A ishte ky ushtaraku që bindi Ahmet Zogun të vriste kunatin?

August 7, 2019 13:03

A ishte ky ushtaraku që bindi Ahmet Zogun të vriste kunatin?

Nga Auron Tare

Arma e Xhandarmarise Shqipare eshte ndoshta nje prej kapitujve më të rëndësishëm të ushtrise shqiptare ne shekullin e kaluar.

E drejtuar me shume profesionalizem nga nje grusht oficeresh brianike ajo shume shpejt u kthye ne nje shkollë nga ku dolen nje sere oficeresh te shquar shqiptare qe do e sherbenin per shume vite ne formacione ushtarake.

Por si u themelua kjo arme dhe historia e saj ka humbur ne mjegullen e viteve duke zbehur disi  kuptimin dhe rendesine e Xhandarmarise ne vendosjen e rendit publik.

Nga burimet e kohes dhe dokumentacioni jo i plote ne arkiva dihet deri diku se Zogu u interesua per nje berthame profesioniste ushtarake e pa ndikuar nga interesat e fqinjve. Modeli britanik kolonial me sa duket e ka terhequr Mbretin e ardhshem deri sa ai hodhi veshtrimin nga mundesia e sjelljes ne Shqiperi te nje grushti oficeresh britanike per te ndihmuar ne krijim  e nje arme te xhandarmarise.

Si nje politikan ballkanik Zogu ishte i vetedishem se sjellja e britanikeve dhe besimi ne krijimin e xhandarmarise do te neutralizonte deri diku ndikimin e fqinjeve ne rendin publik.

Nga hulumtimi i dokumentave ne arkivin britanik me ra ne dore nje leter shume interesante e cila mund te sjelle sado pak nje ide me te qarte mbi rolin e Zogut por edhe te nje personazhi shume te njohur ne ato vite,  i cili  mund te konsiderohet edhe  si themeluesi  i Armes se Xhandarmerise Shqiptare, Frank Sterling.

Frank Sterling është britaniku i cili ne krye te shtabit te Lorencit te Arabise u bë nje prej drejtuesve të levizjes arabe, e cila rrezoi pergjithmone sundimin otoman ne Arabi duke destabilizuar te gjithe rajonin dhe duke i hapur rruge krijimit te nje sere shtetesh te kontrolluara nga britaniket  te cilet sapo kishin zbuluar vajgurin.

Si per çudi edhe ne Shqiperine e vogel, zbulimi i vajgurit ne Mallakaster  kerkesa e Anglo-Persian per kerkime nafte, interesimi britanik si dhe kerkesa e Zogut per oficere britanike u nderthurën çuditerisht me njera-tjetren.

Frank Sterling ishte nje ushtarak tipik kolonial britanik.

Kishte sherbyer ne shume prej Territoreve Britanike te Lindjes se Mesme dhe pasi ishte larguar nga drejtimi i nje prej territoreve palestineze, me sygjerimin e nje zyrtari te Larte te Sudanit kishte marre ftesën nga Qeveria Shqiptare e asaj kohe “per ta ndihmuar ne stabilizimin e situates se brendshme”.

Ardhja e kolonel Sterling ne Portin e Durresit dhe figura e tij me vone rrugeve te perbaltura te Tiranes se 20-s  do te kete qene nje shfaqje mjaft argetuese per banoret vendas pasi koloneli gjithmone shetiste i shoqeruar nga qente e tij qe i kishte sjelle nga Anglia.

Nje detaj ky, i cili permendej me mjaft humor nga te gjithe ata qe e vizitonin familjen Sterling ne Tirane.

Në kujtimet e tij të hedhura ne leter ne nje moshe te shtyre te pleqerise se tij mesojme nje detaj shume interesant mbi fatin e themelimit te Xhandarmerise se famshme Mbreterore.

Me sa duket nga deshmia e kolonelit, Xhandermaria Shqiptare qe ne fillesen e saj  nuk ka pasur mbeshtetjen e politikes britanike duke penguar edhe iniciativen e Zogut per te perfshire nje force te trete si arbiter midis ambicieve gjithmone e ne rritje te Italise dhe kurtheve dhe prapaskenave Jugosllave.

Koloneli shkruan se ka mbetur shume i zhgenjyer nga indiferenca e Qeverise Britanike per nje mundesi te shtrirjes se influences së saj në një vend me qeveri relativisht te re, e cila mund te kishte vendosur marrëdhenie preferenciale me britaniket duke siguruar edhe mbeshtetjen e tyre politike ne arenen nderkombetare.

Me sa duket e shqetesuar nga nje reagim serioz i Italise e cila mund te komplikonte rruget per ne Lindje, qeveria britanike ka refuzuar çdo perfshirje ne kete mision delikat te ndermarre nga koloneli Sterling, i cili cuditerisht kishte mundur te fitonte mbeshtetjen e atij per te cilet britaniket kishin frikë, Benito Musolinit.

Sterling mbeti nje protagonist i rendesishem edhe i ngjarjeve gjate Luftes se Dyte Boterore duke drejtuar per pak kohe Zyren e SOE ne Athine ku pregatiti disa grupe diversioniste per te sabotuar prapavijen italiane gjate Luftes me Greqine.

Me vone ne Stamboll ai  ishte edhe nje prej personave kryesore qe u perpoq te krijonte Komitetin e Shqiptareve te Lire me qender ne Jeruzalem ku mblodhi disa intelektuale te rinj qe me sa duket i kishte njohur qe ne periudhen e tij te punes ne Shqiperi.

Koloneli Sterling ne pamundesi te vinte me ne Shqiperi ku me sa duket nga kujtimet e tija kishte deshire qe te blinte edhe nje shtepi u vendos perfundimisht ne Damask ku duhet te kete punuar ne favor te Zbulimit Britanik.

Aty nje skuader profesioniste i beri atentat ne banesen e tij duke e lene te plagosur rende.

Nuk dihet roli i tij ne planet anglo-amerikane te pas luftes ndaj Shqiperise por me sa duket  nje gjenerate e re zbuluesish tashme ishin ne drejtim te operacioneve ndaj vendit per te cilin ai beri aq shume.

Ka shume mundesi te jete lene i qete ne shtepine e tij ne Damask i rrethuar nga librat, lulet qente dhe kujtimet e tij.

 

Në foto: Kolonel Sterling. Në foton tjetër, kryesore sipër, Sterling në moshë më të thyer gjatë shërbimit në Lindjen e Mesme

Pjesë nga kujtimet e kolonelit britanik Frank.W. Sterling, botuar sot në Dita

Me kerkesen e Ministrit tone ne Shqiperi zbarkova ne Durres ne Maj te 1923 se bashku  me bashkeshorten time, vajzen Elspeth  e lindur ne Palestine veren  e kaluar, guvernanten e saj si dhe tre qente e mij.

Ahmet Beu u zgjodh President i Republikes. Ishte nje burre shume inteligjent i cili e filloi karrieren me qellimet me te mira per te reformuar administraten e vendit te tij. Ai e kuptoi qe gjeja e pare ishte krijimi i nje Shqiperie te sigurte dhe per kete qellim i duhej nje Xhandarmeri e Klasit te Pare.

Per kete arsye me dergoi ne Londer per te formuar nje ekip oficeresh Britanike te cilet do te krijonin Xhandarmerine e tij.

Kur une shkova ne Londer informova Qeverine e Madherise se Tij dhe saktesisht Sir Ayre Crowe, Nen Sekretari i Puneve te Jashteme mbi qellimin e ketij Misioni. Ai me degjoi me kujdes dhe me keshilloi qe te shkruaja te gjithe çeshtjen  ne nje raport per t’ja derguar Sir Austin Chamberlain, Sekretari i Shtetit.

Une formulova nje raport sa me konciz mbi situaten ne Shqiperi si dhe per nevojen e madhe te krijimit te nje Xhandarmerie te trajnuar sa me mire si nje mundesi e madhe per te vendosur paqen ne Shqiperi. Nje Shqiperi ne paqe do te thoshte edhe nje paqe ne Ballkan. Gjithashtu shtova se Qeveria e Madherise se Tij nuk do te lejonte qe kete çështje ta merrte ne duar nje ekip oficeresh gjermane te Shtabit te Pergjithshem, të cilet do te vendoseshin ne zemren e Ballkanit.

Sir Austen ne fakt me ktheu pergjie duke me thene se nuk mund te me ndalonte te formoja nje ekip te tille  por mund ta beja kete gje  ne menyre te pavaruar nga Qeveria  dhe se i kishte dhene urdher Ministrise se Luftes qe asnje ushtarak aktiv te mos perzihej ne kete mision.

Idiotesia e kesaj letre dhe e ketij vendimi me acaroi shume.

Nderkohe u ktheva per te takuar Sir Eyre Crowe ne Ministrine e Jashteme i cili me zgjati nje leter duke me thene: “Kjo do te te interesonte ta lexoje”.

Letra qe me zgjati ishte nje telegram personal i Musolinit per Sir Austen, i cili e falenderonte per kortezine e treguar duke i derguar atij letren e kolonel Sterling  mbi çeshtjen e krijimit te nje Xhandarmarie Britanike ne Shqiperi.  Une u habita qe nje Minister i Kurores mund te shkonte deri ketu duke i shpjeguar nje kryetari shteti tjeter se si kishte vepruar me nje oficer te Kurores Britanike.

Nuk e kuptova perse ai veproi keshtu pasi Sir Austen nuk me kishte takuar kurre dhe nuk me kishte degjuar asnje here mbi kete problem. Nëse ai do ta bente kete gje une do t’i kisha thene se ne fakt kete çeshtje une e kisha diskutuar me Duçen ne Rome kur e takova perpara se te vija ne Londer dhe pasi i shpjegova Musolinit  avantazhin e Italise ne nje Shqiperi mike nen influencen britanike, kisha fituar aprovimin e tij per kete çështje.

Mendoj se qendrimi i Sir Austen kishte te bente me faktin qe kompania e madhe Anglo-Persiane ishte gati te firmoste nje kontrate per kerkime nafte ne Shqiperine e Jugut dhe kishte frike se mos zgjonte kundershtimet e Italise per kete problem.

Ahmed Beu më kishte nderuar duke me pasur si nje prej njerëzve të tij te besuar ne çështjet e rendesishme politike dhe duke filluar nga vera e 1926 une e keshillova ate qe meqenese ai ishte shume i dobet te rezistonte avancimin Italian dhe ate Jugosllav ne krahun tjeter ai duhej te behej mik me njerin prej tyre.

I theksova se nje miqesi me Italine ishte ne avantazhin e Shqiperise pasi do te perfitonte nga Italia para dhe teknologji te perparuar per zhvillimin e vendit por do te ishte gjithashtu me i rrezikshem duke pasur parasysh ambiciet italiane. Ndersa nga Jugosllavia nuk do te perfitonte asgje por do te hynte ne nje aleance ballkanike dhe do ti dukej Italise si nje front i perbashket.

Ahmet Beu pranoi ne princip argumentin tim por me tha qe nderi i tij e donte qe te fliste ne fillim me jugosllavet pasi ishin ata qe e kishin ndihmuar te vinte ne pushtet dhe ishin fqinjet e tij me te afert. 

Pas ketyre bisedave propozimi iu dergua Qeverise Jugosllave per te formuar nje aleance per ndihme te dyanshme. Jugosllavet pa nje kendveshtrim afatgjate mbi kete çështje e hodhen poshte propozimin.  Kater muaj me vone i njejti propozim iu be italianeve, te cilet e pranuan me kenaqesi te madhe dhe keshtu Pakti i Tiranes u firmos ne Nentor te 1926…

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Vijon nesër me një dëshmi vërtet mbresëlënëse të kolonelit Sterling ku ai pranon në ditarin e tij se planifikoi në bashkëpunim me Ahmet Zogun një nga vrasjet politike më të bujshme të kohës.

Sterling nuk e përmend emrin në ditar por nga rrethanat që përshkruan ka shumë mundësi që bëhet fjalë për vrasjen e kunatit të Zogut, Ceno Bej Kryeziu në 1927 

 

 

 

 

 

August 7, 2019 13:03
Komento

18 Komente

  1. Lili August 7, 15:07

    Pak nga pak do dale e verteta!…mbas 100 viteve per pse shkaterimi i Shqiperise ishte objektivi i te gjitheve!

    Reply to this comment
  2. Lili August 7, 15:09

    Pak nga pak do dale e verteta!…mbas 100 viteve per pse shkaterimi i Shqiperise ishte objektivi i te gjitheve! Jane edhe ma interesante ngjarjet pas viteve 35 per te kuptuar rolin e vertete te britanikeve , gjithemone ne deme te shqiptareve.

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta August 7, 16:06

    Ky Auron Tare nga i majt ,u be Ballist pra nacionalist tashti po na kthehet ne Monarkist pra ithtar i nalmadhnis! Germo Tare, germo ,se ke per te gjetur edhe me per tu bashkuar me Fashiste , Naziste,bile edhe Isis e terroriste!

    Reply to this comment
    • kasemi August 7, 18:31

      o dajko po pse je kaq idiot. po autori po boton kujtimet e figurave historike. cfare lidhje ka me keto qe shkruan zoterote?

      Reply to this comment
  4. Buda August 7, 16:25

    Vrasesit te demokrateve dhe patrioteve shqiptare, Ahmet Zogut, i duheshin leke per te mbajtur pushtetin e tij gjakatar. Ne kete mes, anglezet u treguan si gjithmone kurnace; serbet kerkonin realizimin e kontrates Pashic-Zog per aneksimin e Shqiperise pa dhene leke te tjera; Mussolini u tregua doreleshuar dhe e fitoi Shqiperine pa lufte, pasi e bleu me florinj hsjdutin, kriminelin dhe tradhtarin e popullit shqiptar, Ahmet Zogun e Pare.T’i gezoni permendoret e tij ne mes te bulevardeve te Tiranes dhe Burrelit!

    Reply to this comment
  5. Shqiptare August 7, 17:32

    Bicinez bicinez edhe per Tare pehlivanin!Kohe e cudurave e dinim Shul por po na del Lloz

    Reply to this comment
  6. Arben August 7, 19:09

    Enver serbin , kush e bindi te vrase kunatin, Bahri Omari??!!

    Reply to this comment
  7. Filip August 7, 23:13

    Enveri nuk dinte te mbante me hater.Tradhtove a gabove, te hiqte koken.Enveri ishte burre shteti e jo llafesh.

    Reply to this comment
  8. fteri August 8, 09:32

    Si mendon z. Auron se mund të ndërhynte qeveria e Anglisë me oficerët e tijë të themelonte gjandarmarinë Zogiste kur ky mbret ja kishte shitur bythën Italisë fashiste .Shqipëria shumë më jheret se në v. 1928 Konsiderohej një çiflik italian dhe,si pasojë ,Italia fashiste nuk mund të lejonte ndonjë fuqi tjetër ,qoftë kjo aletaja e sajë naziste ,kryetari i së cilës Hitleri vizitonte ato ditë Italinë ,pra ushtronte ndikimin e sajë në Tiranë,europë dhe pa dyshim në Angli që nuk mund të bënte asgjë për formimin e forcimin e xhandarmarisë shqipëtare ,pa miratimin e Fashizmit e nazizmit,jo më ta bënte anglia me kolonel Sterling ,një spiun ndërkombëtar kundër shqipërisë ,edhe pas çlirimit vendit ky oficer u vu në shërbim të qeveritarve të Beogradit,Romës,Athinës ,londrës ,Uashingtonit por dhe mbretit Zog ne Egjypt.Ai filloi të grumbulloi jashtë tokës shqiptare të arratisurit politik ,duke filluar në kriminelët e luftës e deri te fashistët e Musolinit ,spiunët ,vakabondët e të gjitha markave dhe stërviti e fillon organizimin e bandave të diversantëve në sulm kundër shqipërisë ,për ti imponuar përsëri popullit shqiptar një qeveri vegël e anglezve e fashistve ,bajrektarve e zagarve.Mos harrojmë se edhe rajhu dëshironte të fitonte pozita ekonomike e politike në vitet 1925-1935.

    Reply to this comment
    • Shqip August 8, 12:56

      Shko mo debil meso te shkruash shqip se na e shpife.
      Gjandarmeria shkruan ky. Me t u hap barku Po as sy ne balle nuk ke per te lexuar e per ta kopjuar fjalen qe Auroni e ka shkruar disa here ne tekst.
      U mbush ai vend me analfabete qe s marrin vesh çfare lexojne.

      Reply to this comment
  9. Verifikim August 8, 13:19

    http://www.albanianhistory.net/1953_Stirling/index.html

    O Auron, si gjithmone i ben lemsh gjerat.
    E para as emrin e atij anglezit nuk ke shkruar sakte.
    E dyta, ngaterron xhandarmerine me ushtrine. Jane dy gjera te ndryshme me funksione te ndryshme.
    E treta duke qene se je i dobet nga njohurite historike-ushtarake ben dhe gafa. Pasi nuk eshte e vertete qe Lorenci kishte nje shtab. Ishte me grade major, ne. Urdgerat e shtabit te ushtrise angleze. Nuk ka sherbyer Stirlingu ke shtabi i Lorencit o plak. Pasi ishte pficer karriere, me i moshuar me me i larte ne grada. Lorenci ikur nisi veprimtarine nen urdherat e shtapit anglez shte nje kapiten i ngritur me pas si major. Nuk kishte tager te kishte komande e shtab te vetin.
    Keshtu qe fshije fare kete referimin per Lorencin. Dhe para se t i çosh gjerat per botim verifikoji.

    Reply to this comment
  10. Verifikim August 8, 13:21

    http://www.albanianhistory.net/1953_Stirling/index.html

    O Auron, si gjithmone i ben lemsh gjerat.
    E para as emrin e atij anglezit nuk ke shkruar sakte.
    E dyta, ngaterron xhandarmerine me ushtrine. Jane dy gjera te ndryshme me funksione te ndryshme.
    E treta duke qene se je i dobet nga njohurite historike-ushtarake ben dhe gafa. Pasi nuk eshte e vertete qe Lorenci kishte nje shtab. Ishte me grade major, ne. Urdhrat e shtabit te ushtrise angleze. Nuk ka sherbyer Stirlingu ke shtabi i Lorencit o plak. Pasi ishte pficer karriere, me i moshuar dhe me i larte ne grada. Lorenci kur nisi veprimtarine nen urdherat e shtapit anglez shte nje kapiten i ngritur me pas si major. Nuk kishte tager te kishte komande e shtab te vetin.
    Keshtu qe fshije fare kete referimin per Lorencin. Dhe para se t i çosh gjerat per botim verifikoji.

    Reply to this comment
  11. verifikim 2 August 8, 15:02

    Me sa duket ti e di me mire se i zoti i punes. Lexoje me poshte cfare shkruan Sterling ne kujtimet e tija. shpresoj ti kerkosh dhe ti lexosh.

    “ It was my great good fortune to be appointed General Staff Officer to the Arab Forces in the early part of 1918. From then throughout the final phase of the Arab Revolt on till the capture of Damascus, I worked, travelled, and fought alongside Lawrence. Night after night we lay wrapped in our blankets under the cold stars of the desert.
    W. F. Stirling:

    Reply to this comment
    • Haha August 8, 17:04

      Allah allah. Po ti vete e ke kopju me lali. Paizotin a i hodhe i sy e ta lexosh. Ishin oficere nderlidhes me forcat arabe. Ku e ke t shkruhtme ktu qe ishte ke shtabi i Lorencit. Pse me cfare ishre Lorenci qe kishte shtab. Stirlingu qe ti emrin vijon t ia shkruash ndryshe nga c e ke kopjuar merrte urdhra nga shtabi anglez dhe jo nga Lorenci.
      Jo per gje po jam shu.e kurioze ta di ku ishte jy Sterlingu kur Lorencin e perdhunoi ai oficeri otoman? Apo s e ke lexuar ndonjehere biografine e Lorencit ti. Se kur eprorin tat e dhunojne ne …. pasi ti e braktis, ne lufte ky quhet dezertim dhe ka pushkatim. Nuk ka gradim.
      Keshtu lali.
      Une lexoj histori. Ti merru me llogjet e Auronit.

      Reply to this comment
  12. Verifikim August 8, 17:33

    Ja ju e ke biografine e Stirlingut per luften e pare boterore. Ushtarak karriere e mezi thuhet gjys llafi per Lorencin

    Promoted to Captain in 1908, he retired in 1912 and lived in Canada for a time, before returning to Egypt to run the Sporting Club in Alexandria. after the outbreak of hostilties in 1914, he served temporarily with the Gordon Highlanders in the Censorship Office, Egypt, and later in 1914 transferred to the Royal Flying Corps and trained as an Observer at Ismalia, where he was then detailed to patrol and reconnoitre the Sinai Desert. On one patrol in search of Turkish troop movements Stirling and his pilot, Grall – ‘an extraordinarily nice Breton naval quartermaster’ – crash landed in the desert. The latter broke his collarbone and three ribs in the process, but the pair evaded capture by Turks and Bedouin to arrive safely back in Akaba. Grall was awarded the D.C.M. for this feat. upon hearing of the disaster that had befallen his regiment aboard the River Clyde in the landings at Gallipoli, however, Stirling at once requested permission to rejoin his regiment in the peninsula, where only one officer remained unwounded. Thus he served as second in command of the 1st Battalion, Dublin Fusiliers, for three months until he ‘got buried by a shell which burst on the parapet of the trench’ above his head and had to be evacuated. the Palestine Campaign 1915-18 upon his return to Egypt, late in 1915, he was posted as G.2 Intelligence to General Sir Archibald Murray’s G.H.Q. in Ismailia. Here he very soon met T. E. Lawrence, then a young subaltern who had arrived out from England in December 1914 as G.3 Intelligence. Lawrence was then ordered to Basra with additional instructions to make a report on anything he saw there which could be of interest to the Egyptian Expeditionary Force. ‘The document that he produced for us on his return was an amazing document, considering its author was only a 2nd Lieutenant. It was a violent criticism of the mental capacity of the draughtsmen and map-makers, of the quality of the stone used in their lithography, of the disposal of the cranes on the quayside, of the system of mooring the barges and of the shunting operations on the railway, of the medical arrangements, particularly of the provision for the wounded, and even of the tactical dispositions of the commanders in the field and of the general strategical conception of the campaign. We dared not show it to the C.-in-C., but had to water it down till it was considered fit for the great man’s perusal. I have regretted ever since that I never kept a copy of the original; it was Lawrence at his best’ (Stirling’s autobiography refers). stirling was active throughout the Palestine campaign, taking part in the fall of Gaza, the operations in and around Jerusalem, and the night attack across the river Auja.

    Reply to this comment
  13. dardan I August 8, 22:56

    Ahmet Zogu e vrau kunatin Kryeziu, i njohur boterisht si agjent potencial i Serbise dhe Jugosllavise, sepse, pasi u lidh me Mussolinin dhe u prish me jugosllavet, Cena Kryeziui i rrezikonte jo vetem karriken por edhe jeten. (Ai kishte folur per nje atentat ndaj Zogut me dike ne konfidence, por betimi i tij i kishte shkuar ne vesh Zogut). Si gjithmone Zogu gjuante i pari… Ketu s’ka te beje fare W. F. Stirling

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*