Manastirliu: AH1N1 nuk është grip derri

February 5, 2019 16:15

Manastirliu: AH1N1 nuk është grip derri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Top Talk” deklaroi se në Shqipëri nuk ka grip derri.

“Duhen lexuar më pak portalet. Nuk po qarkullon gripi i derrit që ka qenë 9 vite më parë, por një virus sezonal normal. Gripi cilësohet si i grupit A, me nëngrupin H1N1, por jo grip derri”, tha Manastirliu.

Më tej, ministrja shpjegoi se “ekspertët e ISHP-së thonë se nuk jemi në epidemi të gripit, por qarkullim me intensitet mesatar i virusit”.

“Ka 19 000 persona të prekur dhe kjo shifër nuk e bën epidemi. Gjithsesi, po marrim masa paraprake që të mos ketë komplikacione të rrezikshme të gripit”, u shpreh Manastirliu, e cila theksoi se në rastin e 3 viktimave nga gripi, kanë qenë persona me komplikacione të tjera.

o.j/dita

February 5, 2019 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin