A është e mundur të sëmureni nga gripi më shumë se një herë përgjatë një sezoni?

February 9, 2018 12:13

A është e mundur të sëmureni nga gripi më shumë se një herë përgjatë një sezoni?

Jemi në pikun e virozave, nuk ka ditë që të mos dëgjosh për persona që janë prekur nga gripi.

Zakonisht nga muaji dhjetor deri në shkurt quhet sezoni i gripit.

Por a është e mundur të sëmureni nga gripi më shumë se një herë përgjatë një sezoni?

Pra, nëse e keni kaluar gripin për këtë sezon, a jeni realisht jashtë rrezikut.

Shpesh nuk funksionon në këtë mënyrë. Gjatë këtyre muajve mund të sëmureni nga gripi për herë të dytë.

Kjo për shkak se ka katër lloje të ndryshme të viruseve që shkaktojnë gripin: A, B, C dhe D. Gripi A dhe gripi B shkaktojnë epidemitë sezonale që prekin njerëzit në vjeshtë dhe dimër.

Kur sëmureni nga një lloj virusi, trupi juaj zhvillon një përgjigje imune që do t’ju mbrojë më vonë nga infektimi me të njëjtin virus. “Mundësia për të marrë përsëri të njëjtin virus është më e ulët”, shpjegon Denise Pate, MD, mjeke në Zyrat Mjekësore të Manhatanit. “Megjithatë, mund të infektoheni me një lloj tjetër virusi dhe antitrupat që keni formuar nga periudha e parë nuk ofrojnë mbrojtje”.

Lajmi i mirë është që nëse keni kaluar një lloji gripi kjo nuk ju bën më të ndjeshëm ndaj llojeve të tjerë.

o.j/dita

February 9, 2018 12:13
Komento

4 Komente

  1. MH February 9, 14:24

    Pastroni brendesin e hundes nga qyrrat dhe korickat qe te mos ket grip te te pushtoj.Lageshtimi i brendesise se hundes asht “shtepi” pritje,komode per cdo virus,mikrob per te pushtuar ne damtimin e perkeqsimin e shendetit.
    Perserise:Mbajeni te thate,paster kete ambient nga qyrrat dhe korickat dhe shifni se nuk do ju kapi asnji grip.Apo rrufe.
    Eksperience e imja shume vjecare kur ne kohe ma perpara me zinte pothuaj deri dy here ne sezon gripi.

    Reply to this comment
  2. MH February 9, 19:20

    Nuci !
    ke shume te drejte.
    Merret ne grusht uje te ngrohte,thithet me hunde dhe ne moment me dy gishtrinjet mbyll vrimat e hyndes dhe shfren me force.E perserite perseri derisa te lirohet kanali i hundve nga permbajtja e qyrrave deri edhe te korickave.
    Sa here qe te keni ngacmime ne lidhje me hunden mos futni gishtat por perdorni ujin e ngrohte ne grusht derisa t’iu bahet rrefleks.Nuk do shkoni kurr te mjeku ashtu sic nuk shkoj as une per kurrefare gripit per nji periudh mbi 10 vjecare.
    Nese jeni ne kushte qe nuk arrihet me kete menyre lirimi i hundes,ngaqe asht teper e bllokuar nga qyrrat.Krijoni shellire (uje i ngrohte = krype NaCl) duke e perdor si ma siper deri ne lirim.Kur t’ia merrni doren me sukses keti eksperimentit.Nuk do keni te nevojshme te perdorni shelliren,(uje + Krype).Si dhe per cdo ngacmim ne hunde gjate dites perdorni ujin e ngrohte me cfrim.
    Provojeni.Do mbeteni te kenaqur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*