A është Berisha në listën e zezë të Departamentit të Shtetit?

February 1, 2019 11:30

A është Berisha në listën e zezë të Departamentit të Shtetit?

Nga Bedri Islami

Kishte që në seancën e së hënës që diçka rrinte pezull mes shefit të qeverisë së tashme, Edi Rama dhe ish kryeministrit, Sali Berisha. Diçka që dukej se ata, të dy, e dinin, por pritnin një moment tjetër për të thënë më tepër.

Nëse disa ditë më parë ishte një aluzion gjysmë i hapur, për “një mesazh që kishte marrë Berisha nga autoritete të larta të një vendi të fuqishëm“, në seancën parlamentare të ditës së djeshme, jo rastësisht dhe jo papritur, gjërat u thanë më hapur. Dhe u thanë në mesin e një tensionimi brutal, jashtë çdo parametri parlamentar, për të mos shkuar më tej, përmes një harbutërie që nuk kishte lidhje as me çfarë ishte shtruar për diskutim, as me atë që pritej të miratohej.

Tensionimi erdhi pasi Rama e provokoi Berishën me një pyetje që ka të bëjë me raportin që ky i fundit ka me drejtësinë dhe SHBA-të, duke nënkuptuar se Sali Berisha nuk mund të shkojë më në Amerikë.

Pyetjes së Ramës “Sali a e kalon dot oqeanin”, Berisha  iu përgjigj duke i thënë “me SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku s’mund të arrish t’i kurrë Edi Rama”.

Ishte njëra ndër ato përgjigjet që nuk thonë asgjë dhe që lënë të nënkuptohet shumë më tepër nga ajo që është menduar.

Dukej se kishte një qëndrim të ri në raportet mes ish shefit të qeverisë dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, megjithëse asgjë nuk ishte thënë publikisht.

Në pyetjen drejtuar Ambasadës Amerikane në Tiranë, nëse ndaj Berishës dhe familjes së tij ishte vendosur një kufizim i tillë, erdhi edhe përgjigja standard se:

“Është politikë e Shteteve të Bashkuara që raste individuale vizash nuk mund të komentohen”.

Kështu ambasada Amerikane nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka përgënjeshtruar lajmin.

Si qëndron e vërteta?

Sipas informacioneve të klasifikuara dhe që tani për tani janë gjysmë tabu, ndaj familjes Berisha prej rreth 20 ditësh është ndaluar udhëtimi i tyre në Shtetet e Bashkuara, megjithëse ende asgjë konkrete nuk është konfirmuar.

Nëse kjo ka ndodhur, pyetja më e thjeshtë do të ishte: çfarë e detyron një shtet të fuqishëm të ndërmarrë masa drastike ndaj një politikani të njohur dhe drejtues në institucionet më të rëndësishme të shtetit, siç është Sali Berisha?

Përse ai mund të ketë të njëjtin fat si edhe i mbrojturi i dikurshëm i tij, ish prokurori i përgjithshëm, Llalla, për të cilin opozita desh hodhi në erë parlamentin, përmes një grushti të vockël parlamentar?

Çfarë e bën figurën e Berishës , e më pas, të familjarëve të tij, të padëshiruar për Departamentin e Shtetit?

Berisha, pa shkuar në kohët e largëta, ishte dhe vazhdon të mbetet kundërshtari numër Një i reformës në sistemin e Drejtësisë. Ndërkohë që ky sistem është, më shumë se gjithçka tjetër, vepër e Departamentit të Shtetit. Ishte dhe vazhdon të jetë një kundërvënie e hapur, e furishme dhe e vazhdueshme e politikës së opozitës kundër Reformës në Sistemin e Drejtësisë, dhe do të jetë e natyrshme që prijëtari i kësaj lëvizje antireformë, të kishte ndëshkimin e tij.

Nga ana tjetër, që në krye të herës, Berisha, megjithëse në fjalorin e tij politik ka qenë gjithnjë mbështetës i politikës amerikane, në fakt ai ka vepruar shpesh herë, në mos gjithnjë, si kundërshtar i saj. Për të shkuar më tej: si shantazhues i saj.

Që në vitin 1996, duke u paraqitur si njeriu që mund të ndezë vatrat e konfliktit në trevat e banuara me shqiptarë, sidomos në Kosovë, ai është përpjekur që, pas „dorës së tij të fortë“, të tregojë se është i vetmi politikan që ka në duart e tij edhe zjarrin e luftës, edhe puplën e paqes, por që në fakt, mbështeti luftën e regjimit të Millosheviçit, duke qenë si pasvijë financiare dhe logjistike e tij në luftën në Kroaci e , më pas, në Bosnje.

