A është ky sekreti i qetësisë së përhershme politike në Zvicër?

March 26, 2018 02:18

A është ky sekreti i qetësisë së përhershme politike në Zvicër?

Jonas Marti*

A është e mundur që e djathta, e majta dhe populistët të mund të bëjnë pjesë në të njëjtën qeveri? Po, dhe ndodh në Zvicër, ku nuk ka nevojë për një shumicë, por të gjitha forcat politike udhëheqin së bashku. Në të gjitha nivelet.

E quajnë “formula magjike”, por për zviceranët është një koncept kaq i ndërfutur natyrshëm në traditën politike, saqë në çdo fund zgjedhjesh, mrekullia ndodh spontanisht: kur vjen momenti për t’i dhënë jetë një qeverie të re, partitë kryesore të pranishme në parlament e formojnë së bashku. Duke respektuar (pothuaj) gjithmonë një praktikë të konsoliduar, që merr parasysh raportet e forcës mes formacioneve të ndryshme politike, pa patur nevojë për goditje të befta, konsultime pa fund dhe shumica të çala.

2 + 2 + 2 + 1, ky është sot përpjestimi mes përbërësve, receta magjike e marrëveshjes helvete: dy vende për Partinë Socialiste (e majtë), dy për Partinë Liberale Radikale (e djathta ekonomike), dy për Unionin Demokratik të Qendrës (e djathta populiste dhe euroskeptike) dhe një për Partinë Popullore Demokratike (e qendrës dhe me frymëzim kristian).

Një kokteil ndjeshmërish dhe programesh politike, që funksionon jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe lokal. Qeveritë me marrëveshje të gjerë në Zvicër janë të pranishme në çdo nivel, nga ai federal, deri në atë të kantoneve dhe bashkiak. Gjithmonë duke kërkuar, rast pas rasti, territor pas territori, pasqyrimin e forcës reale elektorale të partive.

Një përrallë e bukur, në këtë Evropë të mbushur me luftëra postelektorale. Në Gjermani, Merkelit iu deshën pesë muaj për të gjetur një marrëveshje, dhe në fund ia doli me socialdemokratët e Schulzit. Tre vjet më parë, në Spanjë as nuk ia dolën të formojnë një qeveri dhe u desh të rikthehen në kutitë e votimit, gjashtë muaj më vonë. Në Itali, e dimë se çfarë po ndodh.

Për të thënë të vërtetën, në konfederatën helvetike nuk është gjithçka fushë me lule. Sa për të marrë një shembull, formula magjike ka nevojë për kohë që të përshtatet me përfaqësimin real të partive. Në 1928 socialistët ishin formacioni më i fortë në vend, por u desh të prisnin mbi tridhjetë vite, deri në 1959, për të patur dy ministra.

Në 11 vitet e fundit, ka patur disa trazira. Partia popullore e djathtë, UDC, sot më e votuara në Zvicër, në 2003 arriti t’i marrë një vend Partisë Popullore Demokratike, që për herë të parë pas disa dekadash mbeti në qeveri me vetëm një ministër. Katër vjet më vonë, Unioni u nda pasi parlamenti nuk zgjodhi kandidatin e propozuar nga udhëheqja e partisë. Ekuilibri u prish për tetë vite, por në 2015 gjithçka u rikthye në normalitet. Dridhje të vogla, po t’i krahasosh me tërmetet që shkundin rregullisht gjysmën e Evropës.

Në Zvicër, qytetarët kanë perceptimin që në nivel institucional gjërat funksionojnë, për shkak edhe të sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë, që i lejon të shprehen me referendume për shumë tema. Madje zviceranët i shohin shpesh përvojat politike të fqinjëve me një krenari të hapur për sistemin e tyre, që betohen se nuk duhet ndryshuar kurrë.

Dialog konstant, kompromis, refuzim i parimit shumicë/pakicë. Politologët e quajnë demokraci konsociale, që bën kontrast me atë konkuruese. Unus pro omnibus, omnes pro uno. “Një për të gjithë, të gjithë për një”, shkruhet nën kupolën e Pallatit Federal në Bernë.

*****

Marrë nga La Stampa, përkthimi bota.al. Titulli, i redaksisë. Autori është gazetar i Radio Televizionit Shtetëror Zviceran.

b.m. / dita

 

March 26, 2018 02:18
Komento

8 Komente

  1. Paul Tedeschini March 26, 08:50

    Zvicra funksionon si sahat zviceran.

    Reply to this comment
    • Sulo Kapedani March 26, 21:11

      E kan shit bythen gjithmone per te qene perfitues ne banka dhe flori e brilante gjithmone. Shtet neutral edhe kur nazistet pushtuan europen. shkurt bythqire.

      Reply to this comment
      • Lili March 27, 07:02

        Ma pak se sa te shitur e bythqire jane pushtetaret e juaj…po asnje bereqet edhe po va rrasin thelle nuk po kemi si qytetare prej juash.

        Reply to this comment
  2. keshtu ndodh March 26, 10:10

    Po kete parrullen “te gjithe per nje e nje per te gjithe” e kishim dhe ne ne kohen e Enver Hoxhes; mos valle ka ndikuar Zvicra?

    Reply to this comment
    • fabi March 26, 11:49

      Ka mundësi, por e rëndësishme është se si e interpreton kete parrulle. A-la-Shqiptarçe apo a-la-zvicerançe. Per mendimin tim, Zvicra ka interpretimin e duhur.

      Reply to this comment
  3. dashamires March 26, 11:35

    Zvicra eshte shteti me te ardhurat per fryme nder me te lartat ne Europe. Ky eshte shkaku i stabilitetit atje. Ku ka ekonomi te qendrueshme, ka stabilitet. Ku ka varferi te shtuar ka pastaj dengla me Rilindje.

    Reply to this comment
  4. puna dhe rregulli March 26, 16:18

    Dihet ku qëndron fshehtësia te puna me orarë të gjatë disciplinë të ashpër dhe punë tepër intenzive porë këte shumë kombe dhe shumë qeveri nuk duan ta kenë se ende janë në nivel të ulët

    Reply to this comment
  5. Lili March 27, 06:59

    Svicera funksionon se ka qytetare e jo debila passiv. Po nuk i pelqej qytetarit veprimi i qeverise,qytetari i sviceres ka te drejte me kerkuar organizimin e nje votim popullor,ne qofte se mbledh mjaft firma per nje aktion te tille. Pra qytetari kontrollon qeverine e jo e kunderta,se qeveria eshte ne sherbim te qytetarit … kur te kuptoni kete se duhet te jeni ju qytetare ,atehere punet do perparojne edhe ne shqiperi e nuk do munden pushtetaret me ba cfaredo marreveshje e cfaredo koncesioni. Edhe per prejen e vetem nje lisi ne nje komune kerkohet pelqimi i popullates ne svicer e jo me nje pyll te tere se ne bregdetin shqiptar. Per nje dritare apo nje boje qe nuk i pelqen tek komshia se nuk respekton shijen e katundit ,njeri ka te drejte te kerkoje annulimin e lejes e jo me per nje pallat qe i bind para syve vetem se Njeshi dha leje.
    Qytetaret jane pushteti,jo qeveritaret ne svicer,prandah eçmire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*