A është Kosova një oaz turk?

March 30, 2018 10:14

A është Kosova një oaz turk?

Bedri Islami

Krejt papritur, Shërbimi Inteligjent dhe Policia e Kosovës, në mëngjesin e djeshëm, arrestuan 5 mësues të kolegjeve turke në Prishtinë dhe një mjek, i cili është ndër donatorët kryesorë të këtyre shkollave, që duhet pranuar, janë ndër më të mirat në Kosovë.

Arrestimi e, më pas, deportimi i tyre i rrufeshëm, pa i dhënë kohë as të apelojnë një vendim, sipas detyrimeve ligjore të vetë Kosovës, do të thotë se pas kësaj qëndrojnë shumë më tepër se dëshirat e një shërbimi dhe të një strukture policore.

Si duket, gjithçka ka qenë e përgatitur që më parë dhe është pritur vetëm momenti i deportimit, i cili, edhe pse deri tani, nga ekzekutuesit nuk është paraqitur asnjë tagër ligjor, ka ngritur shumë dyshime dhe hamendje; që nga njerëzit që qëndrojnë pas kësaj goditje dhe deri tek pamundësia e dy nga tre njerëzit liderë të shtetit, të cilët deklaruan haptas se ata nuk kanë ditur asgjë ndaj këtij aksioni. Ramush Haredinaj dhe Kadri Veseli duket se ishin edhe një herë jashtë lojës politike që po luhet në paskulisat e një shfaqjeje të madhe, që në fund, të jeni të bindur, nuk do të ketë duartrokitës dhe as lule.

Erdogani, presidenti turk është tashmë i njohur për disa gjëra themelore: ai po shket drejt radikalizmit islam, duke patur në frymëmarrjen e tij politike një duhmë të rëndë osmallinjsh; në drejtimin e shtetit ai është ndër më autokratët dhe, shpesh herë, mediat serioze kanë sjellë dëshmi për korrupsionin e njeshëm të familjarëve të tij: njihet si njeriu që troket më së pari në portën ruse, duke i kthyer shpinën perëndimit; askush si ai nuk e ka përdorur një grusht shteti, për të cilin ndoshta ka qenë në dijeni, për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, në të gjitha fushat; e në fund, por më e rëndësishme, ai ka nëpërkëmbur brutalisht të drejtat qytetare në vendin e tij, duke mbushur burgjet, jo vetëm me të akuzuarit, por edhe të afërmit e tyre, kur nuk i gjen ato.

Prej kohe Erdogani, i cili është në fakt një sulltan në miniaturë dhe po e ushtron pushtetin sulltanor nga pallati i tij presidencial, i ka shpallur luftë të hapur gulinizmit, një term i nxjerë nga vetë ai në kundërshtim me idetë e ish-mikut të dikurshëm dhe armikut të tashëm, Gulen.

Zanafilla e luftës nuk është grushti i shtetit; ai i sherbeu Erdoganit pr të mprehur shpatën dhe kërkoi me ngulm që e gjithë bota të luante vallen që ofronte ai: një valle e rëndë, brutale, që shkërmoqte jetë njerëzish.

E gjithë bota civilizuese e nëpërkëmb kërkesën e tij. Megjithatë ai mbajti në burg gazetarë të huaj, pa asnjë shkak, si presion të lojës së tij, “ ju kthej këtë, më jepni atë”, përsëri, në asnjë rast, askush nuk e vuri mbi kokë çallmën e mendimit osman të Erdoganit, nuk i mori seriozisht thirrjet e tij dhe vazhdoi të ketë jetën e zakonshme.

Edhe Shqipëria, pavarësisht se aty gjendet njëri ndër miqtë e afërt të tij, shefi i qeverisë, Rama, nuk ia mori parasysh kërcënimet dhe kërkesat  ultimative; në të kundërtën, ajo vlerësoi se shkollat e kolegjet turke janë ndër më seriozët në këtë vend dhe se, në këtë rast, pavarësisht se në politikën e jashtme dhe në ekonomi, Turqia ka filluar të ketë prioritet, askush nuk u arrestua që të deportohet, si gjithnjë në këto raste, të prangosur.

Kosova e bëri këtë. Hamendjet janë të shumta për njerëzit që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje, por, edhe pse një vend me shumicë dërmuese të besimit islam, Kosova nuk është shquar asnjëherë për osmanllëk, e aq më tepër për osmanllëk politik.

Në Kosovë ka disa grupe radikale islame; ka predikues të një rryme të ashpër, shumë të ashpër, nga të cilët janë nxitur dhjetra e dhjetra të rinj të shkojnë dhe të bashkohen me IS-is apo me forca të tjera xhihadiste.

Në zona të veçanta të Kosovës, sidomos në Mitrovicë, në Prizren, në Gjakovë etj, krejt haptas, hoxhallarë rebelë janë bërë ushqyes të linjës së ashpër vehabiste, por, edhe kur ndodh që të gjykohen, ata gëzojnë lirinë. Dhe vazhdojnë me predikimet e hasmërisë, duke marrë gjithnjë e më shumë terren në hapësirën e besimit islam.

Ndaj tyre, as Shërbimi Inteligjent, as Policia e Kosovës, as strukturat e drejtësisë, nuk kanë reaguar si duhet; në të kundërtën, deri tani, ata janë mposhtur prej tyre.

Ndërsa, kur është fjala për 5 mësues dhe një mjek, krejtësisht të qetë në rrugën e tyre, dhe, për më tepër, në tejkalim të procedurave ligjore, pa asnjë qartësim pse ndodhi e gjithë kjo, shumëfishohen shpejtësitë.

Kosova bëhet kështu shteti i parë europian që ndërmerr këtë veprim, i cili, më shumë se gjithçka tjetër, është sjellje politike.

Të duket sikur, që nga pallati presidencial i Ankarasë janë nisur urdhërat për të vepruar, si një shembull për shtet e tjerë.

Por Kosova nuk është oaz i shtetit turk. Marëdhëniet miqësore nuk janë ata që mbisundojnë mbi ligjet dhe mbi vetë shtetin.

Nëse kjo do të kishte ndodhur në një shtet tjetër gjërat do të ishin ndërmarrë me seriozitet, të justifikuara ligjërisht dhe vetëm pas shkaqeve të forta.

Përceptimi i politikës dhe  i shtetit në mendësi vasale dhe krejtësisht bindëse nuk është seriozitet i institucioneve, aq më tepër kur edhe ata vetë nuk merren vesh me njëri-tjetrin.

Nga Kosova duheshin zbuar, ose më saktë, u duhej treguar vendi shumë predikuesve radikalë, të cilët, në disa raste, edhe pse mund të duket e çuditshme, në mediat e tyre ushqehen nga linja serbe, edhe jashtë shtetit serb. Tolerimi i bërë ndër vite ka rënduar në Bashkësinë Islame të Kosovës, por tani sjellja ndaj tyre, gjithnjë e më shumë liberale, shoqërohet edhe me shfaqje të një natyre krejt tjetër.

A duheshin deportuar kaq urgjentisht 5 mësues të kolegjeve turke në Kosovë dhe një mjek?

Akoma nuk kanë filluar të qartësohen passkenat e ndodhura. E vetmja gjë që dihet është se ky është rasti i parë kur presidenti turk mund të ndjehet si në shtëpinë e tij dhe kur para vetes gjen zotër të shtëpisë që janë gati të zbulojnë çatinë e tyre për hatër të një qëndrimi anadollak ndaj lirisë njerëzore.

Kosova nuk është oaz i shtetitturk. Nëse ka njerëz të politikës që ende nuk e kanë mësuar, e kanë gjithë kohën e duhur ta mësojnë këtë, para se të largohen nga politika.

March 30, 2018 10:14
Komento

22 Komente

  1. Ylli March 30, 10:37

    Bedri Islami ,ki burrerine dhe profesoniializmin gazetaresk (po ta kesh) te shkruash dhe pranosh qe sherbyesi dhe ekzekutuesi i urdhrave te Sulltan Erdoganit ne trojet shqiptare eshte Edi Rama.
    Dikur akuzonit Berishen qe drejton vendun me stl Erdogani ??? Sot mbroni Ramen qe eshte kthyer ne Qehaja te Erdoganit.????
    Jeni gazetar vallahi-bilahi ,tamam nivel majtist arsyetimi.Mos bej si bej une ,bej si them une…..justifikohen Nastradinet e Edi Rames!

    Reply to this comment
  2. nje vezhgues i pa anshem March 30, 11:43

    Ore idiot Ylli , kush arrestoi dhe deportoi mesuesit e shkollave guleniste ne Turqi , Kosova apo Edi Rama ? Hajvan , ç’hyn Rama ne kete çeshtje , apo edhe kur bije shi , fajin e ka Rama ? Ne Shqiperi , shkollat guleniste vazhdojne punen pa asnje shqetesim , madje ministrja e arsimit , i ka konsideruar nder shkollat me te mira .

