A është kjo arsyeja? Përse disa të rinj vdesin nga Covid

October 15, 2020 10:58

A është kjo arsyeja? Përse disa të rinj vdesin nga Covid

Që në fillim u pa se koronavirusi i mbërritur nga Kina, më vdekjeprurës ishte për moshat e mëdha dhe personat me sëmundje të tjera.

Por në këto muaj të gjatë pandemie, sëmundja ka marrë dhe jetë njerëzish në dukje mëse të shëndetshëm. Imunologu Italian me famë botërore, profesor Mantovani, drejtor shkencor i Institutit Humanitas, thotë se veç faktorëve tashmë të rrezikut si mosha e avancuar, sëmundje ekzistuese si diabetit, obeziteti apo problemet e frymëmarrjes, ekziston dhe një predispozitë gjenetike që i bën disa njerëz më të cenueshëm nga sëmundja.

Ai thotë se fajtori për këtë është kromozomi 3. Disa studime, përveç tonave, shprehet profesori, kanë treguar se në një pjesë të pacientëve të prekur rëndë nga covid 19, disa ndryshime të vëna re tek ky kromozom bëjnë që të mos prodhohet interferoni, substancë e domosdoshme kjo për organizmin për të organizuar kundërsulmin e tij ndaj agresioneve virale.

Sa për grupin e gjakut, edhe ai i meshoi idesë se personat me te rrezikuar qe te preken rende nga koronavirusi janë personat e grupit A, por shtoi se dhe për këtë nevojiten studime me te thelluara.

o.j/dita

October 15, 2020 10:58
Komento

2 Komente

  1. Gzim Kulufi October 15, 17:31

    Ndaj jane te nevojshme vaksinat qysh femije i vogel dhe marrja e semundjeve te ndryshme qysh ne femijeri! Qe trupi te prodhoje mjetet luftarake per periudhat e mevonta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim