A është “Brexit” fundi i BE-së? Juncker nuk përgjigjet dhe lë sallën

June 24, 2016 19:57

A është “Brexit” fundi i BE-së? Juncker nuk përgjigjet dhe lë sallën

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker nuk i është përgjigjur pyetjes së një gazetareje në një konferencë për shtyp në Parlamentin Europian.

“A është fillimi i fundit për Europën, pas fitores së “Brexit”?”, ka pyetur reporterja.

Juncker ka reaguar duke falenderuar të pranishmit dhe duke braktisur sallën. Megjithatë, nga një lëvizje e buzëve të tij është interpretuar një përgjigje si “jo”.

Një ditë përpara referendumit, Juncker u dha mesazhin e tij britanikëve. “Kush voton jashtë është jashtë. U them votuesve britanikë se nuk do të ketë asnjë negociatë tjetër veç asaj që u mbyll në shkurt, kur kryeministri David Cameron mori maksimumin e asaj që mund të merrte dhe ne i dhamë maksimumin që mund t’i jepej”, tha Juncker.

Ai theksoi se, që nga fillimi i fushatës elektorale për referendumin kishte mbrojtur këndvështrimin se ishte e nevojshme një marrëveshje e drejtë dhe e barabartë me Britaninë e Madhe.

“Dhe është pikërisht ajo që kemi bërë në samitin e shkurtit. KE nuk luan asnjë rol në votimin e nesërm, por është diçka pozitive nëse Britania qëndron në BE. Gjithësesi, le të presim rezultatin”, tha Juncker.

June 24, 2016 19:57
Komento

7 Komente

  1. Amerikani... June 25, 10:21

    Anglia, ne nje forme a tjeter ,ka qene nje “kale troje” per BE-ne, dhe nje “marionete” ne favor te amerikaneve…Gjithmone , çdo e keqe , e ka nje te mire…Europa, do jete me pak e varur ndaj “tekave” angleze, qe me se shumti shkonin ne favor te amerikaneve, dhe se stresi i nje “lufte te ftohte “ekonomike, do jete me i ulet pa keta nostalgjike te perandorive te vdekura…Nga ana tjeter, “Anexsit”, tregon dhe kalbezimin e elitave politike, te cilat orientojne elektoratet sipas interesave te ngushta personale dhe partiake…!!! Nuk duhet harruar ,se qe pas l2b, anglo-amerikanet, kane qene protagonistet kryesore te konflikteve ne bote, gjithmone per interesat e tyre…!!!…

    Reply to this comment
  2. Amerikani... June 25, 10:22

    Anglia, ne nje forme a tjeter ,ka qene nje “kale troje” per BE-ne, dhe nje “marionete” ne favor te amerikaneve…Gjithmone , çdo e keqe , e ka nje te mire…Europa, do jete me pak e varur ndaj “tekave” angleze, qe me se shumti shkonin ne favor te amerikaneve, dhe se stresi i nje “lufte te ftohte “ekonomike, do jete me i ulet pa keta nostalgjike te perandorive te vdekura…Nga ana tjeter, “Anexsit”, tregon dhe kalbezimin e elitave politike, te cilat orientojne elektoratet sipas interesave te ngushta personale dhe partiake…!!! Nuk duhet harruar ,se qe pas l2b, anglo-amerikanet, kane qene protagonistet kryesore te konflikteve ne bote, gjithmone per interesat e tyre…!!!….

    Reply to this comment
  3. Gazetar copy paste June 25, 11:10

    Seshte e vertet!!! Ai tha No me ze te lart dhe te pranishmit qeshen. Po keshtu eshte kur beni copy paste te perkthyer. Dhe ne fakt nuk mund te presesh me shume se kaq. Por mire qe beni copy paste, bejeni nga burime te besuara.

    Reply to this comment
  4. Salah-politika e BE June 25, 11:45

    Junker dhe armata e madhe e rrogetareve ne BE jane te prekurit e vetem nga fundi i BE. Mbesin pa rrogat e medha qe merrnin duke derdellitur si papagaj ca receta politike shabllone!
    – Jemi te angazhuar per…
    – Shprehim shqetesimin per…
    Angazhimet e shqetesimet e tyre ishin e jane vetem per te mbajtur nje ndermarje ne kembe, ate ku marrin rrogen, BE, pa pyetur kurre per interesat e qytetareve europiane me taksat e te cileve jane paguar keta zyrtare medioker.

    Reply to this comment
  5. Arben June 25, 16:20

    KETE VETEM NJE QORR NUK E SHIKON.

    Reply to this comment
  6. Arben June 25, 16:49

    KETE VETEM NJE QORR NUK E SHIKON..

    Reply to this comment
  7. Arben June 25, 17:33

    ANGLEZET JANE NJEREZ, E JO KAFSHE SI PUNA JONE.

    20 MILION DOLLAR ESHTE FONDI I E-DRAMES PER MOBILIME ZYRASH NE KRYEMINISTRI, MINISTRI E INSTITUCIONE QENDRORE.

    20 MILION DOLLAR ESHTE SHUMA QE PAGUAN SHTETI SI KOMPENSIM ENERGJIE PER TE VARFERIT.

    POR, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, PRAPE SE PRAPE NUK NGRIHET, PASI E DI SE PER ZGJEDHJE PAS NJE VITI DO TE MARRE NJE THES ME MIELL.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim