, psh nuk e konceptojme dot se si hapesira nuk ka fund etj

    Reply to this comment
  9. Kasandra January 29, 22:38

    Ainshtaini për Zotin
    Besimi fetar njihet ligjërisht si një nga të drejtat e njeriut. Ai është personal dhe privat, qoftë edhe kur nuk i beson “priftit të fshatit”. Babai im thoshte që “klerikët janë si punonjësit e shtetit, disa janë të mirë, disa nuk janë aq të mirë”, d.m.th., jo aq të ndërgjegjshëm për punën që duhet të bëjnë dhe, ashtu si Z. A. Duka, besonte te një fuqi e mbinatyrshme që shënon një besim më të moderuar të besimtarëve modernë si rezultat i interpretimit të ndryshëm të botës dhe dijeve rreth saj. Në jetën dhe veprimtarinë e ateistëve ekzistenca qoftë edhe e një fuqie supreme nuk ka kuptim prandaj ata janë të çliruar nga besimi fetar. Ainshtainin e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme, ndërsa ai vetë e ka parë “Zotin” si një “dobësi njerëzore”. Ai e shpjegon këtë mendim të tijin nëpërmjet shembullit të një fëmije i cili futet në një bibliotekë të madhe me shumë libra dhe nuk di kush është autori dhe në çfarë gjuhe janë. Si konkluzion njerëzimi dhe shkenca, ashtu si fëmia, kanë akoma shumë rrugë për të bërë e pengesa e padituri për të kapërcyer brez pas brezi për të arritur tek e panjohura superiore. Përsosmëria që përdoret si fakt për ekzistencën e një fuqie supreme ka marrë përgjigje me kohë nga shkenca megjithatë ka institucione fetare që e propagandojnë atë teori pikërisht duke interpretuar vetitë e veçanta të specieve për tu vetëmbrojtur përfshirë edhe njeriun si dhunti e Zotit jo si zhvillim krijues i evolucionit.
    Në librin më të ri artistik të autorit Dan Brown ka vëzhgime interesante për botën që na rrethon dhe botëkuptimin modern për krijimin e saj, ecurinë deri sot dhe të vërtetën fetare dhe atë shkencore mbi bazën e fakteve dhe të opinioneve që paraqesin personazhet e tij në paqe apo në luftë me njëri tjetrin deri edhe për jetën e tyre. etj. Nëpërmjet një fabule intriguese luftojnë dhëmbë për dhëmbë feja dhe teknologjia moderne për të sqaruar “nga jemi nisur e ku po shkojmë”. Aty gjen të shprehura të vërteta aksiomatike si për shembull: “Njerëzit nuk shkojnë të bëjnë luftë për shkencën, ata bashkohen rreth saj.” (f. 89). Kasandra.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 11:32

      një gabim të vogël ke kasandra
      “Besimi fetar njihet ligjërisht si një nga të drejtat e njeriut. ”
      e drejta e besimit fetar njihet dh mbrohet ligjërisht!!
      ashtu si e drejta e besimit JOFETAR!
      i një mëndje me ty,por ” Përsosmëria që përdoret si fakt për ekzistencën e një fuqie supreme “,këtë që ti e quan “PËRSOSMËRI”në të vërtetë nuk ekziston!!
      gjithësia është një kaos,ku lindin dhe vdesin yje galaktika,etje!!
      ku pavarsisht kohës që ne njohim asgjë nuk është perfekte!për një arsye të vetme!!
      sepse nuk ke një gjë perfekte,ose më lartë,për të bërë krahasimin!!
      pra dhe zoti,një fantazi tona;të paktën deri tashti,nuk dimë që dikush,specie, tjetër të besojë ose të ketë të njëjtën fantazi si ne;prap nuk është perfekte!!dhe në këtë fantazi ne kemi probleme!!probleme që me sofizmat tona e rrumbullakosim deri diku!!
      sado që të shkojë shkenca përpara!?
      prap nuk ka për të vërtetuar asgjë të mbinatyrshme!!
      po shkoi pas,shkenca?!
      atëherë do të vërtetohet shumë shpejt se ZOTI EGZISTON!!
      mjafton pak dhunë fizike dhe mendore dhe do të shohësh se arrihet rrezultati i kërkuar!

      Reply to this comment
  10. anticensurë25642654 January 30, 11:20

    mund të themi se kemi akoma kohë për ndaluar këtë tradhëti!!
    të paktën ne njerzit e thjeshtë nuk duhet të heqim dorë si e kemi bërë zakon deri tashti!!
    ky nuk është një lajm që duhet të egzistojë vetëm për tre ditë!!
    këtu duhet të bashkohemi të gjithë!!
    demo,info,mirel,tartuf,etje etje!!
    nuk duhet të ndalojmë së komnetuari kundër kësaj ndyrësie tradhëtie që po i bëhet shqipërisë!!
    mbani mënd këtë fjali të grekut:
    “PËRMBAJTJA E NEGOCIATAVE INSTITUCIONALE NUK MUND TË PUBLIKOHET DERI SA TË KETË NJË REZULTAT TË PARË ESENCIAL”
    ne nuk duhet ta lejojmë të bëhet FAKT I KRYER!!
    shkruani në çdo shkrim,shukruani në çdo shkrim të kujtdo analisti,pavarsisht se nuk ka lidhje me këtë temë!
    shkruani kundër TRADHËTIS QË PO NA BËN POLITIKA SHQIPTARE!
    të mos harxhojmë kohën për të treguar sa të mënçur dhe se sa dimë,se ç’anë ka të drejtë a cila gabim!!nuk i hyn në punë kujt!!
    të përpiqemi të shpëtojmë coptimin e ri që po i bëhet shqipërisë!
    të mbrojmë veten tonë!!
    të marrim shëmbull nga fqinjët tanë,që nuk kanë lëshuar ASGJË,që vetëm kanë përfituar nga NE!!

    beno lëri fillozofitë dhe mbro shqipërinë!!
    beno mos u rreshto në krahun e atyre që ke sharë deri dje!!
    mos bëj të njëjtin gabim faj që kanë bër ata që e kanë kantandisur shqipërinë në një “glasë zogu” në hartë!!
    nesër do të jetë vonë!!
    shumë vonë!!
    nuk do ta korigjojmë dot më!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim