A është e mirë pornografia?

January 13, 2018 02:33

A është e mirë pornografia?

Pyetja që shumë njerëz më bëjnë është:  “A është e mirë pornografia?”

Përgjigjen për këtë pyetje mos prisni ta gjeni në shkrimet e mia. Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjeni ju. Nëse ju dëshironi ta bëni pornografinë pjesë të jetës tuaj, ky është një vendim që vetëm ju do ta merrni.

Disa njerëz preferojnë të gjitha llojet e pornografisë, ndërsa të tjerë nuk duan asnjë lloj pornografie. Disa njerëz ndjehen mirë me tipa të caktuar pornografie , ose me nivel intensiteti të caktuar. Kryesore është: Të ndjeheni mirë  ju dhe partnerët, me sjelljet e njëri-tjetrit.

Në shumicën e vendeve, ndalohet shitja e materialeve pornografike për personat nën tetëmbëdhjetë vjeç. Këto ligje i  kanë sajuar të rriturit.

Materialet porno nuk janë krijuar të gjitha njësoj. Për nga intensiteti, pornografia, ka disa nivele dhe këto nivele influencojnë në mënyra të ndryshme në sjelljen e atyre që i përdorin. Kur pornografia synon të përdorë imazhe violente, si përdhunimi, seksi me detyrim, seksi e lidhur  dhe përdorimi i kamxhikëve, kjo i nxit njerëzit të sillen në mënyrë të dhunshme gjatë marrëdhënieve seksuale, madje, edhe në sjelljet e tyre  në përgjithësi.

Pornografia mund të përkufizohet: Gjithçka që është krijuar për të nxitur eksitimin seksual tek njerëzit. Por, gabimisht, shumë njerëz, akoma, mendojnë se pornografia ka të bëjë, vetëm, me revistat nudo, me filmat X dhe me fikcionet erotike.

Në qoftë se pornografia violente, influencon për keq në jetën seksuale të një personi, forma të tjera të pornografisë, ato që quhen pornografia e lehtë,  mund të jenë me dy presa. Ato mund ta ndihmojnë, por edhe ta pengojnë, shëndetin seksual të njerëzve.

Studimet tregojnë:

Pornografia influencon në marrëdhëniet  midis  partnerëve.

Pasi shohin një material seksual, burrat e eksituar, i konsiderojnë gratë më tërheqëse dhe që reagojnë më mirë seksualisht. Burrat pasi shohin pornografi shprehin më shumë dashuri për partneret e tyre femra. Eksitimi seksual prej pornografisë e rrit tërheqjen fizike për të dy sekset.

Disa kërkues,  flasin për një efekt negativ të pornografisë në marrëdhëniet midis njerëzve: Ata thonë se kur burrat ekspozohen ndaj femrave shumë tërheqëse në televizion dhe në revistat e seksit, kjo i bën ata të humbasin interesin për femrat mesatare.  Nuk janë të pakta gratë që ankohen: Që kur burri ka filluar të shikojë pornografi, ai  ka humbur interesin për mua.

Pornografia influencon në aktivitetin seksual.

Shumë kërkime tregojnë se eksitimi nga pornografia bën të rritet angazhimi i njerëzve në aktet seksuale. Gratë që lexojnë letërsi seksuale bëjnë dy herë më shumë  interkursë seksuale, nga gratë që nuk  lexojnë të tilla romane. Në një eksperiment u vërtetua se  studentet e pamartuara që shihnin pornografi, masturbonin më shumë pasi shikonin skena pornografike. Gratë që shohin një film që tregon për masturbacion femëror, masturbojnë më shumë se grupi i kontrollit që nuk e pa filmin.

Kush dëshiron jetë seksuale familjare më të mirë, bën mirë të përdorë  imazhe pornografike të lehta. Kjo është vërtetuar në eksperimente. Një grup studenteve pa eksperiencë seksuale, u treguan filma tërësisht seksualë. Pasi i panë këto filma, studentet filluan t’i rritin përpjekjet   për të kryer ato akte seksuale që i panë në filma, përfshi edhe interkursën seksuale.

Pa asnjë përjashtim, këto vajza, ashtu siç pritej, u angazhuan në interkursën e parë seksuale shumë shpejt. Ndodhi krejt ndryshe me shoqet e tyre që nuk panë materiale seksuale pornografike. Nga ky eksperiment kuptohet, se materialet tërësisht seksuale, janë me vlerë për edukimin seksual të shumë njerëzve. Është kjo arsyeja, që njerëzit, veçanërisht, vajzat që ndjejnë se nuk janë gati për të filluar jetën seksuale, nuk duhet të ekspozohen ndaj këtyre materialeve pornografike, që përshpejtojnë përfshirjen e tyre në aktivitete seksuale.

Burrat janë më të prirur për të marë informacion seksual nga pornografia, veçanërisht, lidhur me disa topika të veçanta, siç janë masturbacioni, eksitimi, orgasma, seksi oral dhe  interkursa anale.

Të rinjtë kanë interes të madh për filmat dhe revistat seksuale.  Pas ekspozimit të tyre të parë me materialet seksuale, djemtë, ndryshe nga vajzat, i gjejnë këto materiale shumë më apeluese. Rreth gjysma e femrave që shohin pornografi, përgjigjen pozitivisht ndaj saj, por ka prej tyre, që ndjejnë neveri dhe krupë ndaj pornografisë.

Çiftet që shikojnë bashkërisht pornografi, vënë re se pas saj, meshkujt e kanë më të madhe  dëshirën për të filluar aktivitetin seksual.  Sa më i ri në moshë të jetë personi, aq më e madhe është dëshira për të imituar atë që shikon në pornografi dhe i kopjojnë më mirë këto sjellje seksuale.

Nga studimet rezulton se 2/3 e meshkujve dhe ½ e femrave dëshirojnë të kopjojnë  sjelljet që shikojnë në materialet pornografike, ndërkohë, që 25% e djemve dhe 15% e vajzave ndjehen të bezdisura kur partneri  kërkon të sillet si në skenat pornografike.

Cilat sjellje seksuale duhen shikuar dhe imituar?

Kjo pyetje na kthen prapa tek diskutimi i hershëm, që e shihte pornografinë tërësisht negative. Ka shumë rëndësi mënyra  si personi i vlerëson efektet e sjelljeve që shikon në pornografi. Me fjalë të tjera, ndikimi varret shumë nga individi. Mërzitesh, je indiferent, ose je i kënaqur kur shikon në pornografi skena masturbimi, interkursë para martesës dhe  seks oral, kjo varet nga qëndrimi dhe besimi që ka gjithsecili për këto akte.

Duke thënë këto, unë ritheksoj fort se opinion shoqëror duhet të ngrihet kundër pornografisë së rëndë, ku përfshihet sadomasochismi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe tema që lidhen me homoseksualitetin ose bestialitetin. Unë e kuptoj se sot, homoeroticizmi, është më i papranuar se më parë dhe ai nuk shikohet si sadismi dhe përdorimi i fëmijëve si objekte seksuale. Por, një gjë dihet me siguri, ka shumë njerëz që e kundërshtojnë homoseksualizmin. Kjo mos marrëveshje midis njerëzve, akoma, ka mbetur një çështje që shkenca mbi sjelljen nuk e ka zgjidhur akoma.

Sjelljet antisociale, cilado qofshin ato, shqetësojnë gjithkënd. Imazhet seksuale që tregojnë akte agresive siç është  përdhunimi, sadizmi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve, janë të papranueshme. Ato influencojnë tek shikuesit, që edhe ata të  kryejnë akte të tilla sjelljesh antisociale.

Ana më negative e pornografisë, është fakti,  se ajo nxit sjellje antisociale, madje, sjellje kriminale. Është fakt i mirënjohur, se sa herë që fushatat kundër pornografisë janë zbehur, në shoqëri janë shfaqur sjellje antisociale të padëshiruara.

Dr. Adem Harxhi

 

 

 

January 13, 2018 02:33
Komento

2 Komente

  1. X January 13, 12:34

    Dhe kujt i sherben nji Teme e tille ne ate shoqeri ,
    te shpartalluar nga cdo moral ,e sen jete ?
    Ajo qe njeriu shikon ne kto porno eshte thjeshte
    nji degjenrim total i qenies njerezore ,
    shef se si “bota e progresiste” shkerdhehet familjarishte ,
    se si meshkujt angleze e amerikane gjen kenaqsi te vecante nen shalet e familjareve te veta ,ne nji art incesti ,apo gjysherit frances me mbesat e tyre apo cdo lloj perversiteti njerezore ,qe tregon qarte renien ne Dekadence te ksaj Bote . Dhe ky eshte pikerishte funxioni pornos ,degjenrimi e shkaterrimi i shoqerive njerezore qe ka nji ndikim te madhe ,pikerishte ne shoqerite idiote si ajo shqiptare ,qe jane thjeshte nji mi laboratori i Botes Experimentale ,nji shoqeri e c’orinetuar e mbetur ne udhekryq te jetes , pra e gateshme te mari cdo Virus qe Bota leshin rrugeve te internetit .

    Me pare se te studjojne pornon ajo shoqeri skandaloze ,eshte mire qe te mesoj njiher Principet Njerezore , sjelljen qytetare , edukimin e emancipimin fillestare qe i duhet nji njeriu sot ne kte Jete ,e jetoje si njeri mbi kte toke ,i udhehequr nga Morali ne cdo hap te tij .
    Pervec efekteve e ndikimeve Negative ,duke u marre me Pornon ajo shoqeri aty nuk arrin asgje tjeter .Nuk eshte ajo shoqeri ne ato nivele kulture sa te shflepoj faqet e pornove ,per te diskutuar degjenrimin qe ato perhapin . Dhe ja ku duket qarte efektet e portaleve te tilla per Tririn e shquptarit .Shifni cfar hedh media ktu . GOca e figos bo porno !!!
    Kujt i sherben nji” lajm” i tille ? Jane te interesuara rinia shqiptare ,femrat shqiptare per te tilla lajme ?
    Ju jeni vertete nji Bordello Mediatike ,qe po shkaterroni me themel ate popull naive . Plehra

    Reply to this comment
  2. Nene Pashako D. January 29, 15:39

    Faleminderi Komentuesit “X” me dole perpara mire bere se jam gjyshe.Te lumte sa sygjeron e shkruan per pornografine.Do te shtoja me vjen keq pe Gazeten tone DITA bere kete KRYEFJALE te saj.nje faqe me vete.Kjo nuk duhet. Ate, pornografine, dhe ZOTI e ka bere,vetem INDIVIDE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*