e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

A është i gabuar momenti për vendosjen e taksës progresive?

8
Nga Florjan Salaj*
Postuar më: 15 Dhjetor, 2013 tek Analiza

Qeveria po përgatitet me të gjithë gjasat që të aplikojë sistemin progresiv të taksimit në ekonomi. Për ta miratuar pret miratimin e FMN. Ndërkohë bizneset dhe ekonomistë të tjerë kundërshtojnë këto masa duke nënvizuar riskun potencial që këto politika paraqesin për sa i përket rritjes së evazionit. Nga ana tjetër, eksponentët kryesorë të qeverisë, prej muajsh, në publik “evidentojnë” me forcë e bujë të madhe problemet e mbartura dhe fajet e qeverisë së shkuar. Ndërkohë që, shqiptarët presin me padurim për drejtimin ekonomik që, qeveria me politikat e saj do t’i japë vendit; pra me pak fjalë të ashtuquajturin model ekonomik që eventualisht do të duhej të implementohej në një vend ku bankat kanë më shumë depozita se kredi.

Ky shkrim ka për qëllim që të evidentojë momentin tejet të gabuar të implementimit të taksës progresive duke iu referuar kontekstit lokal dhe rajonal, duke e trajtuar, njëkohësisht, si një çështje që i përket një problematike më të gjerë që lidhet pikërisht me doktrinën ekonomike dhe/ose modelin që duhet të ndiqet.

Në fazat e para që i paraprijnë lajmit të miratimit të pritshëm të paketës fiskale, qeveria (ateherë ish-opozitë) përdori një argument tejet të fortë lidhur me favorizimin e dukshëm fiskal të disa firmave, që pothuajse nuk paguanin taksa megjithë fitimet e mëdha. Ideja e taksës progresive u paraqit, përpos idesë së një drejtësie fiskale, pikërisht, si një mjet për të ndëshkuar monopolet dhe bizneset klienteliste.

Megjithëse mund të duket e drejtë në pamje të parë, aplikimi i kësaj politike sjell pasoja negative për biznesin dhe ekonominë. Ndodh që “me të thatin do të digjet dhe i njomi”; ato biznese që, dhe më parë, nuk ishin të favorizuara, tani do të kenë veshtirësi më të mëdha në akumulimin e kapitalit të nevojshëm për t’u zhvilluar. Për këtë arsye tendenca për evazion, për të fshehur të ardhurat ndaj tatimeve do të jetë shumë e lartë me efekte negative për buxhetin. Në disa shkrime është nënvizuar fakti që problemi real i biznesit në ekonomi në qeverinë e kaluar ka qenë konkurrenca e padrejtë, ndaj dhe, duke u nisur nga kjo, për të ndëshkuar bizneset e favorizuara mendoj që do të mjaftonte një rritje e rigorozitetit dhe efikasitetit të administratës tatimore. Në këtë mënyrë do të rriteshin të ardhurat në buxhet e do të stimulohej krijimi i një ambienti biznesi konkurrencial që, do të nxirrte bizneset e keqmenaxhuara nga tregu duke nxitur rritjen e kërkesave menaxheriale e që këtej për aftësi dhe kompetenca të veçanta teknike.

Një aspekt tjetër lidhet me efektet rajonale. Dihet që në kushtet në të cilat ndodhemi, me një mangësi të theksuar në kompetenca teknike, krahasuar me vendet e rajonit, investimet e huaja, sidomos joint venture janë fondamentale. Përpara se të hidhte poshtë taksën e sheshtë, qeveria do të duhej të bënte një analizë që pse nuk ka funksionuar dhe nuk solli përfitimet dhe investimet e huaja në një masë më të madhe. Në teorinë e bashkëpunimit ndërkombëtar të ndërmarrjeve theksohet rëndësia që zë në vendimmarrjen e investuesve të huaj perceptimi i faktorëve ekonomikë dhe shoqërorë, burokracia, kultura afine dhe kultura sipërmarrëse. Në kushtet kur problemet që kemi pasur brenda vendit i kemi trasferuar dhe në ambasadat tona, procesi i ndryshimit të perceptimit të të huajve për vendin dhe njerëzit në tërësi, ka dashur kohën e vet, i drejtuar nga shqiptarët në të gjithë botën.

Ne, afër, kemi një shtet si Italia që, ende sot, pozicionohet ndër vendet e para në botë për sa i përket GDP, dhe që karakterizohet, sidomos në pjesën veriore të saj, nga biznese prodhuese, të cilat i nënshtrohen një presioni fiskal të papërballueshëm. Ka shumë indikatorë që tregojnë që tashmë këto firma i kanë hedhur sytë, më së fundi nga Shqipëria. Jehona pozitive në mediat italiane për kalimin e pushtetit në mënyrë të qetë, dokumentarë për italianët që punojnë në Shqipëri, dhe së fundi, promovimi i jashtëzakonshëm që ish-kryeministri italian bëri në kongresin e partisë së tij (të përbërë kryesisht nga italianë të zonave prodhuese te veriut), për avantazhet që ofronte Shqipëria për krahun e lirë të punës, por sidomos për taksën e sheshtë, janë të gjithë elementë të fuqishëm që ndikojnë pozitivisht, duke tërhequr interesin e sipërmarrësve italianë. Pra qeveria do të duhej thjesht të shfrytëzonte situatën e krijuar, duke ndërmarrë ndonjë masë promovuese, për përthithjen e investimeve.

Por ç’ndodh në realitet?

Do të rritet tatimi mbi fitimin, duke ndryshuar, në sytë e një investuesi të huaj, perceptimin e vlefshmërisë së një investimi në Shqipëri. Është e vertetë që, nga studime të kryera niveli i taksave nuk është më i rëndësishmi ndër problemet e biznesit të huaj, por kjo, për sa i përket biznesit tashmë të implementuar, dhe jo atij që është në fazën e vendimmarjes së delokalizimit të investimit. Një ndryshim i normës se taksimit mund të ndryshojë profilin e riskut te tij duke bërë që të ndryshojë mendim. Ndërkohë që, pa pushim, flitet dhe paraqitet me zë të lartë gremina në të cilën gjendemi, që, përveçse një justifikimi eventual për humbjen e pavarësisë në vendimmarrjet ekonomike në favor të FMN-së, nuk bën gjë tjetër veçse largon investuesit dhe kapitalin drejt konkurrentëve tanë kryesorë: Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnjë.

Duke patur parasysh strategjinë e gabuar të ndjekur për tërheqjen e investimeve të huaja mendoj që gjithë vëmendja e qeverisë është përqëndruar në nënshkrimin e akordit me FMN. Negociata, për të cilat, njësoj si në rastin e armëve kimike dimë shumë pak, përveç faktit që, megjithëse ende pa u nënshkruar akordi me FMN, duhet të presim miratimin e saj për buxhetin. Pra mungon tërësisht transparenca në lidhje me të dhe arsyetimi që, nuk ka akord ndaj, dhe nuk kemi ç’themi nuk qëndron pasi këtu e kemi thirrur ne dhe shpresoj që të paktën të kemi objektiva të qartë të cilët duhet të ishin shpallur. Dhe, mungesa e transparencës vetëm mund të dëmtojë ekonominë, duke bllokuar çdo iniciativë, në pritje të drejtimit që do marrë ekonomia.

Drejtim që, përsa i përket doktrinës ekonomike, për fat të keq, duket se shkon drejt aplikimit të të ashtuquajturës “Rregull e Artë” në ekonomi sipas së cilës shpenzimet e qeverisë duhet të barazohen me të ardhurat, për të pasur një rritje “të qëndrueshme”, në masën e shpenzimeve për investime të qeverisë. Ndjekja e kësaj politike dhe financimet eksluzivisht për infrastrukturën përbëjnë shtyllat e ndërhyrjes së FMN-së. Quhet zhvillim i qëndrueshëm, por do të thotë, mbi të gjitha, lënie jashtë lojës, së instrumentave monetarë në dispozicon të institucioneve përkatëse, qe mund të përdoreshin eventualisht si leva mbështetëse, duke pasur si obiektiv zhvillimin.

Le të ndalemi pak. Një politikë e tillë mund të jetë e volitshme në vende si Shqipëria e viteve 90, ku menjëherë Shqipëria e gjeti veten të papërgatitur e të ekspozuar ndaj vendeve të tjera, me një nevojë të madhe për valutë të huaj. Një pjesë e mirë e inteligjencës u largua nga vendi dhe nuk egzistonin figurat dhe tradita për menaxhimin e një ekonomie kapitaliste, të afta për të krijuar vlerë. Në keto kushte ekonomia ishte tërësisht e varur nga “bujaria” e donatorëve të huaj dhe ndihmës së FMN-së. Ambienti ekonomik ku operohej ishte shumë i thjeshtë e aspak kompleks që të nevojiste figura të specializuara.

Kjo politikë, gjithashtu, sipas një pjese të shkollave ekonomike, do të kishte vlerë në fazën e maturimit të zhvillimit të një vendi.

Shqipëria sot, absolutisht nuk gjendet në një situatë të ngjashme me atë të viteve 90, por nga ana tjetër, me siguri mund të themi që nuk është në fazën e maturimit. Nuk është komplekse si një vend i zhvilluar, por kërkon të bëhet e tillë. Sot, me kapitalet e krijuara në banka, me një shoqëri më të hapur, me studentë të diplomuar në të gjithë botën, Shqipëria gëzon fatin e posedimit të një potenciali njerëzor të jashtëzakonshëm, me eksperienca të krijuara me anë të raporteve me kultura të ndryshme, të zhvilluara, perëndimore. Por, potenciali i krijuar, nuk mund të përthithet, duke aplikuar Rregullën e Artë, që lejon një rritje dhe krijim të ulët të kapaciteve prodhuese industriale e të shërbimeve.

Nën prizmin e Rregullës se Artë qëndron dhe ky tip taksimi progresiv, i vendosur për t’u aplikuar nga qeveria, duke menduar se jemi një vend në stadet e maturimit, pas zhvillimit, dhe duhet të kemi prioritet rishpërndarjen e të ardhurave. Asgjë nuk është më e gabuar.

Ne kemi fatin që mund të mësojmë si nga eksperiencat pozitive të vendeve të tjera ashtu dhe ato negative. Oportunitet e rritjes në Shqiperi, sot, janë realisht të larta nëse nuk hallakatemi dhe qepemi pas kujtdo duke thënë që nuk kemi ç’të bëjmë si në vitet 90, pa marrë në konsideratë, potencialin minerar, energjitik, të kapitalit financiar dhe njerëzor të papërdorur. Do të ishin realisht shumë të larta nëse do të fillohej të merrej përgjegjësia dhe në ekonomi, në mënyrë të pavarur, të guximshme. Dhe mbi të gjitha profesionale. Nuk është e pranueshme, dhe nga ana e logjikës financiare, të ndodhë që të pagohet borxhi në monedhë vendase me borxh në valutë sado me kosto të ulët. Do të ishin edhe më të larta nëse Banka e Shqipërisë nuk do merrej vetëm me kontrollin e inflacionit dhe mimetizimin e politikave të saj monetare me ato të FED apo kujtdo tjetër duke dalë nga konteksti i realitetit të kohës më të përshtatshme dhe i realitetit lokal.

Si përfundim, duke patur parasysh forumet e ndryshme të thirrura prej kryeministrit, asgjë nuk do të kishte më shumë vlerë se promovimi i një debati real midis ekonomistëve të rrymave të ndryshme, në Shqipëri, për modelin ekonomik që duhet ndjekur.

 

*Ph.D /  Pedagog në UET

 


8 Komente


  1.  
    Ilir

    PA DYSHIM QE ESHTE SHUME I GABUAR, JO VETEM KAQ POR EDHE DEBATI PER KETE GJE ESHTE I GABUAR.

    TAKSA KETU DUHET VENE 5% TEJ E TEJ PER CDO GJE.

    KJO JO PER TE TERHEQUR INVESTITORE SERIOZE TE HUAJ, PASI ATYRE JO VETEM TUA BESH TAKSEN 0, POR PO TI OFROJME EDHE SUBVENCIONE PER TE ARDHUR KETU, ZOR SE VIJNE, PASI PARATE TONA JANE TE HELMUARA PER TA.

    SHQETESUES ESHTE SHUME FAKTI QE QEVERRIA VURI TAKSEN PROGRESIVE, PASI TREGON QE AJO PO PLANIFIKON TE VAZHDOJE PUNEN ME KETE BAZE TE TATUESHME QE ESHTE 40% E BAZES REALE KU DUHET TE BAZOHET.

    PRA NUK KA ASNJE PLAN TE FORMALIZOJE EKONOMINE, POR VAZHDO SE JEMI MIRE.




    •  
      raimondi Vlonjati

      Eshte komplet gabim ky Profesori i ekonomise

      Taksa progresive duhet vendosur patjeter , sepse me taksen e sheshte bizneset e medha nuk paguajne detyrimin qe i takon
      Dhe nuk eshte e vertete ajo qe : nqs vendos taksen progresive biznesi i madh nuk hap me vende pune dhe mund te largohet fare–Kjo u provua ne USA ne kohe te Bushit ,duke vendos taksa te uleta per bizneset e medha dhe nuk ndikoi fare ne hapje te reja pune nga bizneset e medha

      Ndersa per te ikur nga Shqiepria keto biznese nuk ikin, se sado qe te gnrihet taksa ne Shqiperi, prape eshte me e ulet kostua e punetoreve se sa eshte ne tregun e huaj
      ndaj nuk ka nevoje per tu shqetesuar ne kete rast –Ata nuk levizin aty do rijne , por te paguajen taksen progresive ….

      Ndaj duhet qe bizneset e medha te paguajne taksen progresive , nderkaaq bizneset e Reja te huaja mund tju behet
      nje tolerim ne tkasa per 5 vitet e para ,

      Dmth 5 vitet e para keto biznese punojne me nivel te takses se sheshte dhe pastaj
      pasi te kene ecur mire me biznesine e tyre, ju vendoset taksa progresive

      Ndersa , ne lidhje me Regullin e arte te FMN-se , ai kur u zbatua ne 1990 ishte totalisht gabim
      ndersa nqs zbatohet tani do te jete me te vertete produktiv

      Sepse tani ne nuk kemi ndonje industri te zhvilluar sic e kishim ne 1990, dhe ne te njejten kohe ne kemi nevoje Urgjente per ndertime rugore dhe hekurudhore, sepse i kemi per ibret
      Qe ruget dhe hekurudhat jane keq fare kjo eshte gje e mire (!!??), sepse kjo do beje qe te hapen investime te menjehreshme ne ndertim rugesh dhe hekurudha ..

      Per investimet ne kete sektor Qeveria jone duhet te perdori jo vetem FMN-ne , por edhe investimet kineze ..
      ku akset kryesore rugore dhe rjeti hekurudhor te ndertohen me koncesione nga firmat shteterore kineze …….
      Dhe ne te njejten kohe te filloje dhe ndertii i degezimeve te linjave te gazit neper qytete te Shqiperise per ti paraprire gazesjellesit TAP…..
      Si dhe nen driten e gazesjellesit te fillojne edhe investime ne ndertimin e Tece-ve me gas ,
      qe te ritet prodhimi i energjise elektrike , pervec gazit ….

      _Pra te gjitha keto investime ne infrastrukture ( siddomos ne ruget ) i japin nje goditjte te forte varferise ,
      sepse ruget do ndertohen duke kaluar ne zonat rurale dhe aty do punesohen njerezit e pakaulifikuar ne per fshatra e qytete qe jetojne ne kushte te veshtira …..

      Ndaj them se ne kete rast FMN do kete sukses tek ne , nqs investohet ne infrastrukture,
      sepse eshte pikerisht infrastruktura ajo qe na mungon me shume ..por edhe qe e deshirojme me shume –
      -Sepse ruget e mira krijojne hapesira per bizneset e sherbimeve, bujqesise , blegtorise etj
      .E afrojne prodhuesin bujqesor me konsumatorin, dhe kjo gje eshte kryesore per Shqiperine qe ka 50 % te popullsise ne fshat

      Porse do te thosha dicka qe artikullshkruesi nuk e ka permendur , dhe qe i ben dem ekonomise sone ,
      se nuk eshte taksa Progresive ajo qe na demton , pavaresisht se kjo taksa do ju heqi njecike dhjamin atyre “te medhenjve ”

