A ekziston një Fuqi Supreme mbi jetën tonë?!

Arben Duka November 28, 2015 15:34

A ekziston një Fuqi Supreme mbi jetën tonë?!

Në s’besoj priftin e fshatit,
biles edhe vetë Dhespotin,
kjo gjë nuk e prish aspak,
marrëdhënien time me Zotin!

Ka shumë priftërinj në fshat,
që kanë qenë çobenj me dhi,
ësht’ sakrilegj t’i dëgjosh,
të flasin për Perëndi!

Ka tek-tuk dhe të kënduar,
s’them që janë të gjithë beter,
por unë flas direkt me Zotin,
nuk më duhet një sufler!

Për ekzistencën e Zotit,
s’janë të gjithë në unison,
por është fakt që dhe Ainshtajni,
ekzistencën s’ia mohon!

Për Ainshtajnin pak a shumë,
jemi gjithë të një mendimi,
se është mëndja më e ndritur,
që ka lindur njerëzimi!

Unë nuk jam në një udhëkryq,
s’bëj për Zotin thashetheme,
pa dyshimin më të vogël,
besoj në fuqinë supreme.

Besoj në fuqinë supreme,
ne nuk jemi këtu kot,
emri s’ka shumë rëndësi,
në është Jehova a Zot!

Shpesh jam prirur në mendime,
mos besoj në rastësi,
se i gjithë zinxhir’ i jetës,
është një përsosmëri!

Unë bëj deduksion mendimi,
dhe nuk mundem kot t’ia fut,
po Planeti dhe Natyra,
ka një rregull absolut!

Ka një rend krejt të përsosur,
piketa të palëvizshme,
në një kohë të pasosur,
harmoninë më të mahnitshme!

Të gjitha përsosmëritë,
që shikon në jetë njeriu,
janë një rastësi fatlume,
apo një projekt gjeniu?!

Një ide që qarkullon,
më duket pakëz me mjegull,
pas rrëmujës më të madhe,
u vendos ky super rregull!

Dua vetëm të përmend,
një plan nga të gjitha planet,
pse një Hënëz aq e vogël,
komandon gjithë oqeanet?!

Pa baticën dhe zbaticën,
detet do të qenë një gjol,
dhe Hëna është krijuar,
pikërisht për këtë rol!

Sa dyshoj e sa besoj,
nuk ngutem t’i hedh në letër,
po ekzistenca e Zotit,
s’ka lidhje me Botën Tjetër!

Është tjetër gjë krijimi,
si projekt i një gjeniu,
tjetra Jetë-pa pikë dyshimi,
është fantazi njeriu!

Pranoj dhe evolucionin,
dhe qëndroj në dy ekstreme,
them se dhe atë e bëri,
e njëjta Fuqi Supreme!

Mes dyshimit dhe besimit,
ecën jeta njerëzore,
ca besojnë darvinizmin,
ca në qenien superiore!

Arben Duka November 28, 2015 15:34
Komento

11 Komente

  1. LOVE P A R I S November 28, 16:13

    Bejtexhiu
    po nuk e keni diten e Flamurit sot ?
    po me corodisni …
    mos ju dalin ne enderr gjithe ata firmataret e Pavaresise qe pushkatoi partia juaj ..si
    LEF NOSI ,SHEFQET DAIU , DERVISH BICAKCIU , QEMAL KARAOSMANI
    IBRAHIM SHEH KARBUNARA ….etj etj …
    mos valle per shkak te ketyre ,keni nje si anashkalim ,ju ka zene dhimja e barkut dhe ngelet duke shkruar vetem per deshmoret qe partia i vrau …?
    nejse , ju nuk keni zot ,vetem parti ke [as fe as atdhe ]
    dhe evolucioni nuk ka funksionuar te njeriu i ri i reformuar

    Reply to this comment
    • shqipe November 28, 17:54

      Per mikeshen time, Love PARIS!…
      ***
      FLAMURI

      Ne nentor me dore te hekurt,
      Skenderbeu te valviti.
      Ne nentor dhe Plaku Vlores,
      maje shtize prape te ngriti.

      Te ka hije krenaria,
      ne palet e kuqe flake.
      Brenda paleve historia,
      germat ka ngjyer me gjak.

      Flak’ nga flaka e te pareve,
      palet qe largojne rete.
      Gjith’ nuri i baballareve,
      Shtiza jotepret rrufete.

      VLORA

      Vlore deteve ngjyruar
      Puthur valesh,rrahur dallgesh
      Vlor’ o flamur flakeruar
      Vlore,flakeruar flakesh.

      Vlore,mengjezeve zgjuar
      Sa e ndritur,aq e ditur
      Vlor’ o zonje e burreruar
      Ballin lare me ar te situr.

      Flas me vete i menduar
      Sa here henen shof te ngrene
      Mos vall’ Vlora e bekuar
      Esht’ nje copez hene e rene?!

      Se dhe Hena,por dhe Vlora
      Vendin,kurre pa drit’ s’e lene
      Njera bardheron si bora
      Sa here tjetren, rete e zene…

      NE VORREZAT E KOMBIT

      Pran’ e pran’ e sup me sup,
      flen bijt’ e Shqipris.
      Bijt’ e netorit te kuq.
      Ata qe pine nje sise.

      Nena permbi ta rri zgjuar,
      i shikon e shuan mall.
      Kujdeset mos jane zbuluar,
      mos renkojne nga ndonje plage…

      Reply to this comment
  2. Dardhari November 28, 17:59

    Ju qe mbani nofken ” Love Paris ” pse nuk te pelqejne keto ” Bejte ” te Dukes na trego qe te mund te besh me te bukura ! Dukakis nuk ka mohuar qe eshte ” komunist ” dhe vazhdon e godet ” komunistin ” Rama ne cdo veprim te gabuar qe ai ben mos valle nuk te pelqen as kjo apo je Budallallepsur nga ” Demokrati ” qe permbysi Komunizmin
    Ju keta qe jane si kameleone ju pelqejne se ata flamujt i kane te ngjyrave te ndryshme prandaj ti nuk ke Bythe te hedhesh poshte nje lis si Duka se para tij ti je nje cope Bajge
    Te fala nga Dardha ne qofte se e di ku bije.

    Reply to this comment
  3. katarakti November 28, 18:40

    Ben Duken disa duan ta ulin duke e gjuajtur bejtexhi. Per mua, qe e kam ndjekur prej vitesh me kujdes dhe deshire, ai nuk eshte vetem vjershetor, por edhe Fillozof. Dhe e kam verejtur kete dhunti te tij prej kohesh. Ne vjershat e tij ka me shume thellesi mendimi se ne shume deklarata politikanesh apo edhe njerezish te zakonshem. Ka nje rregullsi dhe harmoni ne natyre sa qe te le pa mend. Por ka po ashtu edhe shume vuajtje dhe egersi qe une nuk e kuptoj se si eshte projektuar apo lejuar te ekzistoje?! Ne kete poezi nuk jam dakort me Duken kur ai pohon se edhe ne ka Zot nuk ka jete tjeter. Vetesisht kam bindjen se nese ka nje Krijues, ka me siguri edhe nje jete tjeter. Por pyetja qe do mbetet ne jete te jeteve pa pergjigje eshte: Po a ka vertet nje Krijues?