Kabllogramet e ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të cilët u bënë të gjithë “armiqtë“ e Berishës, kanë dëshmuar se pas shumë akteve destabilizuese qëndron Berisha dhe një gardë e stërvitur mirë nga njerëzit e tij, të cilët, jo vetëm për të pushtetit, por edhe nga lidhjet e mëhershme me strukturat serbe në trevat shqiptare, kërkonin t’u bënin hapësirë lobimeve prosllave, çka ishte e vazhdon të jetë në kundërshtim me politikën amerikane në rajon.

Edhe këto ditë të fundit, duke vazhduar të njëjtën linjë dhe për ta pasur si mbulesë në veprimet e tij destabilizuese, Berisha ka marrë rolin e nacionalistit të flaktë në çështjen e Kosovës, ku ka qenë gjithnjë e larguar nga aspirata e vërtetë e shqiptarëve dhe ka afruar zgjidhje që binin dhe bienë ndesh me politikën euroatllantike.

Qëndrimi “nacionalist“ i Berishës nuk ka të bëjë me retorikën e tij për një shtet të dytë shqiptar të fuqishëm, aspiratë të cilën ai nuk e ka pasur asnjëherë në linjën e tij politike, por si një garanci, e përdorur edhe më parë se, në rast të veprimit të pritshëm të SPAK-ut, familja e tij dhe disa njerëz rreth tij, nuk do të preken. Ky lloj presioni që në ndonjë rast zinte vend, si pas ngjarjeve të 21 janarit, tashmë është një lojë me letra të ditura dhe që, në administratën e re amerikane, nuk ka dukje dhe as ndikim. Është një lojë e vjetër, kartat janë të djegura.

Për Departamentin e Shtetit, prej shumë kohe, ka qenë e ditur se, destabilizimi i Shqipërisë, ligjet thuajse gjithnjë, me klasën politike të zvetënuar, të korruptuar, agresive dhe të gatshme për të përmbysur një gjendje. Njeriu që i prin kësaj rryme që ka zaptuar politikën e vendit dhe ka infektuar edhe një brez të ri politikanësh, në kundërshtim me stabilitetin financiar dhe politik, është Berisha. Për Departamentin e Shtetit, si duket, më në fund, është bërë e qartë se, pa largimin nga skena e politikës e “bulldogëve kafshues” të politikës shqiptare, as vendi, as financat e tij dhe as detyrimet e shtetit shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare ku bën pjesë Shqipëria, nuk mund të realizohen.

Edhe në ditët e fundit, më tepër se askush tjetër, është pikërisht Berisha, i cili, haptas, pa asnjë drojë dhe si mesazh i hapur për qëllimet e politikës amerikane në Shqipëri, bën thirrje për destabilizimin e vendit, për përmbysje me dhunë të qeverisë, bën thirrje për revansh dhe, si nuk mund të ndodhë, për tërheqje zvarras të politikës qeverisëse. Gjuhën dhe politikën e tij hakmarrëse dhe destabilizuese e ka përcjellë edhe tek lideri i tashëm i opozitës, Basha, që, po ashtu, përmes thirrjeve të jashtëligjshme bën thirrje për të hedhur në lumin e Lanës shefin e qeverisë.

Shqipëria dhe Kosova, përgjithësisht vendet ballkanike, janë prej disa kohëve një pikë referimi e politikës së jashtme amerikane, e cila, ashtu si nuk lejon që politikanë destabilizues dhe me akuza të rënda në karrierën e tyre, si vrasjet e 21 janarit, tragjedinë e Gërdecit, ku janë të pranishëm dhe urdhër dhënës Berishajt, ashtu nuk lejon që karta e një nacionalizmi fals të ndezë një vatër të re zjarri, vetëm që të mos jenë një ditë të ardhshme pjesë e dosjeve të SPAK-ut.

Në të vërtetë fillesa e këtij institucioni ende në formësim , si duket, do të jetë pikërisht kjo: vendosja në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të njerëzve të inkriminuar të politikës, mbi të cilët, prej shumë e shumë viteve, qëndrojnë mëkate të mëdha.

Në fund të fundit, nëse kjo ndodh, SPAK , apo edhe Departamenti i Shtetit, po bën pikërisht atë që është pritur të bëjë qeveria Rama dhe që nuk e bëri: ndëshkimin e së keqes dhe hapjen rrugë të një politike të re, thellësisht evropiane dhe në interes të kombit.

Do të jetë Berisha dhe familja e tij shenja e parë e kthesës?

Është tepër e mundshme.

 

February 1, 2019 11:30
Komento

41 Komente

  1. Perkthyesi February 1, 11:49

    Ne te vertete, Berisha. me veprimet dhe bemat e tij te panumerta, ka qene dhe mbetet nje nder armiqte me te betuar te popullit shqiptar ketej dhe andej kufinjve!

    Reply to this comment
    • Eltoni milano February 1, 12:25

      Kusha ta tha ty mami apo motra

      Reply to this comment
      • Bureto February 1, 13:54

        Eltoni nga Milano ke të drejtë. Përkthyesi ia ka futur kot. Në fakt (atij) besoj nuk ia ka thënë as mami as motra, por ka shumë të ngjarë që ta ketë nga koka. Tani, me që nuk besoj se ti do t’ia futësh kot, mund të na bindësh ne të tjerëve që jemi ca të dyzuar, që atë që tha përkthyesi ta hedhësh poshtë me argumenta, se pse Bersha është i kundërti i asaj që mendon ai?

        Reply to this comment
        • Eltoni milano February 1, 14:21

          Ke te drejte
          Fakti me i mire eshte pergjigja e DASH e amerikes sot.

          Reply to this comment
          • 1 February 2, 00:42

            Prit se kalendari 2019 nuk eshte publikuar ende nga Dash.

  2. brrysha salih , eshte Karaputana e Kombit Shqiptare February 1, 12:25

    dhe patjeter qe do perfundoje ne Vrymen e Zeze
    te Halese Njerezimit ,

    si gjithe vllaznit e vet kriminele e terroriste muzllumane

    vec te tjerash ,

    sepse Perbejne nji Rrezik Potencial per Shoqerine Njerezore ,

    fara e djallit salih abdurrahman berrisha ,

    eshte nji bakterie antinjerezore qe duhet te zhduket

    Reply to this comment
  3. american dreams February 1, 12:30

    Per Adriatik Llallen doli ambasadori Donald Lu qe deklaroi refuzimin e vizes per te nga Amerika. Per Sali Berishen doli Edi Rama dhe aludoni se Sali Berishes i eshte ndaluar hyrja ne Amerike. Tani del Bedri Islami dhe pyet e pastaj aludon se Sali Berishes i eshte refuzuar viza ne Amerike. Ka ndonje person a institucion amerikan qe deklaron se Sali Berishes i eshte refuzuar viza ne Amerike? Me gjithe zellin e madh, kjo nuk ka ngjare. Se vertet ambasdada amerikane nuk komenton mos dhenie vize, por ama ambasada amerikane deklaron ne se pyetet ne se i eshte refuzuar a jo viza ish kryeministrit. Ne se pyetet, sigurisht. Por me mire mos pyetet, keshtu dhe enderrat e Bedrinjve per refuzim vize amerikane per Sali Berishen mund te vazhdojne…

    Reply to this comment
    • Bureto February 1, 14:07

      Ambasada amerikane nuk mund të prononcohet, sepse, duam apo s’duam ne, Berisha ka qenë dhe është një politikan që, për mirë apo për keq, i ka dhënë tonin politikës shqiptare, jo pak herë heshturazi edhe me suportin e segmenteve të caktuara të Amerikës. Nëse nuk përdoret gjuha diplomatike në raste si ky atëhere s’paskemi kuptuar gjë fare nga politika dhe diplomacia e të mëdhenjve. Sidoqoftë, Sali Berisha nuk është Adriatik Llalla. Rasti i këtij të fundit, dhe ndonjë tjetri, ishte një këmbanë për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Dhe Berisha, me instikte politike prej ujku plak, bën pjesë tek ata që i kapin mirë këto lloj sinjalesh.

      Reply to this comment
      • american dreams February 1, 14:27

        Bureto kot je konsumuar se pergjigjen e jep DASH apo Departamenti Amerikan i Shtetit ne nje faqe online te botuar ne Gazeten Shqiptare (sapo e nxorri dhe gazeta Dita, si per te “sqaruar” Bedriun) ku jepen ato qe i ndalohet viza per ne Amerike. Dhe Sali Ram Berisha nuk eshte ne ate liste. Kaq, mori fund shpejt kjo fllucka e rradhes e sapunit te Edi Kristaq Rames me Bedri Islamin pas kepuce.

        Reply to this comment
        • Romak February 2, 23:48

          po mire mor ja ishte Berisha, ashtu si eshte dhe Llalla ne ate listen e famshme amerikane. Dhe pastaj?
          Une s marr vesh ça mutin ju duhen vizat amerikane ketyre miliardereve,pse duhet te rrezikojne?

          Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 1, 12:30

    po kujt i plasi mor bedri se në çlistë është ky kriminel??
    ai këtu është i pari i vëndit!ai këtu bën çi do hallati e ti na çan menderen me listën e zezë të amerikës!!
    shko mor pirdhu se çakalli po bën kërdinë në shqipëri e ti na tall koqen me ujkun plak!!
    shko more lapangjoz i shitur si gjithë ndyrësirat e tjera që hani mut,nga ne,kurse para nga politika!

    Reply to this comment
  5. Anisa berat February 1, 12:33

    Për të mësuar të vërtetën, “Gazeta Shqiptare” ju drejtua ambasadës amerikane në Tirane duke marrë përgjigjen standarde: Nuk diskutojmë raste specifike vizash. Pas kësaj, “GSH” i dërgoi një kërkesë për informacion Departamentit të Shtetit.

    Në përgjigjen drejtuar kryeredaktorit Erl Murati, zyra e çështjeve publike në DASH u përgjigj:

    “Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

    https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

    Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

    Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.

    Funderrinat ngelen po funderrina
    Mos mir njohesit ngel mos mir njohes
    Edi rama ngelet klloun
    Sali berisha ngelet burre shteti

    Reply to this comment
    • hik maj shurraqe birati February 1, 21:17

      shko e q.u

      edhe era jote mungonte ktu

      ke ber aq shume gojore me shpellart sa te shkuar Sida ne Tru

      Reply to this comment
      • Anisa berat February 2, 00:13

        Un jam nje studente me dhjeta dhe vzhjdoj per gazetari.
        Ti ske pse flet me ate gjuhe enveriste edviniste kundra meje.
        Ti mumd te jesh i merzitur qe berisha nuk doli ashtu si genjeu km . Po jo te ma nxjerres mua.

        Reply to this comment
        • ganiu February 2, 18:34

          Lumë gazetaria për ty, e dhjetat e tua.
          “Mos mir njohesit ngel mos mir njohes”??????
          Përfytyro atë student gazetarie që është me pesa!

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 4, 11:49

          Anisa berat
          gano ta ka shkruar më parë për gazekarucinë tënde unë po të shtoj dhe gafat që ke bërë më pas”Un jam nje studente me dhjeta dhe vzhjdoj per gazetari.”!
          ti ndoshta je e fortë në kapjen e ngarjeve,por në drejtshkrim?!
          je për të qarë hallin!!
          motra,unë dhe shumë të tjerë nuk merremi me gazetari,jemi njerëz të thjehtë,dhe shkruajmë 1’000 X më mirë se ti!!
          pirdhi më të gazetarisë!!
          vazhdo e adhuro idhullin tënd që mbetet burrë shteti!!

          Reply to this comment
  6. MET ALLKURTI February 1, 12:40

    Fajet kolosale te Berishes dihen boterisht dhe jane te argumentuara. Ai nuk ndeshkohet pse nuk ka prova,por sepse mbron Rama.A eshte bere ndonje denoncimper berishen ne Prokurori sic u be per ata qe nuk paguanin energjine elektrike.Te jeni te bindur se reformen ne drejtesi nuk e duan te gjithe deputetet,ashtu si nuk pranuan vetingun.

    Reply to this comment
  7. Martini February 1, 13:05

    O Bedri! Lere mutin se ai po përflitet dhe çdo opinioni qoftë dhe i keq për të i lind një fije shprese se do dënohet pak dike shmangur lincimin në burgun e sigurisë së lartë nga Kapot e krimit që mezi po e presin.Por shkruaj dhe kritikon Edvin piktori që i.zgkati jetën në liri kësaj monstra për 6 vjet në mos 10 (Gerdeci)Grotesk është se Edi ciret se ta tregon.qefin vëllai im i forte(SHBA) që e pres nga dita në ditë nga mehalla jone.Se unë jam pak sa i.xanun me visatimin e Xhokondes, kështu që skam fuqi të bëj gjë ty.