      Por problem eshte taksa ( aksiza ) ndaj naftes —
      Kjo takse nuk duhet vendosur,sepse po u rit cmimi i naftes ……con ne ritjen zinxhir te cmimit te te gjitha mallrave te konsumit dhe shtrenjton direkt koston e jeteses

      Ndaj qeveria duhet patjeter te studjoje taksen per naften dhe te shikoje arsyet qe pse cmimi i naftes ne Shqiperi eshte me i larti ne Europe

      Duhet te kerkohen burime te tera blerje me shumice te naftes ne menyre qe te ulet cmimi i naftes

      Ulja e cmimit te naftes con direkt ne ritjen e biznesit te vogel dhe ritjen e mireqenies per cdo familje shqiptare

      Keshtu qe Kryeministri jone jone duhet te beje nje vizite ne keto vendet arabe qe shesin naften me shumice per gjithe perendimin,
      dhe ne kete vizite te jete i shoqeruar nga biznesmenet e dhomes se tregetise

      Po ketu, duhet qe edhe te kene liri te gjithe te sjellin nafte ne Shqiperi, jo vetem disa firma ,
      te cilat krijojne oligopolite ne tregetimin e naftes –Dmth te krijohet konkurence e ndershme
      e cila con ne ulje te naftes

      Edhe dicka doja te shtoja __Kjo qeveri eshte e majte, dhe si e majte qe eshte duhet edhe te nderhyje nga pake duke vendos ndonje cmim tavan, qe te mos e lere cdo gje ne dore te tregut , Kapitalizem te paster
      Por ta beje Kapitalizem social , se eshte parti socialsite ne pushtet dhe duhet ti mbroje konsumatoret nga cmimet e larta te pa arsyeshme

      Si perfundim , sipas meje detyrat imediate te qeverise jane keto :

      1-Taksa progresive te vendoset patjeter, -( per nja 2 apo 3 vjet ) ,pastaj shikojme si do eci
      2- Te kontrollohet nga tatimoret per tu paguar taksa ne menyre absolute , -kush nuk e paguan ti vendosin gjobe maramendese
      3-Te fillojne investimet sa me shpejt ne infrastrukture rugore dhe hekurudhore, sidomos nepermjet ndertimeve me koncesion ,
      sepse keshtu nuk harxhon asnje leke shteti
      4— Te filloje investimi ne degezmet e linjave te gazit neper Shqiperi, sepse kjo hap vende pune kudo , dhe eshte me mire se sa ta shesesh gazin me bobmola qe krijon aksidente

      5- Me kryesorja –Te studjohet Cmimi i Naftes , te liberalizohet tregetia, dhe te kekrohen vende ku cmimi i shumices eshte me i ulet

      Cmimi i naftes ka ne dore luften ndaj varferise ne Shqiperi, sepse ai cmim eshte jashtezakonisht i larte dhe e shakteron biznesin e vogel–E nxjer jashte loje

      Dhe eshte mire qe nafta qe nxiret ne Shqiperi te jete nen menaxhimin e shtetit ,Te jete monopol shteteror
      ,se ne nuk i kontrollojme dot te huajte qe nxjerin naften ektu dhe na vjedhin , se nuk i pagujane detyrimet

      _-Po u vune ne pune keto 5 pika, Shqiperia del nga zona e varferise dhe fillon menjehere ngritja e mireqenies




  2.  
    Arli

    Ju z. Profesor e keni shume gabim. Me vjen keq per nivelin e ulet te specialisteve ne Shqiperi. Ju kishit 8 vjet kohe qe te rrisnit investimet me taksen 10 perqind per te gjithe, dhe nuk i rritet. Nuk e kuptoj se si vazhdoni te insistoni ne menyren e gabuar, gje qe tashme eshte e testuar. Beni pyetjen, perse vendet e tjera zbatojne taksen progresive? Taksa e sheshte sjell vetem polarizimin e shpejte te shoqerise, ne shume te pasur dhe shume te varfer, por nuk sjell zhvillim si po e paraqisni ju. Vendet nordike jane te zhvilluara pikerisht se ngrejne nivelin e te gjithe shoqerise. Gabim i juaj eshte se e bazoni rritjen e ekonomise vetem te klasa e pasur, duke injoruar klasen e mesme, e cila ben punen me te madhe ne nje shoqeri perendimore. Ne taksen e sheshte perfiton pikerisht klasa e pasur dhe demtohet klasa e mesme, ajo qe eshte me e madhe ne numer. Zhvillimi I Danimarkes bazohet tek firmat e vogla prodhuese dhe politikat financiare jane te drejtuara ne kete drejtim. Interesuhu te mesosh se si e ka sistemin e taksimit ky vend, se afron me Shqiperine per nga numeri i popullsise. Se fundi, ju perdorni shprehjen “ekonomiste te rrymave te ndryshme” qe tregon esencen e disfates te ekonomisteve shqiptare. Rryma te ndryshme ka ne art, por jo ne ekonomi, sepse pasojat jane katastrofike. Nuk mund te besh eksperimente ne ekonomi. Kete keni bere deri tani, dhe Shqiperia mbahet si me e varfera ne Europe. Nuk ka nevoje te beni shpikje, por ndiqni me zgjuarsi shembullin pozitiv te vendeve te tjera.




    •  
      andi

      Kur do pushojne keta njerez se foluri permendsh? Flet per danimarken, kur ne jemi vite drite larg saj megjithese e kemi nr e popullsise te perafert. deri tani shqiperia ka ecur vetem ne rrymen qe thote profesori, pa projekte dhe investime. dhe kur jane bere mjafton te kujtoj rrugen durres rrogozhine per te kuptuar se cfare eshte bere ne kete vend. nuk jam ekonomiste per te folur per rryma te ndryshme, por rryma per te cilen flitet ne artikull, qe e kemi ndjekur gjithe keto vite nga prej dhe jemi ketu, a ia vlen te diskutohet? kur ne e shohim se ku jemi pse duhet ta ulim debatin? kerkimi i rrugeve te reja eshte eksperiment ndaj dhe duhet te mos ndryshojme e te ndjekim si ithtare partiak rrugen e vjeter te testuar? ne kete moment nje gje e tille i duhet vetem qeverise qe te vendose lehte pa trysnine e forcave te biznesit dhe te shtreses se mesme, nuk besoj se ne na intereson qe te marrim cdo gje per te mireqene se kjo klase politike, majtas e djathtas e ka treguar veten se sa e pazonja eshte ne interesin e vendit, duke iu lepire cdo institucioni apo personazhi te huaj.




  3.  
    nasruddin

    TAKSA PROGRESIVE NE SHQYPNI ESHTE SIKUR TE NXJERRESH “DHJAM NGA PLESHTI”.

    Sa me shpejte te heqe dore Edi Rama nga ky sistem fiskal krejt i papershtatshem per vendin tone qe nuk prodhon pothuaj KURGJE, aq me mire do te jete per Koalicionin Fitues te 23 qershorit, por edhe per vete Edi Ramen si LIDER qe ka ardhur me premtime per RILINDJE dhe jo RIVDEKJE te shqyptareve. Per ta argumentuar kete teze te hershme te tij me apele te panumerta per BOSIN socialist ne media, nastradini do te perqendrohet vetem ne disa pika, te cilat ne gjuhe popullore i “zbathin breket” takses famoze PROGRESIVE totalisht e paaplikueshme per kushtet ekonomike kombetare:

    – Separi mbledhja e taksave dhe e tatimeve nga ana e shtetit eshte e kondicionuar me ekzistencen “DE FACTO” te subjekteve qe kane deshire te deklarojne ashiqare te ardhurat reale te tyre si patriote te vertete. Ketu lind pyetja thelbesore: A ka te tilla subjekte ne Shqypni? Deri tani qeveria e Sali Berishes nuk i besonte shume patriotizmit te pasanikeve barkderra te biznesit albanez dhe kishte vendosur mbledhjen e taksave dhe tatimeve me nje formule te thjeshte qe buron nga taksa e SHESHTE:

    QEVERIA E KAP LEPURIN ME QERRE.

    kur lepujt nuk jane fshehur ne brimen e miut dhe kane dale ashiqare ne driten e diellit. Por pavaresisht nga lehtesite qe ofron taksa e SHESHTE qeveria Berisha arriti ne shifrat fatale te 23 % te mbledhjes se taksave dhe tatimeve te detyruara nga lepujt ashiqare dhe kjo gje i dha te drejte Edi Rames te anatemoje sistemin fiskal te SHESHTE me mendjelehtesi amatori. Shkencetaret mjekergjate te Edi Rames ofruan ne tepsi taksen famoze PROGRESIVE si ILACI cudiberes qe do te sheronte semundjen fiskale te Sali Berishes dhe i meshuan me force demagogjise paraelektorale si nje formule qe do te lejonte ZERIMIN enverist te taksave ne shume fusha te ekonomise. Dhe Edi Rama i besoi me sy mbyllur bile solli nga nje vend ish komunist nje profesor ekonomie qe kishte qene me pare agjent i Sigurimit te Shtetit per t’i spjeguar shqyptareve sesa fantastike ishte taksa cudiberese PROGRESIVE. Pyetjes se nastradinit:

    PSE KJO TAKSE PROGRESIVE NUK ESHTE APLIKUAR NE VENDIN E TIJ DHE NE AS VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE NE TRANZICION?

    ky profesor i kamufluar ekonomie nuk u pergjegj ne nje forme adekuate. Atehere me c’te drejte Edi Rama vazhdon me kokfortesi te mbroje pa piken e llogjikes ndryshimin e sistemit fiskal ne vendin tone? Teza:

    KUSH FITON ME SHUME DUHET TE PAGUAJE ME SHUME!

    ka vetem vlera komiko-teatrale, sepse ne realisht ne nje vend qe nuk prodhon ASGJE nuk mund te aplikohet per te vetmen arsye sepse me pare qeveria duhet te nxjerre nga brimat e miut ata qe “fitojne me shume” gje e cila tani per tani eshte nje “mision i pamundur”. Kete pohim te hershem te nastradinit po e verteton edhe realiteti duke pare programin e ri fiskal te qeverise Rama: “Sopata” socialiste e taksave do te godase me shume shtrasat e varfera dhe te mesme te popullates. Pse keshtu? Si more keshtu? do te hidheshin perpjete profesoret mjekergjate te Edvinit. Po, po keshut eshte do t’u pergjigjej nastradini, sepse vertet mund te fitohet DICKA si palo gje nga 300 mije lekeshi gratis socialist, por rritja e taksave dhe akcizes per naften pershembell do te reflektohet tek rritja e te gjitha cmimeve ne treg qe do te shkrije menjehere perfitimet imagjinare nga taksimi i drejte socialist mbi pagat. Keshtu me naften, por me kafene, duhanin, energjine elektrike me me tej? Kjo eshte ceshtja. Edi Rama pasi foitoi me vote plebishitare zgjedhjet ne 23 qershor duhet ta dale me nje thirrje si apel per popullin shqyptar dhe te kerkoje leje nga ai per te perballuar rritjen e nivelit te taksave dhe tatimeve pa prekur sistemin fiskal ekzistues, sepse per momentin e rendesishme eshte % e mbledhjes se taksave dhe jo formulat shkencore per aplikimin e tyre. Mbledhja e ulet e taksave nga qeveria Berisha ne masen 23 % nuk ka ardhur si pasoje e takses se SHESHTE 10 % (me e ulta ne rajon), por per arsye kryesisht nga kriza ekonomike Boterore dhe per shkak te korrupsionit galopant ne drejtimin e shtetit. Taksa socialiste PROGRESIVE do ta beje akoma me te nderlikuar mbledhjen e taksave dhe do te inkurajoje formalizmin e biznesit te zgerlaqur shqyptar duke e detyruar ate ne te gjitha nivelet te gjeje menyra dhe finte per t’i anashkaluar pageses se ndershme te taksave dhe tatimeve. Ne kete situate nuk dihet sa gjate qeveria Rama do te qendroje TUNDIMIT kur emisare te biznesit tone kombetar do te shkojne ne zyren e tij me tufa LEKASH ryshfeti per te paguar “mospagimin” e taksave ne shtet. Nuk dihet edhe Aletati i tij i Koalicionit Fitues sa do t’i qendroje ketij TUNDIMI ryshfeti kur Ilir Meta Ryshfetciu te shikoje se RILINDJA socialiste eshte bere si kokoshi ne nje thele dhe ekonomia ka filluar te marre tatepjeten me superxhiro.

    – Sedyti kur te shikohet qarte se taksa famoze PROGRESIVE nuk ka sjelle me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit edhe FMN dhe Institucionet e tjera nderkombetare do te kerkojne rikthimin ne sistemin e meparshem te rekomanduar nga po ata per te gjitha vendet ish komuniste pa prodhim kombetar dhe kjo do te behet imediate per Shqypnine e vogel sa nje gogel qe deri tani ka jetuar vetem me ndihma nga Vellezerit e saj te Perjetshem qe Enveri i nderronte si Mbrei grate.

    Por deri atehere mbase do te jete vone.




  4.  
    Emi

    Ah mor nastradin, kujt i flet! Nuk mjafton Edi Rama, qe shperfill specialistet dhe grupet e interesit, por na duhen edhe servilet e politikave te tij, qe lexojne me fashe ne sy dhe besojne se taksa e sheshte sjell polarizim dhe NE “Danimarka 2″ duhet te shofim Danimarken 1. Nuk na mjaftoi ish kryetarja e parlamentit qe na beri Gjermani. Mjere ne Rilindasit e vertete dhe opozitar vigjilent, per te miren e Shqiperise qe MERITON te jete!!!




  5.  
    Mr Jerry Sydney

    Nëse ju jeni duke kërkuar për të konsoliduar kredi tuaj ekzistuese në një pagesë mujore të menaxhueshme, duke pasur parasysh kryerjen e përmirësime në shtëpi ose për të bërë një blerje të mëdha, çdo gjë rrethanat tuaja ose historia e kreditit, ne do t’ju ndihmojë të gjeni kredi të drejtë për ju në normë më konkurruese të interesit në 2 %.

    Me përvojën tonë, ne mund të ju ndihmojë me kredi të ndryshme për të arritur në një plan që është e drejtë për ju. Ne besojmë në konsumatorë të kënaqur kështu që qëllimi ynë është që të ofrojë shërbimin më të mirë të konsumatorëve dhe me plotësisht me përvojë, stafi ynë kryer miqësore ne do të punojmë me ju për të gjetur hua të mirë në dispozicion. Për kredi të lehtë, na kontaktoni me të dhënat e mëposhtme kërkuara guaranteeloanfirms@outlook.com:

    Emri i plotë: ………….
    Kontakt Adresa: ……
    Shteti: ……………
    Tel: ……………….
    Profesioni: …………
    Shuma e kredisë: …




  6.  
    muneratti

    Përshëndetje Unë kam një dëshmi ju sjell: Nëse ju doni të bëni një kredi në mes të veçantë me normë interesi 3% thank ju bëjnë kontakt me znj ELENA RODIONOVA dhe Veronique Fortune dy zonjat e bukur që në fakt dhënë mua një kredi prej Gjashtëdhjetë dhjetë mijë Euro (€ 70,000), fillimisht unë nuk e besoj për një moment, si kredi e keqe qëllimmirë në internet kishte mua krejtësisht bosh, por kurioziteti im më shtyu për të provoni përsëri. Së fundi unë kam qenë në gjendje për të marrë këtë kredi që kam marrë nga rrugë pa krye në të cilën kam jetuar. Unë kam disa kolegë të cilët kanë marrë edhe kredi për nivelin e tij pa probleme në vend të që të ju nga individë me qëllim të keq që janë duke punuar për të gënjej i pafajshëm, unë publikoj këtë post për shkak se ajo e bëri më të mirë me këtë kredi dhe nuk merrni dekurajohen, sepse kam marrë dehur por kam takuar këto zonjat të ndershëm dhe bujare kështu që të marrë kontakt me të;
    Ja Email: (rodionovaelenna@katamail.com)
    A jeni gati për kërkime ose të rifilluar aktivitetet tuaja ose për realizimin e një projekti, ose për të blerë një apartament, por ju janë të ndaluara bankare ose dosje u hodh poshtë në bankë këto zonjat jeni i vetmi që do të ndihmojë. Ju lutemi te kontaktoni
    Faleminderit për të si mua dhe për të dërguar kërkesën tuaj për të marrë kredi tuaj në 48 orë ose më pak. JU LUTEM ndajnë këtë informacion për t’ju ndihmuar vëllanë tonë miqtë tanë dhe TJERA





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)