A është kjo familja më e madhe në botë? Njihuni me 87-vjeçarin që ka 346 pasardhës të gjallë!

July 11, 2018 12:44

A është kjo familja më e madhe në botë? Njihuni me 87-vjeçarin që ka 346 pasardhës të gjallë!

Një burrë i moshuar në Ukrainë po aplikon për Rekordet Gines sepse pretendon që ka familjen më të madhe në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë ëndërronte për një familje të madhe dhe u emocionua kur gruaja e tij lindi 13 fëmijë.

87-vjeçari ka një familje me 346 anëtarë, ku më i vogli është dyjavësh.

Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast.

Paveli ka një total prej 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e stërmbesa dhe madje 3 stër-stër nipër e mbesa, diçka e pazakontë.

“Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur”, thotë ai, duke përmendur vështirësinë për të mbajtur mend emrat e të gjithë pasardhëse të tij.

“Unë njoh emrat e atyre që janë më të mëdhenj. Por shpesh nuk më kujtohen emrat e të rinjve”.

Sa herë që njëri prej tyre nis të krijojë një familje, të tjerët ndërtojnë një shtëpi të re në fshat për çiftin e sapomartuar.

Për ta bërë këtë, nuk ka mungesë të duarve, pasi shumica e djemve dhe e nipërve Pavelit merren me ndërtim.

a.s/dita

July 11, 2018 12:44
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 July 11, 16:03

    “dhe u emocionua kur gruaja e tij lindi 13 fëmijë.”
    kjo po që është e fortë!!
    paska lindur 13 fëmijë njëherësh!!
    apo jo??
    se kështu të lë përshtypjen kjo fjali e shkruajtur nga një idiot!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 12, 16:02

      Ceno, kjo eshte per inat te Rames, qe kur i kerkojne te beje shume gjera, pyet sa femije ke ti, dhe pastaj, te gjithe pernjehere i ke bere. Ky xhaja ukrainas me kete rast do t’ia dhiste do t’i pergjigjej PO, te gjithe me nje here i kam bere.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*