A e bëri vota e 25 Qershorit të pavlefshëm 18 Majin?

July 11, 2017 10:25

A e bëri vota e 25 Qershorit të pavlefshëm 18 Majin?

PS ka fituar bindshëm zgjedhjet, ka 74 mandate dhe ka arritur maksimalisht objektivin e shpallur elektoral: ka marrë timonin e vetme. E megjithatë nisma e parë politike pas fitores së zgjedhjeve nuk është përgatitja për qeverinë e re që do të niste nga shkarkimi i ministrave teknikë, por vendosja e një “komunikimi me popullin” për të qartësuar platformën e bashkëqeverisjes,

Nëse do të sjellim në mendje atë që PS-ja dhe kryeministri deklaronin gjatë fushatës elektorale, mund të na kujtohet fare mirë se përqendrohej te fakti se “nëse ndalemi tani, kjo do të jetë fatale për Shqipërinë”. Pra nëse populli votonte të tjerët dhe jo PS-në, atëhëre ecuria e reformave do të vihej në diskutim. Çka do të thotë se qeveria aktuale dhe drejtuesit e saj e kanë të qartë se çfarë reformash duhen dhe si duhet ecur më tej. Në fakt, sjellja pas zgjedhjeve dëshmon të kundërtën. Kryeministri Edi Rama, nuk po e heq nga goja fjalën bashkëqeverisje, – vëren në një analize të vetën portal ResPublica.

Dhe fushata e komunikimit me qytetarët, online, për këtë platformë, “çuditërisht” përkon me përballjen elektorale farsë në Partinë Demokratike. 30 ditë do të zgjasë komunikimi i PS-së me qytetarët, më pak zgjat procesi zgjedhor në PD.

Edi Rama po pret Lulzim Bashën të rikonfirmohet? Në një mënyrë apo në një tjetër, Rama po pret të nisë qeverisjen me zbatimin e marreveshjes të 18 majit?

Sipas analizes së sipërcituar, kjo nuk ka dyshime “për arsye që po bëhen të qarta përherë e më shumë”:

Shqipëria hyn në fazën më kyçe të procesit të integrimit, ku kërkohen reforma të vërteta dhe jo gjobitje njerëzish fatkeqë që sot mund të kenë shpresë te Facebook i kryeministrit.

Kërkon ndërhyrje në disa drejtime për të rregulluar tregun, për të vënë në funksionim zbatimin e të drejtave. Kjo do të thotë se liria për të abuzuar ngushtohet dhe kostot e reformave vijnë duke u rritur.

Është normale të parashikohet sesi shtrëngimet që vijnë nga reformat mund të kapitalizohen si frymë opozitare nga krahu tjetër dhe këtu këmbëngulja për bashkëqeverisje është as më shumë e as më pak një mënyrë për të eliminuar këtë perspektivë me kosto – shkruan portali.

Analiza ve në dukje se as vetë PS nuk e priste rezultatin “74 mandate” dhe ky rezultat zhduku befasisht alibinë për koalicion me PD, që me sa duket ishte paravendosur mes Ramës e Bashës.

Mund të merret me mend, dhe kjo u pa edhe nga fjala e parë e Ramës me deputetët e zgjedhur, se PS-ja nuk priste këtë rezultat. 74 mandate e bëjnë krejt pa kuptim përpjekjen për t’u lidhur me PD-në, për disa reforma të cilat mund të rakordohen në Parlament, përmes komisioneve apo marrëveshjeve. Ka thjesht kapje në befasi dhe përpjekje për të rikthyer 18 majin, ndonëse vota e 25 qershorit, e bëri atë të pavlefshme – shkruan Respublika.

July 11, 2017 10:25
Komento

17 Komente

  1. biometri July 11, 10:26

    mua me duket analize e sakte dhe e logjikshme
    ndryshe tani do ishte duke zier Shqiperia nga emrat e mnistrave kandidate etj
    ka nje heshtje te cuditshme

    Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit July 11, 10:27

    une nuk e besoj se do kete bashkeqeverisje Ps-Pd
    ndryshe perse e kerkoi Rama timonin i vetem, pa partite e tjera, ose pa tepsine dhe kazanin sic thote?
    përpjekja për të bashkuar PS-në dhe PD-në në një tepsi është rruga për të ndarë përgjegjësitë, duke zbuluar sërish tepsinë.
    nuk besoj se do ndodhi
    do ishte nje turp per ramen dhe ps, e sidomos per krimet e pandeshkuara te 21 janarit gerdecit, vjedhjet e stermedha, skandalet e CEZ etj

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 11, 11:06

      ndryshe nga ti unë mendoj se PS-PD kanë për të qënë në qeverisje së bashku!!
      jo se i ha palla të dyve për poppull e shqipëri,por sepse mbyllen shumë probleme,shkopinj në rrota,që mund ti vënë njëri tjetrit!!
      shumë fakte,mund të them “mikro fakte”,tregojnë për një bashkpunim të ardhshëm!!
      me këtë bashkpunim,do të arsyetohet si një e mirë për shqiptarët për vazhdimin më të qetë të reformave në planin e brëndëshëm,do të kihet më pak kundërshtim deri aspak,në anën ndërkombëtare!!
      kjo e fundit e zbërthyer në atë që na djeg jashtëzakonisht,paktin detar,do të rinegociohet me gërkun dhe do ti jepet ajo që firmosi lulëzim basha si ministër i qeverisë berisha!!
      po pregatitet opinioni publik me idenë se grekët patën të drejtë dhe se po të mos zbatojmë atë që firmosëm ata do të na pengojnë!!
      një gjë të tillë po ta bëjë rama i vetëm,në qeveri,a timon si e quan ai!?
      do të kishte një përplasje të fuqishme me LSI dhe PD,kjo e fundit do ta akuzonte ë keq se e akuzoi rama kur bëri padinë!!
      me timonin në dy duar,ai e ritërheq PDnë në llumin që ajo vetë pregatiti!!për LSInë nuk kanë për të pjerdhur!me 100 e kusur vota ja mbyllin gojën për çdo gjë!!
      çdo gjë do të bjerë në kurrizin e kokëpalarëve të 21 janarit dhe të të gjithë ditëve të vitit!!kokpalarë nuk janë këta që drejtojnë,politika!!ata dhe kur janë të burgosur,shtojnë pasuritë e tyre!!

      Reply to this comment
  3. lejlek July 11, 10:53

    Per mendimin tim Edi se bashku me kryetarin e PD z Luli kane bashkebiseduar dhe formatuar e firmosur njekohesisht me te miren per Shqiperine dhe per shqiptaret le te presim

    Reply to this comment
    • Ermal July 11, 12:07

      Lejleku ketu siper eshte shembulli se si antiberishizmi u shnderrua mrekullisht ne dashuri ps-pd me sakte ne orgji.
      Nje orgji gjaku qe vetem popujt primitive e t lodhur mund ta pranojne.
      Bravo lejleku.
      Ne “populli” presim.

      Reply to this comment
  4. tani July 11, 12:21

    Ne politiken botrore sot shtetet drejtohen nga kualicione Partish sa me te medha,duke I dhane keshtu leje veprimi te lehte per rreforma te ndryshme te veshtira partis qe ka fituar shumicen.Sa me I gjere te jete koalicjoni aq me e forte qeveria,aq me te lehte eshte zbatimi I reformave ose planifikimi I reformave te veshtira.Pamundesia e nje koalicionit te gjere zbeh punen per zbatimin e berjen e reformave te tjera rrjedhimisht rritet mundesia e renies te qeveris

    Reply to this comment
  5. lejlek July 11, 12:40

    Ermal,Ujqit kane namin, se kerdine e bejne Cakejte.
    Si thini ju me mire dy ujq apo nje tufe(tufa…. tufa) cakej?

    Reply to this comment
    • Ermal July 11, 13:28

      Lejlek
      Kur duhet te zgjedhesh te keqen me te vogel, zgjedhja jote eshte gjithsesi e keqe… –
      Ti do thuash eshte nje e keqe e nevojshme, pra ben dicka te keqe per te bere mire etj etj.
      Por nje e keqe e vogel sjell nje te keqe tjeter derisa e keqja behet morali yt dhe i t tjereve. Dhe shoqerite vdesin lejlek kur vdes morali.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 11, 15:25

        sipas lejlekut,ermal
        dy të këqija të vogla bënjë një të mirë!!
        ai e ka mësuar nga aritmetika se dy minuse mblidhen me njëra tjetrën,vetëm se nuk e ka kuptuar se bëjnë një minus më të madh dhe asnjëherë plus!!

        Reply to this comment
  6. Crusader July 11, 18:20

    Eshte me teper ceshtje e perceptimit te besimit te nje qeverie. Me 18% te votave, Rama nuk mund te quhet maxhorance. Ketu lind edhe problemi. Eshte e dukshme se Rama nuk duhet te jete kryeminister, por mekanizmat qe punojne prapa skene, e duan ende kryeminister dhe per ta justifikuar ne qeveri, do ta detyrojne te beje nje fare koalicioni. Kur nje popull humbet besimin te politika, kjo perben nje problem te madh, per ata qe e perdorin politiken per te justifikuar kanalet e fshehta te kontrollit mbi shumicen. Per kasten ne hije, eshte shume e rendesishme qe politika te mos ekspozohet se c’fare eshte ne te vertete. Kur ekspozohet sistemi i rreme i cili perceptohet si demokraci nga turmat, ata kane nje problem te madh.

    Dhe ju lutemi dita mos na censuroni, se na lodhet.

    Reply to this comment
  7. Ekonomist July 11, 19:15

    Ne 18 maj eshte vendosur gjithcka. ME URDHER NGA JASHTE
    Ekonomia e falimentuar nuk lejon Ramen te qeverise vetem, hiqeni nga mendja. 25 qershori ishte nje farse. Timoni nuk i lihet ne dore atij qe nuk ka patente. Do shohim sa do qeverise vetem PS

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 12, 10:33

      duke hequr këtë”ME URDHER NGA JASHTE”
      ke të drejtë 100%!
      urhdëri nga jashtë nuk është gjë tjetër veçse “teori konspirative”,ose “legjendë metropolitane”!!
      në këtë mënyrë ne,me ose pa vetëdije, arsyetojmë veprimet e ndyra të politikanëve tanë!
      ne e dimë fare mirë se “URDHER NGA JASHTE”ka vetëm kur e pranojnë këta vetë!!asnjëherë kur nuk duan!!
      “urdhër nga jashtë”,”na i kërkon europa”,”kështu thotë amerika” janë vetëm fjalë që na mashtrojnë ne injorantëve që votojmë!!
      edhe nëse do të ishte kështu”ME URDHER NGA JASHTE”!?
      ne duhej ti DETYRONIM politikanët tanë të punojnë për shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe jo të marrin”URDHERa NGA JASHTE”!!
      në mardhënjet shtetërore nuk duhet të egzistojë”URDHËRI”!

      Reply to this comment
      • Ekonomist July 12, 20:24

        ME URDHER NGA JASHTE funksionon politika ne Shqiperi. Pertej c’do teorie konspirative. Shqiperia eshte sot nje rezervat ku vetem per kultivimin e droges (mbjellje-korrje-amballazhim-eksportim), ka Autonomi. Per gjithcka tjeter eshte e varur 100% nga nje fjale e nje zevendes ndihmes sekretar i ndonje kancelarie gjetke. Kjo ka vetem nje emer -Sovranitet me urdher nga jashte.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 July 13, 15:09

          e ke gabim dhe njëherë ekonomist!!
          kur nuk ju do bytha këtyre?!
          kapen dhe me marsianët dhe jo më me toksorë!!
          ke pasur boll nga saliu dhe basha,ke dhe “rrugë të tjera”boll nga rama!!
          këta marrin komnada vetëm atëherë kur duan!!

          Reply to this comment
  8. lejlek July 12, 12:32

    Nuk me keni kuptuar,….
    E para pikat e paktit jane pozitive per vete objektivat qe kerkon evropa nese te ata ta dy i kane neneshkruar.
    pra e mire per shqiperine e shqiptaret.
    E dyta ne arithmetike kemi te bemje me (plus minus) per momentin por po imoret per segmente do te ikin si vektore Lufta e brendeshme midis tyre do jete e forte dhe do te sjelle zhvillim(sepse do te mundohen t’i nxjerrin bojen njeri tjetrit ne syte e opinjonit per te fituar pike per te ardhmen)
    Dhe a e dini se kemi 152 parti, konkuruan 18 fituan disa
    qe edhe ato duhen eleminuar(cakejte)
    sepse Amerika me pesedhjete shtete ka 2.
    Pa me thoni cfare roli po merr LSI tani si simotra e PS
    “do te shkaterrojme Edi Ramen” dolen me objektiv.
    Po Shqiperine kush do e ndertoje???!!!
    Pse more tere jeten me lufte personale lideresh do te jetojme .
    A e kuptoni se ata ndihen padrone dhe jo sherbetore me parate tona dhe me vrullin e forcen tone .
    Prandaj dhe ti dobesojme e t’i shembim.
    Sot per sot, me shani sa te doni Edi eshte me perfaqesuesi i zerit te njerezve qe kerkojne drejtesi e miresi mendoj une, gjithkush ka arsyetimin e tij .
    “Ju pershendes me zjarr”

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 13, 09:36

      lejlek ky po është shpjegim!!
      POR të them të drjtën nuk të ndryhon atë që ke dhënë në mënyrë më të komprimuar më lart!!
      ka më shumë fjalë dhe asgjë më tepër!!
      për ta mbyllur po shkëpus disa fjalë nga fjalia e fundit “mendoj une, gjithkush ka arsyetimin e tij .”
      për këto të jap të drejtë bile shumë të drejtë!!
      POR në të njëjtën kohë nuk do të thotë se ke të drejtë!!
      unë personalist të pëshëndes me ujë!!
      thjeshtë për të qënë brënda!!në këtë të nxehtë nuk i dihet!!na djeg të gjithë shqipërinë zjarri tënd!!
      boll kemi ato vatra që spo i shuajmë dot!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*