    Reply to this comment
  4. iliri tjeter November 29, 02:00

    Po si nuk u lodhe o Arben Duka, si nuk u lodhe duke shkruar gjithmone me vargje tete (apo shtate) rrokesh? Po ndroje o njehere vargun! Po keto bejte qe shkruan ti, nuk jane me te mira se sa te disa komentuesve qe hera heres bejne vargun shume me te mire se tendin!
    Po keto “vargje” qe ben ti jane as me shume e as me pak por jane tamam si ato rromuzet qe hedhnin krushqit ndaj njeri tjetrit ne dasmat e krahines tende.
    Le pastaj rima! Rime trak e truk sa e lodhen lexuesin.
    Shkruaj ore me vargje me numur rrokjesh te ndryshem qe te kene muzikalitet.
    Ne se nuk e ben kete, te ndryshosh vargun, atehere je thjesht nje bejtexhi i pakenaqur ose nje dasmor i dehur dhe kursesi nje poet ashtu si perpiqesh te na mbushesh mendjen!
    Thjesht keshilla te nje lexuesi pa asnje dashakeqesi ndaj teje.

    Reply to this comment
  5. LABI November 29, 04:34

    Per shume vjete nuk degjuam
    ndonje hoxhe te kendonte,
    askush nuk u fal me prifte,
    kur ne boten tjeter shkonte!

    Dikush thote se ka nje Zot,
    per mua eshte alibi,
    se ata qe shkruan biblen,
    nuk besojne ne perndi!

    Se ata qe shkruan biblen,
    me pas shkruan dhe kurane,
    e nuk eshte rastesi,
    kishe e xhami tok i kane!

    Si cdo liber qe eshte shkruar,
    ka shume plure, e realitete,
    vertete s’arij ta kuptoje
    pse genjehet ky milet?

    Anijet, kozmosin pershkojne,
    gjeniu Ainshtajn e gjeti,
    shkenca fort po trumpeton,
    por ende s’bindet mileti!

    Per kuranin dhe per biblen
    jane ndare fifty- fifty,
    gjysma falet sot te hoxha,
    gjysmen tjeter e psale prifti!

    E po ngrihen te dy palet,
    si stuhite e tsurnamit,
    gjaku qe vertete po derdhet,
    ja kalone oqeanit!

    Reply to this comment
  6. aqo November 29, 05:01

    ” katarakti” te pershendes per komentin e sakt qe ke bere.Une mendoj se behet fjale per nje Krijues abstract,keshtu qe s’ka per t’u shfaqur kurre.Me mire te perpiqemi t;a jetojme kohen qe jemi gjalle,se sa te vrasim mendjen ka apo s’ka nje Krijues.

    Reply to this comment
  7. Natyralisti November 29, 11:01

    Zot e deli Zot ka qënë,është dhe do të jetë shkenca reale,shkencat ekzakte.Të gjitha kultet fetare nuk janë gjë tjetër veçse përbëjnë pluralizmin partiak fetar me synime edukative religjioze.Statutet e tyre partiake fetare shprehen në predikimet e tyre religjioze,në Biblën,Kuranin etj. Dymijë e ca vjetë më parë nuk ekzistonin kulte fetare por vetëm ide,koncepte dhe përfytyrime shkencore natyraliste tek filozofët natyralist Grekë dhe shumë shekuj më parë tek Kinezët,Indianët dhe Arabët.
    Konceptet dhe organizatat fetare u krijuan me predikime dhe hamëndësime të pa vërtetuara deri sot e kësaj dite,madje ne fillimet e tyre me imponime të dhunëshme ndaj kundërshtarëve të tyre shkencëtarëve dhe filozofëve natyralistë.Kjo dhunë arriti kulmin në periudhën e mesjetës kur feja mori pushtetin dhe ushtroi një dhunë të pa parë ndaj pikëpamjeve dhe mendimeve të kundërta me ta,duke zhdukur dhe djegur në stivën e druve çdo person,shkencëtar a filozof që shprehte pikëpamje a mendime të kundërta me ta,pak a shumë si xhiadistët sot.Kjo dhunë terroriste ndikoi në frenimin e zhvillimit të shkencave natyrore dhe sociale deri në periudhën e Rilindjes në Europë që pasoi në shekullin e 18-të e më pas.Si pasojë e terrorizmit fetar mesjetar,në atë periudhë nuk ka patur asnjë zhvillim apo zbulim shkencor,është periudha më e errët dhe kriminale në historinë e njerëzimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*