A është kënga labe “më shqiptare” se ajo e krahinave të tjera?

November 8, 2017 16:03

A është kënga labe “më shqiptare” se ajo e krahinave të tjera?

Genc Melonashi

Kush ka qënë pjesëmarrës drekash apo darkash, në dasma apo gëzime të tjera, nuk i ka shpëtuar dot ndjesisë së këndshme apo të besdisshme të këngëve masive që atje këndohen.

Një vrojtues i kujdesshëm mund të vër re disa gjëra interesante.

Të çudit psh fakti që kënga labe, ndonse e pa shoqëruar me instrumenta muzikorë, ecën më mirë dhe më masivisht se sa këngët e krahinave të tjera. Por të çudit gjithashtu fakti që, sa herë merret një këngë disi më e kultivuar, siç janë disa këngë qytetare korçare apo shkodrane, ka një stonim masiv deri në besdisje.

Tek kënga labe ka një thjeshtësi naïve. Ka një lider këngëtar, një ose dy persona që e presin, ndërsa të tjerët mbajnë të famshmen ISO. Mendoj se në këtë iso harmonizohet përsosmërisht jo vetëm ideja e bashkimit rreth një lideri këngëtar, por edhe rreth një lideri luftarak.

Me sa duket këngët labe janë më shqiptare, më autoktone më të pastra, me të cilat veshi i popullit, gjenetikisht, në shekuj, është më i mësuar dhe i përqafon më shpejt dhe më mirë. Brenda tyre, madje edhe në ato që i këndojnë dashurisë, ka një përzjerje harmonike të burrërisë dhe të një lloj egërsie hyjnore.

Dikush, ashpërsisht, këngët labe i ka cilësuar si “britma lufte”. Unë them se ai, padashur, i ka bërë një kompliment të fuqishëm këngës labe. Ajo vërtetë është një britmë lufte, për liri, për pavarësi, për demokraci, dashuri dhe begati.

Ndërkohë, në këngët e tjera që përmëndëm, sa do më të bukura në dukje, janë më të papastra, më pak shqiptare, sepse mbase kanë diçka greke, turke apo sllave.

Por sipas meje, ka një arsye tjetër më të thellë. Labëria, me malet e saj të egra, madje edhe një pjesë e malësisë së veriut, kanë qënë strehëzat më të sigurta të mbrojtjes së genit shqiptar, të zakoneve, të gjuhës, të ushqimit shpirtëror të popullit tonë nga ndikimi hordhive të panumurta që kanë pushtuar vendin tonë.

Në këto strehëza me hapësira të ngushta ka jetuar dhe jeton një popull, ku mëshirohet nektari i shqiptarizmit, i patriotizmit më solid, që e ndien veten zot i gjithë Shqipërisë. Nuk është e rastit që kundërpërgjigjet ndaj pushtuesëve historikisht kanë ardhur nga popullsia e këtyre trevave. Nuk është e rastit gjithashtu, që edhe mjaftë ngjarje me karakter patriotik e politik, që shpesh kanë vendosur fatet e kombit tonë, e kanë zanafillën në këto treva.

Sa më i kërcënuar një popull, aq më shumë e ndien nevojën për të qënë i bashkuar. Për të qënë i bashkuar në halle, në gëzime, në këngë, në valle, në luftë. Dhe të gjitha këto kanë nevojë për një lider dhe një popull të bashkuar përreth tij, për një ISO të shëndetshme, idealiste, jo servile dhe jo hipokrite…

 

November 8, 2017 16:03
Komento

20 Komente

  1. Muzhaka November 8, 16:17

    Si kenga Labe.po ashtu edhe kenga Skrpallice eshte pa muzike dhe me nje hedhes.

    Reply to this comment
  2. Ylli November 8, 17:18

    Kete trapllikun e fundit e ke taman…..per ideal te Partise.Te gjitha keto kane nevoje per nje lider dhe nje popull te bashkuar perreth tij ,per nje ISO te shendeteshme !?!?!?!.
    Keta komunistet jane te “medhenj”.Jetonin dhe jetojne jashte kohe.Te lutem ,bej nje shkrim per kapaket e pusetave se dhe keto kane nevoje per nje lider dhe popull te bashkuar perreth tij ,per nje SHKARKIM te fuqishem dhe te sinqerte.
    Kenga labe eshte e bukur dhe e paster.Per dasma nuk eshte ama.Te duket vetja sikur do ndahesh me gruan qe naten e pare.Lidhe qenin ,ti moj qene……vari trapin.

    Reply to this comment
    • Labi November 9, 23:39

      Ylli nderro emerin se je yll i perenduar. Ti as qe e kupton kengen labe. Ateher, me mire shut up.
      Kenga labe eshte shume-shume me heret se komunizmi ne Shqiperi. Komunistet biles e ringjallen ate , te vjeteren e kam fjalen, me festivalin folklorik. Kishte edhe kenge plot per Partine, po “Sinan Labi”, “Birbilenjte”, “Janines c’i pane syte”,”Sorkadhia” e Petrit Lulos, “Zoge e Libehoves” e qindra te tjera jane perla qe s’kane nevoje per vleresimin e askujt, aq me teper tendin. Sinfonite s’jane kenge te lehta per veshin tend. Kjo eshte kenga e vertete labe. Doemos ka bastardime si ajo qe thua ti, po kjo s’eshte perfaqesuese.

      Reply to this comment
  3. BEN BEN November 8, 18:12

    Studjues te ndryshem te folklorit shqiptare pranojne se kenget myzeqare jane plotesisht te pastra, te pandikuara nga muzikat e huaja. Mund te permendim grupin e Sheqishtes, ne Fier, apo kenge te tjera myzeqare.

    Reply to this comment
  4. Tralala November 8, 18:26

    Kjo puna e liderit ne kenge ka te beje me shume me dirigjimin. Kendohet ne grup dhe marresi, qe ju e quani lider, administron gjithe zerat e tjere qe interpretimi te jete sa me harmonik. Te tjerat Jane ceshtje shijesh Po dhe mode. Dikush nuk pelqen polifonine qe eshte teresisht shqiptare po pelqen hip hop qe nuk dihet nga vjen e cfare I pelqejne.

    Reply to this comment
  5. Shkumbini November 8, 20:22

    Kenga labe ka arritur nje persosuri te atile qe ajo eshte unike ne te gjithe muziken popullore europiane.
    Ne Enciklopedine 10-vellimshe Amerikane te Muzikes pasi jepen te dhena per polifoni me dy zera ne Italine e jugut,ne Serbi, Sllovaki dhe ne Bullgarine perendimore dhe thuhet se ka nje grup maqedonas ne afersi te Kosturit (Greqi), qe kendon me tre zera, por, shton ajo Enciklopedi,ata e kane marre ate nga polifonia tre-zeshe toske.
    Ajo Enciklopedi thekson: “But magnificient is the four-voice singing of the region of Gjirokastra” (Por madheshtore eshte kenga me kater zera e rajonit te Gjirokastres).

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 9, 08:39

      “ata e kane marre ate nga polifonia tre-zeshe toske.”
      është shumë e mundur që ta kenë “marrë”,por po të shikosh vëndndodhjen e këtyre grupeve të tjera të ndryshme nga polifonia labe mund të arish dhe në një përfundim tjetër!!
      janë i njëjti popull i shpërndarë në shtete të ndryshme,dhe në shumicën e rasteve të shëndrruar në “kombe”të ndryshme nga shqiptarët!!
      dhe e gjitha kjo falë perandorisë së lavdishme osmane që na ka “ndihmuar” në “ruajtjen e identitetit”shqiptar!!

      Reply to this comment
  6. Z/K November 8, 20:51

    Te jemi objektive mbi cfare duam te spjegojme dhe te bindemi e te bindim.
    Kenga labe e hereshme jane te pastra sepse ne ate kohe nuk kishte pretendime per nderhyrje e per ta bastardhuar ndrequr a prishur karateristike e motivit te tabanit muzikor te kohes.Kanga labe ka ruejt origjinalitetin e folklorit tradicional te cdo pjese te krahines qe ka larmi stilit e organizimit ne te kenduar kolektivisht.Fal kohes se monizmit.Ashtu si cdo pjese e artit,kultures e shume evenimente te ndryshme te shoqeris shqiptare mori hov dhe zhvillim i folklotit ne te gjitha trevat e vendit.Sot vertet ke kenaqesi ta ndigjosh.Nuk duhet nenvlersuar as ajo pjese e krahinave te tjera.Mbasi dhe ato kane karateristikat e vecanta qe karterizon cdo krahin nga krahina.Edhe veriu ka muzike karateristike,po ka dhe kange apo valle qe luhen pa vegla muzikore.Nji nga keto jane dhe kanga mbaje krahut teper e hershme qe te kujton kreshniket si dhe thirrje per kushtrim dhe lufte.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 9, 08:48

      Z/K
      ke shumë të drejtë!!monizmi a diktatura e proletariatit,i vuri shumë rëndësi kombëtares,por dhe populli vetë,zhvillimi teknik,dhe shumë faktorë të tjerë bënë që jo vetëm të konservohej por dhe të zhvillohej shumë folklori tradita!!akoma sot në pjesën malore të shqipërisë si në jug e në veri,tradita është më e ruajtur!!në jug mjaftojnë tre veta dhe ja nisin këngës dhe gjat një darke ose një mbrëmje të zakonshme,në veri e njëjta gjë mjafton një njeri e një instrument,lahutë a çifteli dhe ndodh e njëjta gjë!!thjeshtësia e kompozimit të këngëve,mundet të tregosh dhe një histori duke e kënduar,nuk ka nevojë për shumë salltanete,bën që të jenë të përdorshme!bën që të mbijetojnë në këtë llum tallavaje,në këtë llum zhurmor,sepse, shumica,asqë ka të bëjë me muzikën,e më pak me atë shqiptare!!

      Reply to this comment
  7. Mark .U.K November 8, 22:22

    kenga labe eshte ma teper greqisht se shqip more lap me gjys opinge.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 9, 08:52

      morki
      mos e bëj veten të kalojmë në fjalë të tjera!!
      po mjaftohem të të jap një këshillë me edukatën më të madhe që mund të ruaj pas leximit të një idiotësie të tillë!!
      MS HA MUT KOT O DEBIL I LINDUR!!
      ps:e ruajta edukatën thjeshtë për dy arsye:
      -nivelin tënd intelektual
      -për kohën që komneton këtu në dita me të njëjtin pseudonim!!

      Reply to this comment
  8. demo November 8, 22:31

    Iso e Jugut eshte nje sinfoni pa vegla muzikore.Eshte ajo qe thote Beethoven:Instrumenti me tingullin me te bukur,eshte zeri i njeriut.Eshte vecanerisht SHQIPTARE.Greket kerkojne ta grabisin,ashtu si kane grabitur popullin shqiptar,tokat shqiptare,fustanellen shqiptare,perrallat shqiptare,kullen shqiptare..Nuk ka grek te kendoje me ISO.Ku ka ISO,ka vetem shqiptare.Ne dac ARBERESHET e Greqise,ne dac Camet authoktone,ne dac LEBERIT HIMARIOTE,qe kendojne me ISO, jane rrace e lashte shqiptare.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 9, 09:02

      dem shkumbini e ka paraqitur në një mënyrë pak a shumë të pavetdijshme,pra atë që thotë enciklopedia amerikane e muzikës,këtë që thua ti!!
      polifonia është pellazge,ilire e shqiptare!!
      ku është ajo,me ndryshimet e saj,janë shqiptarë(pavarsisht se çfarë kanë të shkruar nëpër pasaporta)!pas pushtimit osman në trevat shqiptare,pra në ballkan,hyri muzika qaramane aziatike,cigane!muzikë që ka domiuar muzikën gërke e të gjithë të tjerëve!!
      gërku pavarsisht se gjakun e ka aziatik,kërkon ta ndreqë me bukurinë e pellazgëve dhe pasardhësve të tyre helenë e ilirë!!pasi ju pordhi në tru paraardhësve të kristo papës,pasi vodhi tërë mitollogjinë që përkëthehet vetëm në shqip,tashti kërkon të marrë dhe një nga themelet e kulturës sonë!këngën polifonike labe!!
      dhe kjo falë rrotave të karit si puna e morkit!!
      tradhëtinë e kemi patur gjithnjë brënda!!
      dhe gjithnjë falë idiotëve që i kemi me shumicë,bile shumë të tillë vetquhen “ELITË INTELEKTUALE”!!

      Reply to this comment
  9. Vjosani November 9, 00:41

    Mark, ujk K….. te mbajne njezet perqindesh per 300 eurot qe merr ne Athine ku pastron halet?

    Reply to this comment
  10. MH November 9, 01:51

    “A është kënga labe “më shqiptare” se ajo e krahinave të tjera?” !!!!!!!!!!!!!!!!

    Titulli i keti shkrimit asht teper provokues.Ne daq fute ne daq nxirre jasht thojzave.Provokime te tilla nuk duhen lejue.

    Mark uk.

    Kanga labe asht origjin puro e paster shqiptare.Ne duhet te krenohemi per folklorin tone shqiptare si dhe per cdo folklor te cdo krahine.Sepse aty ekziston shpirti dhe zemra e popullit, e shqiptarit per ta jetue jeten me traditat ma te mrekullushme autoktone te etnitetit te vet qe na vecojna nga cdo nacionalitet.Po ne asnji menyre te provokohet pavarsisht thojzave.

    Greket kane marre nga folklori i jone,kangen,veshjet dhe i kane ba te tynen.Per kete deshmojne muzikolog,etnograf me argumenta te pa kundershtushme.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 9, 12:42

      MH
      “Greket kane marre nga folklori i jone,kangen,veshjet dhe i kane ba te tynen.”si ata dhe shumë të tjerë
      kanë marrë dhe më shumë se kaq!!shiko kristo papën,si ai ka plot rreth e qark shqiptarëve të sotëm,arvanitasin që bëhet më gërk se gërku,dhe do të kuptosh se ata me shqiptarët e greqizua,maqedonizuar,sërbizuar pretendojnë dhe kulturën e tyre!ku hyn dhe muzika!!
      të tërë këtë tia dimë për nder perandorisë së lavdishme osmane!!që na “mbrojti” duke na lënë sa një glasë pule!!

      Reply to this comment
  11. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 9, 01:54

    Me te lumte komentuesi “demo”se me lodhen sa lexova .
    Iso Labe eshte puro shqiptare,ashtusi cdo krahine ka karakteristiken e vet,me shqiptaren baze.Njera krahine eka me te bukur se tjetra,kjo eshte e gjitha,NJE dihet, eshtw asnje. Ja te them une tani, se vetem Kenga permetare apo Dangelliote, eshte kenge shqiptare.Te tera perbejne NJE;
    -folklorin e pashoq shqiptar,-shprehur ne kenge .
    Individualiteti cdo krahine ka bukurine e vet te kenges, deri tek veshia,apo instumenti karakteristik qe perdor.
    Nje gje eshte per te na bere krenar: shumellojshmeria qe perben te vecanten-shqiptaren,nga njeri cep i vendit ne tjetrin.Kenga eshte kryefjala e cdo arritie ne muziken boterore.Eshte MAMIA ne fushen e artit.
    Muzika popullore shqiptare me kenge,jane paresore ne bote.
    Na i shumoni ato festivalet nisur nga baza si dikur…
    Nderim dhe lavdi parapriresve sa-vijimesi pasuesve.
    me tae perkufizimin Beet’hovian..jam;
    -Instrumenti me tingullin me te bukur eshte zeri njeriut!

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  12. demo November 9, 03:24

    Ti Mark ujku edhe ne ate malokerine tende te nxire,prej debili malok,nje shurraq kooperative,qe te liruan para kohe nga ushtria si deficent,shperndan pisllekun tend ku duket ai emri yt i ndyre.Shko or idjot malok ha nje kotruve corbe aty ne befotrofin e pleqve te Shkodres ku te kane plasur dhe mblidh mbeturinat neper kazanat,se nuk ngelen shqiponjat e Laberise t`i gjykosh ti.

    Reply to this comment
  13. labi November 9, 18:33

    Laberia nuk ka shqiponja,por ka sorra e laraska pa fund.Ne kete dite e solli laberia e njohur historikisht si baze hajdutash(nuk te jepnin nuse ne se sje I zoti te vjdjesh) Shqiperin e shkrete.Zbriten nga mallet e laberia,injorante ne kulme ne qytetet kryesore vodhen e vjedhen cfar munden e ne fund e shketuan Shqiperine

    Reply to this comment
  14. Mark .U.K November 10, 13:21

    Kenget labe nuk jua di moshen as qe me intereson.Ai qe ka shkrue ket artikull ka qellime te kqija persa i perket formulimit.Do ju themi ktyre qe edhe kan fyer kto kenget labe te kendohen vetem kur njerzit ka nevoj per shi.Nuk po i fyej ata qe me kan fyer se nuk bie ne nivelin e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim