A është e mundur paqja mes nuses dhe vjehrrës?

July 5, 2018 09:39

A është e mundur paqja mes nuses dhe vjehrrës?

Nuk mund të gjenden dy persona me karaktere të njëjta, sikurse nuk mund të gjendet nje nuse dhe një vjehrrë të shkojnë mirë që në ditën e parë.

Kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet rreth kësaj teme, shpesh herë gazmore dhe sërish ky debat vazhdon.

Përgjithësisht ky problem nuk shtrohet midis nuses dhe vjehrrit, sepse studimet psikologjike kanë treguar se natyra mashkullore është më pranuese ndaj njerëzve të rinj në jetën e tyre, pra ata e kanë më të lehtë ta pranojnë nusen.

Ndërsa vjehrrat, nga ana tjetër, mendojnë se nusja u ka marrë dashurinë e të birit të tyre dhe duket sikur nxjerrin kthetrat që në momentin e parë për t’i treguar nuses se ato vazhdojnë të jenë mamatë e djemve të tyre dhe sërish do vazhdohet të bëhet siç thonë ato.

Në këtë lojë midis të dyja palëve, ku duket qartë se do të triumfojë ajo që ka më tepër nerva, ne do donim t’ju vinim në ndihmë gjithë nuseve të reja që hasin edhe më shpesh probleme me vjehrrën e tyre.

Mos e shihni atë si një person tërësisht negativ, që ka vendosur vetëm t’ju acarojë. Ju mund ta fitoni zemrën e saj me disa detaje shumë të vogla.

Së pari, mos mendoni se ajo është vjehrra juaj, por mendoni se është mamaja e bashkëshortit tuaj dhe nëse ai ju do dhe ju respekton sot, atë kulturë e ka fituar nga ajo që ti mendon se ka vendosur të të “nxijë jetën”.

Së dyti, edhe kur ajo të flet për diçka që ty nuk të pëlqen (shpesh herë për ish të dashurat e mira dhe të bukura të djalit të saj), pohoje sikur e kupton dhe thuaji se edhe ti do të ndryshosh që t’i biesh asaj në sy për mirë.

Kur ajo të kritikon për gatimin, vlerësoje duke i thënë se nuk e ke moshën e saj dhe se nuk mund të gatuash aq mirë sa ajo (edhe nëse gatimet e saj ta shpifin).

Duhet të kuptosh se nuk mjafton vetëm të investosh në marrëdhënien me bashkëshortin tënd, por edhe me prindërit e tij.

Ji e sjellshme me ta, foli mirë për të birin e tyre, bëju dhurata, komplimentoji dhe kërko këshilla prej tyre.

Kur marrëdhënia juaj të ndryshojë për mirë, do ta kuptosh se sa shumë do të të shërbejë ajo marrëdhënie për jetën tënde në çift.

Normalisht në çift do të keni probleme, por marrëdhëniet e mira sidomos me vjehrrën, do të të ndihmojnë shumë t’i zgjidhni problemet tuaja sa më lehtë.

Kujtoni gjithnjë: “Nuk ka djalë që nuk e dëgjon nënën e vet”.

n.s. / dita

July 5, 2018 09:39
Komento

2 Komente

  1. pensionisti July 7, 07:16

    Eshte e vertet se historia e grindjeve midis vjerres e nuses kane qene jane e do te jen me shume sepse ,sidomos sot ka ikur respekti mbi te gjitha. Jam ne ate mosha qe kam pare e degjuar, i kam jetur personalisht e po u them me p[lot bindje se 80 % e fajit te grindjeve midis vjerres e nuses jane te nuseve. Po te jet per shembuj u jap sa te doni per te dy krahet. Dikush do te thot: Ke bere studime ? E mirfillte per kete tem jo,por per bindjen time po. Kam biseduar me shume plaka e pleq e me shume nuse jashte shtepise e fisit,por edhe brenda fisit e ngjarjeve ne shtepi. Deri edhe shprehjet popullore per vjerrat. A do eleminohet ? Kurre -kurre e sidomos ne kohen e sotme. Po,po 80 % e fajit vjen nga nuset.

    Reply to this comment
  2. Meta July 7, 10:48

    NESE KJO DUKURI ESHTE TE SHQIPTARET,PATRJETER ME NDERMJETESIMIN E FAMTORIT NDERKOMBETAR,MUNDESISHT ATIJ AMEERIKANE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*