e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

A është e mundur rritja e të ardhurave nga sektori i Bujqësisë?

5
Artur Galanxhi / Ekspert Rural
Postuar më: 8 Gusht, 2013 tek Ekonomi
bode
Situata post zgjedhore ekonomike e fiskale është shumë e vështirë, shkaktuar nga keq qeverisja, sidomos në katër vitet e fundit. Nga të dhënat e buxhetit rezulton se të ardhurat e buxhetit për gjashtëmujorin e parë te vitit 2013, kanë qenë 156.8 miliard lekë, në një kohë kur shpenzimet korrente kanë qenë 163.8 miliard lekë, pra nuk janë mbuluar të ardhurat për rreth 7 miliard lekë. Këtyre duhet tu shtohen edhe, -5.946 miliard lekë për ripagimin e borxhit, pra 12.9 miliard lekë me pak. Pra me të ardhurat nuk mbulohen dot shpenzimet korrente dhe jo më investimet.
Ndërkohë defiçitit buxhetor rezulton 48.2 miliard lekë, nga 48.9 miliard lekë, parashikuar për gjithë vitin. Në këtë situatë del i qartë roli i sigurimit të të ardhurave buxhetore për financimin e shpenzimeve të buxhetit në tëresi dhe atyre në bujqësi në veçanti. Realizimi i objektivave të qeverisë së re për 5 fishimin e investimeve në bujqësi nxjerr në plan të parë sigurimin e burimeve të financimit të këtyre
shpenzimeve.
Ne kushtet aktuale
Në kushtet aktuale rritja e të ardhurave për mbulimin e shpenzimeve është e domosdoshme. Kjo përparesi vlen edhe për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, pra rritja e të ardhurave nga sektori i bujqësisë dhe agropërpunimit, është një mundësi reale. Për të njohur dhe mbajtur parasysh situatën në sektorin e bujqësisë dhe atij rural në përgjithësi, do të mjaftonte të lexoheshin të dhënat e Vjetarit Statististikor të publikuar nga vetë Ministria e Bujqësise Ushqimit dhe Mrojtjes së Konsumatorit. Nga analizimi i të dhënave del se ashtu si dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë ka një rritje natyrale aspak e drejtuar nga politikat zhvillimore dhe mbështetjes së detyruar të shtetit, për kushtet specifike që ka ky sektor. Niveli mesatar i të ardhurave në fermë në rang Republike nuk i kalon 240.000 lekë në vit. (sipas vjetarit të MBUK). Ky nivel i të ardhurave është i  ndryshëm në varësi të zonave (në zonat fushore është më i lartë krahasuar me zonat kodrinore e malore), cilesisë së tokave, aftësisë ujitëse, madhësisë së fermës dhe afërsisë me tregun e konsumit të produktit të prodhuar, por gjithsesi mbetet vetëm 20 000 lekë në muaj për fermë.

Fondet e brendshme dhe te huaja
Shumë sinjifikative për uljen e mbështetjes së sektorit të bujqësisë dhe ushqimit, është renia në tre herë e financimeve të huaja nga projektet me donatorët, nga rreth 1.700 mil lekë në vitin 2005, në 428 mil lekë në vitin 2010. Rënia e tyre vazhdon në të njëjtat shifra edhe në vitet 2011-2012. Por ndërsa kjo dukuri ka dhe arsyet e veta, një dukuri e papranueshme është edhe thithja e fondeve të akorduara nga BE, nëpermjet projektit IPARD–like, akorduar për vitin 2012 dhe 2013 (rreth 6,2 milion euro). Më 18 Prill duhet të shpalleshin fituesit e projektit. Por kjo nuk ka ndodhur dhe disbursimi i tyre është në shifrat 0.
Nga viti 2007 mbështetjet e subvencionet nga projektet me donatoret kanë kaluar në skema mbështetëse me fonde nga buxheti i shtetit të ekzekutuara nga Agjensia e Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR). Në këtë kuadër shikohet se ka një ulje të  mbështetjes krahasuar me 4 vjet më parë (kur filloi funksionimi i skemave mbështetëse nga AZHBR). Këto shifra kanë rënë nga 1350 milion lekë në vitin 2009, në 723 milion aktualisht. Gjithashtu ka një rënie të cilësisë dhe kritereve të ekzekutimit të granteve nga skemat mbështetëse dhe çka është  më e rëndësishme nuk ka transparencë nga ekzekutuesit lidhur me sasinë, shpërndarjen, eficiencën e përfitimit dhe kriteret e dhënies së tyre.
Mbeshtetja nuk mjafton
Shumë e rëndësishme është shoqërimi i mbështetjes së fermerëve private, me investime të karakterit publik, që ka të bëjë me investime në rrjetin ujitës, kullues, rrugëve rurale, si dhe infrastukturës tjeter rurale që kanë të bëjnë me organizimin privat të grumbullimit, ruajtjes dhe tregëtimit të produkteve bujqësore e blegtorale. Pjesmarja e rajoneve rurale në kuadër të rajonizimit dhe pjesmarrjes së tyre në tregun e produkteve bujqësore e blegtorale, duke shfrytëzuar avantazhet krahasuese, është një nga drejtimet që duhet të stimulohet, nisur nga mbështetja e drejtimeve prioritare të fermave, në rritjen e prodhimtarisë, specializimin e fermave sipas rajoneve e kulturave e drejtimeve prioritare e mbi të gjitha rritjen e vlerës së shtuar, për sigurimin e rritjes së të ardhurave të fermave dhe aktiviteteve rurale të avantazhuara.
Rruga e zgjidhjes
Rruga e zgjidhjes duhet të shikohet në disa drejtime kryesore, si rritjen e cilësisë dhe eficiencës së investimeve dhe mbështetjes shtetërore, rritjen e sasisë së thithjes së fondeve të BE (Projekti IPARD-like), rritjen e thithjeve të fondeve kredi të buta dhe grante nga Banka Botërore, IFAD, etj. Në rrugën e rritjes së thithjes së fondeve të mësipërme është e domosdoshme një konceptim i ri dhe përdorimi me kriter i mbështetjes, sipas standarteve Europiane. Qeveria e re në bazë të programit të saj, në rritjen e rolit te sektorit bujqësor e rural, si rezultat i rritjes së mbështetjes në këtë sektor jetik e shumë të rëndesishëm për ekonominë kombëtare, si dhe performancës së pritëshme të saj tregon se di ti bëjë keto punë, të cilat janë një domosdoshmëri në kushtet aktuale të zhvillimit bujqësor e rural të vendit, për ta vënë këtë sektor në funksion të rritjes ekonomike dhe prosperitetit.
Buxheti për MBUMK nga 2000 deri në 2013
Bazuar në të dhënat disa vjeçare që nga viti 2000, 2005 krahasuar me 2010 e 2011, fshati është abandonuar, me buxhetet e akorduara për këtë sektor. Dhe konkretisht:
• Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit për MBUMK krahasuar me GDP Kombetare ka një ulje të ndjeshme.
• Për vitin 2000 Buxheti i shtetit për bujqësinë dhe ushqimin ka qenë, 6655 mil leke, ndaj GDP dhe përbën 1,51 % të tij.
• Për vitin 2005 Buxheti i shtetit për bujqësinë dhe ushqimin ka qenë, 4218 mil leke, ndaj GDP dhe përbën 1,27 % të tij.
• Për vitin 2010 Buxheti i Shtetit për bujqësinë dhe ushqimin ka qenë, 4822 mil leke, ndaj GDP përbën 0,39 % të tij.
• Pjesës që zë Buxheti i bujqësisë dhe ushqimit ndaj buxhetit të shtetit
• Për vitin 2000 buxheti për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit ka qenë 3,9 % e Buxhetit të Përgjithshëm të Shtetit.
• Për vitin 2005 buxheti për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit ka qenë 1,81 % e Buxhetit të Përgjithshëm të Shtetit.
• Për vitin 2010 buxheti për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit ka qenë 1,3 % e Buxhetit të Përgjithshëm të shtetit.
• Pjesa që zë buxheti për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit ndaj prodhimit të përgjithshëm bujqësor e ushqimor për vitin 2005 ka qenë 3 %, ndërsa për vitin 2010 ka qenë 2,8 % e prodhimit të përgjithshëm bujqësor e ushqimor

5 Komente


  1.  
    lulezo lulezaime lulezo

    O shoku bode ti deri dje thoje qe ne kemi shume arritje ne te gjithe treguesit ndersa sot na thua qe kemi qeverisur keq ne 4 vjecarin e dyte po si nuk keni turp mor kodoshe qe genjeni diten per diell apo keto ishin udhezimet dhe urdherat e satrapit sali,me keto genjeshtra keni mashtruar popullin prej 8 vitesh.




  2.  
    Lirim

    Ishte shoku Sali Berisha qe e shkaterroi bujqesine, e ndau ne copeza pa rendiment, dhe shume veshtire per tu menazhuar ne menyre eficiente. Bjqesia sot ka prpbleme teper te medha, si mundet te zhvillohet bujqesia e copetuar ne ngastra mikroskopike, si mundet te ndertohen kanalet vadites e drenazhues. Po te mos e kish shkaterruar Sali Berisha, sot bujqesia ne Shqiperi do ishte transformuar ne ferma modrerne, prodhime te shumta, pune per te gjithe, jete me te mire per fshatin e qytetin. Ky eshte Sali Berisha, komunisti ekstremist i pariparueshem dhe teper i demshem dhe i rrezikshem per Shqiperine.




  3.  

    Një analizë racionale dhe me kompetencë bërë nga Z. Artur Galanxhi, një nga specilistët e pakët më me përvojë menaxhuese dhe drejtuese dhe vision për sektorin prioritar të bujqësisë dhe ushqimit, dhe që hedh drite per “gropen e zeze” te Qeverisjes PD-iste dhe ne kete fushe dhe me nje semantikë profesionale jep prognozën për perspektivën e zhvillimit të bujqesise dhe zonave rurale si dhe mireqenies ekonomike te popullsise rurale-fshati (qe eshte ende’ 48 % e popullsise) nga Ministria e Re e Bujqesise, Zhvillimit Rural, Pyjeve dhe Ujrave,
    Rrugët e zgjidhjes jepen në disa drejtime kryesore, siç janë rritjen e cilësisë dhe eficiencës së investimeve dhe mbështetjes shtetërore, rritja e sasisë së thithjes së fondeve të BE (Projekti IPARD-like), nga Banka Botërore, IFAD, etj, dhe sidomos vë theksin për një konceptim i ri dhe përdorimi me kriter i mbështetjes, sipas standarteve Europiane, që dhe bujqësia jonë të “rilind” të pakten të shkoj fillimisht në nivelin e para dy dekadave që kontribuonte në rreth 20 % në GDP, ajo sot është ulur në masë të paperfillshme nga drejtuesit mediokër .




  4.  
    miki

    i sakte z/galanxhi dhe shume i pregatitur ne fushen ku jeni jeni ekspert ndoshta nga me te miret….. !!! Nuk e di a do jeni pjese e programit ne zbatim ,ne te kundert do ishte nje fillim jo i mire per qeverisjen e re..!! respekte




  5.  
    jonida

    Zoti Galanxhi keni mbetur pa pune per shume kohe me duket.Por keto duhej ti kishit parashikuar qe atehere kur ishit zevendes i Xhuvelit dhe drejtor projekti.Shume para nxore ate kohe nen qeverisjen e Nanos.Tani si duket te jane mbaruar e s’po ta var kush.Po kerkon nje punme e po na hiqesh si studjues ee?.Koha jote e hajduteve si ti ka mbaruar.Kete e ka ne program edhe Rilindja.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)