    Reply to this comment
  8. Vasili February 1, 13:31

    Krahas berishes,duhet shpallur nga Amerika si institucion i padesheruar,ne ate vend dhe ketej, zeri i Amerikes shqip,ose zeri i Saliut i transmetuar nga biberaj alteregua i tij ne Amerike,qe e perdor kete institucion si privat.
    Shperdoron dollarin e amerikanit te thjeshte,ne te kundert me ate e mision demokratik,qe i dikton shteti amerikan.
    Rama si kryeminister e ka detyrim institucional ti bej nje rezume,eproreve amerikan te ketij institucioni,per menyren dhe permbajtjen e funksionimit te voa-s shqip.

    Reply to this comment
  9. alphade February 1, 13:33

    Sali Berisha eshte krimineli, kryemafiozi dhe tradhetar me
    i madh i kombit shqiptar i te gjitha kohrave te ekzistences
    se Shqiperise. Futja ne “black list” e Berishes dhe fami-
    ljes se tij nga ana DASH eshte teper e vonuar. Berisha dhe familja e tij ze vendin e pare ne “Listen e Zeze” te
    DASH-it. Ky eshte armiku me i madh e SHBA kur i pre-
    ken qofte edhe nje fije floku interesat e tij dhe te familjes
    se tij.

    Reply to this comment
  10. Syrja Qarri February 1, 13:46

    Depertamenti i shtetit foli qarte :Berisha nuk eshte ne listen e te ndaluarve.
    Por nuk eshte ketu problemi
    Problem eshte Edi Rama qe flet capraz dhe ja fut pordhes dhe idiotet socialiste thone me mburrje “A e pate sa pordhe te madhe beri dhe sa te embel e kishte aromen”.
    Degjoni pordhe dhe denduni me eren e qelbur te nje ndyraveci pervers o popull i majte, o vemje dhe copa mishi pa sy , pa veshe e pa asnje gram tru.

    Reply to this comment
  11. apo se ka edhe surratin si p!dh Dhie vicidoli kryputana e kombit February 1, 14:26

    ne gropen e Halese do perfundoje

    eshte Vendimi i Zotit .

    Reply to this comment
  12. Hodhi nje budalla nje llaf ne parlament, dhe gjithe Bedrinjte mundohen ta analizojne February 1, 14:42

    Por c’rendesi ka lejohet apo s’lejohet Berisha te hyje ne USA?

    Berisha nuk ka ushtruar ndonje aktivitet ne Amerike, dhe nese gjykohet i padeshirueshem atje, eshte per zullulmet qe ka bere ketu. Amerika s’mund ta burgose se s’eshte as shtetas i saj as ka bere ndonje gje kundra saj, por mund te shprehe antipatine duke mos e pranuar ne shtepine e saj.

    Keshtu qe pyetja interesante eshte, nese Rama mendon se Saliu ka bere aq zullume ne Shqiperi sa Amerikanet i kane hequr vizen, po ky c’ben, perse nuk e con perpara drejtesise?
    Kur s’beri gje ne 6 vite s’ka per te bere gje as ne keto 2 qe kane ngelur. Sa mandate do ky “timonieri” qe shteti Shqiptar t’i denoje ata qe kane bere krime ne Shqiperi kur edhe Amerika qe s’i kane bere gje e beri drejtesine me ta duke u hequr vizen?

    Reply to this comment
  13. Habibi February 1, 17:10

    Kryetitulli i ketij shkrimi duhet te ishte”A ESHTE AMERIKA NE LISTEN E ZEZE TE SALIUT”!,ndonse per here te pare ai e shprehu haptazi ndoshta nda dalldisja se “PASKA ARRITUR ATY KU S’MUND TE SHKOJE KURR EDI RAMA (Pra ne istancat me te larta te fabrikes qe e prodhoi CIA)!Te gjithe e dinim por nuk e thonim se s’kishim aq force kur papritmas na i deponoi vete “penicilina”!A thua se eshte vetem Sala,ndoshta pas pak vitesh te njejten thenie mund ta beje edhe Rama !

    Reply to this comment
  14. spata February 1, 17:44

    Eshe folur e shkruar aq shume per kete kerm sa nuk ja vlen te komentosh me.Komentoj tani ,se na ka zene dora e goja smerc duke perseritur te njejtat ,se ne nuk ndryshojme gje .
    I ka bere te gjitha ne sy te shqiptarve e te Aleatve tane .Ata qe e urrejne kete moster jane shqiptaret.Aleatet ruajne e respektojne protokollet diplomatike .Skan cti bejne Aleatet tane kur nje pjese e debilave shqiptare sakrifikohen per te .
    E kam thene e ster thene :Mos prisni tja tredhin koqet Aleatet.Bota demokratike respekton vendimet e organeve kopetente qe perfaqsojne vullnetin e popullit. Cfare duan shqiptaret? Pleshtat ti pastrojne Aleatet!!!!! Nuk bene vaki se nuk kane te drejte te nderhyjne ne kopetencat e nje shteti.
    E dim qe shet nuk kemi .Nuk kemi as organe te Drejtesise . E degjoni se cthote i Gjati ine . Eshte detyra e organeve te drejtesise .Me kete Sala as e rruan bile hidhet ne sulm dhe i kercenon .Kaq haptazi, te tallet ne sy te popullit, nuk ka bere vaki as ne kohen e qepes. Pat se cndodhi pas 6 muajsh qe u mblodhen ne Parlament!!!!!!!!! Nuk gjen dot fjale te komentosh gojet e ndyra ne foltoren qe konsiderohet e popullit . U fute opozita vetem te mos djegi afatet e pagave qe marrin nga populli .
    Si i behet hallit .Mbyllni gojen dhe dorezohuni tek Aleatet. Ta shpien ata, po paten mundesi, tek gremina e populli po pati kocke e shpitre ti japi rrokullimen jo kesaj mostre por gjithe ndyresirave te politikes 28 vjecare .
    Shqiptaret duhet te kuptojne mire se ndeshkimi vjen nga revoltat e jo nga komentet e cfare hedhin Medjat. Po kur nervi shqiptare ,sic na karakterizojne dhe te huajte ,ka ngordhur .Aleatet e ndezen kur duhej rrezuar komunizmi .Tani jane terhequr se i dine pasojat .Jo me shkendija por as qimet e flokve mos ua ngacmoni .Nuk merret vesh se sa agjentura veprojne ne Shqiperi . Pak te preket Saliu dhe tymi ska per tu ndalur ne gjithe Rajonin .Saliu i di mire keto .Miku i tyre ka qene dhe tall menderen me kedo qe e kercenon per ta ndeshkuar. Kaq thjeshte eshte per ti kuptuar e dhen pergjigje gjithe dilemave e deklaratave politike ne Shqiperi .
    Ka vetem dy rruge klasike qe i njeh bota .Ose termet qe te marri cte gjej perpara e me pas rindertimi e nen mbikqyrjen e Aleatve .Ose mos u ndieni . Leruani keto qe kane nisur Aleatet e prisni deri sa ata te gjejne formulen e pershtatcme per majmunin shqiptare . Sic bene Eksogjinet me majmunet per te krijuar nje fare njerezore te qendrushme ne toke do bejne dhe Aleatet nje fare shqiptare qe ti pershtatet stadit aktual te botes se qyteteruar . Amerikanet kane me shume eksperience mbasi e zbatuan te pakten per 2 shekuj dhe krijuan nje shtet qe sot ja kane zilin te gjithe.Jo se nuk e bene dote Evropa .Evropa eshte gjynaqare .Ska kujt tja prish e kujt tja ndreq .Fara sllave dhe ajo perendimore jane ndeshur e ka bere qe ne kontinentin Evropjan e me gjere te peplasen ne luftra e betejat cnjerrrezore deri ne fundin e viteve 1945.Jane te lodhur dhe nuk ju interesojne konfliktet e armatosura .Me kete presjon sllavet sot ne Ballkan ku bejme pjese dhe ne nuk zgjidhinn dot me bisedime sic pretendon Evropa shume ceshtje qe kemi dhe ne .Po tu shtojme sjelljet dhe armiqsit brenda shteteve Ballkanike lufta ketu eshte e pashmangshme .Ja pse tallet Sali mavria 28 vjet me nje popull pa nerv e shpirt per te korigjuar vetev e ti hapi rrugen ndryshimeve.Pleshtat ne trupin ton ti pastrojme ne e tu bashkangjitemi vendeve me qyteterim moderrn qe populli shqiptare e meriton fal lashtesise se tije .

    Reply to this comment
  15. Populli Para 90 February 1, 17:49

    Shqipëria nuk ka një Berishe.Shqipria ka shumë Berisha.Nqf Shqipëria do të kishte një Berishë ,Shqipëria do t’a kishte kaluar me sukses,por kur kemi shumë Berisha dmth si nga qeveria po ashtu edhe nga opozita si i bëhet halli?
    Unë jam mendimit që ky vend nuk bëhet më.

    Reply to this comment
  16. Perkthyesi February 1, 17:59

    Vertet Mami dhe motra ma tha. Po SI gjete ti? Apo ngaqe ishin Mami dhe motra jote dhe u dekonspiruam..

    Reply to this comment
  17. mirel February 1, 18:54

    Shume nyje te nderlikuar paske marre persiper te zgjidhesh o Bedri.
    Tirre nga te kater anet dhe prape veshtire te gjesh ndonje arsye perse Bedriu merret si ato macet me lemshin e leshit.
    Deklarate bombastike e Ramutit ne parlament. Cfare vlere ka? Asgje me shume se nje debat i pavlere dhe idiotesk per nje ceshtje dhe nje person qe nuk ka asnje detyrim ligjor ndaj sistemit te drejtesise Amerikane.
    Aq me keq, e deklaruar publikisht ne podiumin e institucionit me te larte te vendit nga kryeministri, qe hapur fare deshmon qe shteti i tij eshte fallcitet i deshtuar historik e kerkon legjitimitetin me aktet juridike ligjore te nje shteti tjeter.
    Kryeministri me kete deklarate duhet te shpalli colonializimin e Shqiperise nga Amerika, perderisa pret qe Amerika te denoje krimet e krimineleve te Shqiperise.

    Reply to this comment
  18. kush ka dal nga Vryma e Zeze do largohet po nga ajo Vryme February 1, 18:59

    ktheni vendimin e vdekje ,

    kastile per kte kryeshkerdhaten e kombit ,

    kte pjell te peshtire te njerezimit

    dhe vareni ke koqet e kalit te Skenderbeut ke sheshi

    Reply to this comment
  19. Adih February 1, 20:12

    Hedh budallai nje gure ne lume , ,dhe ti o Bedri do ta gjesh? ?

    Reply to this comment
  20. s.g. February 1, 21:34

    Salih Berishen ka qen dashur ta dënoi qeveria e pas 97 ata 3 a 4 kryeministrat me formë 40 këmbëshi pra Fino Nano Majko Meta atëherë nuk u laku hekuri sa ishte i nxehtë bile bariu Meta bëri diverzion në Ps dhe shkëputi disa të etur për pushtet dhe sollën banden politike ma të inkriminuar në Europë prap në pushtet kjo nuk i falet kurrë gjygymit Meta

    Reply to this comment
  21. Kris 1 February 1, 21:42

    Ramadan shejtani nuk ka pse pret Ameriken kur vete nuk ka bere asnje denoncim por me ardhjen ne pushtet ka shtuar privilegjet e Saliut ne kurriz te taksapaguesve.
    Llafet e Rames nuk i beson me njeri.Saliu eshte nje shtylle e fuqishme e fitoreve te pseudoartistit

    Reply to this comment
  22. Zgalem February 2, 02:04

    Krahasimisht me krimet e Saliut , krimet e Llalles jane mikroskopike . Vete Llalla ishte nje vegel qorre , ne duar te Saliut . Saliu ndezi nje lufte , ne 1990 dhe vijon akoma te jete e ndezur cep me cep . Shkaterrimi I ekonomise , per te gjetur zeron e Pashkos , shtypi ka then se ishin mbi 80 milliard Euro. Po te ishte vetem kjo , do benim nje sy qorr . Deme kolosale I shkaketoi shteti piramide dhe piramidat financiare . Shtetin e ndertoi , te mos I sherbente popullit , deri sa beri kontrabanden e naftes , nuk beri reforme pensionesh , krijoi qytete me kjoska , ne prona te te tjereve dhe e beri katrahure pronen , qe nuk njef I I pari te dytin . Krijoi 300 njesi administrative , si pashalleqe korrupsioni . Policia dhe shiku kane bere krime , qe nuk I lan as lumi as deti . Krijoi Shtetin – Parti , qe rrenjosi ndarjen e shtetit dhe te popullit ne dysh . Dergoi ushterine dhe avionet , kunder jugut protestus . Vrasjet drejt per drejt , jane shume , por Gerdeci dhe 21 Janari vazhdojne te akuzojne vrasesit , qe njihen . U krijua shtresa e analfabeteve dhe fabrikimi I diplomave . Ndertoi 400 mije shtepi ne fushe , qe nuk reabilitohet kurre rrjeti kullim-ujitje . Drejtesia , qe po ndertohet , po qe se fal keto krime , ishte shume me e mire KLD_Ja e Kreshnik Spahiut . Amerika I di vete punet e veta . Zgalem

    Reply to this comment
  23. Mark U.K February 2, 10:05

    Anisa Berat: Ju lumt si nuk fyeve ate maskara qe vetem lehi si qen.Me ksi horrash eshte mbajtur deri tash kjo qeveri horash me ne krye nje maskara siç eshte Edi Rama.Duken nga sa shkruajn se ku eshte niveli i tyre.Edi Rama e tregon vehten kur nuk i di normat bashkshortore,kur eshte martuar pes here.Mohon atesin e te birit,ndoshta ka te drejt se e till eshte prejardhja e tij.Ky injorant dele nudo ne plazhet e Frances.Çfar pritet prej nje drogaxhie si ky pis.

    Reply to this comment
  24. Pertej Ures se Qanese February 2, 16:55

    Nuk e mendoja kurre se do te shitesh per pese franga edhe Ti,ne kazanin e Meta-Dades,po arrin deri ne fabrikim e te pavertetave,turp te kesh,na zhgenjeve,mezi prisja te te lexoja!!!

    Reply to this comment
  25. DOKLEATI February 2, 18:25

    Nuk e dije ne mos Saleh Berisha eshte pro amerikane apo jo por e dije se sa ishte ne pushtet punoi kunder interesave te Shqiperise dhe Kosoves. Berisha ne ate kohe kishte shansin te u ndihmonte te gjith shqiptareve ne Ballkan mirepi nuk e shfrytezoj rastin.
    Nje eshte me se e sigute eshte se Saleh Berisha eshte pro aziatik.

    Per Ediramem, mendoj se leshoj shensen historike te ngelet lixer i madh sgqiptare: njeri i edukuar, talent, i psshem, sportist. Taman me ato karskteristika te nje burro shteterore i shekullit 21. Pati fillua shume mire.
    Me vone e prishi: u be mik i madh i vellaut Erdogan dhe i Hashimin Thacit te Drenices.

    Se bashku me vellaun Erdoganin do hapin xhanite me te medhaja te Erdoganit ne Europe: ne Tirane e pastaj ne Prishtine.
    Keto jane univerzitetet e Turqise qe na i dhuroi Turqia per 500 vite.
    Une edhe nese i dua Europa nuk i done !

    Reply to this comment
  26. alphade February 2, 22:53

    Lexoj me endje te gjithe artikujt e gazetareve te mirenjo-
    hur si : B. Islami, V.Malaj, A. Duka, M.Baze, A. Hoxha,S.
    Balla,etj.etj. por nder gazetaret mbahen mend disa batu-
    ta qe i mbeten njeriun ne mend gjate gjithe jetes: Dikur nje miku im po kalonte para hotel “Dajtit”. U takuam ras-
    tesisht ,mik im me tha: A e di pse e kujtoj Piron, vetem per nje nje fjale: Nese Tosi i ngjan vetem nje ore te dites
    te jatit ,per mua eshte e mjaftueshme te them se cili esh-
    te ! Tani ta konkretizojme kete ide: Mero Baze ka shkruar
    nje numur pa fund artikujsh por per mua Ai do te mbahet
    mend vetem per nje fraze qe e perdorin shume leberit:
    “T’a keshe mik te prish pune dhe t’a keshe armik te ha mune”…..
    Muc Nano me batuten e tij te fameshme dhe ma do mendja origjinale dhe nuk plagjiatura, se ” Edhe une kam
    deshire te bie me Jenifer Lopez ,por a pranon Ajo….” ! Pak a shume kjo ishte ideja e perifrazuar nga ana ime.
    Bedri Islami ka shqyptuar batuten me pikante dhe me
    aktuale qe mund te ekzistoje sot ne ambientin shqiptar.
    “Ne te boten ka rrugace, ne shqiptaret i kemi ne Parla-
    ment” …..Nje vertete e dhimbeshme por qe eshte nje rea-
    tet : Personi qe ka mbjelle rrugacerine ne Parlament eshte vetem nje njeri . Ai quhet Sali Ram Berishovici…!
    Turpi botes…!

    Reply to this comment
  27. alphade February 2, 23:41

    Shenim:”ne tere boten……” ,dhe jo “ne te….boten….!!!,”
    gjithashtu korigjim: “nuk eshte plagjiature…”, dhe jo “nuk…plagjiature….”

    Reply to this comment
  28. fteri February 3, 16:15

    edhe në qoftë se nuk është Sali Berisha në listën e zezë të SHBA-së ,ose të BE-së ,ai është në listën katran të shqipëtarve në grykë të topit të popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim