Ai e di që duket keq, por… ky është qëllimi i tij

August 14, 2019 00:00

Ai e di që duket keq, por… ky është qëllimi i tij

Emrin e Boris Johnson mund ta keni dëgjuar shpesh kohët e fundit.

Ai u zgjodh kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pas dorëheqjes së Theresa May.

Më parë ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryebashkiak i Londrës.

Por edhe “njeriu më qesharak” në politikë.

S’e besoni? Ka plot prova.

Nuk ekziston një foto ku Johnson duket mirë, por është e gjitha një lojë e qëllimtë.

Kryeministri sillet vetë si i papërgatitur që të fitojë simpatinë e publikut dhe të fshehë faktin që është vërtet i papërgatitur dhe i painformuar.

Me dhjetëra gazetarë kanë konfirmuar se kryeministri i shpupuris qëllimisht flokët para çdo daljeje publike.

Ai e di që duket keq, por ky është qëllimi i tij.

Një herë, pasi iu referua grave që veshin burka si hajdute bankash, një tufë gazetarësh i zunë pritë jashtë shtëpisë.

Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve të tyre, ai insistonte që të merrnin një filxhan çaj.

Dhe kështu i shpëtoi një skandali që do të kishte shkatërruar karrierën e çdo politikani.

Boris Johnson di shumë mirë të vishet, por që të ngjasojë si shumica e elektoratit, del në publik me këto veshje të tmerrshme – shkruan faqja Anabel.

 

l.h/ dita

August 14, 2019 00:00
Komento

4 Komente

  1. dyshuesi August 14, 08:16

    C’do popull e meriton qeverine qe ka. Keshtu paska thene nje nga keta anglezet e famshem. A thua ta kete pasur fjalen vetem per popujt e tjere dhe jo per popullin anglez !

    Reply to this comment
  2. Dt August 14, 14:41

    Ky te jep pershtypjen e nje homoseksuali.

    Reply to this comment
  3. $$$ August 14, 22:27

    Ai nuk ka asnje mundesi te zgjedhe.Ai perdor te veten mundesi qe ka.

    Reply to this comment
  4. bureto August 17, 15:01

    Po mirë atëhere, do pyesja: Si ka mundlsi që këtë personazh, padyshim karizmatik, Londra ta zgjedhë dy herë rradhazi kryebashkiak, që qeveritë konservatore ta caktojnë ministër të Jashtëm e të Brendshëm, pa dyshim më të rëndësishmet, sidomos për një shtet fuqi botërore si Britania e Madhe? Dhe tani partia ta zgjedhë kryeministër dhe parlamenti ta votojë? Epo këta nuk janë populli i ghjeshtë de, janë vërtet përfaqësuesit e tij, por padyshim janë nga më të përgatiturit. Atëhere, mos ndoshta ata e ndjejnë se ky është më i zoti dhe më i zgjuari se ata, ndaj dhe duan që t’i udhëheqë. Të kuptohemi nuk jemi në ndonjë vend të humbur të Afrikës, apo gjetkë, por në mbretërinë e Britanisë së Madhe, e asaj që i ka dhënë tonin politikës botërore sidomos këto dy-tre shekujt e fundit. Epo ne siguri që ka diçka të veçantë ky njeri (jo në pamjen e jashtme) por në atë që ka brenda në kokë ndaj dhe u imponohet. Se sa do të jetë i suksesshëm si kryeministër, atë britanikëve do t’ua tregojë koha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*