    Reply to this comment
    • Ylli March 30, 15:08

      I paanshem dhe rilindes ??? Hahahahaha…..nese ben si i habitur qe Kosova eshte oaz turk dhe harron qe Shqiperia nen qeverisjen Rama eshte kthyer harem turk i Sulltanit Erdoganit ,nuk je idiot o “i paanshem” por je vetmashtrues vullnetar i qesharakes “Rilindje” .I tille eshte dhe z.Islami ,i cili ben te habiturin per Kosoven dhe justifikon “bemat erdoganiste” ne Shqiperi.
      Beje foto murale kembekryqllekun e Rames me Erdoganin ne Prizren dhe mbushja mendjen vetes qe Edi dhe Taippi jane evropiane te kulluar…..o i paanshem.

      Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën March 30, 19:12

        O Ylli , je thjesht nje maskara dhe dora e fshehte e UDB-se dhe e Saliut ! Kete ta kam thene dhe ne komente e replika te tjera , qe ti , i ben me urdher e pa asnje logjike normale njerezore . Keto jane absurditetet e Saliut , te nxjerre nga goja e nje idjoti edhe me shpellar se vete Saliu ! YYYYYT , qelbesire muti , se nuk e vlen te replikosh me kafshe si puna e jote !

        Reply to this comment
        • Ylli March 31, 08:19

          Spiun i UDB ????? Hahahahahaha ! Si spiun e bij spiunesh ,ti o anonim spurthjak nuk njeh retorike tjeter.
          Tmerri i njerezimit filloi kur fshatarokatundaret mesuan internetin.Tmerr.

          Reply to this comment
  3. Claus March 30, 12:49

    Natyrisht qe Kosova eshte nje oaz turk. Per kete nuk kam dyshimin me te vogel.

    A ka harruar Bedri Islami kur erdhi Erdogan ne Prizren dhe u ul kembekryq me Hashim, Rame dhe kompani dhe na tregonte se ketu eshte si ne “shtepine e tij” dhe jemi “vellezere te nje gjaku”?

    Po si ka mundesi qe as Ramushi, as Rrapushi, as Veseli as Thaci nuk na pask ditur gje?

    Po mire, po cila polici i arrestoi ata? Ajo turke, kosovare apo jeniceret e sulltan Hamitit?

    Bedriu eshte dhe keshilltar politik i Presidentit Thaci, po e pyes direkt, a ka ndonje ndikim ai tek ai, apo vetem sa fut ne xhep xhirimet e eurove qe i vijne nga Prishtina?

    Ky eshte turp i botes, jo per faktin qe kam ndonje simpati per Gylen, se dhe ai nuk eshte gje tjeter por vec nje islamist radikal, i cili u nda nga Erdogani vetem “per mustaqet e Celos”, por tmerr eshte fakti qe dorezon 6 shtetas te tu tek nje shtet kryekeput mesjetar.

    “Mbollet ere dhe korret furtune” i thone ketij muhabeti, po mire t`u behet se qeverisjet nga te dyja anet jane kthyer si veprimesh konkubinash ne hanemet e sulltanore.

    Ky veprim duhet te mbaje ere SHIK-u shqiptar, duke mirebesuar qeverine e Kosoves “qe nuk ka ditur gje” se kjo mund te lidhet edhe me faktin e vizites se Edi Rames tek miku i tij i ngushte pak dite me pare tek Erdogan.

    SHIK-u i Republikes se Shqiperise duhet te kete dore ne kete histori te ndyre, per kete kam nje dyshim te madh nga nje informacion qe lexova sot.

    Flitej per sherbimin sekret turk ne ate informacion, por sherbimi sekret turk per mua mund te jete dhe agjentura turke ne sherbimin sekret te Republikes se Shqiperise.
    Ka Bedriu ndonje replike kunderthenese?

    Erdogan ka vepruar si ne vilajetin e tij. Kjo nuk ka asnje dyshim.

    Reply to this comment
    • bedri islami March 30, 13:38

      Tungjatjeta, në respekt tuajin dhe të lexueve në DITA, meqenësemë keni bërë një pyetje direkte, ndoshta është e arsyeshme të ju sqaroj, duke filluar na ajo që është më pak e rëndësishme në këtë histori, nga vetja:

      I nderuar, unë jam vërtet këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, zotit Hashim Thaçi, por, si e kam cilësuar edhe më herët unë nuk paguhem për detarën time. Intitucionioni ku punoj,duke u nisur nga lidhjet e mia me njerëzit e politikësnë Kosovë, e ka parë të arsyeshme që të ketë një urë bashkëpunImi mes instucionit të Presidentit të Kosovës dhe nesh, dhe,kjo nuk ka të bëjë me Asgjë tjetër. Pra, edhe tani së këshilltar politik i presidentit, edhe në postin që kam pasur dikur si këshilltar politik i Zotit Haradinaj, kur ishte kryeministër, si i dërguar nga institucioni ku jam ende, gjithçka është bërë papagesë.

      Unë jam një njeri i lidhur me Kosovën, si i thonë, në të mirë e në të keq.

      Së dyti, jam i bindur se shërbimi inteligjent i vendit tonë nuk ka të bëjë as me deportimet e dhunshme të ndodhura në Kosovë dhe as me vizitën e zotit Rama në shtetin turk. Së pari,në Kosovë janë të pranishme shumë shërbime inteligjente , të vendeve antare të NATO-s, të cilat nuk do e lejonin përfshirjen e shërbimit shqiptar në këto afera , ku nuk ka as tagër të veprojë, dhe,së dyti, mundësia për të vepruar e shefit të qeverisë shqiptare do të ishte shumë më e madhe në shtetin ku qeveris, pasi edhe nga këtu shteti turk ka kërkuar deportime të mëdha.

      Përfshirja e politikës në vendin tonë për të gjykuar gjithçka sipas oreksit të saj dhe opinionet e analistëve që duket sikur dinë edhe se çfarë kanë ngrënë politikanët e Kosovës në darkën e mbrëmshme, janë, pak të thuash, miturake dhe të dëmshme.

      Duke i njohur nga afër, prej më shumë se 20 viteve dhe bashkëpunuar me to në një kohë tjetër, tre liderët kryesorë të Kosovës, të jesh i bindur se kanë gjithë dinjitetin e duhur përtë mos lejuar askënd, as shtetin amë, që të fshijë me grurin e dikujt tjetër, atë që është llogaritur në tokat e tij. ata kanë të metat, gabimet e herë pas here edhe lëshimet e tyre, ndoshta edhe faje e qëndrime jo të sakta politike, por nuk do të lejonin që me kosën e dikujt tjetër të korren në arat e tyre.

      unë, nuk e di pse, ndoshta edhe po,kam bindjen se ky ishte një ndërmarrje e përbashkët e shërbimit intelijent turk me atë të Kosovës, ndaj të cilëve, kanë heshtur edhe të tjerë, që mund të kenë qenë në dijeni dhe ,përmes Kosovës, kanë bërë provënqë nuk mund ta bëjnë në vendet e tyre.

      Të jeni i bindur se, megjithë dëshirën, shefi i qeverisë shqiptare, më shumë për shkaqe që nuk varen prej veprimeve të tij, aktualisht ka një rënie të rejtingut politik.

      Dhe së fundi,unë e këshilloj presidentin e Kosovës për gjëra të vyera dhe në të mbarë të zhvillimit të punëve. E bëj këtë sinqerisht dhe pa patur përfitime financire. ka raste që i dëjonkëshillat e mia , ashtu si ka të tjera që nuk i duket e kohës, por kurrë nuk i është dukur e paarsyeshme. Unë i di edhe kufizimet që mund të përballen me dëshirat e tij politike, ashtu si i di edhe dobësitë e tij.

      në respekt të lexuesve në DITA dhe tuajin.

      Reply to this comment
  4. Mark .U.K March 30, 13:37

    Bedri Islamabat e 80 % e kosovarve jan sade turq.Po ky Bedriu eshte kthyer nga spiun i deges ne servil i ish komunistve qe dikur spiunonte shoket e vete.

    Reply to this comment
  5. aktualiteti March 30, 14:26

    Shkrimi i z. Islamit mbaron me – Kosova nuk eshte oaz i shtetit turk!
    Pyetja eshte – Po oaz i Islamizmit (radikal a i moderuar njelloj jane)?
    Ketu do ishte mire z. Islami (qe per dreq ka kete mbiemer), te thellohej ca dhe per Shqiperine!
    Dihet armiqesia Erdogan-Gylen. Te dy jane islamike, mos kete asnje dyshim per kete.
    Problemi eshte se sherri i tyre eshte transferuar ne Kosove e natyrisht edhe ne Shqiperi. Nuk ka baze Turqine, ka baze fene islame, ky eshte rreziku real.
    Shqiperia e natyrisht Kosova duhet ta mbajne sa me larg kete konflikt Erdogan-Gylan e mundesisht protagonistet e ketij sherri akoma me larg. Aktualisht Erdogan e Gylen jane njelloj islamike. Nuk na duhen pra njelloj, nuk kemi nevoje per kete konflikt te importuar ketu, kemi boll konfliktet tona.

    Reply to this comment
  6. Shabani March 30, 18:23

    Bedri trapi oazi nuk eshte kosova oazi eshte edi rama

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini March 30, 19:04

    Simbas vete dijetarve islam Muhameti ka qene drejtues POLITIK, drejtues USHTARAK dhe drejtues FETAR.
    Prandej gabimisht, ata qe nuk e dijne se çka asht islami, e konsiderojne islamin vetem besim fetar.

    Erdogani, me te drejte e perdore islamin edhe politikisht, edhe ushtarakisht (dega e ullinit ne Siri) dhe fetarisht.
    Erdogan, ka thënë:
    “Demokracia është vetëm tren, në të cilin hipim, vetëm derisa ta arrijmë qëllimin tonë. Xhamitë janë kazermat tona, minaret bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtarët, ushtarët tanë. Kjo është ushtria jonë e shejtë, e cila e mbronë fenë tonë. Allahu ekbar, Allahu ekbar.”

    Keshtu shumica (jo te gjithe) e muslimanve shqiptar ne trojet shqiptare e ndjene te lidhun vehten me Erdoganin.

    Kjo asht FATKEQESIA E te gjithe SHQIPTARVE, edhe e atyne qe s’jane musliman.
    .
    PA U çrranjose ISLAMI NGA TROJET SHQIPTARE (me shumice muslimane) KURR SHQIPTART NUK KAN ME ECE PERPARA dhe gjithmone kan me kene DELJA E ZEZE E BALLKANIT, dhe jo vetem e Ballkanit.

    ISLAMI asht mjeti ma i favorshem i sllaveve (anmiqve shekullor) kundra shqiptarve.
    Mos u ankoni o shqiptar se vete e keni zgjedhe kete KOLERE prej se ciles nuk po hiqni dore.

    Mustafa Kemal Ataturk ka thënë:
    “Islami i takon koshit të plehrave të historisë. Ky mësim fetar i një beduini të pamoral, është një kufomë e kalbur, që helmon jeten tonë.”

    Mehdi Gurra (2017-09-06), vëllau i Myftiut të Tiranës, dhe agjenti i Edoganit në Shqipëri, duke mbajtur një ligjeratë në gjuhën turke ai thotë:
    “Myslimanët e Ballkanit janë turq, ata flamur të tyre kanë flamurin turk.Tashmë në Shqipëri njerëzit kanë nisur që të vendosin fenë para kombit, unë dhe të tjerë po studiojmë dhe punojmë në Turqi në menyre qe myslimanet e Ballkanit dhe turqit të bashkohen prapë si dikur! Edhe Sami Frasheri nuk punoi për Shqiptarizem por për umetin islam, në Shqipëri po t’i puesesh njerzët çfarë jeni ata përgjigjën: Turk elhamdurilah”

    Winston Cherchill per Islamin:
    Nuk ekziston forca më e madhe mbrapambetëse në botë.
    Islami është aqë i dëshëm për një njeri, sa tërbimi për një qen.

    Islam is as dangerous in a man as rabies in a dog.
    http://www.meoso.com/islam-is-as-dangerous-in-a-man-as-rabies-in-a-dog/

    Reply to this comment
  8. Enver March 30, 19:20

    Bedri nuk eshte kosova oaz turk eshte edi rama oazi turk lidhet me erdoganin mer urdhra nga ai po na humb krenarin e shqiptareve po dalim komb koti edi rama po nuk u distancua nga erdogani kombi shqiptare ka mare fund profesor bedriu

    Reply to this comment
  9. I pandehuri March 30, 19:45

    O njerëz, ju kujtohet se çfarë thanë “udhëheqsit” kosovarë kur u votua kundër Jeruzalemit si kryeqytet te Izraelit? – “Ne kosovarët do te votonim e do të votojmë gjithnjë si Amerika”-
    Po, vetëm se më parë do të merrnin lejen tek turqit.
    Shpellarë te pagdhendur!!!!
    Me këtë që bënë i treguan botës që nuk janë shtet serioz, e që vështirë se do të behen shtet nëse nuk zhbëhen si turq e te bëhen europianë!

    Reply to this comment
  10. xeni March 30, 21:30

    Ore Bedri po behu pak serioz te lutem, Kryetar dhe Kryeministri gjoja nuk paskan dite asgje…
    Po per cfare Sherbimi Inteligjent e Polici te Kosoves flet ore i gjore ATO JANE KUKULLA TE VET THACIT E HARADINAJT, aftesia e tyre profesionale eshte nen nivelin e policit te lagjes te viteve 60ta.

    Reply to this comment
  11. sulo Permeti March 30, 21:43

    Te gjitha televizionet kosovare,japin vetem filma turq gjithe kohen,bejne tregeti me shume me serbine se me Shqiperine….kosovaret vuajne nga sidromi i Stokholmit,kush i ka dhunuar e poshteruar me shume,ate adhurojne.TURP!

    Reply to this comment
  12. dull March 31, 01:58

    Si SHqiperia dhe Kosova jane pushtuar ideollogjikisht ,dhe ekonomikisht nga batakcinjte turq ,qe nuk lane gje pa bere kunder shqipetareve per peseqind vjete dhe te dy qeverite ,te te gjitha koherave si ato te Shqiperise dhe ato te kosoves jane kurva pa breke.Turku I ka pushtuar te dy shtetet shqipetare mjere populli qor .

    Reply to this comment
  13. Arben March 31, 08:44

    Leshoni komentet,

    Allahu ekber

    Reply to this comment
  14. Kush je ti Qirje Claus March 31, 15:08

    Dy fjale per zotin Claus

    I nderuar,
    Bedriu ta ktheu pergjigjen dhe per kortezi duhet ti thuash faleminderit ose te vazhdosh repliken…
    .
    Per dijeni nuk jam as me ty..as me Bedriun qe kam kohe qe e lexoj por nuk e komentoj se nuk po thote te verteten ne shume raste.
    .
    Por midis teje dhe Bedriut do zgjidhja 100% kete te fundit sepse:

    E para
    .
    Ti (nuk po te drejtohem me ju) ke shfaqur ndjenja armiqsore & antishqiptare per Pamvarsine e Kosoves per UCK dhe vecanerisht per drejtuesit e saj.

    E dyta
    .
    Je komentuesi i vetem i Dites ( dhe i Temes) qe per shume vite ke nje konstante te neveriteshme ne favor te Janullatosit ,,Greqise dhe je i ashper ne afrimin e Rames me Erdoganin duke “ja dhjere greqise tende”
    .
    E fundit

    Je nje person qe ke nje horizont te lavderueshem intelektual dhe ndoshta ke doktorrature dhe je shume ne lart se Bedriu ne arsimimin e larte por ky fakt eshte shume negativ per ty se duke patur te pakten 10 vjet qe gjuan nga ferra si anonim na lind e drejta te pyesim:

    Cili jeni ju qirje Claus !
    .

    Ne cilen furre ke ngrene nje tave te prishur qe po vjell gjithe jeten ?

    Reply to this comment
  15. LEK DUKAGJINI... March 31, 23:15

    Pjesa me e lavdishme e principates se LEKES se Dukagjineve, (Peje, Gjakove…), eshte kthyer ne nje qenef-turk, ku flitet turqisht e pellitet arabisht…Ne kete vend, jo oaz turk, por qenef-turk, eshte zor te identifikosht diçka te paster shqiptare…Ne kete hamam turko-mongol,me se shumti, hidhet balte mbi identitetin e vertete te shqiptareve nga njera ane, dhe ne krahun tjeter , promovohet gjaku i piset turk…Me kete vertetojne tezen shekullore serbe, sipas se ciles shqiptaret jane islamike te ardhur ne ato troje…(ne fakt kjo eshte e vertete per fekalet e jashteqitura te koleres turke)…!!!……….

    Reply to this comment
  16. Mark U.K April 1, 21:30

    Sa mire ka mesuar shqip ky turku Arben.Arben turk te mire as m.t te mire nuk ka.A i kupton kta rreshta qe vertet i meritoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*